ShowBiz

Lek Plepi nxehet keq me Noizyn, reperi i kërkon falje publikisht

Një postim i Noizyt mbrëmjen e kaluar në Instastory për Lek Plepin e ka prekur këtë të fundit, i cili ditën e sotme ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram. Lek Plepi paralajmëron Noizyn të bëjë kujdes dhe të mos luajë me emrin e tij.

Mirëpo, pasi ka parë videon, Noizy i ka kërkuar falje publikisht Lek Plepit, duke e postuar videon në profilin e tij në Instagram.

“Lek Plepi të kërkoj ndjesë, mbase je keq kuptuar. Une s’te bej diss kurre ty. Dhe pse ky ishte dissi me i mire qe eshte ber kundra meje ndonje herë. Ty te bera dhe tag sepse ti vlen.”- ka shkruar Noizy në postimin ku etiketon Lek Plepin.

Lek Plepi nxehet keq me Noizyn, reperi i kërkon falje publikisht Read More »

E harron lidhjen, Mimoza Shkodra zëvendëson Seldin me reperin e njohur (foto)

Ka kaluar pak kohë që nga ndarja e bujshme e dy këngëtarëve të njohur Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu, e duket se gjërat po rikthehen në normalitet.

Teksa Seldi ka hequr dorë për momentin nga projektet muzikore pasi është i angazhuar me “Dance with me”, Mimoza po përgatit një tjetër projekt.


Lajmin e bukur për fansat e ka zbuluar vetë Mimoza nëpërmjet një fotografie në rrjetet sociale. Pas dy bashkëpunimeve me Seldin, ajo ka vendosur të eksperimentojë me një tjetër rrymë muzikore, atë rep.


Shkodra kësaj here do të vij në bashkëpunim me reperin e njohur Gold Ag. Këtë e kanë konfirmuar vetë këngëtarët duke publikuar të njëjtën foto në “Instagram”.

“Gold & Mimoza”, ka shkruar reperi bashkëngjitur me foton pa dhënë më shumë detaje. Ndërkohë kujtojmë se kjo është kënga e parë e Mimozës pas ndarjes me Seldin dhe dueti i dytë i Gold Ag.

E harron lidhjen, Mimoza Shkodra zëvendëson Seldin me reperin e njohur (foto) Read More »

Artistja e re shqiptare, synon tregun amerikan të muzikës

Një artiste e re shqiptare, po synon tregun amerikan të muzikës. Bëhet fjalë për këngëtaren e quajtur Njomza Vitia, e cila ka publikuar klipin e saj më të ri muzikor, “Lonely Nights”.

Faqja prestigjioze e muzikës në botë, Billboard, i ka dedikuar një artikull vajzës me prejardhje shqiptare.

Billboard shkruan “Në pamje të parë të klipit, Njomza shihet e ulur në dhomën e saj ku jeton, kur papritmas dhoma transformohet në një destinacion tropikal dhe romantik. Në të vërtet, fantazia dhe realiteti ndërthuren sikur Njomza ikën nga rutina e saj e zakonshme”, janë fjalët me të cilat Billboard ka përshkruar klipin e saj.

Regjisor i klipit është Chad Tennies, i njohur për punën e tij në video muzikore “Bad & Boujee” të grupit të famshëm të hip hop-it, Migos.

Njomza Vitia u lindur më 22 prill të vitit 1994, ajo rrjedh nga një familje Kosovare, prindërit e saj kanë emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë edhe sot.

Ajo është një këngëtare dhe tekstshkruese, ka filluar të merret me muzikës që nga mosha 14 vjeçare, kur formoi bendin e saj të parë, të quajtur “Scarlett”.

Fillimisht ajo ka kënduar këngë ‘cover’, e më pas ka nënshkruar kontratë me labelin e reperit tashmë të ndjerë Mac Miller.

