ShowBiz

‘Nëse një ditë do të jem shefe, do u kërkoj djemve të më fshijnë këpucët’

Rubrika “Trotuar” në “E Diell”, në Top Channel, trajtoi tema që lidhen me përditshmërinë tonë.

“Karrierë falë favoreve”, kjo ishte tema që u argumentua puntatën e kësaj të diele. Moderatorja Fjoralba Ponari, tha se fëmijët, duhen të edukohen të mos e shikojnë femrën si të nënvlerësuar, por si të barabartë, e nëse kjo gjë arrihet, sipas saj, gjërat do të jenë më ndryshe.

Në këtë moment, Dea Mishel, tha me humor se nëse një ditë do të jetë shefe, do u kërkoj djemve që t’i fshijnë këpucët, kjo në formën e një “hakmarrje”.

Fjoralba Ponari: Për sa kohë të rrënjosej deri në fëmijëri, edhe mami mund të marrë lekë sa babi, mund të jetë aq e pavarur.

Dea Mishel: Vajza kur të bëhemi shefe do u kërkojmë çunave të na fshijnë këpucët për t’u hakmarrë.

‘Nëse një ditë do të jem shefe, do u kërkoj djemve të më fshijnë këpucët’ Read More »

Përloten në emision Elita Rudi dhe Milaim Zeka,Ja arsyeja

Në puntatën e shtatë të spektaklit “Shiko Kush LUAN”, në Top Channel, ishin të ftuar çifte mjaft të njohur e të ndjekur nga publiku shqiptar. Dy nga çiftet e ftuar ishin Milaim Zeka dhe partnerja e tij, Edlira Qefalija edhe Gjiko së bashku me partneren e tij Elita Rudin.

Pas sqarimit të situatës që ishte krijuar nga Milaimi për “ngacmimin” ndaj partneres së reperit, gazetari i rrëfen Gjikos një sekret të Elitës, që i bëri të përloten të gjithë.

“Gjiko dëshiroj të të them një sekret të nuses tënde, meqenëse jemi këtu te Luana, e kam patur gjithmonë dëshirë ta them publikisht. Elita e ka ndihmuar djalin e motrës sime kur ai ka qenë me kancer, kështu që e falenderoj shumë”, kështu ai e falenderoi mes lotësh moderatoren dhe vazhdoi duke i thënë Gjikos se sa me fat është.

“Ti ke patur fat që ke marrë një njeri si Elita, njejtë ajo për ty! Elita ka dalë në rrugë bashkë me mua dhe kemi tubu lekë për shërimin e tij edhe pse ai ka vdekur”

Besoj që ka qenë vendi dhe momenti më i mrekullueshëm me i shpreh respekt dhe falenderim Elitës për këtë, në mënyrë që Elita të jetë shembull për vajzat dhe të tjerë. E të jetë një kujtim për gocën kur të lindë e të thotë “Mami e ka bërë këtë të mirë”, përfundoi Milaimi, teksa preku të gjithë me këtë rrëfim.

Përloten në emision Elita Rudi dhe Milaim Zeka,Ja arsyeja Read More »

Gjithmonë në formë, ja sekreti i linjave trupore të Xhemit

Xhemi Shehu është një ndër vajzat me linjat më perfekte dhe e gjithë kjo falë kujdesit që ajo tregon për trupin e saj. Ditën e sotme moderatorja ka zbuluar sekretin e formave të saj, duke treguar në emisionin “Nuk është karantinë”, në ABC News, sa orë kalon në palestër dhe me çfarë ushtrimesh merret.

Xhemi tha se ajo është marrë me fitness që në moshën 18-vjeçare, mirëpo prej kohësh ka hequr dorë nga ajo mënyrë të stërvituri, për shkak se nuk i dukej më motivuese. Ajo u shpreh se shkon në palestër për të mbajtur trupin në formë, por jo për të kufizuar veten në konsumimin e ushqimeve, sepse nuk e mendon kurrë të mbajë dieta.

“Në grup nuk ndihet fare stërvitja, nuk ndihen fare ushtrimet. Është një lloj kombinimi mes stërvitjes dhe argëtimit. E bukura e kësaj stërvitje është se ti nuk e di asnjëherë se çfarë të pret sepse si e bën sot stërvitjen nuk është se do ta bësh nesër. E mira tjetër është që prek të gjithë muskujt e trupit.

Domethënë në 60 minuta ke mundësi që të bësh dhe për krahët, këmbët, vithet dhe nuk është një stërvitje që të fokuson ose të lodh vetëm një muskul të trupit sa të nesërmen të mos dish se ku të jesh”, tha Xhemi duke folur për formën e re të stërvitjes që ndjek.

Gjithmonë në formë, ja sekreti i linjave trupore të Xhemit Read More »

Ermal Mamaqi hap biznesin e ri, Amarda e uron: Suksese zemër. Mendo, ndrysho, fito!

