ShowBiz

Aktori i humorit, Julian Deda publikon foton e vecantë, tregon emocionet kur prindërit e përcollën deri te porta…

Aktori i humorit, Julian Deda, ka ndarë një foto, kur ka shkuar në shkollë për herë të parë.

“Dita ime e parë e shkollës, 32 vjet më parë!”, tha ai krahas fotos.

Më tej aktori tregoi edhe emocionet e ditës së parë të shkollës.

“Ishte 1 Shtator 1988. U zgjova tmerrsisht i lumtur nga gjumi. Lava dhëmbë e faqe, dush nuk bëra se kisha bërë një natë më përpara”.

“Vesha çorapet e bardha deri te gjuri, përparësen e zezë, vura jakën e bardhë, vesha sandalet, dmth të gjitha këto mi vishte mami, se une isha tmerrsisht i zënë duke sqaruar një fetë buke me gjalp”.

“Mora çantën e shpinës me rripa, e theksoj me rripa (se ishte vështirë të gjendeshin në atë kohë) dhe me një tufe me lule në dorë shkova bashkë me prindërit deri te oborri i shkollës, në këmbë, e përsëris në këmbë (se është e rrallë sot).

“Jo për gjë, por hera e parë nuk harrohet, në të gjitha rastet..!” – shkroi Julian Deda, lidhur me emocionet e ditës së parë të shkollës.

/NOA.al

Aktori i humorit, Julian Deda publikon foton e vecantë, tregon emocionet kur prindërit e përcollën deri te porta… Read More »

Dedikimi emocionues i nuses për vjehrrën, në 76-vjetorin e saj të lindjes

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo feston sot ditëlindjen.

Ajo mbushi 76-vjeçe.

Një urim të veçantë ia ka bërë nusja e djalit të saj, regjisorja Alda Biba.

Pas tërmetit të shtatorit dhe atij të nëntorit 2019, inxhinierja Bozo u kthye në “zërin e qetësisë” të çdo familje shqiptare, me këshillat e saj të vyera.

“Gëzuar ditën e lindjes Luljeta Bozo (Konomi) ti grua e madhe që ke dhënë e jep kontribut në shkencën e mekanikës së dherave e që shumë të identifikojnë me tërmetin….” – ka shkruar Alda Biba.

“Ke kaluar në duart e tua breza e breza konstruktorësh e ndërtues… që modestisht buzëqesh kur ish-studentë të falenderojnë për atë çfarë u ke dhënë me zemërgjerësi, Dijen… kur bota akademike nga gjithë bota të vlerëson e fton të ndash në auditore universistetesh prestigjoze e konferenca boptrëore studimet e tua… Tokio…Paris…Tetovë… Gjermani… Barcelonë… Seul. Ti pa bujë dhuron çfarë di”, – shkroi ndër të tjera regjisorja Bida, për vjehrrën e saj, inxhinieren Luljeta Bozo.

/NOA.al

Dedikimi emocionues i nuses për vjehrrën, në 76-vjetorin e saj të lindjes Read More »

Arjan Konomi në mbrojtje të Gracianos: Burrë nuk të bën mënyra se si bën seks

Rrëfimi i Gracianos në emisionin “Përputhen” mori një vëmendje të madhe. Ai pranoi se është biseksual dhe ndihet mirë për atë që është.

Këtë të enjte, ai deklaroi se ka marrë mijëra komente negative, por për këtë nuk është mërzitur aspak.

Në mbështetje të djalit u vendos opinionisti Arjan Konomi, ai tha se, burrë nuk të bën mënyra se si bën seks.

“Burrë nuk të bën mënyra se si bën seks, por burrë të bën mënyra se si sillesh në jetë dhe përballesh me situatat”, tha Arjani.

Arjan Konomi në mbrojtje të Gracianos: Burrë nuk të bën mënyra se si bën seks Read More »

Këngëtarja Aurela Gaçe: ‘Që ta dini ju, ky super djali këtu, l uftoi i vetëm me një grup h ajdutësh dhe më shpëtoi’

Këngëtares Aurela Gaçe i kanë vjedhur Facebook-un pak ditë më parë. Fenomeni i piraterise kibernetike ka ndjekur dhe personazhë të tjerë të njohur, kohët e fundit.

