ShowBiz

Këto 4 shenja horoskopi do të përballen me ndryshime të mëdha me ardhjen e Hënës së plotë

Me ardhjen e hënës së plotë në Dem, ditët e ardhshme do të jenë të një ndryshimi ekstrem për shumicën e shenjave. Por njerëzit e Akrepit, Luanit, Demit dhe Ujorit me siguri do të jenë në gjendje të ndiejnë këto ndikime shumë më intensivisht.

Akrepi/ Urani ofron disa ndryshime të papritura për Akrepin, veçanërisht në marrëdhëniet profesionale. Njerëzit që i përkasin këtij segmenti me siguri do të vënë re ardhjen e një ftese për të marrë pjesë në një aktivitet të ri. Edhe jeta e dashurisë do të ketë disa ndryshime, sepse një marrëdhënie e ndryshme nga ajo që tashmë ka jetuar do të paraqesë një potencial të madh që nga ajo ditë, prandaj mos kini frikë ta rrezikoni!

Luani/ Ndryshimet e papritura të sjella nga Urani më në fund do të mbërrijnë në ditët në vijim. Kjo do të jetë shumë intensive, sepse Urani është planeti i transformimeve dhe kjo do të vërehet para së gjithash në fushën profesionale të Luanit.

Projekte profesionale dhe plane biznesi do të jenë në proces, në mënyrë që të jeni të vetëdijshëm dhe të mos hiqni dorë nga mundësitë që do të vijnë. Diçka e re gjithashtu mund të shfaqet së shpejti, duke favorizuar karrierën tuaj profesionale.

Demi/ Me forcat intensive të Uranit dhe hënën e plotë duke arritur shenjën e Demit, shumë pengesa do të thyhen dhe ndryshimet do të vijnë duke sjellë mundësi të reja në jetën e Demit.

Njerëzi të rinj me siguri do të afrohen në ditët e ardhshme, gjë që do të ndihmojë që lajmi të bëhet edhe më i fortë dhe më i favorshëm. Megjithatë, marrëdhëniet personale dhe profesionale mund të kalojnë nëpër disa kriza. Prandaj, kini kujdes dhe përpiquni të mos merrni vendime impulsive dhe, nëse është e nevojshme, të mbështeteni në urtësinë dhe ndihmën e Saturnit.

Ujori/ Për Ujorin, Hëna e plotë në Dem dhe Urani mbajnë transformime të dukshme, veçanërisht në mjedisin familjar. Negocimi për blerjen dhe shitjen e një prone do të bëhet i mundur në ditët në vijim.

Një person mund të kthehet përsëri në shtëpi pas një periudhe të gjatë mungese ose mund të ndodhë e kundërta: Një person do të vendosë të largohet nga shtëpia dhe të shkojë për të jetuar vetëm ose edhe të ndryshojë qytet.

Këto 4 shenja horoskopi do të përballen me ndryshime të mëdha me ardhjen e Hënës së plotë Read More »

Çiljeta Xhilaga nxjerr bllof Ermalin: Mos gënje se kemi qenë në Kosovë bashkë dhe…

Çiljeta Xhilaga është padyshim ndër këngëtaret më të suksesshme.

Mbrëmjen e kaluar Çiljeta ishte e ftuar në “Xing me Ermalin” dhe teksa është pyetur nëse është xheloze, këngëtarja e ka pranuar këtë gjë.

Por Çiljeta nxorri bllof Ermal Mamaqin kur tregoi se dhe bashkëshortja e tij Ami është xheloze duke i kujtuar një rast në Kosovë.

“Mos gënje se kemi qenë në Kosovë bashkë dhe the të dal pak të flas me gruan të raporortoj pak”, u shpreh këngëtarja, ndërsa Ermali i vënë në siklet tha se veprimi i tij tregon respekt ndaj gruas.

“Raportimi është një kujdes ose formë respekti se kur ti nuk raporton do të thotë se ti nuk e çan kokënm fare”, u përgjigj Ermali duke e anashkaluar situatën.

Çiljeta Xhilaga nxjerr bllof Ermalin: Mos gënje se kemi qenë në Kosovë bashkë dhe… Read More »

Ori Nebiaj: Ja vendi më i çuditshëm që kam bërë s*ks

Ori Nebiaj është një nga moderatoret shqiptare, e cila prej disa kohësh ka hequr dorë nga politika që t’i përkushtohet televizionit.

E ftuar në “Mos i fol shoferit” Ori ka zbuluar disa të pathëna për vetën, ndër të cilat edhe vendin më të çuditshëm ku ka bërë seks. Në fillim ajo u duk sikur u konfuzua nga pyetja, por më pas u përgjigj duke thënë: “Nuk kam dhë më vjen keq pse nuk kam, një jetë ka njeriu… Pastaj varet çfarë konsideron vend të çuditshëm… Në varkë…”

Ndersa sa i përket jetës sentimentale ajo tha se është në një marrëdhënie të komplikuar duke mos konfirmuar nëse po shijon një lidhje dashurie.

Ori Nebiaj: Ja vendi më i çuditshëm që kam bërë s*ks Read More »

Renato Mekolli i bëri namin, konkurrenti shpërthen keq: Na u ça k…

Renato Mekolli është kthyer në një nga personazhet e famshëm më të komentuar në media e rrjete sociale, për shkak të sjelljes në emisionin “Hell’s kitchen” ku nuk mungojnë të bërtiturat e shefit të kuzhinës ndaj konkurrentëve.

