ShowBiz

I vendosin gjobe, reagon e rev oltuar moderatorja shqiptare: Unë e kam kaluar COVID-in! Ti kur je në shtëpi vetëm a mban pre zervativ?

Që prej ditës së djeshme në vendin tonë ka filluar kara ntina e pjesshme duke ndaluar qarkullimin në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

Mirëpo gjatë natës që lamë pas ka pasur edhe nga ata që nuk e kanë respektuar këtë rregull, si puna e moderatores Einxhel Shkira.
Ajo ka treguar përmes një postimi në rrjtet sociale se nuk iu bund urdhrit të qeverisë për të mos dalë në rrugë në orën 22:00 dhe si pasojë është ndë shkuar me gj obë nga policia.

Këtë e ka treguar në Instastory teksa shihet që ecën në rrugë jashtë orarit të lejuar duke filmuar veten dhe duke treguar ngjarjen që sapo i ndodhi.

‘Ky muhabeti i karantinës në orën 10 paska qënë serioze nuk ka qënë shaka. Sapo kalova 2 patrulla, të parës i kalova të dytës te lagjia që më ndaluan dhe më thanë se sapo bëra 2 shkelje. Isha jahstë orarit dhe nuk kisha maskë. Nëse unë e kam kaluar Covidin dhe nuk ka kush ma ngjit më dhe nuk kam kujt t’ja ngjis pse duhet ta mbaj maskën. Nëse unë jam vetëm në rrugë pse duhet ta mbaj maskën? Ti kur je në shtëpi vetëm a mban preze rvatitiv?’-thotë Einxhel e revoltuar.

I vendosin gjobe, reagon e rev oltuar moderatorja shqiptare: Unë e kam kaluar COVID-in! Ti kur je në shtëpi vetëm a mban pre zervativ? Read More »

‘Pas 18 vitesh u largua përgjithmonë’/ Bora Zemani ndan lajmin e trishtë

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Bora Zemani ka ndarë me ndjekësit një lajm që e ka mërzitur shumë. Ajo ka humbur macen e saj, të cilën e kishte që prej 18 vitesh.

“Pas 18 vitesh u largua përgjithmonë”, moderatorja Bora
Bora e konsideronte pjesë të familjes, si pjesëtarin më të vogël dhe më të përkëdhelur.

“Isha fëmija më i lumtur në botë kur morëm mace në shtëpinë tonë. Dhe sot pas 18 vitesh që jetoi me ne, Kiti u largua përgjithmonë! Ishte pjesë e familjes si pjesëtari më i vockël, më i përkëdhelur, më mistrec, por një dashuri e vërtetë. E deshëm shumë, fëmijëria ime ishte edhe më e bukur me të”, ka shkruar ajo.

‘Pas 18 vitesh u largua përgjithmonë’/ Bora Zemani ndan lajmin e trishtë Read More »

Rrëfehet këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti: Media në Shqipëri më shkatërroi martesën e parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka treguar se e ka vuajtur për një kohë të gjatë ndërhyrjen e medies në jetën private e cila sipas saj i ka shkatërruar martesën e parë.

Në një intervistë për PolitikOn në RTV Ora, këngëtarja Bleona Qereti shprehet se për të tashmë jeta private është e shenjtë dhe se mediat kanë për detyrë të verifikojnë lajmet që marrin.

“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës. Ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam djegur dhe jeta ime private ka vuajtur pikërisht nga media në Shqipëri.

E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua.

Këngëtarja e konsideron të tmerrshëm faktin që emri i saj të kategorizohet në atë që ajo e cilëson si prototipi i modeleve të instagramit.

Rrëfehet këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti: Media në Shqipëri më shkatërroi martesën e parë Read More »

Këngëtari Altin Sulku: Po shkojmë te miqtë për të kërkuar lekë borxh

Altin Sulku dhe Stivi Boka sollën projektin e tyre të parë muzikor, të titulluar “Teka Teka”.

Kënga është kthyer në një hit dhe numëron mijëra klikime në “Youtube”.

