ShowBiz

Bodyguardi i Berishës më kërcënoi se do më fuste plu.mbin kokës’, aktori i ‘Portokallisë’ zbulon ngjarjen e rende

Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të mirë të humorit. Të shumtë kanë qenë fytyrat publike të cilat ai i ka imituar, ku mund të veçojmë atë të ish-kryeministrit, Sali Berisha. I ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, aktori ka rrëfyer një ngjarje jo fort të këndshme, të cilën nuk e kishte treguar kurrë më parë në daljet e tij publike.

‘Imitimi është dashamirësi, nuk është dashakeqësi, pavarësisht se dikur Sali Berisha i rr.ihte ata që i imitonin. Po kur e imitonin, Saliu dërgontë njerëz që ti rrihnin, bodigardët e vet. Mua më ka ndodhur, më ka ardhur bodigardi më ka thënë, po e imitove edhe një herë do të fus plu..mbin kokës. Ka qenë bodigardi i Berishës, një bjond i gjatë, i shëndoshë.’-është shprehur Veleshnja.Ndërkaq, i pyetur se si reagoi ndaj kërc..ënimit, aktori tha se nuk e kishte marrë aspak seriozisht, pasi në Shqipëri askush nuk të prek me dorë për fjalë, shpifje apo edhe imitime. Por kur vjen puna tek paratë, situata ndryshon krejtësisht.

‘Cfarë bëra? I thashë hajde më gjuaj. Po këtu në Shqipëri nuk të vr..et njeri për llafe apo për imitime, janë kot. Në Shqipëri shaj sa të duash, shpif sa të duash, bëj çfarë të të dojë e bardha zemër, nuk të vr..et njeri. Po ndërhyre tek lekët aty të vr..asin. Këtë e kam nga Bledi Mane.’-shtoi aktori.

Bodyguardi i Berishës më kërcënoi se do më fuste plu.mbin kokës’, aktori i ‘Portokallisë’ zbulon ngjarjen e rende Read More »

Jul Deda kërkon ndihmë: Ka 20 vjet që vuan nga kjo që i bën bashkëshortja

Jul Deda përpos një aktor i suksesshëm e që publiku e do shumë është edhe një bashkëshort e baba i devotshëm e këtë na e tregon shpesh me postimet ku shfaqet me familjen.

Këtë të diel Juli ka darkuar në restorant me bashkëshorten e tij dhe ka postuar një foto ku ajo shfaqet duke i mbajtur dorën.

“Ndihme. Ka 20 vjet qe ma mban doren keshtu e nuk e leshon. Ndihme..!”, shkruan Juli me humor.

Pavarësisht humorit, me këtë foto e këtë postim, Juli tregon se ata vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin po njësoj.

Jul Deda kërkon ndihmë: Ka 20 vjet që vuan nga kjo që i bën bashkëshortja Read More »

Si rrallë herë, Valbona Mema flet për bashkëshortin e ndjerë: Jam e dashuruar me të ditën e parë dhe ashtu do vdes

Valbona Mema këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare si rrallë herë ka folur në lidhje me bashkëshortin e saj të ndjerë.

“Një shprehje thotë se femrat kur zbukurohen ose e bëjnë për njëra-tjetrën ose për njeriun e zemrës. A ka ardhur ai”- ka qenë pyetja e produksionit në emisionin “Shiko kush Luan”, të cilës këngëtarja i dha një përgjigje të sinqertë e shumë të bukur duke përmendur edhe bashkëshortin e saj që nuk jeton më.

“Jo dhe besoj që nuk mund të vijë. Ka ardhur njëherë para 30 vitesh. Unë jam ende e dashuruar si ditën e parë dhe ashtu do vdes. Me babain e fëmijëve të mi!”- tha Valbona dhe publiku e duartrokiti.

Bashkëshorti i saj, Sokol Gjumi u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në dhjetor të vitit 2001. Valbona e jeton me dy fëmijët e saj dhe  e kujton bashkëshortin e saj të ndjerë në data të ndryshme të veçanta.

Si rrallë herë, Valbona Mema flet për bashkëshortin e ndjerë: Jam e dashuruar me të ditën e parë dhe ashtu do vdes Read More »

Vajza e Niko Peleshit dedikim për babanë – “I jam jashtë mase mirënjohëse Zotit”

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi feston sot ditëlindjen e tij.

