ShowBiz

Dua Lipa solidarizohet sërish me Shqipërinë, krijon bluza të personalizuara “Pray for Albania”

Pas deklarimit se të ardhurat e kompanisë do t’i jepte për të prekurit nga tërmeti, Dua Lipa ka bërë një gjest tjetër human për vendin e saj.

Ajo tashmë është fokusuar në krijimin e disa bluzave të personalizuara, të ardhurat nga shitja e të cilave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Tek bluzat shkruhet “Pray for Albania”, “Dua Lipa” dhe do të kushtojë 45 dollarë.

Përmes postimit të saj në rrjetet sociale ajo u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që duhet ndihmë e madhe për Shqipërinë në këto momente , të marrin bluzat, pasi të ardhurat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i datën 26 nëntor për të ndërtuar një shtëpi apo ndihmuar. /atsh

Dua Lipa solidarizohet sërish me Shqipërinë, krijon bluza të personalizuara “Pray for Albania” Read More »

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, ndihmë 200 personave të prekur nga tërmeti

Artistë të shumtë janë solidarizuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Çifti i artistëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër artistët e shumtë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për këtë situatë të vështirë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Miriam Cani është shprehur se bashkë me Albanin kanë ndihmuar më shumë se 200 persona, por për dallim nga të tjerët, këtë e kanë bërë në heshtje.

“Jam e lumtur që kemi arritur t’ju vijmë sado pak në ndihme rreth 200 personave të prekur nga tërmeti të cilët janë strehuar në kompleksin e kishës ortodokse “Shën Vlashi” në Durrës.

Në këto ditë të vështira si shumë të tjerë, ata kanë nevoje për çdo lloj mbështetje materiale apo financiare.

Çdokush që dëshiron të kontribuojë në vazhdim për ato familje mund t’i drejtohet direkt Kishës apo këtij numër kontakti: +355 67 201 4591”, shprehet këngëtarja Cani.

Ajo shprehet se përveç ndihmave bazike dhe jetësore duhet të ndihmohet edhe shpirtërisht.

“Ashtu siç ushqehet dhe ngrohet trupi, ashtu dhe shpirti ka nevojë për ushqim e ngrohtësi. Ndoshta prej natyrës unë dhe Albani jemi pak më diskretë e të rezervuar, por në heshtje dhe me dashuri e zemër jemi munduar të ndihmojmë ku kemi mundur”, tha Cani.

“Faleminderit të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Diasporë që edhe njëherë dëshmuan që kur bashkohemi në emër të dashurisë mund të marrim në dorë fatet e kombit e të bëjmë diferencën. Është dëshmia se ende ka shpresë. Paqe e dashuri për të gjithë ju”, ka shkruar në këtë postim këngëtarja. /atsh

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, ndihmë 200 personave të prekur nga tërmeti Read More »

Pas Rita Orës, edhe Ermal Meta adopton shtëpinë e familjes Alla në Tiranë: Iu bashkova apelit të Veliajt

Pas Rita Orës, një tjetër këngëtar shqiptar me famë botërore është sensibilizuar me familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Këngëtari Ermal Meta i është përgjigjur thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ashtu si Rita Ora ka vendosur që me financat e tija të ndërtojë një tjetër shtëpi të shkatërruar nga tërmeti.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ermal meta nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale teksa i bën thirrje edhe figurave të tjera por edhe fansave të tij që të kontribuojnë për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë në këto moment të vështira.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliaj duke dhënë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al”, – shkruan Ermal Meta në rrjetin social instagram.

Ndërkohë që po ashtu ai ka publikuar që më parë në faqet e tija në rrjetet sociale edhe thirrjen për të ndihmuar financiarisht Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit të datës 26 nëntor. “Edhe pak bën ndryshim. Nëse mundeni shpërndajeni ju lutem”, shkruan Meta ndërsa ka publikuar mesazhin sensibilizues për të kontribuar në përballimin e kësaj situate. /atsh

Pas Rita Orës, edhe Ermal Meta adopton shtëpinë e familjes Alla në Tiranë: Iu bashkova apelit të Veliajt Read More »

Maya falenderon të gjithë fansat për urimet në ditëlindjen e djalit: “Me mijëra qofshin gezimet në shpirtin tuaj.Zoti ju bekoftë”

Maya kengetarja e njohur e muzikes popullore ka perjetuar diten e djeshme gezimin me te madh te jetes,ditelindjen e djalit te saj dhe kete lumturi ajo e ka ndare mete gjithe ndjeksit e saj.

