ShowBiz

Romeo Veshaj ia thotë në sy Luanës: Nuk do të ftoja kurrë në emision

Romeo Veshaj ishtë një ndër të ftuarit e mbrëmjes së kaluar në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

Pyetjeve pikante nuk kishte si t’i shpëtonte edhe aktori i cili ishte i vendosur përballë vëllait të tij në sfidën “Ndaje ose zhyt duart në …”.

Romeo u pyet nga Donaldi se cilin nga personazhet publik nuk do të ftonte kurrë në emisionin e tyre.

“Luana”,- tha Romeo, ndërkohë që Fifi i rikujtoi se njerëzit në studio nuk duhen përmendur, të ftuarit dhe Luana ishin kuriozë të dinin arsyen pse nuk do e ftonte.

Aktori vazhdoi me shaka duke thënë: “Se Luana është e sigurt që nuk vjen kurrë në emision”.

Kjo përgjigje shkaktoi të qeshura te të ftuarit dhe vetë moderatorja.

Romeo Veshaj ia thotë në sy Luanës: Nuk do të ftoja kurrë në emision Read More »

Juli tregon cili aktor i ka marrë lekë borxh

Aktori i humorit Julian Deda, ka zbuluar në intervistën e dhënë për emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, emrin e një kolegu që i ka marr lekë borxh.

Juli, pranoi t`i përgjigjej pyetjes thumbuese në rubrikën ‘Pyetje Hot’, vetëm që tu shpëtonte specave djegës.

I pyetur se cili koleg i ka marrë para borxh, pa u menduar gjatë, Julian Deda u përgjigj: ‘Albano Bogdo më ka marrë para borxh.’

I pyetur nëse Albano ia ka kthyer tashmë lekët, Juli tha: ‘Po, po, sigurisht që m’i ka kthyer. Të gjithë u marrim lekë borxh njëri-tjetrit herë pas here’.

Juli tregon cili aktor i ka marrë lekë borxh Read More »

Dasmë me 300 të ftuar, Fjolla Morina martohet me biznesmenin që i ndryshoi jetën

Marrëdhënia e këngëtares Fjolla Morina me biznesmenin Fisnik Syla po kalon në një etapë tjetër.
Pasi bëri publike lidhjen dhe i tha “po” propozimit të tij për martesë, këngëtarja ka nisur përgatitjet për dasmën, një ceremoni VIP që do të mbahet në Prishtinë pas daljes nga masa “Arrest shtëpie” ku ndodhet në Kukës.

Ajo publikoi një foto në “Instagram” me stilistin e saj dhe shkroi: “Duke menduar ide për dasmën!”. Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Fjolla po përgatitet për një ceremoni VIP mjaft luksoze, ku do të ketë 300 të ftuar, mes të cilëve jo vetëm politikanë e biznesmenë të Kosovës, por edhe këngëtarë, kolegë të saj.
Lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që i ndryshoi jetën në 365 ditë u zbulua pas arrestimit të këngëtares në pikën kufitare të Morinës, pasi iu gjetën dy pistoleta në makinë. Çifti po udhëtonte së bashku në makinën luksoze, që Fisnik Syla ia bleu disa ditë para ngjarjes.

Fillimisht ajo e mohoi lidhjen mes tyre, duke thënë se “mes tyre nuk kishte lidhje intime dhe se po shkatërrohej familja e një njeriu, që nuk e meritonte”.

“Të shkruani me emër dhe mbiemër, dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua, kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu, i cili nuk meriton këtë ‘show’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë!”, shkroi nëna e dy vajzave në një postim në “Instagram”, teksa qëndronte në arrest shtëpie në Kukës.

Këngëtarja dhe biznesmeni pranuan se ishin në një romancë në dëshmitë e tyre në Gjykatë, ndërkohë që kanë pasuar me postimin e fotove romantike në “Instagram”-et e njëri-tjetrit.

“Me Fisnik Sylën jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat. Dua të deklaroj se mund të jem edhe shtatzënë pasi një test paraprak më ka dalë pozitiv”, u shpreh ajo, ndërsa rezultoi më vonë se kjo nuk ishte e vërtetë kur tha se ishte në pritje të një fëmije.
Fjolla Morina ne gjykaten e Kukesit
Fjolla Morina ne gjykaten e Kukesit

Pas zbulimit të lidhjes së Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës, u zbulua se ky i fundit kishte qenë i martuar dhe ishte baba i dy fëmijëve. Për mediat e Kosovës, ish-bashkëshortja e biznesmenit pohoi faktin që Fjolla Morina i prishi familjen, dhe sipas saj, martesa e tyre zgjati 10 vite duke përfunduar për shkak të lidhjes së Fisnik Sylës me këngëtaren.
“Atyre që deshën shkatërrimin e familjes, marrshin nga jeta atë që e meritojnë!”, tha mes të tjerash ajo, duke shtuar se “njeriu qenka më i fortë se guri”.