“Te falënderoj me zemër per punën tënde prej mjeshtri”, – i tha ajo sot, një djali, i cili punoi për të gjurmuar hajdutët dhe për t’i rikthyer faqen on-line” këngëtares së njohur.

Djali që ajo falenderoi dhe nuk e njihte më parë quhet Rei Orendi.

“Që ta dini ju, ky super djali këtu, punoi për të më kthyer faqen zyrtare në Facebook “fanpage””, – tha Aurela.

“Ishte nje “luftë ” e ashpër ditore mes nesh e hajdutëve . Ata ishin grup. Rei ishte vetëm . E ajo qe më gezon, përveçse zotësisë së tij, eshte edhe ana njerëzore. Ai u afrua te me ndihmoje pa asnje perfitim, thjeshtë doli në mbrojtje te imazhit tim, pa më takuar kurrë më parë” – shtoi këngtëarja.

“Ku gjenden kollaj këta njerëz? Faleminderit” – tha Aurela Gaçe, teksa e përgëzoi sot publikisht djalin e talentuar .

Moderatorja Alketa Vejsiu dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Toni Gogu, janë emra të tjerë të njohur që kanë denoncuar vjedhjen e llogarive të tyre në rrjetet sociale, gjatë ditëve të fundit.

/NOA.al

Këngëtarja Aurela Gaçe: ‘Që ta dini ju, ky super djali këtu, l uftoi i vetëm me një grup h ajdutësh dhe më shpëtoi’ Read More »

‘Kam punuar që 14 vjeç’/ Rrëfehet Sopranoja e njohur Vikena Kamenica dhe pohon se bashkohet me PS-në

Sopranoja e njohur Vikena Kamenica tha sot nga Amfiteatri i Liqenit, ku u mbajt takimi i grave socialiste të Tiranës, në një rrëfim të jetës së saj personale dhe profesionale, se ka ardhur koha që gratë të marrin vendimet e duhura, duke mbajtur anën e atyre që mbështesin vlerat dhe gratë profesioniste në fusha të ndryshme.

“Për respekt të vetes tonë, për shpresën e madhe në të ardhmen tonë, duhet të jemi të sigurt dhe të bindur që të bëjmë zgjedhjen e duhur e t’i kthejmë sytë andej nga na çmojnë vlerat dhe talentin tonë”, u shpreh sopranoja e njohur e cila iu bashkua Partisë Socialiste.

Duke iu drejtuar takimit të grave socialiste, ajo ka rrëfyer historinë e saj, duke vlerësuar se asnjëherë më parë, artisti profesionist nuk e ka gjetur vendin e vet si sot.

“Kam historinë time si një vajzë Tirane, lindur dhe rritur në Tiranë tek shkolla “7 Marsi”. Më pas prindërit që më përcjellin në Liceun Artistik me shpresat dhe ëndrra të mëdha. Endërrat e tyre të bukura konvertohen në mbijetesë, në kërkim të një pune dhe rroga ime e parë daton 14 vjeç. Në këto 30 vjet me pak fjalë, për gratë profesioniste të artit dhe për çdo fushë tjetër, dallimi ka qenë i qartë’’, u shpreh Kamenica.

Mes kohës së vështirë nëpër të cilën ka kaluar Shqipëria, sopranoja tha se në asnjë moment nuk ka ndjerë që artisti profesionist është strehuar në mënyrë dinjitoze siç e meriton, por sipas saj, kjo gjë po ndodh tani për të parën herë.

“Unë e kam parë Shqipërinë të qajë e të gëzojë dhe me thënë të drejtën e kam shoqëruar me artin tim, me aq sa kam mundur. Por, në asnjë moment nuk ka pasur në këto vite që kemi kaluar, nuk ka pasur një përpjekje serioze për ta strehuar artistin profesionist të këtij vendi në një strehë ashtu dinjitoze siç ai e meriton. Nuk ka qenë, tashmë po ndodh dhe unë jam shumë e lumtur për këtë fakt”, u shpreh Kamenica.

