ShowBiz

Dafina Zeqiri më sensuale se kurrë (foto)

Prej ditësh Dafina Zeqiri po pa ralajmëron projektin e ri muzikore.

Dhe këtë ajo po e bën përmes disa fotografive të ‘nx ehta’ të shkëputura nga skenat e xhirimit të vidoklipit.

Këngëtarja kosovare këtë herë erdhi me një tjetër imazh, këtë shihet teksa vozitë një motor, ndërsa e veshur vetëm në të brendshme në pjesën lartë, Dafina dukej ‘zj ar r’.

“Ring, ring… por askush nuk të përgjigjet”, ka shkruar Dafina sipër fotos.

Dafina Zeqiri më sensuale se kurrë (foto) Read More »

Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gace ,feston sot ditëlindjen.Ja sa vjec mbush…

Këngëtarja e mirënjohur,diva e muzikës,labja 24 karat,e mrekullueshmja Aurela Gace feston sot ditëlindjen e saj.

Mbush plot 45 vjec,plotë energji,pozitive dhe e parashikueshme si gjithmonë.

Në këtë ditë të vecant të saj ka zgjedhë vetë që nëpermjet një statusi në rrjetin social facebook dhe instagram të shkruaj disa rreshta të thjeshtë ashtu si ajo është vërtet dhe të tregojë se si ka realizuar gjithcka deri në këtë ditë të 45-vjetorit të saj.

“Sot ,45 vjec!
Mund te kisha zgjedhur çdo lloj fotoje per kete dite, por kjo ,me “doreza” ne duar ,eshte simboli i te jetuarit per mua.- E nise statusi Aurela Gace

Statusi i plote:

“Sot ,45 vjeç.
Mund te kisha zgjedhur çdo lloj fotoje per kete dite, por kjo ,me “doreza” ne duar ,eshte simboli i te jetuarit per mua.
Keshtu, e djersitur, pa masken e perfituar nga grimi, duke luftuar per me te miren, per te realizuar veten , per te ndertuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..keshtu i kalova keto 45 vjet….e tani ,pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj te jem sa me gjate prane familjes time te shtrenjte.
Ky eshte I vetmi urim qe i bej vetes eshte, te jem ketu, te shoh femijet te rriten, të jem me vajzat ne hapat e veshtire e te bukur te jetes.
Te jem prane femijeve te mi, ashtu sic prinderit e mi ishin e jane me mua .
Kaq dua vertete, vetëm jetë.
Po te kemi jete e shendet, pastaj te tjerat dihen…..”dorezat ” ne duar, e forca perpara “

M.A @ Laberia News

Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gace ,feston sot ditëlindjen.Ja sa vjec mbush… Read More »

Aktorja Rita Lati tregon momentin e martesës: U tund dynjaja por rrugës ndodhi çudia

Është një ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar dhe prej vitesh ka qenë shumë e preferuar.

Rita Lati ishte e ftuar në “E Diell” në Top Channel dhe kujtoi një nga ditët më të bukura të jetës së saj, kur u bë nuse. Mirëpo jo çdo gjë paska shkuar siç duhet.

“Më bëri babai nuse, u tund dynjaja po martohej artistja e Vlorës thonin” kujton Lati.

“Erdhën të më merrnin njerëzit e burrit me pajë e me stoli dhe u nisëm me 3 makina si në atë kohë” vazhdon rrëfimin e saj aktorja e humorit.

Deri këtu çdo gjë duket normale, por Ritës i paska ndodhur çudia rrugës.

“Në mes të fushës së misrit teksa kalonim në Lushnje, më hoqën fustanin e nusërisë dhe më veshën me një fustan tjetër normal si nuse komuniste se ashtu më donte vjehrra” pohon Rita duke shpjeguar se gjithçka lidhej me famën që mori asokohe me rolin e Zenepes.

“Më shumë kam qarë për fustanin që më hoqën sesa kur ika nga mamaja” përfundoi Lati.

Aktorja Rita Lati tregon momentin e martesës: U tund dynjaja por rrugës ndodhi çudia Read More »

Këngëtarja Jonida Maliqi i bashkohet fushatës “Tetori rozë”

Këngëtarja Jonida Maliqi i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë “Tetori rozë” dhe ka një mesazh sensibilizues për të gjitha gratë.

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit këngëtarja Jonida Maliqi bën një thirrje për gjitha gratë dhe vajzat ku shprehet se kanceri i gjirit nuk diskriminon dhe të gjitha jemi të rrezikuara.

Gjithashtu ajo i bën apel të gjitha grave dhe vajzave të mos anashkalojnë vetkontrollet dhe kontrollet rutinë.

“Kanceri i gjirit nuk diskriminon të gjitha jemi të rrezikuara. Këtë tetor rozë unë i bashkohem nismës së ministrisë të Shëndetësisë në luftën kundër kancerit të gjirit. Mos anashkaloni vetëkontrollet dhe kontrollet rutinë”, tha Maliqi në videomesazhin e saj. /atsh

Këngëtarja Jonida Maliqi i bashkohet fushatës “Tetori rozë” Read More »

Xhemi Shehu i drejton moderatores Arbana Osmani pyetjen befasuese: “Unazën s’po ta shof”

Moderatorja Arbana Osmani ka qenë e pranishme në premierën e filmit “Gjyshja”, të realizuar nga i dashuri i saj, Eduart Grishaj. Veshur klas, me një fund të zi tyli dhe një xhaketë të gjatë, Arbana Osmani ka preferuar t’i qëndrojë besnike stilit të saj.

