Arbana Osmani ka ndarë sot me ndjekësit një video ku shihet pranë babait të saj.
Ajo zbuloi se i ati ka qenë i infektuar me Covid-19.
Në Instastory moderatorja tregoi se po takohet për herë të parë me të atin pas tri javësh, pasi ai ka qenë i izoluar për shkak të koronavirusit.
“Ja, u shërua nga Covid-19. Jo shumë keq, mirë je. Mirë e kaloi, dy javë na çmendi. 20 ditë,”- tha ajo gjatë videos, krah së cilës shkruante: “Takim me Demon pas 3 javësh”.
Gjatë izolimit, teksa Arbana solli në jetë djalin e saj, Diellin, më 19 tetor, për babain e saj ky ishte takimi i parë edhe me nipin e vogël./noa
Adriana Matoshi konfirmoi para pak ditësh lidhjen me futbollistin afrikan Keith Groeneveld.
Aktorja e cila mbush 41 vjeçe në shkurt rrëfeu se u njoh rastësisht me futbollistin 21-vjeçar dhe se të dy nuk e njihnin njëri-tjetrin. Adriana u përball me një sërë komentesh negative.
Përpos kundërshtisë për shkak të moshës, romanca e aktores ka nxjerrë në pah edhe një tjetër problem, ra cizmin, pasi shumë komente kanë të bëjnë me faktin se Keith është afrikan dhe me ngjyrë.
Ndërkaq, së fundmi Keith ka ndarë një fotografi në rrjete sociale ku shfaqet krah artistes, ndërsa ka bërë dhe një dedikim mjaft për të.
Aktorja e njohur 21-vjeçarin gjatë kohës që ai u bë pjesë e Ferronikelit. Ish futbollisti i Feronikelit, Keith Groeneveld, ka lindur në Belgjikë, por është me origjinë nga Afrika e Jugut.
“Ti je ajo që më falë buzëqeshje, ti je ajo që më kë shtyrë të jem version i një personi më të mirë për veten, ti je ajo që ke besuar në mua më shumë se kushdo tjetër, ti je ajo që unë dua”, shkroi ai në Instagram.
“Ti je e mrekullueshme dhe një person shumë i dashur me një zemër të madhe. Një bekim nga Zoti. Të dua shumë shpirt”, tha futbollisti 21-vjeçar në fjalëd dedikuar partneres Adriana Matoshi, duke konfirmuar kësisoj dashurinë mes tyre.
Ditën e djeshme Manjola Nallbani ka sjellë këngën e re në bashkëpunim me një këngëtare të vogël nga Kosova, Fortana Pacolli.
Kënga quhet “Gjuha e shpirtit”, një këngë patriotike dedikuar atdheut.
Muzika dhe teksti janë punuar nga Eriona Rushiti, kurse në çifteli Tonin Haxhia.
Fortana Pacolli ka lindur në Lugano të Zvicrës, është 12 vjeçe, në klasën e shtatë.
Ka filluar të merret me muzikë që në moshën 5-vjeçare, ku së pari ka filluar me violinë dhe është mbesa e politikanit të njohur në Kosovë, Behgjet Pacollit.
Deri tani Fortana ka realizuar dy këngë, një në vitin 2016 “Urime përvjetori” dhe një këngë tjetër në vitin 2018 “Ylli im”.
Fortana merret edhe me pikturë, ka marrë pjesë në disa konkurse nacionale dhe internacionale dhe ka fituar edhe çmime speciale.
Manjola dhe Fortana kanë qenë të ftuara në emisionin Rudina në Tv Klan, ku kanë folur më gjatë rreth këtij bashkëpunimi.
Manjola ka treguar gjithashtu se si lindi idea që këtë këngë ta realizonte me Fortanën.
Manjola Nallbani:
Isha në një koncert humanitar pas tërmetit në Zvicër dhe aty takova disa shqiptarë që po diskutonim këtë gjë që koncertet dikur ishin plot, ndjeshmëria e të gjithë atyre që kishin ikur është shumë e lartë. Po thoshim që lindin fëmijët, rriten këtu, integrohen dhe janë pak më të distancuar nga origjina dhe unë thashë jo, ka shumë familje që i kanë rritur fëmijët me dashurinë e madhe për vendin e nënës dhe babait. Kur erdha këtu kisha një ndjesi që duhet një gjë të tillë. Shqipëria dhe shqiptarët është ndryshe nga kombësitë e tjera, njerëzit ikin me kokën mbrapa se lënë prindër dhe të afërm për arsye ekonomike etj.