Amarda Toska ka vendosur që të bëjë një urim special për bashkëshortin e saj, Ermal Mamaqin, me rastin e biznesit të ri që ai ka hapur

I frymëzuar nga karantina, Ermali ka sjellë një risi në Shqipëri.

Moderatorja ka dedikuar disa fjalë lidhur me projektin e ri të Ermalit.

“Suksese zemër. Mendo, ndrysho, fito!”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ermal Mamaqi hap biznesin e ri, Amarda e uron: Suksese zemër. Mendo, ndrysho, fito! Read More »

Brenda shtëpisë së tij luksoze, flet Noyzi: Falenderoj talentin tim

Noizy gjithmonë ka qenë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private. Ai bëri bujë pak kohë më parë, kur tha se do të largohej nga SHqipëria.

Këngëtari zbuloi se ka 15 projekte të reja që do të publikohen gjatë Vitit të Ri dhe synon që ta zhvendosë suksesin jashtë vendit.

Së fundmi, ai ka vendosur të tregojë në detaje se si nis, si vazhdon dhe si mbaron një ditë e zakonshme në shtëpinë e tij.

Reperi ka hapur dyert për “Prive”, duke treguar ambientin luksoz ku jeton.

Në fillim, Noizy tregon pamjen nga dhoma e tij e ndenjes, për të vazhduar më pas tek dhoma e gjumit, për të cilën ai u shpreh se nuk është diçka e ekzagjeruar, por e thjeshtë për syrin.

Në shtëpinë 450 metra katrorë nuk kishte si të mungonte edhe një dhomë, të cilën ai e ka shndërruar në garderobë.

Noizy po ashtu stërvitet në shtëpi, sepse ka krijuar një hapësirë të veçantë me pesha fitnesi.

Nuk mungon edhe një kënd “Playstation-i”.

Teksa tregonte pijet alkoolike që kishte në shtëpi, Noizy tha:

“Nuk pi alkool, nuk është se jam i fiksuar. Këto m’i ka sjellë shoqëria dhe nuk e di pse (qesh). Kam qenë sportist para se të bëhesha artist, prandaj nuk e konsumoj. As cigare nuk pi“.

I pyetur nëse po largohet nga muzika, reperi u përgjigj:

“Më duket se ka të bëjë pak edhe me moshën. Nuk është se më ka ikur dashuria për muzikën. Ajo do të jetë gjithmonë pjesë e imja dhe do jem gjithmonë një falënderues ndaj talentit tim. Por unë kam zgjedhur që të eksploroj dhe deri tani kjo ka funksionuar”, u shpreh Noizy.

Brenda shtëpisë së tij luksoze, flet Noyzi: Falenderoj talentin tim Read More »

Këngëtari Ardian Trebicka rrëfehet: ‘Në Greqi punoja bukëpjekës’

Këngëtari Ardian Trebicka ka filluar të këndojë në klasë të parë.

Ai ka marrë pjesë që atëherë në festivalet e fëmijëve, ndërsa sot ka rrëfyer jetën e tij të vështirë në Greqi. Ardian Trebicka tha se ka jetuar 6 vjet në Greqi dhe më pas u rikthye.

Ai ishte u ftuar në emisionin “Historia ime” e Mirela Milorit.

Çuditërisht e ka nisur me këngë popullore dhe pse sot nuk këndon dot më asnjë këngë popullore.

Babanë e tij e transferuan në Laç, pas nevojës për staf teknik në uzinat e asaj kohe, pasi i ati kishte lënë në mes studimet për inxhinieri, por ishte projektues shumë i mirë dhe i talentuar.

Trebicka shkollën 8- vjeçare e ka ndjekur në Laç, ku dhe ka marrë pjesë në festivalet që zhvilloheshin në Krujë.

Më pas, konkurroi dhe fitoi të drejtën të studionte në Liceun Artistik për kanto dhe më pas në Akademinë e Arteve.

Studimet në fakultet i ndërpreu në mes, sepse u nis për emigrim në Greqi.

Në Shkurt të vitit 1992, ditën kur në Shqipëri po rrëzohej busti i diktatorit, ai ka kaluar kufirin dhe u nis për jashtë.

Muajt e parë në emigrim punoi duke bërë bukë.

Pasi u kthye në Shqipëri, realizoi në vitin 1999, albumin e parë “Tango”, album i cili u publikua në vitin 2000. Në vitin 2001, albumin “Dhe deti na ka zili”, më 2003 albumin “Do bëhem cigan”, më 2005 albumin “Shkova ka dera jote” dhe në vitin 2011, albumin “Kthim”.

Rrëfimi i Ardian Trebickës:

Mirela Milori: Ka një ndikim Greqia tek ty, ka hyre tek studimet e tua të larta mesa di, i ke lënë përgjysmë.

