ShowBiz

Djali ka ditëlindjen, Fjodora e surprizon në mesnatë

Fundi i shtatorit është një festë e vërtetë për gazetaren e njohur Fjodora Fjora.

Më 29 shtator, ditën e djeshme ishte ditëlindja e saj, ndërsa sot më 30, e të birit, Alteo.

Vogëlushi të cilin e birësoi fare të vogël, ka ndryshuar jetën e saj dhe këtë gjë, Fjodora e tregon vazhdimisht.

Alteo mbush sot 7 vjeç dhe mami Fjodora e ka surprizuar në mesnatë me urimin, teksa me një pjesë nga torta e mbetur nga ditëlindja e saj, i këndoi këngën.

Vogëlushi shihet në video se nuk i mban dot të qeshurat nga surpriza e bërë.

“Njëri pas tjetrit kështu i ndajmë ditët tona të lindjes ne të dy… Mund të bëjmë dhe 100 festa, por momenti më i bukur mbetet kur ne i bëjmë surprizë njeri tjetrit. Me copa tortash, me qirinj të mbetur pa dekor e pa njerëz shumë, me pizhame, ne qeshim dhe e shijojmë pafund. Rritu i bukur biri im, rritu i mbarë dhe qesh çdo ditë të jetës tënde. Mami të ka jetë, të ka dritë❤”, shkruan Fjodora teksa ndan pamjet që gjeni më poshtë. /noa.al

Djali ka ditëlindjen, Fjodora e surprizon në mesnatë Read More »

Mbyllja e lokaleve të natës/ Këngëtari shqiptar: Jemi me borxhe

Mbyllja e lokaleve të natës ka sjellë probleme financiare te këngëtarët të cilët e kanë si pikën kryesore të fitimit të të ardhurave.

Për këtë vendim ka folur në emisionin ‘abc e mëngjesit’ këngëtari Labinot Rexha i cili ka deklaruar se disa lokale janë hapur madje mbajnë brenda shumë persona.
“Në Zvicër, zvicerianët e dinë që në një lokal të natës do ta ketë një kontakt me virusin po e gjejnë mënyrën që mos ta hapin kontaktin. Kurse në Kosovë nuk ndodh kjo. Unë këndoj në Gjenevë çdo të premte. Ndërsa në një tjetër kanton lejohen deri në 300 veta në lokalet e natës. Këtu e gjejnë një mënyrë”, tha ai.

Rexha theksoi se shumë këngëtarë kanë marrë borxhe, po nuk kanë me çfarë t’i shlyejnë.

“Grupi im dhe unë kemi humbur 60 dasma që do të thotë përafërsisht gjithë buxhetin. Grupi im është me borxhe. Në Kosovë, shoku i shokut tim ka marr borxhe. Ne mendojmë që në fund të sezonit t’ja shlyejmë, po tani nuk dimë. Unë në raste kontrete kam thyer shumë kapare, po nuk kthehet. Ka ardh koha që zoti po na dënon pak, nuk e dimë nëse në këto lokalet e natës po shkojmë në kabare apo diku tjetër. Ka persona që marrin bashkish dhe i fotografojnë, po ka njerëz që nuk kanë të hanë”, shtoi Labinoti.

Mbyllja e lokaleve të natës/ Këngëtari shqiptar: Jemi me borxhe Read More »

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, shumë shpejt do të kthehet në ekran

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, shumë shpejt do të kthehet në ekran.
Ajo do të shfaqet në rolin e moderatores, në një emision i cili do të nisë në 10 tetor.
“Tetë a tetë me Adelinën”, është titulli i emisionit të moderuar nga këngëtarja, i cili do të nisë në kanalin 10 në Kosovë.

Emisioni i këngëtares do të shfaqet mbrëmjet e të shtunave në orën 21.00.

Fansat e Adelinës janë entuziastë nga ky rikthim, pas një kohe të gjatë mungesë. /noa.al

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, shumë shpejt do të kthehet në ekran Read More »

Xhensila Pere tregon se ka takuar Gabriel Garkon 5 vite më parë: E kuptova që ishte g ay

Xhensila Pere tregon se ka takuar Gabriel Garkon 5 vite më parë: E kuptova që ishte g ay

Për aktorin italian ka folur edhe Xhensila Pere në intervistën e fundit në “Radion NRG“.

Shkak për bisedën në lidhje me Garko-n u bë fotoja që ajo kishte postuar në Instagram-in e saj, ku shfaqej së bashku me aktorin dhe shprehej sigurisht e mërzitur nga lajmi i fundit, megjithatë ish-Missi tha se nuk ishte e surprizuar.

