ShowBiz

Zbulohet mesazhi/ Flori Mumajesi në pritje të fëmijës së parë me ish-pornostarten shqiptare

Flori Mumajesi është përshirë në një vorbull fjalësh, ku thuhet se ai është në pritje për t’u bërë baba për herë të parë, ndërsa nëna e fëmijës së tij është ish-pornostarja me origjinë shqiptare, Alby Rydes.

Emisioni ‘SevenBizz’ ka zbuluar nga burime të sigurta, se ylli i filmave për të rritur, me prejardhje shqiptare, Alby Rydes, po pret fëmijën e kantautorit të njohur.

Ajo është tashmë në muajt e fundit të shtatzënisë dhe vazhdimisht po publikon fotografi me barkun e fryrë.

Dhe burimet për ‘SevenBizz’ kanë thënë se fëmija që ajo po pret, është pikërisht i Flori Mumajesit, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë edhe artisti i njohur me emrin Loco, me anë të një postimi ka uruar Albyn, duke shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat po a s’pate mashkull ma t’mire me gjet veç Flori Mumajesi me ta fry barkun a”.

Image

Madje, në rrjetin social Instagram, të dy po e ndjekin njëri-tjetrin dhe Flori është i vetmi artist shqiptar që Alby Rydes po ndjek.

Ndërsa e njëjta gjë nuk po ndodh mes Florit dhe Libertës, me të cilën ai ishte deri vonë në një lidhje.

Zbulohet mesazhi/ Flori Mumajesi në pritje të fëmijës së parë me ish-pornostarten shqiptare Read More »

Një tjetër modele dhe aktore e njohur turke me origjinë shqiptare. Ja bukuroshja për të cilën bëhet fjalë

Mediat turke kanë raportuar se një tjetër aktore dhe modele e njohur në Turqi është me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Didem Soydan, e cila raportohet se së fundmi është në një lidhje romantike me Ozan Kıymaç, edhe ai model, shkruan Shkodranews.

Didem Soydan lidni më 1 Prill, 1986, në Stamboll. Të dy prindërit e saj janë shqiptarë. Ajo nisi modelingun në vitet e para të universitetit, shkruan Shkodranews. Ka punuar me shumë stilistë të njohur të modës dhe ka marrë pjesë në videoklipe.

Gjithashtu, ajo ka hapur një dyqan në Turqi me stilistin Umut Eker. Bukuroshja me origjinë shqiptare ka marrë pjesë edhe në disa filma dhe seriale të xhiruara në Turqi si – Aşk Yenidennë 2015, Mutlak Adalet në 2014-ën, Güzel Çirkin në 2013-ën, Uçurum në 2012-ën dhe Bir Hikayem Var në 2012-ën, shkruan Shkodranews.

VIDEO-KLIKO KETU

/Shkodranews

Një tjetër modele dhe aktore e njohur turke me origjinë shqiptare. Ja bukuroshja për të cilën bëhet fjalë Read More »

Muzikanti i njohur thyen heshtjen, ja pse u burgosa

Gjergj Leka i ftuar tek “Rudina” rrëfeu një histori që ndoshta shumë pak e kanë dëgjuar më parë. Leka tregoi se vite më parë për shkak të një tatuazhi që ka pas veshit, është dënuar me burg.

“E kam bërë jo në kohën e  demokracisë, e kam bërë më herët dhe kam ngrënë dhe nja katër muaj kështu… gjëra…”, u shpreh Gjergj Leka.

“E kam bërë, se kështu ka qenë koka ime, ishte kurajë e madhe… Lëre se ia kam ngritur tensionin familjes në atë periudhë. Jam shumë besimtar në Zot dhe nuk kam bërë kurrë ndarje. Mjafton të besosh në Zot, në një Zot”, tha Gjergj Leka.

Muzikanti i njohur thyen heshtjen, ja pse u burgosa Read More »

Miss Letonia shtang publikun me përgjigjen që i jep Ermalit

Bukuroshja nga Letonia ka shokuar publikun shqiptar me deklaratën e saj. Pas komplimenteve të Ermal Mamaqit në “Xing me Ermalin” Miss Letonia ka thënë faleminderit në letonisht, e cila thuhet ‘po dhj*s’ në shqip.

Petro Bozo ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Xing me Ermalin” së bashku me 45 bukuroshe nga e gjithë bota të cilat konkurrojnë për “Miss Globe”. Mirëpo teksa të gjitha miset po bënin fjalimin falënderues që bëhet zakonisht pasi merret kurora por në gjuhën e tyre amtare, Miss Letonia ka lënë gojëhapur të gjithë publikun.

Ajo shkaktoi shumë të qeshura në publik pasi fjala “Faleminderit” në gjuhën letonisht tingëllonte me “Po dhj*s”. Teksa moderatori Ermal Mamaqi po i shpjegonte biondes që kjo fjalë nuk ka një domethënie të mirë në gjuhën shqipe, ajo u shpreh se s’kishte ç’të bënte pasi kështu i thonë “Faleminderit” në vendin e saj.

Miss Letonia shtang publikun me përgjigjen që i jep Ermalit Read More »

‘Nuk rrija dot pa e ndarë më ju’ Rudina Magjistari prezanton dikë tjetër nga familja

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Rudina Magjistari ditën e djeshme ka ndarë me ndjekësit e saj foton e mbesës së saj dhe bëhet fjalë për Elin.

