ShowBiz

Dikur ishte e dashura e trajnerit të Kombëtares sonë, sot pushton rrjetin me fotot provokuese

Rosaria Cannavos një ndër modelet më seksi, njihet gjithashtu edhe si ish-të dashurën e Antonio Cassanos, por edhe të trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Cristian Panucci.

Edhe pse u duke se kishte një debulesë për sportistët, në fund ajo zgjodhi të martohej me një biznesmen.

Ndërkohë në rrjetet sociale ajo vijon të jetë tejet e pëlqyer, e kjo jo pa shkas, pasi fotot që bën publike jane shumë provokuese.

rrrr_1536684795-2701613rrr_1536684795-646062r8_1536684544-6196153r7_1536684544-1067764r1_1536684544-2581410r2_1536684544-8719064r5_1536684544-2887066r3_1536684544-2157877r6_1536684544-8662432r4_1536684543-2038089

Dikur ishte e dashura e trajnerit të Kombëtares sonë, sot pushton rrjetin me fotot provokuese Read More »

35-vjetori i lindjes, aktori i njohur përfundon në spital

Aktori turk mjaft i dashur për publikun shqiptar, Kivanç Tatlitug feston sot 35-vjetorin e lindjes.

Bashkëshortja e tij Basak Dizer kishte organizuar një festë për këtë ditë të veçantë, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet.

Mediat turke shkruajnë se së bashku me Basak, Kivanç ka shkuar në spital, pasi vjehrri i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

35-vjetori i lindjes, aktori i njohur përfundon në spital Read More »

Me sytë e fryrë dhe flokët e shthurura, Alketa Vejsiu shfaqet në gjendje të rënduar

Alketa Vejsiu duket se është zgjuar herët edhe këtë mëngjes të hëne për të vijuar me aktivitetin e saj të përditshëm.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale ajo është fotografuar sapo ka përfunduar ushtrimet e mëngjesit, për të mbajtur trupin në formë.

Ndërkohë, vihet re se Vejsiu është paksa e përgjumur, me sytë e fryrë dhe sigurisht pa grim…/ShkodraNews

 

Me sytë e fryrë dhe flokët e shthurura, Alketa Vejsiu shfaqet në gjendje të rënduar Read More »

Stresi nuk paraqitet në gjykatë, merr vendimin e papritur: Do rri në burg, sepse…

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka hequr dorë nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë. Këngëtari ka tërhequr apelimin duke preferuar të qëndrojnë në burg.

Nëpërmjet avokatit të tij, ai ka kërkuar që të mos vijojnë procedurat për apelimin, dhe mësohet se është shprehur se nuk ka besim tek drejtësia.

“Dua të rri në burg, pasi nuk kam besim te drejtësia”, kështu mësohet të jetë shprehur përmes avokatit të tij, Stresi.

Stresi sot në Apel, Sali Lushaj zbulon porosinë që i ka dhënë: I thashë …

Në Gjykatën e Apelit pritet të shqyrtohet sot ankimi i masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga Shkalla e Parë për këngëtarin Arkimed Lushaj, i arrestuar disa ditë më parë në Linzë.

Stresi mbahet në qelitë e paraburgimit, që prej datës 17 shtator kur u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe siç deklaroi Policia zyrtarisht, si pjesë e një grupi kriminal. Por duket se këngëtari 31-vjeçar nuk do të jetë vetë i pranishëm gjatë seancës, ku do të apelohet masa e sigurisë.

Të paktën, kështu u shpreh dje babai i tij, Sali Lushaj, i cili tha se e kishte takuar në burg dhe e kishte porositur që të mos paraqitej në gjyq. Këshillë kjo që, sipas Lushajt, ka të bëjë me gjyqtaren që do të drejtojë seancën e masës së sigurisë.

