ShowBiz

Keisi i jep fund çdo dileme për ndarjen me Stresin

Prej kohësh përflitet në mediat rozë ndarja e reperit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, me bashkëshorten e tij, Keisi.

Ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga palët, disa detaje dëshmojnë qartë se mes tyre mund të ketë marrë fund.

Mirëpo dy ditë më parë reperi foli për situatën e tij me ish-bashkëshorten e tij.

Gjatë intervistës së tij në “Ftesë në 5″, ai nuk e mohoi faktin që ata s’janë më bashkë, por e konsideroi këtë si një periudhë prove dhe reflektimi, jo ndarje përfundimtare.

Ai tha se janë ndarë përkohësisht, sa të qetësohen gjërat.

Stresi u shpreh:

Ajo është një vajzë shumë e mrekullueshme. Nga eksperienca ime në rrugët e Tiranës, Europës, është shumë e vështirë të gjesh një vajzë të tillë, se ne gjithmonë kemi gjetur vajzat më të mira. Unë po luftoj, por po luftoj në fshehtësi pastaj të bëhet ca të bëhet.”
Lidhur me këtë deklarata të Stresit, ka ardhur edhe reagimi i Keisit, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një foto të sajën mbi një jaht.

Në përshkrimin e fotos, ajo citon një shprehje të Benjamin Franklin e cila thotë:

Kur pusi është i thatë ia dimë vlerën ujit.”
Nuk dihet nëse ky është një mesazh i koduar për reperin, me të cilin Keisi nënkupton se tani që Stresi ja ka kuptuar vlerën asaj që e ka humbur, tani që nuk e ka pranë.

Keisi i jep fund çdo dileme për ndarjen me Stresin Read More »

Agron Llakaj i bën për “ujë të ftohtë” binjakët e njohur: Mos të harrojnë…

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka folur për herë të parë pas largimit të dy binjakëve, e Romeo dhe Donald Veshaj nga Al Pazar,

Agroni tha se ka qenë mbështetësi kryesor i binjakëve, por asnjë prej tyre nuk e ka telefonuar më, duke lënë të kuptohet për ndonjë hatërmbetje mes tyre.

“Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse , por më ka bërë përshtypje.

Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë, “ u shpreh Agroni në emision e Pasdites në “Vizion Plus”.

Aktori u shpreh këtë mesazh mund t’jua kishte thënë edhe vetë dy vëllezërve, por ka një muaj që asnjëri tyre nuk e ka telefonuar.

“Nuk flasim prej një muaji”, shprehet Agron Llakaj.

Agron Llakaj i bën për “ujë të ftohtë” binjakët e njohur: Mos të harrojnë… Read More »

Flori Mumajesi prek fansat me postimin e tij

Artisti shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi i mungoi ekranit për 10 muaj rresht e kjo mungesë e tij bëri që të ishte në qendër të vëmendjes së mediave ndërsa fansat të shqetësuar prisnin të mësonin ç’kishte ndodhur me këngëtarin.

Ditët e fundit Flori është rikthyer, jo për të na dhënë detaje se ç’ka bërë gjatë këtyre muajve, por për të na lajmëruar për projekte të reja.

Mbrëmjen e djeshme në orët e vona Flori hyri në Instagram për të mbështetur bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Klajdi Harunin. Flori postoi një pjesë të këngës “Shiu i verës” që Klajdi e solli rikrijm javën e kaluar.

“Sa shum te doja vetem kur thoshe t’lutem mos u ndal o shi…”, shkruan Flori krah postimit, një pjesë e shkëputur nga kënga prekëse.

Flori Mumajesi prek fansat me postimin e tij Read More »

Binjakët Veshaj te dashuruar “kokë e këmbë”, flasin hapur për Jonidën dhe Borën

Romeo dhe Donald Veshaj, dy aktorët e humorit që spikatën në Al Pazar, përflitet të jenë në një histori dashurie me dy nga vajzat e njohura të shoëbiz-it shqiptar. Jonida Maliqi dhe Bora Zemani janë dy vajzat që kanë rrëmbyer zemrat e binjakëve Veshaj.

Të dy çiftet janë kapur mat me njëri-tjetrin, por që të dy kanë preferuar të mos i bëjnë publike lidhjet e tyre, duke lënë një pikëpyetje mbi raportin e tyre.

Megjithatë, të ftuar në “E diell”, vëllezërit Veshaj hapën zemrën dhe rrëfyen për partneret e tyre, që u nënkuptuan se cilat ishin.

Romeo Veshaj nuk shpëtoi pa u ngacmuar për foton e shumëpërfolur , në të cilën përqafon një vajzë me kurriz, me flokë të zinj pisk, në të njëjtin model me Jonida Maliqin.

Aktori nuk pohoi të ishte me këngëtaren, ama pranoi se ishte me një vajzë që e donte shumë.

Ndërkohë nga ana tjeter Donald Veshaj rrëfeu se pushimet në Dhërmi i ka bërë nën shoqërinë e të dashurës.

