ShowBiz

Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max vlerësohet me çmim në MTV EMAs

Suksesi i Ava Max nuk ndalet. Pas një performance që i la pa frymë të gjithë në skenën e MTV EMAs, këngëtarja u vlerësua me çmimin e parë nga ky festival.

Ylli i muzikës pop rrëmbeu çmimin “Best Push”. Ndërsa ishte nominuar edhe në kategorinë “Best New”, por nuk rezultoi fituese.

Edhe këngëtarja Bebe Rexha ishte nominuar në dy kategori por nuk arriti të rrëmbejë asnjë çmim.

Ndërkohë Ava Max ndezi skenën e MTV EMAs 2019 në Seville, Spanjë. Ajo performoi këngën e saj ‘Torn’ në skenën gjigante. /atsh

Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max vlerësohet me çmim në MTV EMAs Read More »

Rita Ora dhe Dua Lipa, pjesë e listës së më të pasurve në Britani

Revista e njohur britanike “Heat” ka publikuar listën e personazheve të famshëm më të pasur nën moshën 30 vjeçare në Britaninë e madhe. Në krye të kësaj liste qëndron Ed Sheeran, i cili është cilësuar si i famshmi më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30 vjeç, me një pasuri të vlerësuar prej 170 milionë funtesh.

Në vend të dytë renditet Daniel Radcliffe, me një pasuri prej 90 milion funtesh, ndërsa Harry Styles, 25 vjeç, është i treti me afër 64 milion funte. Pjesë e listës janë edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Rita Ora është renditur e 13-ta me një pasuri prej 17.8 milion funtash, ndërsa Dua Lipa zë vendin e 15 me 11.8 milionë funte. Kujtojmë se vitin e kaluar këtë listë e kryesonte Adele, por tani ajo është 31 vjeçe dhe froni nuk i përket më asaj./atsh

Rita Ora dhe Dua Lipa, pjesë e listës së më të pasurve në Britani Read More »

Modelja e njohur e njohur shqiptare, fjelë të ndjera për nënën: “S’do mundem kurrë më të të përqafoj”

Modelja e njohur e njohur shqiptare, e cila ka korrur mjaft sukses na ka përlotur të gjithëve me postimin e saj të fundit në Instastory. Emina Çunmulaj ka shkruar disa fjalë të ndjera për personin që i mungon më së shumti në jetë. Bëhet fjalë për nënën e saj, e cila është ndarë nga jeta gjashtë vite më parë. Ajo tregon se mungesa e saj i peshon njësoi si para gjashtë viteve.

“Nuk e di sesi mësova të jetoi pa ty. Ndonjëherë pretendoi se ti je thjesht në një vend tjetër të botës dhe se do të të shoh sëshpejti. Herë të tjera dëgjoi zërin tënd në mesazhet me zë dhe mendoi se je diku dhe do të të shoh sërish. Ndonjëherë unë thjesht qaj, sepse e di se s’do mundem kurrë më të të përqafoi dhe ti s’do mundesh më të shohësh vajzat e mia, tek të cilat unë të shoh ty shpesh herë. Unë ndihem sikur ti je kudo rreth meje dhe shpresoi e dëshiroi që ti mund të më shohësh mua dhe unë e di që ti do ishe krenare se sa nënë e mirë jam unë për vajzat e mia. E kam mësuar këtë prej teje dhe s’mund ta besoi se pasi kanë kaluar 6 vite, unë ndihem sikur ikja jote ndodhu dje”, shkruan Emina në postim duke na përlotur të gjithëve.

Emina Çunmulaj prej vitesh jeton në SHBA, ku ka ndërtuar jetën e saj me bashkëshortin dhe dy vajzat e tyre.

Modelja e njohur e njohur shqiptare, fjelë të ndjera për nënën: “S’do mundem kurrë më të të përqafoj” Read More »

Alban Skënderaj, ambasadori i parë i gjuhës italiane në Shqipëri

Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj është ambasadori i parë i gjuhës italiane në Shqipëri. Këngëtarit iu akordua titulli përmes një ceremonia të veçantë të zhvilluar në ambasadën italiane në Tiranë. Skënderaj është përzgjedhur edhe si protagonist i spotit të realizuar nga ambasada në kuadër të Javës së Gjuhës Italiane në Botë.