Pak ditë më parë, Fjolla Morina mori propozimin për martesë nga biznesmeni Fisnik Syla. Dhe që nga ajo kohë, këngëtarja nuk ndal fotot me biznesmenin, duke treguar se është më e dashuruar se kurrë.

“Kam zemrën time në krah”, shkroi ajo krah një imazhi ku pozonte e lumtur pranë partnerit.

Më 19 shtator të këtij viti këngëtarja Fjolla Morina u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës bashkë me një biznesmen kosovar dhe shoferin e saj. Ata u kapën me armë zjarri brenda makinës.

Ndërsa këngëtarja u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” në Kukës, biznesmeni Fisnik Syla u la i lirë nga gjykata pas rreth dy javësh. Atëherë u aludua në media për lidhjen midis këngëtares dhe biznesmenit, por tani është Fjolla Morina që ia shpreh publikisht dashurinë.

Duket se ditët në qeli dhe vështirësitë pas arrestimit kanë shërbyer për të forcuar lidhjen e tyre. Këtë nuk nguron ta shprehë as vetë këngëtarja. Sipas saj, dashuria është në gjendje të përballojë çdo vështirësi dhe çdo pengesë dhe se ajo fiton mbi gjithçka. Dhe në “pengesën” e fundit duket se këngëtarja dhe biznesmeni kanë fituar njëri-tjetrin.

“Thonë që në dashuri fiton kush ikën! Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhembjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë, atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëritjetrin. Të dua Fisnik Syla!“, shkruan ajo në rrjetet sociale për partnerin 29-vjeçar.

Nëna e dy vajzave, e cila qëndronte në arrest shtëpie në Kukës, teksa kërkoi që të “mos futen në valle njerëz familjarë”, tha se fajet e saj do t’i marrë vetë mbi supe. Syla është personi që i dhuroi makinën luksoze disa ditë para ngjarjes dhe në videon e publikuar nga Fjolla, në sfond dëgjohet zëri i një mashkulli, fytyrën e të cilit ajo nuk e tregoi.

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator, ndërsa Policia lokale bënte me dije se 34-vjeçarja është kapur pasi në çantën që kishte në makinën që drejtonte vetë, iu gjet armë zjarri pistoletë. Bashkë me të u ndaluan edhe dy personat që ishin në makinë, ndërkohë që në bagazh i është gjetur një pistoletë, në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Vendimin për t’u martuar, Fjolla Morina e merr pasi ishte përfolur në media për një lidhje me biznesmenin më të ri në moshë, Fisnik Syla, i cili jeton në Belgjikë, aty ku ka edhe një rrjet hotelesh dhe restorantesh.

Pikërisht me pasurinë që ka, ai ka arritur t’i ndryshojë jetën Fjollës, duke i bërë dhurata super të shtrenjta nga makina, biznesi e deri te vila. Edhe pse një vit problematik, sidomos në çështjen e parave dhe ekonomisë, për Fjollën ka rezultuar ndryshe.

Brenda një viti ajo u ka prezantuar ndjekësve të saj pasurimin e shpejtë me super-vilë, super-biznes në Prishtinë dhe në fund një makinë luksoze dhuratë. Para arrestimit, Fjolla Morina publikoi një video të momentit kur suprizohej nga një mashkull, i cili i bëri dhuratë një makinë “Audi Q7”.

“Hajt për hajër, ta gëzosh!”, dëgjohej ai duke i thënë. Ndërsa i kërkonte të ndizte makinën: “Pse nuk i provove çelësat”? “Nuk jam gati”, i kthehej ajo e emocionuar.

Fjolla nuk zbuloi identitetin e mashkullit misterioz, që mesa duket, është partneri i saj. Por makina ishte një nga të mirat materiale që Fjolla bëri të vetat këtë vit. Ajo është bërë me shtëpi të re super-luksoze, dhe e këtë gjë e tregoi përmes një postimi në “Instagram”.
Ajo publikoi një fotografi, në të cilën tregonte se si duket nga jashtë vila e saj, duke u shprehur se ndihej e bekuar. “E bekuar në shtëpinë time të re!”, shkruante ajo sipër fotos. Ndërkohë që pak kohë më parë ajo inauguroi një super-dyqan luksoz në Prishtinë, ku shet veshje të shtrenjta.

Mediat e Kosovës kanë nisur me pyetjet se nga i burojnë gjithë këto para Fjollës, e cila duket se muzikën e bën për qejf. Kujtojmë se projekti i fundit nga Fjolla Morina titullohet “Kape”, i shoqëruar edhe me videoklip.