‘Mixtape’-i i saj i parë u publikua më datë 22 prill në ditëlindjen e saj të nëntëmbëdhjetë, dhe është titulluar “Gold Lion”. Në vitin 2015, ajo publikoi një këngë solo të titulluar “”Creatures of the Night”, producent i së cilës ishte vet Mac Miller.m.z/atsh

Artistja e re shqiptare, synon tregun amerikan të muzikës Read More »

‘Je kaq i vogël, nga e ke trashëguar këtë nerv’, Renato i kthehet moderatores

Renato Mekolli është kthyer në shefin e kuzhinës më të komentuar së fundmi me emisionin “Hell’s kitchen”. Sjellja dhe të bërtiturat e Renatos kanë bërë që shpesh ai të kritikohet e të sulmohet në rrjete sociale për këtë shkak.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Bieta Sulo e pyeti Renaton se nga i del ai zë dhe nga e ka trashëguar gjithë atë nerv ndërsa shefi i kuzhinës i përgjigjet me humor se i ka të trashëguara pak nga Greqia.

“Je kaq i vogël, i imët dhe elegant dhe them nga del gjithë ai zë? Nga e ke trashëguar gjithë këtë nerv, shqiptar është apo grek?” e pyet Bieta.

“Po grek duhet të jetë. Pastaj edhe ne jemi shumë keq, nervat e shqiptarëve janë o Zot na ruaj”, u përgjigj Renato.

javascript:;

 

 

 

 

 

‘Je kaq i vogël, nga e ke trashëguar këtë nerv’, Renato i kthehet moderatores Read More »

Shqipet “pushtojne” Romën për Skënderbeun

Të famshmit shqiptarë vazhdojnë që çdo ditë të numërojnë suksese të reja në arenën ndërkombëtare.

Dua Lipa, Inva Mula, Ramë Lahaj, janë vetëm disa prej emrave që po shënojnë suksese në botë, shkruan lajmi.net.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, Ramë Lahaj ka bërë të ditur se bashkë me emrat më të njohur shqiptarë që njihen në botë do të jenë së shpejti në Romë.

Ai ka konfirmuar se bashkë me Inva Mulën, Dua Lipën, Erzën, Genc Tukicin, Eno Pecin, Lorik Canën, Olen Cezarin, Elhaida Danin dhe Ermal Metën; do të bëhen bashkë në teatrin “Argentina” në Itali, më 19 nëntor.

Lahaj nuk ka preferuar të jap më shumë detaje, vetëm se njoftoi që këta artistë bëhen bashkë në moton “Tok së bashku për Skënderbeun”.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LAHAJT:

“Tok së bashku për Skënderbeun 🦅
Together for Skenderbeg ❤
19.11.2018!
Teatro Argentina. Rome, Italy
20:30h”

Shqipet “pushtojne” Romën për Skënderbeun Read More »

Noizy i publikoi foton me lopë, Enca jep pergjigjen qe i ‘mbyll’ gojen reperit (Foto)

Sherri mes këngëtares Enca Haxhia dhe reperit Noizy është komentuar gjatë nga mediat rozë.

Të dy ata kanë bërë postime herë pas here për njëri-tjetrin me tone ironizuese ç’ka tregon se inati mes tyre vazhdon të jetë po njëlloj.

Mbrëmjen e djeshme Enca ishte e ftuar sot në emisionin “Ndrrimi i natës” në Klan Kosova ku gjatë intervistës ka folur për herë të parë për sherrin e bujshëm me Noizyn dhe fotot me lopë që ky i fundit postoi pasi ajo publikoi këngën e fundit.

Enca tha:

Do e sqaroj këtë muhabet për herë të parë dhe të fundit. Nuk e kam prekur më parë sepse nuk jam tipi i personit që dua të fryj skandale se njerëzit flasin për mua çdo ditë. Do s’do kjo u transformua në skandal dhe pjesa që më ka prekur më shumë është se unë kisha një lidhje shoqërore me atë artist.

Për mua ishte zhgënjim i madh dhe vetëm për respektin që kisha për çfarëdo suksesi që kishim bashkë, unë nuk kam folur ose nuk kam folur fjalë të këqija. Unë as nuk kam frikë, as nuk është se s’di fjalë të këqija. Unë nuk jam përjashtuar se mua s’më përjashton prej vendit tim. Ne kemi pasur suksese të mëdha bashkë, unë jam shumë krenare për ato suksese, fotot në Instagram akoma i kam, për gjithçka që kemi ndërtuar. Por në momentin që mua një person nuk më respekton dhe më hedh poshtë për asgjë, kjo tregon që ne nuk kemi qënë kurrë miq.


