ShowBiz

Fantazia e Kastro Zizos nuk ka fund, shpall publikisht kandidaturën për…

Si gjithmonë sa here shfaqet në televizione Kastro Zizo kalon çdo parashikim të mundëshëm qe pritet.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Arian Çani e ka pyetur Kastro Zizon lidhur me një status që ai kishte bërë në rrjete sociale se do të bëhej një kryetar bashkie.

Kur thua që do kandidosh për kryetar, për kë bashki e ke fjalën?”, e ka pyetur Çani këngëtarin. “Nuk po flas për në bashkinë e Tiranës, por e kam fjalën që mund të kandidoj për Përmetin.

Të gjithë e dinë që unë jam me prirje të majta dhe mund ta shikoj që të kandidoj si kryetar bashkie atje për LSI. Por nuk mund të flas ende pa folur me zonjën Kryemadhi apo me kryesinë e kësaj partie”, është shprehur Kastro, duke e bërë të qartë se ka ndërmend të kandidojë për kryetar të bashkisë në Përmet.

Fantazia e Kastro Zizos nuk ka fund, shpall publikisht kandidaturën për… Read More »

E dini pse Rudina Magjistari nuk ka bërë dasëm kur është martuar? Ajo vet e rrëfen arsyen

Edhe pse është një nga prezantueset më të njohura në vend, për jetën personale të Rudinës publiku di shumë pak. Moderatorja ka edhe një vajzë me partnerin Xhavit Bajrami, Mian, por nuk ka bërë dasmë. Këtë detaj Rudina e ka zbuluar në mikrofonin e “Thumb”.

Ja çfarë ka treguar ajo:

‘Me thënë të drejtën nuk jam natyra. Mua më duket sikur çdo ditë me programin tim, gjithë këto vite që jam marrë me këtë profesion më duket sikur një dasmë e vogël. është një nusërim i vogël! Për të gjitha prezantueset besoj! Janë gjithmonë ato qendra e vëmendjes, janë ato që përgatiten më herët për veshje, për fustane, për lookun, për flokët, që duhet të dominojnë situatat në çdo moment”, u shpreh ajo.

E dini pse Rudina Magjistari nuk ka bërë dasëm kur është martuar? Ajo vet e rrëfen arsyen Read More »

Zef Deda: Shkodranët kanë shpikur dashurinë, ne bëjmë seks me lot!

Mbrëmja në “Top Channel” me Jonida Shehun ishte një “Natë Shkodrane”, ku u fol për artin, muzikën, teatrin, kulturën, traditën dhe… dashurinë shkodrane.

Me humorin e tij mjaft fin, Zef Deda pa iu dridhur qerpiku u shpreh: “Ore, ne shkodranët kemi shpikur dashurinë! Se nuk bëhet seks pa dashuri! E dini ju, ne bëjmë seks me lot!”.

E gjitha kjo ka kaluar me të qeshura nga të ftuarit, por në fund të fundit, Zef Deda mbetet thjesht… Zef Deda.

Zef Deda: Shkodranët kanë shpikur dashurinë, ne bëjmë seks me lot! Read More »

Kush është ish deputeti shqiptar që ka frikë nga gruaja

Paska burra në Shqipëri që i kanë frikë gratë dhe madje një ish-deputet i njohur.

Emisioni “Soiree” në Top Channe; kësaj radhe i ishte konceptuar si Nata Shkodrane, dhe nuk mund të mungonin në të personalitete të artit dhe kulturës shkodrane, si Zef Deda me të birin Mario, apo edhe ish-deputeti Mitro Çela që është me origjinë nga jugu, por dhëndër në Shkodër.

Në një moment ka qenë pyetja e drejtuar Mario Dedës, nëse në shtëpi ja bënte zap Zefi apo gruaja, dhe pikërisht këtu ka ndërhyrë Mitro duke u vetpërgjigjur: “Jo për gjë, po unë kam frikë nga gruaja”!

E thënë hapur dhe kaq troç në një emision me audiencë masive, kjo duket vërtet e guximshme!

Kush është ish deputeti shqiptar që ka frikë nga gruaja Read More »

Këngëtarja shqiptare me aeroplan privat: S’kam nevojë për burrë, paguaj vetë

Nuk ka vetëm këngëtare që gjejnë burra me lekë për të bërë karrierë apo për të bër jetë luksi pavarësisht se çfarë kategorie mund të jenë.