“Falenderojmë Alban Skenderaj, ambasadori i parë i gjuhës italiane në Shqipëri dhe protagonisti i spotit të realizuar me rastin e Javës së Gjuhës Italiane në Botë. Italishtja është muzikë!” thuhet në dedikimin e ambasadës italiane.

Edhe vetë këngëtari është shprehur i emocionuar dhe mjaft i nderuar për emërimin e tij si ambasadori i parë i gjuhës italiane në Shqipëri.

“Faleminderit ambasadës italiane në Shqipëri, e cila më nderoi si të parin ambasador të gjuhës italiane në Shqipëri. Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tanë,” shprehet këngëtari. /atsh

Alban Skënderaj, ambasadori i parë i gjuhës italiane në Shqipëri Read More »

Rezart Veleshnja aktori i njohur i humorit ,ndanë me të gjithë historinë e dhimbshme të mamasë së tij – Falenderon mjekun publikisht

Rezart Veleshnja edhe pse ka pak vite që është future aktrimit, ai është një nga aktorët më të njohur në ekranin shqiptar. Rezarti është mjaft aktiv në rrjetet sociale duke numëron mijëra ndjekës. Ai ndan me ta postime plot humor e batuta të shumta.

Mirëpo, ditën e sotme aktori është bërë si rrallëherë serioz lidhur me postimet e tij, duke ndarë me të gjithë historinë e dhimbshme të mamasë së tij.

Rezarti ka treguar se e ëma ka luftuar me kancerit e gjirit dhe fatmirësisht ka mundur të shpëtojë. Për këtë arsye, aktori falenderon publikisht kirurgun që i ka shpëtuar jetën mamasë së tij.

“Sot mendova ta ndaj me ju edhe pse mund të duket pak e çuditetshme por gëzimi që kam ma lejon këtë! Pas një lufte me kancerin e gjirit që nëna ime kaloi arrita të kuptoj se jakat e bardha shqiptare janë më të aftet në botë jam krenar për kirurgët Shqiptar. Ky është Helidon Nina, një nga kirurgët më të mirë i cili shpëtoi edhe jetën e nënës sime! Te jam mirënjohës! Zoti të bekoftë ty edhe familjen tënde!”- janë fjalët e ndjera të Rezartit në postim.

Rezart Veleshnja aktori i njohur i humorit ,ndanë me të gjithë historinë e dhimbshme të mamasë së tij – Falenderon mjekun publikisht Read More »

Arbana Osmani “thumbon” Iris Luarasin: Çfarë do t’i gatuash zyshës që të ngeli?

Moderatorja Arbana Osmani ka zhvilluar një lojë me pyetje në profilin e saj rreth librit më të fundit që pritet të publikojë në datë 13 nëntor.

Mes shumë pyetjesh, ka dalluar komentuesja që i drejtohet: “Çfarë recete do gatuaje për zyshën që të ngeli?”

Por Arbana nuk ka nguruar të shkruajë një ‘hartim’, në lidhje me pyetjen.

“Në vitin e dytë të fakultetit, frekuentimi i të gjitha leksioneve për mua që punoja në ‘Top Albania Radio’ ishte i pamundur. Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në kohën kur im atë ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi me qera, puna ime për familjen time ishte shumë e rëndësishme.

Përveç kësaj isha duke ndjekur pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e pedagogëve të mi e kanë mbështetur gjithmonë, me përjashtime shumë të rralla, siç është rasti i zysh Irisit. Unë e dija që do më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte për mungesat, por atë vit zgjedhja ime ishte të ruaja punën.

Do kisha dashur shumë të isha në çdo leksion të sajin sepse ‘gazetari radio’ ishte lënda ime e preferuar, por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12, atëherë kur fillonin leksionet e zysh Irisit dhe mua me vjen keq.

Një vit më vonë e mora 10 e dy vite më vonë temën e diplomës zgjodha ta punoja prapë me zyshën e prapë mora 10. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që ‘mikesha jonë’ zgjedh të trajtojë si ngelësa njerëz të cilët e kanë dashur lëndën e saj ndoshta më shumë se vetë zysha, por për arsye frekuentimi nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në çdo leksion.