“Gjyqtare e Apelit është Edlira Petri. I thashë Stresit në takim që të mos vijë fare në gjyqin e së hënës. Një familje persekutorësh nuk mund të gjykojë një të persekutuar. Pinjolle e një familje persekutorësh, nën urdhrat e partisë në pushtet”, u shpreh dje Lushaj për gazetën “Panorama”. Ndërsa ai shtoi se djali i tij, që, me shumë gjasë, as këtë herë nuk do të fitojë drejtësi, do të përfaqësohet në seancën e masës së sigurisë nga avokati.

AKUZAT E PROKURORISE

Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi, u la në burg nga Gjykata e Tiranës, më 19 tetor, dy ditë pasi ishte arrestuar. Madje, Gjykata caktoi ndaj tij dy masa arresti. Fillimisht, konfirmoi atë të dhënë në mungesë para se të arrestohej, më pas caktoi edhe një masë tjetër “arrest me burg” për një tjetër pistoletë, që është gjetur në momentin e arrestimit të Stresit në ambientet e një hoteli në zonën e Linzës, në Tiranë.

Nga shqyrtimi rezultoi se përgjimet që janë përdorur si provë ndaj Stresit, kryheshin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për llogari të të ashtuquajturit grupi “Bajri”, ku Stresi, gjatë një komunikimi telefonik, është shprehur se “atë e hodha sapo pashë që erdhën të zinjtë”. Sipas Prokurorisë, këngëtari në këtë bisedë i referohet pistoletës që Policia gjeti në një lokal pranë gjimnazit “Partizani” në korrik të këtij viti, nga ku Stresi ishte larguar sapo kishte parë policët.

Ndërkohë, avokati i tij ka kundërshtuar të dyja rastet, duke pretenduar se Policia në asnjë rast nuk i ka gjetur pistoletë në trup klientit të tij. Madje, për arrestimin e fundit, avokati ka shfrytëzuar pamjet e publikuara nga Policia, jo vetëm duke i cilësuar të paligjshme, por edhe si provë në favor të klientit të tij.

“Mediat kanë transmetuar pamjet e arrestimit të klientit tim thuajse nudo. Atëherë, unë pyes se ku e ka pasur armën klienti im, pasi armëmbajtja pa leje nënkupton të ta gjejnë armën ty. Ai ishte lakuriq”, u shpreh avokati Marash Ibraj.

Stresi nuk paraqitet në gjykatë, merr vendimin e papritur: Do rri në burg, sepse… Read More »

Gjergj Leka në kurth, tregon për njohjen me gruan disa vite më të re

Këngëtari Gjergj Leka ra në grackën e prezantueseve të emisionit “Dikush” në “Gazetën Shqiptare”. Gjatë intervistës, regjia njofton se pa dashje emisioni nuk ishte vënë në regjistrim.

Gjergji i qetë tregohet i gatshëm për ta nisur nga fillimi, ndërsa i propozohet një favor. Anilda Kaçaçi, njëra nga drejtueset thotë se do heqin diskutimet për censurën. Aty ai flet për njerëz që kanë pretenduar se janë kufizuar në artin e tyre, kur nuk kanë shkruar asnjë këngë, po vetëm kanë pirë alkool. Kupton shakanë, dhe emisioni vijon me pyetjen e radhës që ia ka përgatitur drejtuesja e re, Keisi Shtëpani.

Në kanalin e “Gsh.al” në “Youtube” këtë javë përmes lirshmërisë në komunikim të Gjergj Lekës, njohim më tepër një personalitet të muzikës shqiptare, siç është ai. Biseda rrjedh, ndërsa tregon për njohjen me gruan disa vite më të re në moshë, Erisela Markon, ca dilema “të vockla” në fillimet e lidhjes.

Krahas familjes, ai hedh hije dyshimi për persona me poste të larta qeveritare të cilët kanë nisur përdorimin e lëndëve narkotike në moshën 53-vjeçare. Jeta në shtëpinë e re, në periferi të Tiranës, tashmë është një ëndërr e vjetër për t’u çliruar nga presioni i qendrës së Tiranës. Personzh larg klisheve, gjithmonë origjinal, nuk e ndal vrapin drejt projekteve mediatike, për të qenë ne garë me veten.