Kjo pasi në eventin ku Garko kishte qenë prezent 5 vite më parë, ceremoninë e “Miss Albania 2015,” ku Pere edhe e takoi, tha se kuptohej që nuk ishte i interesuar për vajzat.

Xhensila rrëfen se atë mbrëmje ishin të shumta vajzat që donin ta takonin, madje shënuan emrin në një listë të gjatë për të qenë të pranishme në darkën ku ai do të ishte pjesë, por ajo vetë nuk kishte pranuar të shkonte.

Arsyeja? Sepse ishte shumë e zhgënjyer jo vetëm nga fakti që atij nuk i interesonin vajzat, por edhe pse nuk i kishte dhënë eventit dhe Shqipërisë rëndësinë e duhur. Pere tregon se ndër të tjera ai kishte ardhur me një veshje aspak të përshtatshme, me të cilën në jetën e tij të përditshme “nuk shkon as të blejë bukë”.

Për të dëgjuar të plotë përshtypjet e Xhensilës në lidhje me italianin dhe se si e kishte kuptuar orientimin e tij seksual disa vite më parë, por edhe për të rejat nga jeta e saj profesionale e personale, shihni videon e mëposhtme:
Aktori i njohur italian, Gabriel Garko deklaroi para pak ditësh hapur se është gay.

Ai e rrëfeu vetë këtë gjë para miliona shikuesve të “Grand Fratello VIP”.

Ai zgjodhi të mos e fshehë më homoseksualitetin e tij dhe me një letër drejtuar ish-të dashurës, Adua Del Vesco.

Garko nuk e shqiptoi fjalinë “Unë jam gay”, por e la të nënkuptohet.

“Adua vendosa të të shkruaj një letër. Unë e di që disa gjëra që do të them do të jenë surprizë. Të dy së ​​bashku jetuam një përrallë të bukur, të bukur, por një përrallë. Në përralla ka nga ata që i shkruajnë dhe nga ata që i interpretojnë dhe nuk e di kush argëtohet më shumë. A je kënaqur? As unë… A të kujtohet kur në Sanremo të thashë se doja të bëja gjërat e mia, atje fillova të jetoj, thashë moshën time të vërtetë, gjeta fëmijën brenda meje. Që atëherë nuk kam qenë në gjendje të mbaj maskë… Ne jetuam një përrallë të bukur dhe unë do ta jetoja njëmijë herë. Por tani do të doja të jetoj jetën time. Me ty si mik. Ekziston edhe një përrallë tjetër që unë e kam jetuar vetëm dhe që shumë e quajnë sekret.”-/noa.al/

Xhensila Pere tregon se ka takuar Gabriel Garkon 5 vite më parë: E kuptova që ishte g ay Read More »

‘Nuk më vjen turp ta them’/ Florjan Binaj tregon punën e parë që ka bërë

Florjan Binaj është një nga aktorët më të njohur të humorit në vend.

I ftuar në programin “Historia e Fundjavës” ka treguar faktin se si ka nisur të punojë që në moshë të vogël.

Gjatë intervistës me Mirela Milorin ai është shprehur gjithashtu se nuk i harron vështirësitë që ka kaluar dhe kjo e bën që të ndihmojë dhe të tjerët.

Mirela Milori: Në fakt the pak më parë the që ke punuar që herët. Ti nuk harron nga vjen kam idenë? Ti nuk harron vështirësitë e tua ndoshta, që të bën që të jesh kaq i mirë dhe ta japësh këtë mirësinë pa kursim tek të tjerët, me aq sa ke në dorë.

Florjan Binaj: Absolutisht jo. Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam punuar lloj-lloj punësh, e kam thënë edhe herë të tjera. Kam punuar edhe fatorino nëpër furgonat e Unazës kur nuk kishte autobusë, nuk më vjen turp ta them, edhe sot e kësaj dite. Por këto punë më kanë bërë gjithmonë të mos e harroj fundin, edhe të mos e harroj gjithmonë sipërfaqen. Ta di gjithmonë ku jam dhe ku mund të jem për të ndihmuar njerëzit.

‘Nuk më vjen turp ta them’/ Florjan Binaj tregon punën e parë që ka bërë Read More »

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj rrëfen të pathëna nga jeta e saj, profesionale dhe private

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj rrëfen të pathëna nga jeta e saj, si profesionale ashtu dhe private.