Për të folur rreth këtij projekti, Altini dhe Stivi ishin të ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Altini tha se është i ftuar nga Stivi në këtë këngë, ndërsa djali i familjes së famshme Boka tregoi se ka lindur e është rritur në rrugën e Dibrës, e ku iu propozua kjo këngë dëshironte të gjente një këngëtarë nga Dibra dhe vendosi për Altin Sulkun.

“U bëmë bashkë Tirona dhe Dibra u bëmë bashkë. Më tha me kë do të jesh, me Stivin. A thashë mbiemri Boka, do të jetë i madh, do i ngjaj babait. Irgenc Hyka është i përkryer, mua m’i ka gjetur telat”, tha Altin Sulku.

“ Unë kam jetuar dhe jam rritur te Selvia, në rrugën e Dibrës. Isha duke diskutuar ne Irgenc Hykën, i cili ka bërë tekstin e këngës është dhe producenti im dhe i thashë do gjejmë një çun nga Dibra dhe më shkoi mendja tek Altini. Të dy timbrat e zërit tonë shkojnë me këtë këngë. Olta është dëgjuesja ime e parë, këtë e kam marrë nga Olta, e cila tha se na shkon zëri dhe do të jetë e bukur”, u shpeh Stivi Boka.

Altini gjithashtu foli për situatën kaotike që po kalojnë artistët si pasojë të kufizimeve të vendosura nga COVID-19. Ai tha se ka lënë disa para në një qoshe e me to po jeton, ndërsa shtoi se nëse gjendja nuk do të ndryshojë do të detyrohet t’i kërkojë para borxh miqve.

“Më ka prekur shumë. Kemi mbajtur pak lekë në qoshe, po shkoi dhe shumë do të shkojmë tek miqtë për të kërkuar lekë borxh. Unë me këto mbahem, nuk kam asnjë të ardhur tjetër. Nëse kjo zgjat më shumë nuk e di çfarë do të ndodhë. Ne kemi prishur pa kriter me thënë të drejtën po nuk është gjë e mirë”, tha Sulku.

Këngëtari Altin Sulku: Po shkojmë te miqtë për të kërkuar lekë borxh Read More »

E njihni vogëlushen në foto? Sot një ndër moderatoret bukuroshe

Moderatorja Kiara Tito është një ndër emrat më të njohur të ekranit, e cila merr gjithmonë vëmendjen në çdo dalje të saj.

Kiarën e shohim gjithmonë të kuruar deri në detaj, por së fundmi moderatorja ka ndarë me ndjekësit një fotografi të rrallë kur ka qenë e vogël.

Në një postim në InstaStory, moderatorja ka ndarë një foto shumë të ëmbël të sajën, ku shfaqet me flokë të shkurtër dhe me balluke.

“Gjejeni kush” ka shkruar moderatorja krahas fotos.

Siç vihet re dhe nga fotoja, moderatorja ruan po ato tipare të ëmbla sikurse ka qenë e vogël.

E njihni vogëlushen në foto? Sot një ndër moderatoret bukuroshe Read More »

Babai i moderatores së sportit Viloa Spiro, humbi betejën një javë më parë nga Covid/ Moderatorja zemërthyer publikon foto

Babai i moderatores së sportit, Viloa Spiro, humbi betejën rreth një javë më parë nga koronavirusi.

Viola Spiro postoi në Instagram disa foto të rralla me babain e saj kur ishte foshnje, si dhe imazhin e fundit që realizuan së bashku, duke buzëqeshur.

“Do qeshim gjithmonë bashkë si në foton tonë të fundit, babka im …,” – shkroi ajo, duke shoqëruar fjalët me një emoji zemërthyer.

Rodolf Spiro u infektua me COVID dhe shkoi të kurohej në Turqi.

Ai nuk arriti ti mbijetonte sëmundje dhe u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Në një postim në Instagram, Viola Spiro shkroi se “ishte e tmerruar dhe e shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejtë që e humbi babain”, duke zbuluar se “sëmundja e mallkuar” e mori pa i dhënë dot lamtumirën.

Më 2 nëntor ajo dha lajmin e trishtë. “Babai ynë po luftonte me sëmundjen e mallkuar por zemra e tij nuk duroi gjatë. Ajo pushoi ditën e dielë pa na dhënë lamtumirë. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe i bukur,”- shkroi moderatorja sportive.