Sot nepermjet nje statusi ne facebook kengetarja falenderon te gjithe per cdo urim.

“ME MIJERA ISHIN URIMET TUAJA PER 1-VJETORIN E DJALIT TIM
ME MIJERA QOFSHIN GEZIMET NE SHPIRTIN TUAJ ” – shkruan Maya

Statusi i plote:

“TE DASHUR DHE TE NDERUAR MIQ,FANSA ,TE AFERM..
ME MIJERA ISHIN URIMET TUAJA PER 1-VJETORIN E DJALIT TIM
ME MIJERA QOFSHIN GEZIMET NE SHPIRTIN TUAJ .JU JAM SHUME MIRENJOHESE.
ZOTI JU BEKOFTE” A.A @laberianews

Maya falenderon të gjithë fansat për urimet në ditëlindjen e djalit: “Me mijëra qofshin gezimet në shpirtin tuaj.Zoti ju bekoftë” Read More »

Aurela Gace: “Ne nuk mund te përfaqësohemi nga disa individë përfitues e të ligë që në këto momente, që kanë mendjen të pasurohen me pako me fasule e me batanije”

Pas tërmetit me pasoja fatale, Aurela Gaçe si shumë shqiptarë të tjerë është sensibilizuar dhe ka ofruar ndihmën e saj për njerëzit në nevojë.

Ajo përmes një postimi në “Instagram” shpreh se është e lumtur që gjithë shqiptarët u bënë bashkë dhë që i kemi dhënë njëri-tjetrit kaq shumë dashuri.

Gjithashtu Aurela ka theksuar dhe faktin se ne nuk përfaqësohemi nga ata njerëz të cilët përpiqën të vjedhin dhe të përfitojnë nga kjo tragjedi, duke vjedhur ushqime dhe batanije.

Këtë fenomen ajo e quajti varfëri shpirtërore.

“Nuk më duket e udhës të tregoj ndihmën time, sepse kur bëhet diçka, bëhet jo për ta ditur të tjerët, por për shpirtin tim.

Në këtë rast, më duhet ta bëj publike për arsye më të mëdha, por sigurisht edhe online siç e shikoni kam qenë anonim, por këtë rast e bëj për t’u bërë thirrje miqve, artistëve, e cilitdo që nëse e ka një mundësi, le të ndihmojmë të ndërtohen shtëpitë”.

“Qytete e fshatra, motra e vëllezër, fëmijë, nëna e baballarë të ngelur pa asgjë. Të tjerë humbën jetën.

O Zot kaq e dhimbshme, kemi ngelur të trishtuar në shpirt. Humbje e madhe njerëzore. Por, në këtë moment kaq të vështirë, ne i dhamë njëri-tjetrit kaq shumë dashuri”.

“Në fatkeqësi, ne kishim nevojë për dorën e ngrohtë e ja, anembanë vendit janë hapur dyert e zemrat për ndihme, nga Kosova e Diaspora morëm kaq shumë po kaq shumë dashuri, sa zemra e trishtuar njëherësh u ngjall. Faleminderit. Fqinjët e vendit e shumë kombe miq të vendit tonë të vuajtur, ishin këtu. Faleminderit”.

“Në këtë rast, thjeshtë dua të bëj thirrje për ndihmë, sigurisht duke dhënë edhe vet ndihmën time e do të vazhdoj ta jap (sepse do të duhen muaj e muaj për t’u rimëkëmbur e ndihma nuk përfundon këtu). Zoti e bekoftë këtë popull të vuajtur, por kaq të bukur”.

“Edhe diçka. Ne nuk mund te përfaqësohemi nga disa individë përfitues e të ligë që në këto momente, kanë mendjen të pasurohen me pako me fasule e me batanije. Kjo quhet varfëri shpirtërore.

Ne, jemi miliona zemra të bashkuara dhe fytyra jonë e vërtetë janë ata njerëz që pa u lodhur me vetëmohim, kanë ndihmuar qysh nga nxjerrja e njerëzve nga rrënojat, deri tek ata që ushqyen me dashuri të pakufi secilin në nevojë. Këta jemi ne. Popull i bukur”, ka shkruar Aurela.