Nga e gjithë kjo përvojë gjithsesi sot kam kuptuar një leksion. Nuk të bën as ngelës, as dështak, as të paaftë nota e një mësueseje. Përkundrazi, edhe pse zysh Irisi jam e bindur që nuk ka pasur asnjë qëllim të keq, të dëmtojë reputacionin tim apo të kolegëve të mi, iu ka dëshmuar të gjithë të rinjve që na ndjekin se edhe pse ‘ngelës’ mund t’ia dalësh.

Një përqafim për të gjithë studentët që paralelisht punojnë dhe për të gjithë profesorët e tyre, natyrisht”, ka shkruar Arbana në përgjigjen e saj.

Kujtojmë që Iris Luarasi ka shprehur hapur emrat e gazetarëve të famshëm që ka ngelur gjatë kohës që frekuentonin fakultetin, ku ndër këta emra ishte edhe ajo e Arbanës.

Moderatorja tregoi gjithashtu detaje interesante rreth librit duke shtuar se ideja për realizimin e tij ka lindur pasi duhej të gatuante shpesh herë diçka të shpejtë me fëmijën nëpër këmbë por edhe koha që nuk I premtonte shumë.

Arbana Osmani “thumbon” Iris Luarasin: Çfarë do t’i gatuash zyshës që të ngeli? Read More »

Këngëtari i njohur Endri Prifti,tregon të vërtetën: “Akuzoi qeverinë për 50 mijë eurot e humbura në baste”

Këngëtari i njohur Endri Prifti ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku jo vetëm sqaroi të vërtetën e statusit në të cilin akuzonte qeverinë se i kishin vjedhur 50 mijë euro në baste, por denocoi edhe se i kishin bërë padrejtësi me një shtëpi.

Disa javë më parë, ne nje postim ne Instagram, Endri akuzonte qeverinë për vjedhje dhe denonconte se kishte rënë pre e lojërave të fatit.

I pyetur nga Bieta, ai pranoi se ishte mashtruar, duke fajësuar pjesërisht veten që ra papritur në grackën e “atyre njerëzve” siç i quajti ai.

“Në ato momente njeriu s’ di se ç’bën një njeri që i është futur asaj nuk e kontrollon dot veten”, u shpreh ai, duke vijuar më tej, “unë kam patur gjithnjë faj, unë jam njeriu më i keq i vetes së vet, ama jam më i miri i të tjerëve, ndaj më duan. Jam krenar se i dua të gjithë dhe nuk i kam bërë njeriu keq, vetes time sa të duash…” vazhdoi ai.

Megjithatë Endri preferoi ta quante këtë rast të mbyllur, edhe pse nuk e mohoi që është ndjerë i peshkuar e nuk i kanë munguar kritikat as nga i vëllai, Stefi Prifti.

“Këta të vjedhin shtëpinë, vete tjetri të hap shtëpinë, ndërron çelësin, t’i merr që të gjitha… Kisha 13 vite kredi për një shtëpi që kisha blerë në Korçë dhe 12 vjet pagova gjithë shtëpinë. Në mars, gjatë kohës që isha në turne në Amerikë, nuk u paraqita dot në gjyq, avokati im kishte ikur rastësisht në Kanada e s’ishim marrë vesh. Vetëm për mosparaqitjen një herë në gjyq, ata tre gjyqtarët e lanë hajdutin të fitonte”,- tregoi nder te tjera Endri./Top Channel

Këngëtari i njohur Endri Prifti,tregon të vërtetën: “Akuzoi qeverinë për 50 mijë eurot e humbura në baste” Read More »

Jonida Maliqi flet për lidhjen me Romeon

Prej kohësh Jonida Maliqi dhe aktori i humorit Romeo Veshaj janë një ndër çiftet më të përfolur në media.

Ndonëse më herët dyshja nuk e kanë konfirmuar lidhjen, së fundmi duket se nuk po fshihen më.

Ishte Romeo i pari i cili deklaroi se është shumë i lumtur për lidhjen, edhe pse pa përmendur emra. Ndërsa së fundmi ka qenë radha e Jonidës për t’i shprehur hapur ndjenjat.

Në një intervistë për ‘Prive’, kur u pyet për lidhjen, Jonida u shpreh: ‘Tani kemi gjithë verën që merremi me këtë çështje. Po lodhen kaq shumë, po mundohen kaq shumë. Jam shumë e lumtur dhe kaq mjafton’.

Jonida Maliqi flet për lidhjen me Romeon Read More »