ShowBiz

Në pritje të ëmbël për herë të dytë? Reagon nusja e nipit të Enver Hoxhës

Nuk ka faj publiku dhe as media që aludon për shtatzëni tani që nipi i Enver Hoxhës la qelinë.

Nëse nuk do të ishte për videon e publikuar mbrëmjen e djeshme, që dëshmoi se festat këtë vit erdhën më herët në familjen e tyre, vështirë se do ta shkruhej sot për një shtatzëni të mundshme të saj.
Sepse vetëm pak ditë më parë, ka qenë vetë Rezarta Shkurta që përmes një postimi në instagram tregoi hapur dëshirën e vajzës së saj Hera, që me bindje të plotë tashmë i kërkonte prindërve një vëlla ose një motër, por ata nuk ishin gati!

Ka qenë Iconstyle që për herë të parë sot publikoi një lajm në lidhje me një shtatzëni të mundshme të Rezartës, e për të cilën i referohej barkut të fryrë që shfaqej në një moment gjatë videos së mbrëmshme.

Por, menjëherë ka reaguar Rezarta përmes një postimi të pak minutave më parë në instastory. “Lajm i rremë! Nuk guxon njeriu të vërë bark se e bëjnë shtatzënë. Nuk do i kisha dhënë rëndësi këtyre lajmeve, por duke marrë shkas se po më urojnë shumë miq, ju them: nuk jam shtatzënë dhe nuk kam ndërmend të jem. Thjesht jam shëndoshur”, ka shkruar ajo! Dhe me këtë besoj e mësuam njëherë e mirë të vërtetën!/korrieri

Në pritje të ëmbël për herë të dytë? Reagon nusja e nipit të Enver Hoxhës Read More »

Klaudia Pepa lë Italinë dhe kthehet në Shqipëri, ja kush e bindi

Iku me shumë bujë në Itali por edhe kthimet e herë pas hershme të saj në Shqipëri nuk kalojnë pa bujë.

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, e cila vitet e fundit ka ndërtuar karrierën e saj në Itali, më në fund duket se ka vendosur të të rikthehet në Shqipëri me qëllimin për t’u bërë prezantuese dhe njëkohësisht balerinë.

Projekti që e bindi të braktisë Italinë, qoftë edhe për periudhë kohore jo të gjatë, është pikërisht festivali “Kënga Magjike”, i cili këtë herë feston edhe 20 vjetorin e tij.

Si fillim lajmin e bëri publik moderatori Ardit Gjebrea gjatë spektaklit “E diela shqiptare”. Por gjatë ditës së sotme duket se vet Klaudia ka dashur konfirmojë për ndjekësit e saj në rrjete sociale këtë eksperiencë të re për të:

“Pershendetje miq Si ju duket lajmi i Festivalit Kenga Magjike? Kenga Magjike ka qene gjithmone nje pjese e bukur e jetes time,kam marre pjese shpesh si balerine dhe enderroja qe nje dite te isha prezantuese dhe balerine ne te njejten kohe dhe ja… Faleminderit Stafit dhe Ardit Gjebreas Faleminderit familjes time qe beson gjithmone tek une !

E lumtur qe do jem afer jush Mezi pres,” – përfundon Klaudia në profilin e saj në Facebook.

Klaudia Pepa lë Italinë dhe kthehet në Shqipëri, ja kush e bindi Read More »

‘Nuk prisja të përfitoje në këtë mënyrë’, blogeri i famshëm turpëron Ermal Mamaqin

Me sa duket jo gjithcka është ashtu siç e hsohim në ekran dhe pos batutave dhe të qeshurave spektakli ka dhe efektet negative.

Në emisionin e kaluar “Xing me Ermalin”, ndodhi një përplasje mes moderatorit dhe të ftuarës.
Në studio ishin Nuseir Yassin, një blogger arabo- izraelit, i cili në faqen e tij Nas Daily poston video 1- minutëshe nga mbarë bota, Alyne Tamir, e dashura e tij si dhe dhe Arbër Hajdari i “Fundjavë Ndryshe”.