Rudina Magjistari:
Si u njohe me Tanën?
Manjola Nallbani:
Me familjen e Tanës kam pasur miqësi dhe e kam ditur që vajzat këndonin shumë bukur. Tana ishte më e talentuar në të kënduar dhe duke iu referuar asaj që thashë më përpara, këto ishin një nga ato familje shqiptare që i kanë rritur vajzat me shumë dashuri dhe për gjuhën dhe për vendin e tyre.
Mamaja e Tanës ka mbaruar shkollën për Letërsi Shqipe shumë e dhënë pas vajzave, Agimi inxhinier dhe duke ditur që këto janë tipike nga ato familje që dhe pse të rritura vajzat jashtë, nuk e kanë humbur për asnjë moment lidhjen me origjinën e tyre.
Mendova që kjo këngë të ketë një fëmijë sepse duhet të ishte ndjesia e prindit që jeton jashtë po kokën e ka mbrapa në vendin e vetë dhe që i thotë fëmijës unë vij nga një vend shumë i bukur dhe do vijë momenti të ta tregoj dhe ndoshta fëmijët do e ndjejnë atë thirrjen e të parëve kur të vijë një moshë.
Sindi Loci, është konkurrentja më e re që iu bashkua ‘Për’Puthen’ në Top Channel.
22-vjeçarja, e cila studion për violinë në Bukuresht, deklaroi se nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me meshkuj. “Nuk kam pasur asnjë puthje romantike, asnjë lidhje, vij për të provuar gjithçka këtu”, tha Sindi.
Pas deklaratës së vajzës, gëluan reagimet në studio.
Djemtë e vlerësuan shumë për të shkuarën e saj dhe faktin që ajo nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie me meshkuj të tjerë.
“Qielli është limiti” është motoja e çdo njeriu ambicioz.
Në gjuhën e ‘showbiz’ do të mund të përkthejej “mediat e huaja janë qielli im”. Për të bukurat e showbiz-it shqiptar, media shiptare nuk mjafton, ajo e huaj është objektivi.
Shumë e ëndërrojnë e synojnë, disa edhe ia kanë dalë mbanë.
Së fundmi mediat e huaja shkruajtën për Luana Vjollcën, pas transformimit të saj si Jennifer Lopez në “Shiko kush luan”.
Me rastin e festës së Halloween-it, Luana u shfaq në program me një fustan jeshil të J.Lo-s dhe flokët në të njëjtin stil si diva.
Për këtë ‘look’ Luana shpenzoi 10,650 euro përfshirë fustanin dhe këpucët.
Një revistë në Azerbajxhan i ka kushtuar një artikull moderatores shqiptare ku shkruan se Luana ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fustanin ‘Versace’ si Jennifer Lopez.
“Ajo është Rihanna shqiptare”-kështu shkruanin pak kohë më parë mediat boshnjake për Beatrix Ramosajn. Mediat në fjalë shkruanin se Beatrix i ngjan shumë Rihannës dhe kishin përmbledhur me pak fjalë biografinë e saj. “Beatrix është një nga këngëtaret më të njohura në Kosovë. Kjo bukuri 25 vjeçare ka jetuar në Hollandë dhe më pas u zhvendos në Shqipëri. Ajo ka fituar disa çmime në kompeticione muzikor edhe i ngjan shumë Rihannës. Beatrix është shumë aktive në rrjete sociale ku poston foto nga pushimet”, shkruanin mediat boshnjake.
Balerina shqiptare me famë në Itali, Klaudia Pepa i mahniti të gjithë me pamjen e saj në Festivalin e Filmit në Venecia, një nga eventet më të mëdha ku parakalojnë në tapet të kuq aktorë, regjisorë e producentë nga e gjithë bota. Mediat prestigjioze “Corriere della sera” apo “Vanity Fair”, i kushtuan artkuj Klaudias duke e cilësuar si një nga të veshurat më bukur të mbrëmjes.
Eva Murati ka marrë vëmendjen e mediave greke. Këto të fundit shkruanin pak kohë më parë se Eva është një vajzat më të bukura të televizionit. Mediat greke theksonin se Eva përpos një moderatore e suksesshme, duket edhe shumë seksi në imazhet që publikon në Instagram.