Por, në foton e postuar në rrjete sociale, nga premiera e mbrëmshme, Xhemi Shehu i drejton moderatores pyetjen befasuese: “Unazën s’po ta shof”.

Mënjeherë mendja shkon tek unaza e fejesës, por gjithsesi të gjitha janë dyshime nga komenti i mikeshës së saj. Megjithatë çifti Arbana dhe Eduart dukeshin më të dashuruar se kurrë mbrëmjen e djeshme dhe regjisori, në sy të të gjithëve e cilësoi si frymëzimin më të madh në jetën e tij

Xhemi Shehu i drejton moderatores Arbana Osmani pyetjen befasuese: “Unazën s’po ta shof” Read More »

“Kur do të martohesh”?Ja përgjigja që jep këngëtari

Këngëtari i njohur Redon Makashi ka qenë i ftuar ditën e djeshme në ‘Shiko kush luan’, ku edhe është ngacmuar për jetën private.

“Tani të të kem në skenë dhe mos të të bëj pyetjen legjendare, nuk ka shanse. Kur do të martohesh si përfundim?’, e pyet Luana.

Këngëtari i është shmangur një përgjigjeje të vërtetë duke u shprehur me humor: ‘Kur të martohet Rezi do të martohem unë’, duke iu referuar Rezart Veleshnjës.

Kujtojmë se Redon Makashi pak kohë më parë është shprehur se dëshiron të ketë një shtëpi druri në mes të pyllit ku të jetojë me njeriun e zemrës. Por duket se këngëtari e shmangu me lezet pyetjen, duke mos dhënë një përgjigje konkrete.

“Kur do të martohesh”?Ja përgjigja që jep këngëtari Read More »

Blogerja që fitoi betejën me kancerin, mesazh për të gjitha gratë

Blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka e cila pak kohë më parë u ndesh me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit, i ka bërë apel të gjitha grave për të kryer kontrolle të shpeshta.

Përmes një mesazhi të ndarë në faqen zyrtare të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Ujka i ka thënë grave të jenë pozitive dhe të forta përballë kësaj sëmundje.

“Unë jam Estela Ujka, blogere, bankiere, mama dhe grua por mbi të gjitha kam fituar betejën me kancerin. Muaji tetor është muaji i kancerit të gjirit ndaj unë ndjej përgjegjësinë time dhe i them çdo gruaje që ka përballuar këtë sëmundje për të qenë të forta dhe pozitive, por mbi të gjitha të diagnostifikohen përmes kontrolleve rutinë të herë pas hershme”, -thotë blogerja e njohur në mesazhin e saj.

Muaji tetor njihet ndryshe edhe si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit ndërsa shifrat tregojnë se janë plot 700 raste në vit që zbulohen për herë të parë me këtë sëmundje./atsh

Blogerja që fitoi betejën me kancerin, mesazh për të gjitha gratë Read More »

Binjakët vlonjatë largohen nga Al-Pazar. Ja cfarë thotë Agron Llakaj

Romeo dhe Donald Veshaj, dy aktorët e humorit, të cilët kanë qenë mjaft të përfolur sëfundmi në mediat rozë, kanë vendosur të bëjnë ndryshime të mëdha edhe në aspektin profesional. Ata kanë lajmëruar sëfundmi se nuk do të jenë pjesë e formatit të humorit “Al Pazar”.

Kundrejt këtij lajmi ka reaguar Agron Llakaj, personi të cilin dy vëllezërit binjakë e quanin edhe “baba”.

Gjatë emisionit të pasdites në Vizion Plus, aktori i humorit u shfaq i prekur nga ky largim i befasishëm i tyre, madje u shpreh se binjakët as nuk e kanë telefonuar më. Pavarësisht të gjithave, Agroni ka deklaruar se Romeo dhe Donaldi do e kenë gjithmonë një derë të hapur nëse vendosin të kthejnë kokën pas.

Teksa bën me dije se kanë rreth një muaj që nuk flasin, Llakaj shprehet se i ka mbështetur, i ka dashur dhe se është shumë i lumtur që i ka krijuar.

Kundrejt këtij lajmi ka reaguar Agron Llakaj, personi të cilin dy vëllezërit binjakë e quanin edhe “baba”.

Gjatë emisionit të pasdites në Vizion Plus, aktori i humorit u shfaq i prekur nga ky largim i befasishëm i tyre, madje u shpreh se binjakët as nuk e kanë telefonuar më. Pavarësisht të gjithave, Agroni ka deklaruar se Romeo dhe Donaldi do e kenë gjithmonë një derë të hapur nëse vendosin të kthejnë kokën pas.

Teksa bën me dije se kanë rreth një muaj që nuk flasin, Llakaj shprehet se i ka mbështetur, i ka dashur dhe se është shumë i lumtur që i ka krijuar.

Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse, por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë”.

Binjakët vlonjatë largohen nga Al-Pazar. Ja cfarë thotë Agron Llakaj Read More »