Si gjithmonë nuk mund të mungonte pyetja me “spec” e Kejvinës, e cila bëri që këtë radhë të dilte jashtë kontrollit.

Pyetja, “Kur shkon nëpër udhëtime, a shkon për të takuar vajza?”, ishte ajo që bëri që e dashura e Nuseir të shpërthente.

“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh Aline duke qarë.

I gjithë debati nuk mbeti me kaq. Sot Ermal Mamaqi ka reaguar në Instagramin e tij duke postuar një pjesë nga intervista dhe kaq mjaftoi që blogeri arab ti komente duke i “nxjerrë të palarat” Ermalit.

“Kjo nuk është në rregull. Ti nuk ke transmetuar fillimin e intervistës. Pjesën ku nuk respektove mua dhe të dashurën time. Ti ke fshehur pjesën ku njerëzit do të shikonin sa e shpifur ishte kjo intervistë. Unë prisja gjë tjetër, nuk e mendoja se ti do të përfitoje nga kjo intervistë në këtë mënyrë”, ka shkruar Nuseir Yassin në profilin e Ermal Mamaqit.

Dhe fansat duket sikur janë ndarë në dy krahe, ata që mbështesin Ermalin dhe ata që mbështesin idenë e Alyne Tamir, e cila u ofendua nga mënyra e pyetjes së drejtuar ndaj të dashurit të saj/korrieri

‘Nuk prisja të përfitoje në këtë mënyrë’, blogeri i famshëm turpëron Ermal Mamaqin Read More »

I ra të fikët kur fitoi kurorën, Miss Shqipëria zbulon prapaskenat: Gjithçka ishte… (Video)

Missi shqiptar ka rrëfyer prapaskenat e skektaklit të madh botëror të bukurisë. Inskenime dhe aktrime nga koleget e saj.

Vitin e kaluar, Klaudia Kalia nga Tirana u zgjodh në Prishtinë “Miss Grand Albania 2017”, kurorë që do e dërgonte atë për përfaqësimin e Shqipërisë në Vietnam në “Miss Grand Internacional”.

Por mosha e vogël e penalizoi, kështu që ajo nuk mundi dot të garonte me fashën e Shqipërisë. Por shpresa nuk i humbi pasi Klaudia bën realitet ëndrrën e saj duke marrë pjesë këtë vit në ‘Miss Grand Internacional.

E ftuar në emisionin e mbasditës ‘Rudina’ Klaudia tregoi në lidhje me eksperiencën e vetë në këtë pjesëmarrje.

E pyetur se si qëndronte e vërteta në lidhje me videon që po qarkullon në rrjete sociale, ku Clara Sosa pasi ka dëgjuar emrin e saj si fituese të ‘Miss grand Internacioanal’ i ra të fikët Klaudia bën këtë shpjegim:

“Clara Sosa ka rregulluar pozicionin e këmbës teksa ishte shtrirë përtokë, për të pozuar më bukur, gjithçka ishte e inskenuar”.

VIDEO

I ra të fikët kur fitoi kurorën, Miss Shqipëria zbulon prapaskenat: Gjithçka ishte… (Video) Read More »

Françeska Jaçe do ju ndezë sërish pas kësaj poze! Po këtë herë çfarë bëri?

Që nga dalja e saj në ekran, vajza nga Vlora tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj joshëse por tani pas ndryshimeve dhe ndërhyrjeve ajo shfaqet më shumë seksi.

Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi dy foto vrastare e shtrirë në rërë dhe me bikini.
Françeska Jaçe na kujtoi të gjithëve se vera për të nuk ka mbaruar ende.

Tashmë ajo pozon sensuale në një klinikë ku merr trajtimet e nevojshme.