“Asnjëherë më përpara nuk janë vlerësuar gratë për atë çka sjellin dhe nuk kanë sjellë pak ndër vite, por thjesht kanë qenë një numër trofesh, por jo ai zëri që të dëgjohet njësoj dhe të jetë një zë vendimtar”, u shpreh Kamenica.

“Unë jam nënë e një vajze 9-vjeçare dhe si të gjitha ne këtu, bëjmë të pamundurën për familjet tona. Bëjmë të pamundurën për prindërit, për familjet, për fëmijët duke filluar që nga gjërat e vogla, që nga rruga ku kalojmë, që nga parku i fëmijëve, që nga ndriçimi poshtë pallatit, që ka qenë makthi im i të gjithë adoleshencës”, vijoi Kamenica duke sjellë mendimin e saj për rolin e pazëvendësueshëm të grave.

“Jemi ne ajo forca e madhe dhe nuk duhet ta harrojmë kurrë për të marrë vendimet e duhura dhe të kemi atë fokusin e qartë siç një nënë e ka për fëmijën e saj, duhet ta ketë edhe për vendin e vet”, u shpreh sopranoja.

Ajo iu drejtua grave socialiste të pranishme në takim duke thënë se këto ato i dinë edhe më mirë, pasi janë “motori i të vetmes forcë progresiste, siç është Partia Socialiste”.

“Duhet të jemi të ndjeshëm dhe të përkrahim ata që kuptojnë, respektojnë, ata që na japin vlerën që ne meritojmë në shoqëri. Unë personalisht e kam zgjedhjen time dhe ndaj doja të sillja zërin tim për këtë gjë dhe e ndjej veten me fat dhe me shumë kënaqësi që mendimin tim e solla për të gjithë ju”, përfundoi rrëfimin e saj sopranoja e njohur shqiptare./atsh

‘Kam punuar që 14 vjeç’/ Rrëfehet Sopranoja e njohur Vikena Kamenica dhe pohon se bashkohet me PS-në Read More »

Graciano deklaron se është biseksual, ‘shpërthejnë’ akuzat: Je g ay ‘shtiresh’ për famë

Në puntatën e sotme “Përputhen”, në Top Channel, një nga kandidatët, Graciano, mori guximin për t’i rrëfyer Anës se është bise ksual.

Por kjo deklaratë tronditi djemtë e të pranishmit në studio.

I pari që reagoi ishte Klejdi, i cili tha se ai mendon që Graciano është “g ay”, e është shtirur si “bis eksual” për t’u pranuar në emision.

Pas tij, fjalën e kërkoi Marisi. Ai tha se nuk është kundër personave biseksualë, por nuk e pranon një gjë të tillë. Tha se ata janë djem dhe një gjë e tillë nuk është e lindur, por zgjedh vetë për t’u bërë i tillë.

Graciano është një nga personazhet më të përfolur në rrjetet sociale.

Ai është përfolur sistemtikisht për orientimin e tij seksual, ku ndjekësit shpreheshin se me shumë mundësi është “g ay” dhe se në studio ka ardhur vetëm për famë.

Ai tha se shoqëria e tij e ngushtë e di një gjë të tillë dhe e kanë pranuar për atë që është. Më tej shtoi se e gjitha ndodhi para disa vitesh, kur ndodhej në një udhëtim në Evropë. Shtoi se gjatë jetës së tij ka pasur marrëdhënie si me femra ashtu edhe me meshkuj.

Graciano theksoi se të gjitha vajzat që kanë kaluar një lidhje me të e kanë pranuar faktin që ai është biseksual.

“Ishte para 6 vitesh në Evropë. (Përse erdhe në emision?) E bëra për të thyer një tabu e për të njohur një vajzë, si Ana tjetra, e tjetra. Kam pasur dhe të dashura vajza, si me djem dhe me vajza. Shumë vajzave ua kam treguar këtë pjesë dhe e kanë pranuar”, tha Graciano.

Në takimin që Graciano zhvilloi me Anën, ai tregoi se nuk është “gay”, por “biseksual”. U shpreh se ka raste që bullizohet në jetën e përditshme, por nuk mërzitet.