Ai mbush plot 48 vjeç, ndërsa nuk ka munguar edhe urimi i vajzës së tij Aleksia .

Në një dedikim që ajo i bën babait të saj në Instagram, shkruan:

Gëzuar ditëindjen krenaria ime më e madhe! Je njeriu më i drejte, inteligjent, ambicioz, këmbëngulës e optimist që kam njohur ndonjëherë. I jam jashtë mase mirënjohese Zotit qe me ka dhuruar fatin e te lindurit si bija jote. Çdo arritje e imja te dedikohet ty dhe gjerave qe mesoj perdite prej teje. Ty, që shperndan virtytet e dijet e tua te shumta kudo qe shkel! Ndoshta ti nuk je ne dijeni, por je babai, shoku, politikani dhe njeriu me i mire e me i afte qe ekziston. Nje dite do u mesoj femijeve te mi gjthçka më ke mësuar ti mua, sepse prej teje duhet të marrë shembull çdo individ, në menyrë që, siç të thashë edhe vjet, bota të bëhet një vend më i mirë. Të uroj edhe 100 vite të lumtura. Ti i meriton me shumë se kushdo. Te dua shumë, ba!”

Vajza e Niko Peleshit dedikim për babanë – “I jam jashtë mase mirënjohëse Zotit” Read More »

Rrefehet Anila Basha: Kam shkuar edhe tek Hoxha për të gjetur burrë,ja çfarë më tha

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” gazetarja Anila Basha ka rrëfyer edh mjaft histori personale.

Një ndër historitë që u dëgjua me jo pak vëmendje, ishte historia me hoxhën, ku Anila kërkonte “fatin e jetës”.

“Më thotë një nënë që diku në Dajt është një hoxhë. Thashë po e provoj, vendosa një kapuç për të mos më njohur. Shkova atje, isha e dhjeta në radhë, njëri kishte lopën, tjetri dhinë, unë prisja burrin. Erdhi radha dhe nëna i tha që dikush më kishte bllokuar fatin, që s’po më dilte burri. ‘Afrohu afrohu’- më tha hoxha. U tremba, thashë çfarë do më bëjë ky tani. Më pa dhe më tha që më kanë bërë magji.

Shkruajti arabisht në 7 fletë e më tha që çdo natë në orën 12:00 do dalësh në ballkon, do shohësh hënën dhe do t’i lutesh Zotit të prishë magjinë. Do marrësh edhe këtë hirin dhe do e hedhësh në vazon e një luleje, tha. Mora letrat, ika.”- tregoi Basha, rrëfimi i së cilës shkaktoi të qeshura tek publiku.

“Fillova të hënën, kur isha në ndonjë emision, përshembull tek Fevziu i thoja: mbaroje se duhet të kap orën 12 të djeg letrën. Ditën e premte më thanë shoqet të iknim në disko. Nuk pranova s’e kisha hallin e letrës. Mu lutën dhe thashë po e djeg atje. Si përfundim, nuk arrita ta merrja hirin se më shikonin njerëzit. Kishte radhë, unë i thoja hapni rrugën s’e kam hall burri. Si përfundim m’u prish magjia ditën e pestë!-tha gazetarja Basha.

Rrefehet Anila Basha: Kam shkuar edhe tek Hoxha për të gjetur burrë,ja çfarë më tha Read More »

Ah çfarë fati, Këto shenja të horoskopit janë të destinuara për t’u bërë milionerë

Pasurimi gjatë jetës lidhet shumë dhe me shenjën e Horoskopit, pasi pozicionimi i yjeve dhe i hënës në jetën tuaj, tregon nëse do të keni ose jo fat në të ardhme.

E keni dëgjuar atë shprehjen ‘Disa njerëz kanë lindur me këmishë’? Kjo do të thotë se shumë prej nesh vijnë në këtë botë të destinuar për t’u bërë të pasur. Ja cilat shenja e kanë këtë fat.