Aurela Gace: “Ne nuk mund te përfaqësohemi nga disa individë përfitues e të ligë që në këto momente, që kanë mendjen të pasurohen me pako me fasule e me batanije” Read More »

Maya,këngëtarja e njohur e muzikës popullore sot ka një gëzim të madh – Djali i saj Jonas mbush 1-vjec: “EDHE 101 BIR”

Maya kengetarja e njohur e muzikes popullore sot ka nje gezim te madh dhe kete gezim e ndan me ndjeksit e saj.

Sot djali i saj Jonas mbush 1-vjec!

“TE DASHUR MIQ,SHUME SHUME GJERA TE JETES TIME,I NDAJE ME JU….ESHE TANI DUA TE NDAJ ME JU GEZIMIN TIM, PER 1-VJETORIN E DJALIT ,JONAS” – shkruan kengetarja ” EDHE 101 BIR!

Statusi i plote:

“TE DASHUR MIQ,SHUME SHUME GJERA TE JETES TIME,I NDAJE ME JU….ESHE TANI DUA TE NDAJ ME JU GEZIMIN TIM, PER 1-VJETORIN E DJALIT ,JONAS..
ZOTI M’A DERGOI NE MOMENTE TE VESHTIRA, SI NJE ENGJELL QE ME BERI DRITE NE SHPIRTIN TIM TE LENDUAR, NUK MUND TE KUSHTE KOMPESIM ME TE PERSOSUR.🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏
EDHE 101 BIR ❤❤❤❤❤❤❤❤❤⭐⭐⭐”

Ky eshte urimi plot emocion i nenes per birin e saj”

Edhe 100 Jonas nga stafi i orikuminews!
/orikuminews

Maya,këngëtarja e njohur e muzikës popullore sot ka një gëzim të madh – Djali i saj Jonas mbush 1-vjec: “EDHE 101 BIR” Read More »

Maja anullon koncertet: “I madh është trishtimi dhe tronditja për këtë tragjedi”

Kengetarja e njohur Maja mes dhimbjesh shpreh ngushellime per viktimat e termetit ne Durres dhe anullon koncertet.

“Fjalet per te ngushelluar nuk vijne…aq i madh eshte trishtimi dhe tronditje per kete tragjedi” – shprehet kengetarja ne statusin e saj ne faceboook.

Statusi i Plote:

FJALET PER NGUSHELLUAR NUK VIJNE…..AQ I MADH ESHTE TRISHTIMI DHE TRONDITJA PER KETE TRAGJEDI….
ZOTI JU LEHTESOFTE DHUMBJEN GJITHE ATYRE QE HUMBEN NJEREZIT E DASHUR…
QOFTE E FUNDIT KJO TRAGJEDI NATYRORE…🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏
Koncertet natyrisht qe anullohen
/orikuminews

Maja anullon koncertet: “I madh është trishtimi dhe tronditja për këtë tragjedi” Read More »

Olti Curri e thotë troç: Kjo femër s’meriton titullin këngëtare

Olti Curri është një personazh i dashur në median shqiptare i cili njihet për komentet e tij të drejtpërdrejta dhe ‘thu mbat’ ndaj vipave të vendit.

Së fu ndmi ai ka realizuar një intervistë me 25 pyetje për “Prive”, ku edhe ka shprehur troç mendimin e tij pasi Olti ‘nuk di’ të flasë ndryshe.Ai është pyetur nga moderatorja e emisionit se cila është këngëtarja shqiptare që nuk e meriton epitetin këngëtare?

Olit nuk ja ka përtuar aspak me përgjigjen e tij:

“Po për shembull, Morena Taraku”, tha Olti. Ai nuk e ka sqaruar arsyen pse ka zgjedhur emrin e Morenës, duke kaluar menjëherë në pyetjen tjetër.

Por kujtojmë se Olti e ka “ng acmuar” këngëtaren për pozat e saj në Instagram edhe më herët e mbase nuk ka nevojë për shumë koment, duke lënë të kuptohet se Morena nuk futet tek personazhet e tij të preferuar VIP.

Olti Curri e thotë troç: Kjo femër s’meriton titullin këngëtare Read More »