Çdo pozë e ish banores së Big Brother komentohet gjerësisht dhe vjedh vëmendjen e ndjekësve në Instagram të cilët nuk i kursejnë reagimet./korrieri

Françeska Jaçe do ju ndezë sërish pas kësaj poze! Po këtë herë çfarë bëri? Read More »

Një model si “Stresi”? Habit pedagogu: Mund të bëhet deputet

Shpesh diskutojmë për edukatën dhe modelin që krijojnë tek të rinjtë këngëtarët dhe reperat e sotëm me vargjet dhe muzikën e tyre.

Emisioni “Fol me psikologen” ka trajtuar këtë herë 2 fenomene të cilat prekin kryesisht fëmijët dhe adoleshentët. Psikologia Ervisa Lula dhe filozofi Klementin Mile janë ndalur si fillim tek modelet që po merr ky target grup, si shembull për të analizuar këtë fenomen është marrë këngëtari Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si “Stresi”, i cili është një nga personazhet më të pëlqyer nga këto mosha.

Kultura që përcillet në të tilla modele, ajo që dominon është kultura e agresivitetit dhe dhunës e cila është shqetësuese edhe për faktin se merr mbështetje të gjerë. 324 mijë ndjekës në Instagram tregojnë qartë tha pedagogu Mile se nëse do të presi disa vite ky këngëtar, pse jo mund të pretendonte të bëhej edhe deputet.

Duke theksuar edhe faktin që para pak ditësh ai është marrë si i akuzuar pasi dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të dy ekspertët kanë theksuar se duhet të jenë prindërit të parët ata që duhet t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre se çfarë është ky model i përcjellë përmes të gjithë këtyre artistëve.

Stresi është thjesht një shembull, por mesazhi përmes këngëve të këtij zhanri muzikor është i ngjashëm “ unë nuk jam i keq, bota është e keqe, nëse ndjekim gjithmonë rregullat, atëherë do të humbasim”.

Një model si “Stresi”? Habit pedagogu: Mund të bëhet deputet Read More »

Vite më parë theu rrjetin me videon e sherrit, kush është gangsterja nga Elbasani që u shpall Miss Universe Albania

Ajo ia ka dalë të rrëmbejë kurorën e me te bukures se Shqiperise per vitin 2-18. Trejsi Sejdini është shpallur fituesja e Miss Universe Albania 2018 e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin e bukurisë që do të organizohet në Amerikë. Nga tre vajzat që mbetën në fund të garës, vendin e dytë e mori Irene Dama, ndërsa e treta u rendit Ajli Hoxhaj.

Po emri i saj nuk është i panjohur më median rozë, pasi vajza njihet ndryshe dhe me pseudonimin ‘’gangsterja e Elbasanit”.

Para disa vitesh ajo u bë e njohur pas një video ku shfaqej duke rrahur një djalë, së bashku me një grup miqsh të saj.

https://youtu.be/VdxpqVPNslg

Vite më parë theu rrjetin me videon e sherrit, kush është gangsterja nga Elbasani që u shpall Miss Universe Albania Read More »

Zbulohet dashuria e madhe djalit të Ardit Gjebreas, nuk është e fejuara e tij Merlin

Jon Gjebrea, djali i vetëm i kantautorit dhe njëkohësisht moderatorit të njohur, Ardit Gjebrea, prej më shumë se një viti është fejuar me bukuroshen Merlin Haxhiymerin.

Joni publikon vazhdimisht fotografi me të Merlinin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku shfaqen më të dashuruar se kurrë me njërit-tjetrin. Por duket se dashuria më e madhe e tij, nuk është e fejuara, por një tjetër vajzë, motra e tij e vogël Anna, të cilës edhe i ka bërë një dedikim shumë special.

Në profilin e tij në Instagram Joni ka postuar një  fotografi të Annës, përbri të cilës ka shkruar fjalët: “Dashuria më e madhe”.

Image

Zbulohet dashuria e madhe djalit të Ardit Gjebreas, nuk është e fejuara e tij Merlin Read More »