Gaforrja
Jeni një shenjë shumë e vendosur dhe i arrini të gjitha qëllimet që i vendosni vetes. E dini saktësisht se çfarë duhet të thoni në momentin e duhur dhe aftësia juaj komunikuese ju bën tejet të besueshëm. Jeni të përkëdhelurit e fatit për sa i përket fushës së parave e këto të fundit duket se i fitoni pa shumë mundim sepse në një mënyrë apo në një tjertë ju e tërhiqni lekun.

Akrepi
Akrepi është një shenjë që ka shumë vetbesim dhe rrallë ndodh të bëjnë si u thonë të tjerët, sepse ata nuk e “tradhtojnë” kurrë veten e tyre. Jeni një luftëtar i vërtetë që çdo fatkeqësi në jetë e shihni si një mësim dhe kjo ju bën shumë të suksesshëm.

Demi
Ju jeni një individ që krenoheni me arritjet tuaja sa herë ju vjen mundësia. E dini që e vetmja rrugë për të qenë të suksesshëm është puna, ndaj nuk i thoni asnjhëerë jo kësaj të fundit ! Jeni të përqëndruar tek pikësynimet tuaja dhe nuk ndodh që të shpërqëndroheni lehtë.

Virgjëresha
Ju jeni të patundur në vendosjen dhe realizimin e qëllimeve për veten tuaj. Keni lindur për të qenë të suksesshëm dhe të pasur. Ju pëlqen që gjithmonë të qëndroni në krye dhe për asnjë arsye të mos bini poshtë.

Luani
Njerëzit janë të tërhequr nga forca juaj natyrore dhe aftësia për të kontrolluar situatat. Njerëzit gjithmonë ju kanë shikuar si lider pasi ju dini mjaft mirë se si t’i udhëheqni të tjerët . Për shkak të instinkteve natyrore, njerëzit arrijnë t’ju besojnë dhe kanë tendencën t’ju lënë gjithçka në dorë.

Ah çfarë fati, Këto shenja të horoskopit janë të destinuara për t’u bërë milionerë Read More »

Rita Ora habit me deklaraten e saj: “Nuk kam kohë për seks”

Rita Ora është një nga këngëtaret më me famë me origjinë shqiptare, e cila dha një super performancë në sfilatën e “Victoria’s Secret”.

Pas mbarimit të sfilatës dhe parakalimit në tapetin e kuq, Rita Ora ka dhënë një intervistë për “British Vogue”, ku është pyetur edhe mbi jetën e saj seksuale pasi tanimë ajo është beqare.

“A e gjen kohën Rita Ora të kryejë marrëdhënie seksuale?”, ka qenë pyetja e gazetarit, të cilës këngëtarja i është përgjigjur sinqerisht.

“Në fakt jeta ime seksuale është inekzistente. Po punoj kaq shumë këtë periudhë dhe dua vetëm të flej gjumë. Ju betohem në Zot për këtë. Edhe kur dal për darkë për takim me ndonjë djalë, iki me vrap në shtëpi që të fle”, u shpreh këngëtarja.

Ajo shtoi nuk e ka problem të flasi për seksin sepse e ka bërë gjithmonë këtë duke qenë se është pjesë e natyrës humane dhe do të vijojë të flas gjithmonë hapur për këtë çështje./mapo.al/

Rita Ora habit me deklaraten e saj: “Nuk kam kohë për seks” Read More »

Këngëtarja shqiptare zbulon për herë të parë imazhin e të birit (Foto)

Gjatë kësaj kohe këngëtarja nuk ka preferuar të publikojë asnjë fotografi të të voglit të saj, ashtu siç bëjnë shumica e prindërve për të ruajtur privatësinë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Blerina Braka u bë nënë për herë të parë në muajin maj. Pas lindjes, ajo tregoi se ishte jashtëzakonisht e lumtur dhe se vogëlushin e kishte pagëzuar me emrin, Edeil.

Në postimet pëparshme këngëtarja ose ia ka mbuluar fytyrën djalit me ndonjë figurë ose e ka treguar vetem nga pas.

Por, ditën e sotme me sa duket Blerina është dorëzuar dhe ka zbuluar më shumë nga i biri, duke postuar një foto bashkë me të. Në të shkruan: “Mami me birin”! Edeil është vetëm 6 muajsh dhe duket një fëmijë shumë bukurosh.

Këngëtarja shqiptare zbulon për herë të parë imazhin e të birit (Foto) Read More »