Portali i njohur i lajmeve në Maqedoni “Kurir”, kohë më parë i kushtoi artikull Viola Spiros. “Për shkak të kësaj moderatoreje të gjithë shqiptarët janë duke ndjekur emision sporti”-shkruante “Kurir”. Brenda artikullit shkruheshin fjalët më të mira për moderatoren duke përmendur bukurinë e saj dhe faktin që është shumë e komentuar.
Reperja Melinda arriti të bëhej pjesë e medias prestigjioze “The New York Times”. Në një artikull, ku përfshiheshin 15 yje europian të muzikës pop, bënte pjesë edhe reperja shqipate. Artikulli niste me historinë e Melindës dhe familjes së saj dhe se si ajo arriti që të bëhej e njohur. “Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet 90’. Ajo ka lindur në Gjermani dhe jetoi atje derisa familja e saj fitoi ‘green cards’ për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Tani ajo është në të 20-at dhe ka shkuar në Kosovë për të nisur karrierën muzikore”, shkruhej në artikull.
“Uragan”-kështu e quajtën mediat italiane Alketën pas prezantimit të saj në “Sanremo”. Moderatorja shqiptare bëri përshtyje të mirë dhe mori komente pozitive sidomos me italishten e rrjedhshme dhe mediat italiane shkruanin se ajo është një ndër femrat më të shkathta që kanë ndarë skenën me Amadeus.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është çështja e ditës në mbarë botë. Kush do të jetë presidenti i radhës në SHBA, Donald Trump apo Joe Biden?
Madje edhe emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel u nis pikërisht me votimet në SHBA. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Amerika ishte këngëtari i njohur shqiptar, Frederik Ndoci, i cili zbuloi publikisht se për kë ka votuar.
Në fakt u kuptua menjëherë, pasi u shfaq me një maskë ku shkruhej emri i Donald Trump, i cili për të tha se është “një nga presidentët më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Është një ndër meshkujt më të plotësuar në botë”, tha ai. Ndërkohë për Biden tha se është njeri i korruptuar si dhe nuk la pa përmendur djalin e tij, i cili prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave të huaja për shkak jetën e tij.
“Djali i Joe Biden ka bërë afera, është i zhytyr në korrupsion. Është duke bërë gjithçka me grupin e tij që të mos jetë Trump president sërish, pasi mund t’i nxjerrë para ligjit ata që janë të korruptuar”, tha ai.
Më në fund, muzikë e mirë shqiptare për të gjithë. Dhe me një mision të veçantë: T’i gëzohemi jetës, sidomos në këto kohëra kovidiane që po jetojmë.
Ndaj “Këngë moj” që nisi transmetimin në tv kombëtar Vizion Plus, tregoi sonte se ka sfiduar dukshëm pandeminë stresuese dhe të pambarimtë, duke sjellë në shtëpitë tona një atmosferë të gëzueshme.
Spektakli i vëllezërve Pandi dhe Bledi Laço, ka sjellë para ekranit në këtë natë të parë, këngë dasmash, nën interpretimin e emrave më të mirë të muzikës shqiptare.
Eli Fara, Era Rusi, Eranda Libohova, Juliana Pasha, Artiola Toska, Remzie Osmani, Soni Malaj, Ylli Baka, etj., po dhurojnë këtë mbrëmje të së martës në premierë, një buqetë këngësh dasmash nga veriu në jug. /noa.al/
Elvana Gjata është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.
Atë e shohim rrallë në rrjetet sociale dhe së fundmi ka rënë disi në heshtje, por duket se këto kohë po ja kushton familjes dhe miqve.
Këngëtarja ka postuar së fundmi në instagram disa foto ku shihet nga liqeni me të atin i cili ka mbledhur një tufë më lule dhe po ja dhuron të bijës.
“Vajza e babit”, shkruan ajo në njërën prej fotove, ndërsa në tjetrën konfirmon se i ati i jep lulet më të bukura që ka marrë ndonjëherë në jetë.
Pak kohë më parë Elvana u rikthye në rrjetet sociale vetëm për të uruar mikun e saj Valdrin Sahitin me rastin e ditëlindjes duke i bërë disa postime speciale.