Thotë se këtë gjë e tregon për herë të parë dhe zgjodhi për t’ia thënë Anës, sepse me të vërtetë për të ka një pëlqim.

Ana: Unë pashë personin indiferent që shpesh herë dëshironte të fliste dhe nuk e merrte guximin për të folur.

Graciano: Më ka bërë pak përshtypje, nuk ndodh në jetën e përditshme, sepse në këtë vend jetojmë dhe është pak mentalitet i mbyllur, unë nuk jam gay. Unë jam biseksual, të pranoj ty sepse ndihem shumë mirë me ty. Është herë e parë që e pranoj këtë gjë.

Ana: Unë të sugjeroj ta pranosh veten si je dhe mos të mendosh çfarë mendon bota për ty.

Graciano: Unë nuk paragjykoj pjesën e të qenit gay, biseksual. Unë u futa aty, çfarë ke lidhje ti me këtë emision. Si unë që vishem, kam qejf të eksperimentoj me veten, më pëlqen të kurohem, të vishem, është edukatë. Nuk e kuptoj që ndodh pjesa e bullizmit. Unë kam zgjedhur një rreth shoqëror që përshtatem shumë. Kam më shumë shoqe.

/NOA.al

Graciano deklaron se është biseksual, ‘shpërthejnë’ akuzat: Je g ay ‘shtiresh’ për famë Read More »

Moderatorja Bieta Sulo tregon sa e kishte rrogën e parë

Ajo prej kohësh është pjesë e pandashme e ekranit të “Top Channel”, me emisionin pasdites “Ftesë në 5”. Me siguri që ka një rrogë tjetër, të cilën, ashtu si të tjerët, nuk e tregoi.

Moderatorja Bieta Sulo tregoi se puna e saj e parë ka qenë në “Top Channek” dhe rroga e parë ishte 350 mijë lekë të vjetra.

“Unë e kam nisur në “Top Channel” para 15 vitesh dhe rroga e parë ka qenë 350 mijë lekë të vjetra”, u shpreh Bieta, duke zbuluar edhe një sekret.

Bieta Sulo është e martuar me moderatorin tjetër të të njëjtit ekran, Alban Dudushi, me të cilin ka një fëmijë.

/NOA.al

Moderatorja Bieta Sulo tregon sa e kishte rrogën e parë Read More »

A ka të dashur?/ Ja si përgjigjet këngëtarja shqiptare Elhaida Dani

Elhaida Dani prej kohësh jeton jashtë vendit, në Itali, ku jeta e saj artistike ka marrë tjetër dimension.

Për këngëtaren shqiptare duket se nuk karriera nuk është e vemtja! Gjatë intervistës në “ABC e Pasdites”, me moderatorin Ermal Peçi nuk i shpëtuan detajet e këndshme të shtëpisë së Elhaidës për të cilën e komplimentoi.

Ai paraqiti para këngëtares merakun e gjithë shqiptarëve që po e ndiqnin, nëse jetonte me qera apo e kishte blerë shtëpinë në Trieste.

Me të qeshura të forta këngëtarja u përgjigj që tashmë kishte një shtëpi të sajën në Itali.

“Sa shumë doni me dit! Është e imja, është e imja”, tha Elhaida duke qeshur.

Ndërsa një kuriozitet i shqiptarëve shuhet, një tjetër ndizet! Në këtë bisedë miqësore e me humor, moderatori Peçi e ngacmon nëse ishte në një marrëdhënie apo jo.

Këngëtarja ka qeshur nga ana tjetër e ekranit duke kërkuar që të kalonte tek pyetja e radhës.

Sakaq, edhe macja e saj në shtëpi shkakton shumë të qeshura. Këngëtarja që korri sukses në Itali disa vite më parë në “The Voice of Italy” prej pesë vitesh po e zhvillon karrierën në vendin fqij.

Impenjimet e saj veç Italisë zhvendosen shpesh edhe në Francë.

/NOA.al

A ka të dashur?/ Ja si përgjigjet këngëtarja shqiptare Elhaida Dani Read More »