Bebe Rexha është padyshim një nga këngëtaret me origjinë shqiptare më të suksesshme në botë, e njohur edhe si një tekst shkruese e disa prej hiteve më të njohur të kënduar nga Eminem, Rihanna, Nicki Minaj, David Guetta, etj.

Bebe është parë sot duke u ngjitur në bordin e një avioni privat, me të cilin është nisur për të marrë pjesë në spektaklin e madh të Victoria’s Secret.

Madje këngëtarja ka zgjedhur që të pozojë për një foto pikërisht në shkallët e avionit dhe më pas atë e ka publikuar në rrjetet sociale me një përshkrim shumë interesant.
“S’kam nevojë për një mashkull. Paguaj vetë për të gjitha”, ka shkruar Bebe.

Ajo bashkë me shqiptaren tjetër, njëkohësisht miken e saj Rita Ora do të perfomojnë në spektaklin e këtij viti të Victoria’s Secret.

Këngëtarja shqiptare me aeroplan privat: S’kam nevojë për burrë, paguaj vetë Read More »

“Po plaket”, Lorik Cana bën urimin më surprizues për ditëlindjen e bashkëshortes

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka uruar bashëkshorten e tij në mënyrën më të habitshme të mundshme. Lorik Cana ka publikuar një foto ku shihet krah Monicas dhe i shkruan se po plaket.

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, është lumturisht i martuar me bukuroshen italiane Monica Ercoli, me të cilën ka edhe një djalë. Ditën e sotme bashëkshortja e Canës ka ditëlindjen dhe ish-futbollisti ka vendosur t’i bëjë publikisht një urim.

Loriku ka publikuar një foto ku shihet me bashëkshorten dhe krahas saj shkruan: “Po plaket!”

Sigurisht që e gjitha ka qenë në kuadër të një shakaje, dhe kjo gjë shihet edhe nga mimika e Canës.

“Po plaket”, Lorik Cana bën urimin më surprizues për ditëlindjen e bashkëshortes Read More »

‘Kur burri të shkaterron karrierën’, Marina Vjollca mbeti pa pune, ja cfare i ka bere Getoari

Sezoni televiziv ka nisur dhe për Marina Vjollcën nuk është bërë ende e qartë e ardhmja e saj në televizionin “Klan”. U mësua më herët se moderatorja do të sillte në skenë një projekt të ri në muajin shkurt të vitit 2019, ku do të trajtoheshin talente të fushave të ndryshme.

Por dukej se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin!

Burime për “iconstyle.al” zbulojnë se ky emision është vënë në pikëpyetje nga drejtuesit e këtij televizioni. Bashkëshorti i moderatores, Getoar Selimi do të ishte pjesë e jurisë së spektaklit. Por mësohet se drejtuesit e “Klan” nuk kanë rënë dakort me kushtet e vendosura nga reperi për të qënë pjesë e jurisë. Për këtë arsye, është anuluar krejtësisht projekti i ri dhe thënë thjesht, Marina ka mbetur pa emision!

Nuk është hera e parë që Getoari i prish planet Marinës, pasi thuhej edhe në korridoret e “Top Channel” se ka patur mosmarrëveshje për shkak të kërkesave që ai kishte për drejtuesit e televizionit.

Vitin e kaluar televiziv, Marina Vjollca prezantoi spektaklin “C’est la Vie”, ku personazhe të famshëm të botës së ekranit shqiptar sfidonin veten duke kënduar live.

‘Kur burri të shkaterron karrierën’, Marina Vjollca mbeti pa pune, ja cfare i ka bere Getoari Read More »

“Çfarë punon se vetëm me luks të shohim?”, Genta befason me përgjigjen

Genta Gjalpi është një prej personazheve më të komentuar të mediave rozë.

Kjo për shkak të fotove provokuese dhe jetesës së shtrenjtë që ajo publikon në rrjetet sociale.

Ajo i është përgjigjur së fundmi disa pyetjeve nga fansat në story.

Një prej pyetjeve ishte:

Çfarë puno me çfarë merresh se vetë të shohim duke bërë jetë luksi?”
Genta postoi një foto nga kuzhina ku dukej me tel enësh në dorë duke larë enët.

Ajo i ktheu:

Çfarë jete luksi zeza, laj, shpëlaj, hekuros, gatuaj, punë këtej, punë andej”.

“Çfarë punon se vetëm me luks të shohim?”, Genta befason me përgjigjen Read More »