Ardian Trebicka: Emigrova me familjen, shkova në Greqi dhe nuk e kisha të lehtë. Vitin e parë kam punuar sepse nuk dija as gjuhë asnjë gjë. Kam bërë punë të ndryshme, në një moment më dëgjon dikush duke kënduar në shtëpi. Babai im punonte me të, quhej Jorgo dhe më thotë këndo diçka dhe unë si fëmijë i lumtur i këndova.

Unë punoja, bëja bukë atë kohë dhe më thotë po pse bën bukë gjithë ditën dhe i thashë që nuk njoh njeri. Më merr dhe më çon diku ku bëhej muzikë darkave dhe pastaj fillova të merresha vetëm me këngën. Fitova dhe një konkurs në Operën e Athinës, por dhe atë e lashë sepse isha një djalë i lëvizur, motivi ishte të ndryshoja emër dhe mbiemër dhe kështu siç e fitova e lashë konkursin.

Mirela Milori: Sepse nuk doje të ndryshoje emrin dhe mbiemrin?

Ardian Trebicka: Jo nuk ishte çështje patriotizmi, më shumë sesa ishte çështje dinjiteti personal, familjar dhe fisnor. Më dukej sikur do jetoja jetën e një personi të dytë, jo jetën time.

Mirela Milori: Nuk pate një peng të ktheje kokën.

Ardian Trebicka: Jo nuk kam pengje në jetë për gjërat që kam bërë, asnjëherë.

Mirela Milori: Të çoi zoti Jorgo të këndojë diku, sa zgjati kjo periudhë?

Ardian Trebicka: Kjo zgjati deri në fillim të ’97-ës. Edhe pse isha në Greqi, më shumë këndoja portugalisht dhe spanjisht. E kisha në mënyrë shumë natyrale. Kam kënduar në një hotel në Greqi dhe aty takova një zonjë Safete Vrioni vinte nga fisi Vrionase, një grua me super kulturë, me një shqipe të kulluar, ishte në borgjezinë e Athinës dhe kur më dëgjoi duke kënduar më tha Ardian ti ngjan me një këngëtar spanjoll që në atë kohë unë nuk e kisha dëgjuar. Më dha disa CD të tij dhe prap nuk gjeta gjë të përbashkët, bëheshe fjalë për Julio Iglesias.

Mirela Milori: Sa qëndruat në Greqi?

Ardian Trebicka: Kam ndejtur 6 vite. Kur u ktheva në Shqipëri i kisha gjërat e qarta se çfarë do bëja.

Këngëtari Ardian Trebicka rrëfehet: ‘Në Greqi punoja bukëpjekës’ Read More »

I dashuri i Fiolla Morinës, romantik: ‘Dikush vjen në jetën tënde, ta ndryshon jetën krejt papritur, të rrëmben zemrën…’

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë shndërruar kohët e fundit si një nga çiftet më “trendy” të momentit. Pavarësisht problemeve me policinë, këngëtarja kosovare dhe biznesmeni kanë lënë gjithçka pas krahëve dhe po shijojnë historinë e tyre të dashurisë.

Pak kohë më parë, Fjolla Morina i tha “PO” propozimit për martesë të Fisnik Sylës.

Çifti po e shijon në maksimum dashurinë dhe në rrjete sociale nuk mungojnë dedikimet e shumta për njëri-tjetrin.

Së fundmi, ai ka publikuar një foto ku shfaqet krah këngëtares dhe krah saj shkruan: “Ndonjëherë, dikush vjen në jetën tënde, ta ndryshon jetën krejt papritur, të rrëmben zemrën dhe të ndryshon përgjithmonë”.

Ndërsa Fjolla e ka ripublikuar foton, duke shkruar “përgjithmonë”, shoqëruar me një emoji zemre. Duket se Fisniku është një djalë shumë romantik, i cili përveç dhuratave, i dedikon edhe fjalë të ëmbla partneres së tij.

Fjolla dhe Fisniku do të martohen së shpejti, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani në Prishtinë. /NOA/

I dashuri i Fiolla Morinës, romantik: ‘Dikush vjen në jetën tënde, ta ndryshon jetën krejt papritur, të rrëmben zemrën…’ Read More »

Këngëtari Sidrit Bejleri interesante për të birin, duhet ta lexojmë të gjithë

Nuk i ka thënë as bëhu i mbarë, as i suksesshëm, as më i miri nga shokët Sidrit Bejleri djalit të tij Amad.

Ka zgjedhur nje tjeter urim:

“Biri im, mos u bëj shumë i idhtë se të pështyjnë, e as shumë i ëmbël, se të hanë”.

Sidrit Bejleri përveçse i dashur në publik për zërin e tij apo edhe karizmen shkodrane, ka fituar zemrat e të gjithëve edhe për përkushtimin për familjen.

Baba i tre fëmijëve, ai ndan shpesh momente familjare që tregojnë qe kjo pjesë është më e rëndësishmja në jetën e tij.

Këngëtari Sidrit Bejleri interesante për të birin, duhet ta lexojmë të gjithë Read More »