Nuk ishte një përjashtim, thjesht unë nuk doja të isha më pjesë e asaj gjëje. Mesazhi që mua më erdhi ishte ‘Kërko falje publikisht ose do shkruaj diçka në Instagram’. Unë i thashë ‘Hajde takohemi flasim’, por jo të gjithë kanë pjekurinë, inteligjencën dhe dashamirësinë time. Në atë moment kuptova që jo humba një shok, por që nuk e kam pasur kurrë një shok. U bë shumë e madhe dhe megjithëse unë isha viktima në këtë temë, prapë isha unë ajo që e mbylla gojën para gjithë turrjes së fansave që villnin vrer sepse unë jam më e madhe se gjithë kjo.Kujt po i han nuk ishte diçka direkte për askënd.


Por në momentin që dikush e merr kaq personalisht dhe është personi i parë që poston diçka menjëherë sapo del kënga, mua sinqerisht mu bë qejfi. Më vjen mirë që vazhdon të më përcjellë dhe jam e sigurt që vazhdon të më përcjellë me të njëjtin admirim. Duke qenë baba, duke qenë partner i dikujt, duke qenë një personazh kaq i madh për këtë popull, në momentin që ti nuk respekton një femër, ti nuk bën vetëm një veprim tëndin personal, por ti i tregon të gjithëve se është ok ta bësh këtë dhe nuk është fare ok.”

Noizy i publikoi foton me lopë, Enca jep pergjigjen qe i ‘mbyll’ gojen reperit (Foto) Read More »

Plas “sherri” midis djemve për 6 mijë euro, Fjolla nxehet keq dhe përpiqet t’i ndajë

Dy meshkuj kanë filluar të ziheshin me njëri-tjetrin për shkak të 6 mijë eurove, e gjitha një inskenim për një kamer të fshehtë, por që Fjolla nuk e kuptoi.

Kur dy djemtë filluan të përlesheshin më keq, Fjolla ka ndërhyrë në nerva e sipër dhe u përpoq t’i ndante. Mirëpo kur e mori vesh që e gjitha ishte një kamer e fshehtë, këngëtarja u nxeh shumë.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme.

https://youtu.be/an8pBq_ijt0

Plas “sherri” midis djemve për 6 mijë euro, Fjolla nxehet keq dhe përpiqet t’i ndajë Read More »

Besi falenderon publikisht deputetin për Xhensilën: Të kam borxh një nuse

Të gjithë e dimë që Besi dhe Xhensila janë një nga ciftet më të komentuar në median rozë.

Dhe të themi të drejtën pse jo?
Dy personazhe të dashur, të suksesshëm dhe që sollën në jetë një fëmijë të mrekullueshëm.

Të gjithë tashmë e kemi marrë vesh si ata janë lidhur, por kush ishte shakku pak e dinë.

Ajo, shumë e bukur, i doli para atij… Ishte bashkë me të ëmën, aty diçka ndodhi, një bisedë e shpejtë e dy të rinjve, një kompliment i Besit për yllin që sapo kishte takuar (edhe pse e njihte pak nga ekrani)… dhe vazhdimin e njihni mirë.

Por ai që e nxori Besin nga shtëpia atë ditë paska qenë Nard Ndoka.

“Sebepi që sot unë jam i martuar dhe kam familjen time është Nard Ndoka. Ai më nxori nga shtëpia atë ditë kur takova Xhensilën për herë të parë. Më mori në telefon dhe më tha: “Kam një rrugë për në Fushë-Krujë, do vish?” “Po”, – i thashë unë dhe, aty, kur zbrita te Zogu i Zi, takova Xhensilën”, – tregoi Besi këtë herë në Be Caffe

Besi falenderon publikisht deputetin për Xhensilën: Të kam borxh një nuse Read More »