Image

Ajo  ka nja arsye të fortë dhe të bukur që prezanton mbesën e saj.

Eli jeton në Spanjë dhe sot është diplomuar.

‘ Krenaria dhe lumturia më ka mbushur shpirtin! Nuk rrija dot pa e ndarë këtu sot. Mbesa ime, e sapo diplomuar tashmë. Mbesa më cool! Te dua shume, Elin!’ ka shkruajtur moderatorja krahas fotos.

‘Nuk rrija dot pa e ndarë më ju’ Rudina Magjistari prezanton dikë tjetër nga familja Read More »

A ke qenë i adoptuar? Blendi Fevziu sqaron njëherë e mirë të vërtetën

Moderatori Blendi Fevziu ka qenë sot i ftuari i Rudina Dembacajt, ku ka treguar më shumë rreth jetës së tij jashtë ekranit dhe pasionit për udhëtimet dhe për të shkruar librat.

Ai tregoi se një nga pengjet e tij është të shkruajë për bisedat me stërgjyshet e tij.

Blendi për herë të parë i është përgjigjur dhe tashethemeve që janë hedhur në drejtim të tij se ka qenë një fëmijë i adoptuar.

Gazetari ka dhënë sqarimin e tij si më poshtë:

Jo s’është fare e vërtetë, s’ka lidhje. Në shtëpinë ku ne rrinim, kishim një dhomë tepër, që ja kishim dhënë një qiraxhiu. Pas dy vitesh pasi u largua qiraxhiu i parë, dikush u kujtua që ne kishim tepër një dhomë dhe donin të na sillnin një tjetër. Kështu që unë u mora në përkujdesje nga daja i mamit, që jetonte po me ne, kjo ishte historia u bëmë dy kurora për të mbajtur shtëpinë. Nuk ka pasur adoptim, ndarja e kurorave për tollona dhe shtëpi ka qenë normale atë kohë./korrieri

A ke qenë i adoptuar? Blendi Fevziu sqaron njëherë e mirë të vërtetën Read More »

Këngëtarja feston ditëlindjen, zbulon dhuratën e kryeministrit Rama

Diva e kengës shqiptare, artistja e njohur Aurela Gaçe ka festuar ditëlindjen e saj pak ditë më parë. Kanë qenë të shumta urimet e miqve, kolegëve e sidomos fansave të saj. Ashtu si gjithmonë energjike dhe pa farsa, Aurela ka treguar vetë për ditëlindjen e saj duke publikuar dhe një foto të sajën e vogël.

Por dje këngëtarja ka publikuar dhe dhuratën e kryeministrit Edi Rama. Ai i ka dërguar Aurelës një shishe verë me emrin e tij.

“Dhurate per ditelindjen nga kryeministri i vendit @ediramaal. Faleminderit per respektin 😊”, shkruan Aurela dhe më pas vlojnë komentet.

https://www.instagram.com/p/BpKIGakgED5/?utm_source=ig_embed

Këngëtarja feston ditëlindjen, zbulon dhuratën e kryeministrit Rama Read More »

Prindërit e Stresit: Video ishte një kurth, ku është vajza në hotel?

Pas arrestimit të këngëtarit të njohur të rrepit, Stresi, i cili sipas policisë u kap në një dhomë hoteli jo vetëm i armatosur, por edhe me një femër, prindërit e tij kanë dhënë një tjetër version për ngjarjen.

Të ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në “News24” prindërit thanë se gjithçka ka qenë një kurth për Stresin, pasi ai kishte rezervuar një dhomë hoteli, të cilën ia kishin ndryshuar në momentin e fundit. Madje ata aludojnë se historia e femrës ka qenë e sajuar nga policia. Ata ngritën pyetjen; se ku ishte femra në videon e publikuar nga Policia e Shtetit? Sali Lushaj, babai i këngëtarit tha se pavarësisht lajmit që doli se Stresi ishte me një femër në hotel, kjo nuk bëri që lidhja e tij me të fejuarën e tij, Kejsin, nuk është prishur.

“Është shumë enigmë. Stresi ka rezervuar dhomën tre. Kur ka shkuar i kanë dhënë dhomën 12. Ia kanë ndryshuar. Se ça është futur atje. Se dimë. Ku është goca? I organizuar aty se di nga është. Për të mundur do ta lë tek komoja? Pse u ndërrua dhoma. Është fakt ky”, tha babai. Ndërkohë, nëna e tij tha se “Desha të sqaroj pak këtë pjesën në versionin tim. Siç e shoh unë ngjarjen. Stresi ka porositur në atë hotel dhomën nr.3. Ata i kishin thënë ‘po’.

Në moment kur arrin tek sporteli, ata i thonë se ‘është e zënë’. Momentet e arrestimit kanë qenë të çuditshme. Dhoma është hapur me çelësa, ai ka qenë në gjumë. Se di pse u bënë ato pamje. Nuk kishte ndodhur asnjë krim. Njeriut i jepet kohë sa të vishet. Pse atë natë? Prokuroria kishte 3 muaj hetime, pra përgjime. Aty s’janë prova për tu ndaluar. Por ato e kishin marrë vendimin brenda ditës. Pse mos të pritej që të arrestohej jashtë, apo në shtëpi? Pse ata e dinin se do të gjenin diçka? Është hakmarrje e pastër”./korrieri

Prindërit e Stresit: Video ishte një kurth, ku është vajza në hotel? Read More »