ShowBiz

Aktori i humorit Florjan Binaj: Nuk më vjen turp ta them, kam punuar lloj-lloj punësh edhe fatorino nëpër furgonat e Unazës

Aktori i humorit Florjan Binaj tregon se ka nisur të punojëë në moshë të vogël.

Aktori u shpreh se nuk i harron vështirësitë që ka kaluar dhe kjo e bën që të ndihmojë edhe të tjerët.

I ftuar në studion e “Historia e Fundjavës”, gjatë intervistës me Mirela Milorin, ai tha se ka punuar qysh 8 vjeç.

“Kam punuar lloj-lloj punësh, e kam thënë edhe herë të tjera. Kam punuar edhe fatorino nëpër furgonat e Unazës

kur nuk kishte autobusë, nuk më vjen turp ta them, edhe sot e kësaj dite. Por këto punë më kanë bërë gjithmonë të mos e harroj fundin, edhe të mos e harroj gjithmonë sipërfaqen. Ta di gjithmonë ku jam dhe ku mund të jem për të ndihmuar njerëzit”, rrëfeu aktori.

Aktori i humorit Florjan Binaj: Nuk më vjen turp ta them, kam punuar lloj-lloj punësh edhe fatorino nëpër furgonat e Unazës Read More »

Arriti linjat perfekte në pak kohë, si ra nga pesha Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri i ka lënë të gjithë gojëhapur me ndryshimin drastik që ka pësuar në pamje. Këtë verë këngëtarja nuk i ka kursyer fotot e shumta me rrobabanjo duke marrë komplimenta të shumta për linjat.
Por si ka arritur Anxhela të bie drastikisht nga pesha? Këngëtarja ka hequr dorë vetëm nga një produkt ushqimor dhe këtë e ka zbuluar sot në emisionin “E diell”.
Anxhela tha se gatuan vetëm ushqime të shëndetshme dhe se rrallë ndodh që të porosisë diçka nga jashtë.

Arriti linjat perfekte në pak kohë, si ra nga pesha Anxhela Peristeri Read More »

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri heq 20 kg: Sekreti im i dobësimit

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri zbuloi se në të kaluarën ka pas peshuar 85 kilogramë, ndërsa peshorja tani tregon së është vetëm 65, ose 20 kilogramë më pak.

I gjithi ky ndryshim, rrëfen Anxhela, u arrit pasi hoqi dorë nga konsumimi i bukës dhe të ushqyerit shëndetshëm.

“Për të gatuar vetë. Porosis edhe ndonjëherë nga jasht kur jam e lodhur por kryesith vetë”, tha ajo.

Ajo tha se deri dje hante bukë, e ftuar sot në rubrikën më të re në ‘E Diell’, ‘N’fermë’, dhe shtoi se pasi vendosi të mos hajë më bukë, ka hequr plot 20 kilogramë.

“Prandaj isha 85 kilogramë. Ndërsa tani jam 65 kilogramë”.

“Në përgjithësi marr gjëra që nuk shëndoshem, marr ato. Bëj kunguj në furrë, bulmetrat mua nuk më shëndoshin, sepse jam grupi gjakut 0 pozitiv. Kam edhe fruta të thata, që i kam për uri, funksionojnë”, tha këngëtarja lidhur me recetën që ka ndjekur kohët e fundit.

/NOA.al

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri heq 20 kg: Sekreti im i dobësimit Read More »

Veliaj zbulon ‘lalin e vogël plot talent’

Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, këngëtari i njohur me emrin artistik Noizy është plot talent. Madje ai e ka quajtur atë “lali i vogël”.

Noizy ka sot ditëlindjen.

“Edhe 100 lali vogël plot talent, Noizy”, – ka shkruar kryebashkiaku i Tiranës, duke e uruar, krahas një prej fotove që ka bërë publike sot në rrjetet sociale me këngëtarin.

Pak ditë më parë Noizy dekalroi se mund të largohet nga Shqipëria, për ta vazhduar karrierën në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë edhe pse muzika e tij përfaqëson një rrymë moderne pavarësisht zërit, teksti dhe melodia, nga kritika, autorë tekstesh dhe kompotitorë, nuk vlerësohen si pjesë e kulturës shqiptare. Madje as si pjesë e ndonjë kulture të njohur dhe me vlera ndërkombëtare.

Nuk dihet se çfarë modeli kulture përfaqësojnë reperat shqiptarë, që duhet theksuar, se veç suskesit të pamohueshëm që kanë arritur, duke krijuar edhe biznese krahas karrierës, kanë pasur edhe mbështetje të mjaftueshme nga autoritetet më të larta të politikës.