/NOA.al

Babai i moderatores së sportit Viloa Spiro, humbi betejën një javë më parë nga Covid/ Moderatorja zemërthyer publikon foto Read More »

Rrëfehet Rovena Dilo: M’u bë pasuria 0, më morën miliardat! Do luftoj të marr pronën time

Në rubrikën ka “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare Rovena Dilo ka rrëfyer shumë gjëra për jetën e saj private dhe profesionale. Ajo ka treguar edhe për problemin që ka me një pronë të saj në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Ti pasi more kaq shumë para vendose të ktheheshe në Shqipëri që të bëheshe miliarderja që je sot?
Rovena Dilo: Na i morën miliardat.

Ardit Gjebrea: Pse mund të bëheshin?

Rovena Dilo: Kur ke prona dhe talent edhe mund të bëhesh.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me lekun dhe pronat dhe miqësinë? Këtu ku erdhëm ka qenë bar

Rovena dhe kemi shumë kujtime. Për fat të keq gjërat ndryshojnë në jetë dhe mesa di unë ti nuk je ndarë mirë nga kjo histori.

Rovena Dilo: Bar Rovena nuk ka qenë Bar Rovena, ka qenë toka e nënës sime dhe unë vazhdoj të luftoj për pronën e nënës sime dhe nuk do rresht së luftuari derisa ajo të shkojë tek njerëzit të cilët e meritojnë ta kenë. Unë nuk e kam më, jemi në proces gjyqësor dhe pavarësisht se jemi në proces gjyqësor kjo ndërtesë po vazhdon të ngrihet, jemi në Shqipëri. Ky është problem gjykata dhe shteti nuk funksionon ashtu siç duhet dhe unë gjej rastin të shpresoj se drejtësia në 2020 nuk do të bëjë më padrejtësi për të marrë pronën nga pronari dhe për t’ja dhënë atë njerëzve të cilët për fat të keq janë të fortët e politikës. Jo vetëm pasuria ime u bë 0 por edhe pasuria e stërgjyshit 0.

Rrëfehet Rovena Dilo: M’u bë pasuria 0, më morën miliardat! Do luftoj të marr pronën time Read More »

‘Zhurmuesit në veshët e mi kanë ardhur që unë kam bërë një karrierë shumë të shpejtë’

Arjola Demiri është një nga aktoret më të dashura shqiptare. Ajo është e angazhuar në spektaklin e humorit “Portokalli” dhe roli i saj te “Çifti i Lumtur” është tepër i vlerësuar nga publiku.

Arjola tha në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, se ka vetëm pesë vite që është përfshirë në aktrim. Aktorja theksoi se ka realizuar shumë audicione, por nuk i kalonte ato.

Rrugë karrierës së bukuroshes i hapi përfshirja në serialin “O Sa Mirë”, një ekskluzivitet i “DigitAlb-it”. Arjola zbuloi se ishte e njohur nga trevat shqiptare, por brenda në Shqipëri është bërë e njohur vetëm së fundmi.

“Zhurmuesit në veshët e mi kanë ardhur që unë kam bërë një karrierë shumë të shpejtë. Kjo është shumë e vërtetë, sepse unë më 21 nëntor bëj katër vite që kam nisur karrierën. Unë po them katër vite si aktore, prezantuese, e shumë shumë gjëra.

Unë jam marrë për gjëra shumë të vogla. Me organizimin e festivaleve për fëmijë, të drejtat e fëmijëve. U gjenda në momentin e duhur, në “O Sa Mirë”. Ky ishte një fat, sepse kisha katër vite që vija në audicione pafund në Tiranë dhe nuk ma dha askush fatin.

U desh që të performoja si një vajzë e egër, më shumë burrë sesa femër, megjithëse ishte provuar disa herë ky rol nga shumë vajza, roli që bëra kishte një bujë të madhe. Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni dhe shqiptarët në emigrim më kanë njohur, Shqipëria nuk më ka njohur”, tha Arjola.

‘Zhurmuesit në veshët e mi kanë ardhur që unë kam bërë një karrierë shumë të shpejtë’ Read More »