Xhensila është e martuar dhe nënë e një vajze bukuroshe të quajtur Ajka, por si nisi gjithçka? Si arriti Besi t’ia fitonte zemrën? Këngëtarja tha se Besi u tregua i zgjuar duke iu afruar fillimisht si shok dhe më pas me dy cilësitë e tij kryesore: humorin dhe humanitetin, arriti ta bënte për vete.

“Ai u tregua i zgjuar se e pa që në kokën time ishte diçka tjetër që kishte lidhje me muzikën, shkollën dhe nuk isha e hapur të pranoja një gjë të re në jetën time dhe Besi u afrua si shok dhe avash avash i la vend vetes për të qenë bashkëshorti im. Besi përveç sensit të humorit ka një sens të jashtëzakonshëm humanitar”, tha Xhensila, teksa ishte e ftuar në emisionin “NIN”, me Alaudin Hamitin.

Në rubrikën “Haje ose Thuaje”, artistja u detyrua të tregojë për çfarë është nevrikosur më shumë me bashkëshortin e saj.

Xhensila tha se ishte momenti kur Besi i hëngri kosat e vajzës e saj së tyre, gjatë karantinës.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj rrëfen të pathëna nga jeta e saj, profesionale dhe private Read More »

Majlinda Bregu i bën urimin e vecant vajzës për ditëlindje: ‘Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie, është zemra jote prej ari…’

Vajza e ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, Kejda, feston 22-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të shënuar për të, Bregu ka ndarë një fotografi selfie të së bijës në pasqyrë, bashkë me një dedikim të veçantë.

Ajo thotë se e bija është shumë më shumë nga ajo që sheh në fotografitë selfie.

“Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie. Dhe ti e di këtë❤❤❤. Është zemra jote prej ari dhe vetëironia që të bën të bukur. Gëzuar Ditëlindjen Kejda”, shkruan Bregu. /noa.al

Majlinda Bregu i bën urimin e vecant vajzës për ditëlindje: ‘Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie, është zemra jote prej ari…’ Read More »

Rikthimi i Elvana Gjatës, projekti i këngëtares, që mbetet enigmë

Elvana Gjata është shkëputur nga muzika prej disa kohësh.

Madje kohët e fundit këngëtarja ka qëndruar shumë e distancuar edhe nga rrjetet sociale.

Por Elvana Gjata është rikthyer dhe ka tërhequr gjatë javës së fundit vëmendjen e ndjekësve të saj, duke i bërë edhe më shumë kuriozë. Ajo ka bërë publike disa foto, e veshur sportive, dhe ka bërë “tag” në Instagram thjesht një kompani eventesh.

Flitet për një projekt të këngëtares, që mbetet enigmë.

Por duket se këtij projekti fshihet miku i saj, ndoshta më i miri, Ermal Mamaqi.

“Sa mirë që ke vesh atletet”, – i thotë Ermali, në fotot e fundit që Elvana bëri publike, duke treguar kështu se ai është pjesë e projektit misterioz, që pritet të bëhet publike shumë shpejt.

Kujtojmë se edhe vetë Ermal Mamaqi këto ditë ka qenë tepër pasiv, në rrjetet sociale. Edhe ai po punon për një projekt të ri, që besohet se do të bëhet pjesë edhe Elvana, e rikthyer nga SHBA pas shumë kohësh.

Një shprehje e urtë thotë “mik i mirë në kohë të vështirë”.

Elvana Gjata rreth dy vite më parë u ndodh papritur para një ngjarjeje të rëndë në ish-bllok, ku u përfshi partneri i saj. Më pas ajo u largua nga Shqipëria, për t’u rikthyer në një bashkëpunim kinematografik, me Ermal Mamaqin, duke lënë kështu pas krahëve atë moment të errët në jetën e saj.

Më pas me këngën “Me tana” ajo nuk fitoi dot festivalin e RTSH, dhe u largua e zhgënjyer nga Shqipëria.

Edhe pandemia bëri të sajën, ndërsa pas shumë kohësh Elvana është rikthyer, duke postuar fillimisht disa foto në Instagram, që tregojnë entuziazmin e saj para projektit të ri.

Bëhet fjalë për një rikthim të këngëtares në Tiranë.

Mediat rozë raportojnë se Elvana mund t’i kenë dhënë fund fejesës 2- vjeçare me partnerin Ervin Mata, një ndarje që po përpiqen ta mbajnë të fshehtë.

Elvana u fol se po punonte edhe për një bashkëpunim me Deejay-n me famë botërore, Mahmut Orhan.

/NOA.al

Rikthimi i Elvana Gjatës, projekti i këngëtares, që mbetet enigmë Read More »