/NOA.al

Veliaj zbulon ‘lalin e vogël plot talent’ Read More »

Arbana Osmani shijon plazhin me famijarët/ Ja si duket moderatorja në ditët e fundit të shtatzanisë (foto)

Arbana Osmani shijon plazhin me famijarët, ja si duket moderatorja në ditët e fundit të shtatzanisë .
Arbana Osmani nuk ia ka kursyer vetes ditët e plazhit të kësaj vere edhe pse është në prag të lindjes së fëmijës së dytë.

Në disa fotot të publikuara nga Panorama Plus, moderatorja shfqet në plazhet e jugut duke u relaksuar në shoqërinë e familjarëve të saj.

Arbana Osmani pritet të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti dhe trupi i saj ka pësuar ndryshime gjatë shtatzënisë. Për të gjithë ata që janë kureshtarë të shohin se si duket moderatorja në muajin e fundit të shtatzënisë.

Ky është fëmija i saj i parë me të dashurin, regjisorin Eduart Grishaj. Gjatë gjithë muajve të shtatzënisë, ajo ka qenë mjaft aktive me udhëtime të shpeshta dhe video ku eksperimentonte me gatimin, pasionin e saj të madh.

Ndërkohë që pritjes së ëmbël po i vjen fundi, duket se pasi djali të vijë në jetë, Arbana ka plane për ceremoni dasme dhe hapjen e biznesit të saj, që do të jetë një restorant luksoz.

Arbana Osmani shijon plazhin me famijarët/ Ja si duket moderatorja në ditët e fundit të shtatzanisë (foto) Read More »

Arbër Hajdari zbulon emrin e vajzës që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën

Në puntatën e parë të ‘Shiko Kush Luan’ në Top Channel, sezoni i katërt pati një risi.

Siç u premtua edhe më parë nga autorja dhe moderatorja e programit, Luana Vjollca këtë sezon do të ketë shumë lojëra të reja. Një nga lojërat ishte dhe “Loja ime”, një lojë që sugjerohej nga publiku me anë të komenteve në instagramin e Shiko Kush Luan.

Në këtë lojë, njëra prej komentueseve, kishte kërkuar që secili nga të ftuarit të thoshte emrin e partnerit apo partneres ose të hante një spec djegës.

Ndër personat që pranoi të tregonte emrin e partneres dhe mos pranonte “të hante specin djegës” ishte Arbër Hajdari.

Dihej nga më parë se Hajdari ishte në një lidhje dashurie,por na zbuloi ekskluzivisht emrin e vajzës që ka rrëmbyer zemrën e tij në “Shiko Kush LUAN”.

Hajdari ka treguar me spontanitet se vajza “misterioze” që i ka rrëmbyer zemrën quhet Vlera; e cila vjen nga një familje e pasur nga Kosova dhe është personazh publik; e cila njihet më shumë nga bota e biznesit.

Arbër Hajdari zbulon emrin e vajzës që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën Read More »

Të mbyllur nga Covid/ Këngëtari Elton Deda: Na denigruan, po falimentojmë

Prej muajsh tashmë për shkak të pandemisë së koronavirusit janë ndaluar koncertet me muzikë dhe lokalet apo klubet ku luhej live, duke bërë që shumë këngëtarë të ndihen në vështirësi.

Njëri prej tyre është kantautori Elton Deda, i cili thotë se po shkojnë drejt falimentit.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ai thotë se muzikantët po shkojnë 8 muaj pa punuar, duke denoncuar se shteti duhet të mendojë një strategji kompensimi.

“Tashmë, ne muzikantët në Shqipëri e Kosovë po hyjmë në muajin e 8 pa punuar. Një pjesë dërrmuese e jona, të ardhurat kryesore i kanë prej punës së lodhshme deri në orët e para të mëngjesit, në klube, bare e lounge të ndryshme.

Nuk punojmë dot jo sepse jemi të paaftë por sepse nuk lejohemi. Mbasi na kanë denigruar mirë e mirë me akte normative të bëra nga njerëz që thjesht nuk duan t’ia dinë për jetët e të tjerëve, mbasi na konsiderojnë pasanikë ndërkohë që shumë prej nesh po shkojnë drejt falimentit financiar, edhe nuk na dëgjojnë e nuk na përfillin. Nëse na mbyllën, duhet të mendohej një strategji kompensimi. Minimumi që mund të bëjë një shtet tek i cili ne paguajmë rregullisht taksa. Personalisht ndihem tepër pesimist, më tepër prej indiferencës sesa prej gropës që thellohet çdo ditë”, shkruan kantautori. /noa.al

Të mbyllur nga Covid/ Këngëtari Elton Deda: Na denigruan, po falimentojmë Read More »