ShowBiz

Aktori Denardo Neziri i kthen përgjigje Olti Currit: “Jam i lumtur që bëj teatër 5-lekësh, sepse i bëj njerëzit të lumtur dhe ndihem krenar për këtë. Nuk rri duke ngrënë gazeta dhe duke mbajtur në gojë të tjerët”

Rubrika “Përputhen” në emisionin e “E diell” po krijon javë pas jave dinamika dhe batuta nga më të ndryshmet me takimet e disa të rinjve shqiptarë. Bëhet fjalë për një konkurim të meshkujve për t’u fituar zemrat dy bukurosheve, Antoneta dhe Ina.

Kjo e diel nuk la një shije të mirë në publikun shqiptar, sepse Olti Curri ofe ndoi njërin nga djemtë e zgjedhur nga Top Channel në emisionin e frymëzuar nga një format i ngjashëm italian.

Siç bën zakonisht, Olti luajti rolin e ngacmuesit, por kësaj here duke e tepruar me komentet e tij. Njëri nga djemtë, Denardo Neziri, ishte shënjestra e tij e radhës. “Ti bën aktrim 5-lekësh”, ishte njëra nga fjalitë me të cilat Olti iu drejtua Denardos, i cili është aktor profesionist në TKSE.

Nuk ka vonuar reagimi i Denardo Nezirit, i cili me një Insta Story në profilin e tij në Instagram i ka dedikuar disa fjalë. “Jam i lumtur që bëj ‘teatër 5-lekësh, sepse i bëj njerëzit të lumtur dhe ndihem krenar për këtë. Nuk rri duke ngrënë gazeta dhe duke mbajtur në gojë të tjerët, që të jem në qendër të vëmendjes. Jam shumë i zënë duke u marrë me projektet e mia profesionale”, ka shkruar ai.

Kjo nuk është hera e parë që Olti Curri përfshihet në konflikte të tilla, sepse e kemi parë shpesh duke u përplasur me personazhe të ndryshme në TV. Synimi dihet: të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Aktori Denardo Neziri i kthen përgjigje Olti Currit: “Jam i lumtur që bëj teatër 5-lekësh, sepse i bëj njerëzit të lumtur dhe ndihem krenar për këtë. Nuk rri duke ngrënë gazeta dhe duke mbajtur në gojë të tjerët” Read More »

Xhemi Shehu i bën të papriturën Arbana Osmanit e “kë.rcënon” se do ti bëjë un…

Arbana Osmani po përgatitet për të publikuar librin e saj më të ri me receta dhe këto përgatitije nënkuptojnë foto me ushqime të shijshme që të bëjnë të lëshojë goja lëng.

Instastory i saj është i mbushur çdo ditë me foto gatimesh të shijshme që e kanë çmendur fare edhe mikeshën e saj të ngushtë.

Xhemi Shehu ka paralajmëruar se do t’i bëjë unfollow Arbanës për këto foto, thjesht sepse e bëjnë të ndihet shumë e uritur.

“Më cmende, më haet bukë. Do të bëj unfollow”, i ka shkruar Xhemi Arbanës, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka nguruar t’a kthejë në shaka duke shkruar:

“Prishet miqësia mes dy moderatoreve të njohura”./Iconstyle

Xhemi Shehu i bën të papriturën Arbana Osmanit e “kë.rcënon” se do ti bëjë un… Read More »

Ju kujtohet filmi “Taulanti kërkon një motër”?Ja sa ka ndryshuar aktori (foto)

Të gjithëve na kujtohet filmi ‘Taulanti kërkon një motër’, ku Taulanti katërvjeçar, fëmija i vetëm i një familje intelektuale, nuk mund ta durojë më vetminë. Ai kërkon një motër.

Por sa më shumë ngulmon Taulanti, aq më shumë e neglizhojnë prindërit këtë kërkesë.

Dalëngadalë, dëshira e Taulantit u pëlqen prindërve, të cilët e kuptojnë se duhet ta shohin dëshirën e tij më me seriozitet dhe vëmendje.

Sot djali katërvjeçar është rritur dhe është bërë një arkitekt i njohur në Tiranë. Emri i të cilit është Donald Kokona.

Ndryshe nga Taulanti, në jetën reale ai ka një motër. Ky fakt e ka ndihmuar që regjisorja Xhanfize Keko ta përzgjedh për rolin. Pasi Donaldi dinte të llastohej dhe nuk ishte një fëmijë i urtë.