“Isha me vajzën time, të dashurën domethënë xhindin”,– është shprehur Donald Veshaj, duke nënkuptuar se Bora Zemani paska dhe një pseudonim interesant.

Binjakët Veshaj te dashuruar “kokë e këmbë”, flasin hapur për Jonidën dhe Borën Read More »

Hoqi dorë nga e fejuara për famë – Historia 4-vjeçare e dashurisë së aktorit vlonjat

Aktori i ri i humorit, Donald Veshaj është bërë i famshëm bashkë me vëllanë e tij binjak Romeo dhe prej muajsh është në qendër të vëmendjes për romancën e tij me prezantuesen Bora Zemani.

MCN Albania shkruan se aktori më herët ka qenë i dashuruar dhe i fejuar me një vajzë nga Durrësi, që ka zgjatur 4 vite.

Sipas burimeve të portalit, thuhet se shkak për pr.ishjen e fejesës mes dy të dashuruarve ka qenë ambicia e vëllezërve për të qenë të famshëm e për t’u bërë pjesë e tregut mediatik.

“Të njëjtat burime shprehen se për shkak te synimeve për t’u bërë pjesë e tregut mediatik, Donald e Romeo ishin të detyruar për hir të strategjive të bënin skupe dashurie me të divorcuarat e shoëbiz-it shqiptar”, thuhet në videon e publikuar nga mcn radio.

Kujtojmë që edhe vëllai i tij binjak Romeo është në një lidhje romantike me këngëtaren shqiptare Jonida Maliqi./Shqiperia ime

Hoqi dorë nga e fejuara për famë – Historia 4-vjeçare e dashurisë së aktorit vlonjat Read More »

Moderatorja Luana Vjollca ka rrëfyer për herë të parë se si ka qënë jeta e saj pa babanë

Moderatorja Luana Vjollca ka rrëfyer për herë të parë se si ka qënë jeta e saj pa babanë.

Në një intervistë për “Global Woman”, Luana është shprehur se babai i saj ka ndërruar jetë që kur ajo ka qënë 11 muajshme dhe për çdo gjë i detyrohet nënës së saj.

“Unë isha një foshnje 11-muajshe kur im atë u nda nga jeta. Jam rritur me gjithë të mirat, pa më munguar asgjë, pafundsisht e lumtur dhe me këmbë në tokë. Gjithçka falë nënës sime h.eroinë që diti si ta përballojë situatën dhe pati forcën për të mos u dorëzuar. Kur mendoj për jetën e nënës sime dhe vështirësitë që ka kaluar për të na rritur neve e vetme, 4 vajza, them se gjithçka që ne bëjmë sot është shumë e vogël krahasuar me punën që ajo ka bërë,”– tha Luana.

Moderatorja Luana Vjollca ka rrëfyer për herë të parë se si ka qënë jeta e saj pa babanë Read More »

Këngëtarja e mirënjohur Maja kujton nënën me fjalë prekëse: “Linda me shumë fat,për të patur ty nënë.Asgjë s’është më si atëherë,kur ishe ti”

Këngëtarja e mirënjohur maja fjalë prekëse për nënën e saj.

Nëpërmjet një statusi në facebook këngëtarja kujton nënë me një fotografi,shoqëruar me fjalë malli:

“Linda me shumë fat,për të patur ty nënë.Asgjë s’është më si atëherë,kur ishe ti” – shkruan Maja

Të shumta janë janë dhe ngushëllimet që ka marrë nga fansat e saj këngëtarja.

Statusi:

“3 VITE PA TY MAMA…
Linda me shume fat,per te patur Ty nene ..
Asgje s’eshte me si athere, kur ishe Ti..
Do jeshe per jete,thelle ne zemren time…”

M.A Labëria News

Këngëtarja e mirënjohur Maja kujton nënën me fjalë prekëse: “Linda me shumë fat,për të patur ty nënë.Asgjë s’është më si atëherë,kur ishe ti” Read More »

Ami tregon si e kalon kohën me Joelin

Çifti i njohur i showbizit, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë shumë të lidhur me fëmijët e tyre, Sian dhe Joelin, të cilëve iu kushtojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre. Dhe pse të vegjël në moshë, fëmijët janë bërë shumë të njohur për publikun shiptar.

Pasditen e sotme Ami ka vendosur ta kalojë pranë të birit. Të dy kanë shkuar në kinema dhe ajo ka shpërndarë në Instastoryn e saj video të Joelit, i cili duket shumë i lumtur teksa shikon një film vizatimor.

“Kinemaja vetëm për ne sot”, ka shkruar Ami në videot e postuara të cilat dëshiron t’i ruajë si momente të çmuara pranë djalit të saj.

Ndonëse ka një axhendë tepër të zënë, Ami sigurohet që koha që iu kushton fëmijëve të mbetet e paprekur.

Një pjesë e ditës është vetëm për Sian dhe Joelin, të cilët po rriten me shumë dashuri.

Kujtojmë që vogëlushi Joel do të luajë përkrah Ermalit në filmin e tij “I love Tropoja.”

Ami tregon si e kalon kohën me Joelin Read More »