Ditën e sotme konkurrenti Erion nuk e ka duruar dot më shef Renaton dhe i është kthyer keq. Renato e pyet çfarë tha kur iku nga frigoriferi dhe Erioni i përgjigjet: Do ta dish? Epo… Na u ça ka**

Pas këtij reagimi të Erionit, Renato e përzuri nga kuzhina. Ndiqeni momentin në videon e mëposhtme nga “intv.al”.

VIDEO KETU

Renato Mekolli i bëri namin, konkurrenti shpërthen keq: Na u ça k… Read More »

E mbajti sekret! Këngëtarja e mirenjohur Shqiptare Maja na jep lajmin e shumëpritur

Një lajm i bukur dhe i gëzuar. Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maya është në pritje të ëmbël. Mësohet se këngëtarja e dashur për publikun shqiptar është në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërsa ajo ia ka dalë të mbajë për muaj me radhë sekretin.

Ky fakt u bë i ditur nga prezantuesja e “Inlife”, Megi Bilo, i cili pohoi se Maya është shtatzënë dhe se pret djalë. Kujtojmë se Maya është e martuar prej disa vitesh me Benin, i cili është me profesion arkitekt.

Tre muaj më parë, ajo publikoi këngën “Kënga jonë”, në bashkëpunim me këngëtaren Fatmira Breçani. Edhe gjatë klipit, këngëtarja ishte kujdesur të vishte fustane të gjëra, duke fshehur barkun e rrumbullakosur. Urime çiftit!

E mbajti sekret! Këngëtarja e mirenjohur Shqiptare Maja na jep lajmin e shumëpritur Read More »

Bes Kallaku i bën urimin ‘special’ kolegut në 30-vjetorin e lindjes

Aktori i humorit Erion Isai feston 30-vjetorin dhe ka marë një urim mjaft pikant nga miku i tij Bes Kallaku.

Me një foto nga një prej roleve të përbashkëta gjatë spektaklit ‘Portokalli’, ai ka zgjedhur të shkruajë pak fjalë për të.

“Urime ditëlindjen shpirti vëllait. Edhe 100 vjeç. Gëzuar 30-vjetorin. T’u baft 100 euro ora”,-shkruan ai.

Nuk kishte si të mungonte kjo batutë mes tyre të cilët u bënë të njohur me këto dy personazhe.

Bes Kallaku i bën urimin ‘special’ kolegut në 30-vjetorin e lindjes Read More »

Moda, pikat tendencë edhe në vjeshtë

Cila është fantazia që më së miri përzien popin amerikan me elegancën franceze? Padyshim ajo me pika.

Ky motiv, zakonisht një gur themeli i koleksioneve të pranverës, mund të jetë një aleat i shkëlqyer për veshjet e vjeshtës, duke i bërë ato më të ngrohta dhe më të gjalla.

Veshjet me pika mund t’i kombinoni me nuanca neutrale dhe modele me fantazi për t’i dhënë një pamje magjepsëse veshjes tuaj.

Nëse është një fund xhins me pika të vogla të qëndisura ose një fund i shkurtër me prerje të viteve ’50, me pika me ngjyrë të kuqe, rezultati do të jetë pa dyshim elegant.
Edhe një aksesor ose një bizhuteri do të japin një prekje të këndshme veshjes; nga balerinat tek atletet, ose tek rripi.

Fjala kyçe për një veshje të freskët dhe të ëmbël janë pikërisht pikat.

Le të frymëzoheni, por mbi të gjitha të tundoheni me pikat, sepse dihet që janë gjithmonë ‘topi’ i vërtetë i modës… /atsh

Moda, pikat tendencë edhe në vjeshtë Read More »

Moderatorja e njohur flet hapur për dashnoret dhe bashkëshortin: Pas s*ksit ha ushqim se Tomi…

Aulona Musta është e ftuara e radhës në emisionin “Pop Culture” ku do të flasë pa dorashka për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Teksa moderatori e ka pyetur Mustën për temën e nxehtë, atë të seksit, Aulona tregoi se preferon të ushqehet pasi ka kryer marrëdhënie seksuale.

“Ushqim pas seksit, e ashtu më vjeç içik të ushqehem, se Tomi të lodh pak”, sqaroi Aulona.

aulona

Gjithashtu ajo i dha përgjigjen e paparë Kelvit, i cili e pyeti: “Nëse Tomi, pra bashkëshorti të thotë, Aulona, unë të dua shumë por dua të marr edhe një femër tjetër, si do reagoje ti?”

“Po varet se kush është”, iu përgjigj Aulona Musta duke qeshur.

aulona

Ndërkohë gazetarja e cila njihet si një personazh që i thotë gjërat troç, ka thënë se në televizion është shumë e lehtë të bësh karrierë edhe kur nuk ke asnjë meritë.

“Në televizion, nëse je  dashnorja e një pronarit apo deputetit, e ke më kollaj ti marrësh gjërat edhe nëse nuk ke asnjë lloj meritë”, tha gazetarja.

aulona2aulona3

Moderatorja e njohur flet hapur për dashnoret dhe bashkëshortin: Pas s*ksit ha ushqim se Tomi… Read More »