Ju kujtohet filmi “Taulanti kërkon një motër”?Ja sa ka ndryshuar aktori (foto) Read More »

Çfarë do bëje po t’i fusnin ashtu motrës tënde në gojë sallatën? – Ja si përgjigjet Renato Mekolli

Ka nisur prej dy javësh sezoni i dytë i “Hell’s Kitchen” në Top Channel dhe Renato Mekolli ka nisur të marrë kritikat e para lidhur me sjelljen ndaj konkurrentëve. Kjo ka qenë edhe arsyeja se përse shefi i kuzhinës i ka mbyllur komentet në Instagram, megjithatë në një prej postimeve vendosi t’i hapë për t’ju kthyer përgjigje ndjekësve.

Të premten në mbrëmje, Renato bëri që një konkurrente të konsumonte një copë sallatë me zor, duke qenë se ajo nuk e kishte larë dhe do t’ja servirte ashtu klientëve.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe një komentues në Instagram dhe shefi i është përgjigjur;

E pra siç duket, rregullat e forta të “Hell’s Kitchen” janë njësoj për të gjithë! /News31

Çfarë do bëje po t’i fusnin ashtu motrës tënde në gojë sallatën? – Ja si përgjigjet Renato Mekolli Read More »

Blendi Fevziu në merak për të bijat: “Të ardhmen e tyre e shikoj jashtë Shqipërisë”

Moderatori i njohur Blendi Fevziu është një prej emrave më të njohur dhe të ndjekur nga publiku shqiptar. I ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Shiko Kush LUAN” Fevziu ka folur edhe për jetën e tij private, për familjen, bashkëshorten dhe dy vajzat.
Shpesh herë poston edhe në rrjetet sociale me dy vajzat e tij, por këtë herë duke folur për jetën, arsimin dhe të ardhmen e dy vajzave të tij, moderatori i njohur ka treguar se të ardhmen e tyre e sheh jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu gjatë bisedës, Fevziu tha se në shtëpinë e tij femra ka gjithmonë të drejtë, përfshi këtu pra dhe dy vajzat e tij, përveç bashkëshortes.

Blendi u shpreh se Shqipëria është një vend shumë maskilist në raport me vajzat, gratë, nënat për të gjitha femrat shqiptare.

Blendi Fevziu në merak për të bijat: “Të ardhmen e tyre e shikoj jashtë Shqipërisë” Read More »

Këngëtarja Elvana Gjata bën urimin p.rekës për personin e dashur

Valdrin Sahiti ka organizuar një festë për ditëlindjen e tij, ku nuk kanë munguar emra të njohur nga showbizz-it.

Mes tyre ishte edhe këngëtarja e njohur, Elvana Gjata e cila prej vitesh vishet nga Valdrini si për klipe ashtu edhe për përditshmëri.

Teksa ka ndarë disa imazhe nga festa, këngëtarja nuk ka hezituar të bëjë edhe një dedikim për mikun e saj.
“Unë jam e lumtur ku ti je i lumtur, urime ditëlindja Valdrin Sahiti”, shkruan ajo.

Këngëtarja Elvana Gjata bën urimin p.rekës për personin e dashur Read More »

Kush është i dashuri sekret i Olta Gixharit?

Olta Gixhari është një prej aktoreve më të komentuara shqiptare për protagonizmin e saj.

Së fundi, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të disa fotove të publikuara, ku duket e shoqëruar nga një mashkull misterioz, identiteti i të cilit është mbajtur sekret.

Tri vite pas ndarjes nga ish-i, Gixhari po shijon dashurinë e vërtetë. Edhe pse më parë ka qenë shumë e rezervuar për të folur për jetën private, duket se kjo histori i ka dhënë siguri Oltës, e cila si rrallëherë vendosi ta jepte vetë lajmin se tashmë është duke shijuar një histori të re.

Ajo e zbuloi këtë për të gjithë se nuk është më beqare, ndërsa shfaqej në një video duke kërcyer me bikini.

Por, për momentin identiteti i të dashurit nuk dihet, ndërsa besohet se mund të jetë i huaj, pasi ajo udhëton shpesh drejt Spanjës, ku besohet se jeton ai.

Kush është i dashuri sekret i Olta Gixharit? Read More »

Këngëtarja Enca feston ditëlindjen,ja sa vjeç mbush

Këngëtarja Enca Haxhia sot feston ditëlindjes e 24-të të saj. Enca ka vendosur që këtë herë të festojë në qytetin e dashurisë, në Paris.

Ajo ka publikuar në Instastory disa dhe në një prej tyre zbulon tortën surprizë dhe qirinjtë me numrin 24.

Por këngëtarja ka një peng të madh: “Obobo tani nuk do të jem më kurrë 23 vjeç”, shkruan Enca në një Story tjetër.

Mesa duket ky është pengu i vetëm që i ka mbetur këngëtares nga kjo ditëlindje.

Këngëtarja Enca feston ditëlindjen,ja sa vjeç mbush Read More »