Gjergj Leka në kurth, tregon për njohjen me gruan disa vite më të re Read More »

Sali Lushaj, i ati i Stresit shprehet se vajza 20 vjeçe, e cila u ndalua bashkë me të, është një fanse e të birit.

Reperi i njohur Stresi u ndalua dy javë më parë nga policia, pasi u kap në një hotel në Linzë me një sasi të konsiderueshme koakine, armë dhe fishekë.

Gjithashtu në momentin e ndalimit të Stresit ishte i shoqëruar nga një vajzë 20-vjeçare, e cila po hetohet në gjendje të lirë nga policia.

Lidhur me këtë ka folur babai i Stresit, Sali Lushaj, i cili ka treguar sesi qëndron e vërteta. Sipas tij, arr*stimi i të birit ishte i inskenuar nga pushteti.

“Ai shkoi në hotel për të fjetur gjumë. Kishte zënë një dhomë tjetër, i ndërruan dhomën. Shkuan futën armën e mbështjellë me peshqir dhe e lanë në dollap. Ai ka fjetur gjithmonë në dhomën numër 3, ata i sugjeruan një dhomë tjetër. Në momentin që një fanse ka thënë dua të bëj një fotografi, as dy minuta, ka hyrë policia. Vajza ka qenë e ulur në karrige”, ka treguar babai i reperit.

Gjithashtu ai është shprehur se Stresi është i pafajshëm dhe se ndihet krenar për të. Sipas atij, nga të gjitha akuzat ndaj Stresit asnjë nuk qëndron.

Njëkohësisht Sali Lusha ka folur edhe për të fejuarën e Stresit, Keisin. “Ajo e ka marrë me sportivitet sepse e njeh kush është Stresi. Në asnjë sekondë nuk është ndarë as nga ne dhe as nga Stresi duke e mbështetur”, tha Lushaj në një intervistë për “’Sevenbizz”.

Read More »

Aktori i humorit rikthehet në “Portokalli”: S’më ndahet shpirti

Erand Sojli, aktori i njohur i humorit rikthehet ditwn e diel në spektaklin “Portokalli”. Aktori njihet për personazhet e sjella në jetë si “Xhixh Merimonga”,”Denoncuesi”, “Mantanxheri” apo si “Naqja”.

“Unë jetoj në Amerikë dhe vij për të punuar në ‘Portokalli’ sepse nuk më ndahet shpirti nga ky spektakël. E kam nisur këtu dhe e ndjej se duhet të jap kontributin në mënyrë që të ketë shkëlqimin e gjithanshëm.

Unë dua të ndiej dhe njëherë dashurinë e madhe të publikut në këtë spektakël, i cili është më i shikuari nga komuniteti shqiptar në Amerikë, ku unë jetoj dhe ushtroj profesionin tim si artist”, thotë Sojli në një intervistë për Top Channel.

E ndërsa është pyetur mbi jetën e tij në Amerikë, Erand Sojli tregon se i është përkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës, duke rizgjuar interesin për teatrin dhe aktrimin.

“Jam shumë i emocionuar që kjo e diel do më gjejë si një e diel e shumë viteve përpara, me të njëjtat emocione dhe të njëjtin angazhim ndaj spektatorëve”, tha Sojli.

Aktori i humorit rikthehet në “Portokalli”: S’më ndahet shpirti Read More »

Bebe Rexha me një tjetër rekord muzikor

Këngëtarja Bebe Rexha ka një vit që po gëzon suksesin me “Meant to be”, që e solli në bashkëpunim me Glorida Georgia Line.

Ajo ka treguar se projekti i saj ka arritur diçka të rrallë në industrinë e muzikës. Duke lënë pas 608 milionë klikimet në Youtube. Bebe tregon se kënga ka një vit që qëndron në listën e këngëve më të dëgjuara, Billboard Hot 100.

Për këngëtaren e njohur, ky është sukses tepër i rëndësishëm pasi është kënga e vetme që ka arritur këtë gjë dhe ndër të paktat në këtë dekadë që qëndron kaq gjatë në Billboard. /atsh

Bebe Rexha me një tjetër rekord muzikor Read More »