Le të shohim se si do të duket nuse Fjolla, ndërkohë që flitet se ajo pas martesës do t’i dedikohet më shumë biznesit sesa muzikës muikës.
(PanoramaPlus)

Dasmë me 300 të ftuar, Fjolla Morina martohet me biznesmenin që i ndryshoi jetën Read More »

Rrëfehet Kejvina Kthella: Vesh vetëm tanga, ja çfarë ngjyre

Ish-velina e ‘Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka rrëfyer se për të brendshme, vesh vetëm ato të llojit tanga.

E hipur mbi demin, në studion e ‘Shiko kush luan’, Kejvina u përgjigj teksa kalëronte, kur foli dhe për të brendshmet që përdor.
‘Vesh tanga,’- tha ish-velina.

E pyetur se çfarë ngjyre i preferon, Kthella tha se i ka me ngjyra të ndryshme.

‘Shumëngjyrëshe,’- shtoi ajo.

Rrëfehet Kejvina Kthella: Vesh vetëm tanga, ja çfarë ngjyre Read More »

Ja sa herë është shoqëruar në polici aktori i humorit Julian Deda

Aktori Julian Deda ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale.

I ftuar në “Glamour Zone”, Deda tregoi se është shoqëruar dy herë në rajonin e policisë, njëherë gabimisht dhe njëherë për zhurmë.
Gjatë intervistës, ai u pyet se si i zgjidh problemet me të shoqen dhe tha se këtë gjë e ‘sqarojnë’ në shtrat.

Për aktorin Albano Bogdo, Juli tha se ai i ka marrë lekë borxh, por që më vonë ia ka kthyer.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Kush të ka marrë para borxh nga kolegët?

Julian Deda: Albano Bogdo më ka marrë para borxh. Po, po , sigurisht që mi ka kthyer. Të gjithë u marrim lekë borxh njëri-tjetrit herë pas here.

Pyetje: E ke shkelur ndonjëherë ligjin ose a je shoqëruar në polici?

Julian Deda: Nuk kam vrarë dhe nuk kam vjedhur, pra nuk e kam shkelur ligjin (qesh).

Por në rajon më kanë shoqëruar dy herë. Herën e parë kam qenë në shkollën e lart dhe ishte keqkuptim.

Ishim në një lokal, dhe tavolina ngjitur pati disa probleme, por na morën edhe ne.

Ndërsa herën e dytë më shoqëruan për zhurmë. Por më liruan sërish në mëngjes (qesh).

Ester Bylyku: Ke thënë që nuk para zihesh me bashkëshorten, po në momentin që keni ndonjë mosmarrëveshje si e zgjidhni?

Si e gjeni gjuhën e artë me njëri tjetrin?

Julian Deda: Aaa, si e zgjidhim… , e marr dhe shkojmë në krevat (qesh).

Por varet orari, nëse është orë e vonë shkojmë, ose nësë s’është orë e vonë dhe janë fëmijët nuk shkojmë (qesh).

Unë nuk mbaj shumë inat, ta thashë. Edhe nëse kemi ndonjë gjë, shkoj ta sqarojmë, nuk mund të rri pa folur, nuk e mbaj dot.

Ja sa herë është shoqëruar në polici aktori i humorit Julian Deda Read More »

‘Më jep 2 mijë euro borxh’, si u ma shtrua biznesmeni duke përdorur emrin e Ardit Gjebresë

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”.

Në mes të një bisede në WhatsApp dhe Viber shtetasi B. Stojku besonte se ishte duke komunikuar me Ardit Gjebrenë, këngëtarin dhe shoëmenin e njohur në vend.

Por, në fakt, Stojku i cili pasi pa edhe fotografinë e Ardit Gjebresë së rremë në numrin nga po i shkruhej, porositi të birin që të dorëzonte shumën tek miku i tij shumë i njohur që ndërkohë nga ana tjetër e telefonit i shkruante: jam në emision dhe më duhet t’ia dërgosh se i duhen për në spital.

“Mendova se ishte Ardit Gjebrea, – rrëfeu më pas në polici burri, i cili u peshkua nga një mashtrues ende i paidentifikuar, i cili fillimisht i shkroi vetëm kaq “çkemi, si je i dashur?”.

Pasi Stojku që ndërkohë gjendej sipas burimeve të gazetës “Si” duke drekuar ka qenë i bindur se po fliste me Gjebrenë, dhe pasi urdhëroi të birin që të tërhiqte 2 mijë euro i shkroi Gjebresë së rremë.

“Në ç’vend je, do t’i sjellë djali, pasi jam në një drekë me ca miq”.

Kallëzuesi shton në polici se mashtruesi ende i panjohur i tha se do dërgonte një mikun e tij të quajtur Toni dhe më pas ka shtuar “faleminderit shumë nga dreka do të t’i sjell”.

Policia pohon për gazetën “Si” se rreth orës 14.27 minuta, i mashtruari u telefonua nga i biri që i tregoi se paratë i kishte marrë një taksi e verdhë.

“Më vonë unë dyshova dhe pas disa orësh mora në telefon Arditin se kë person kishte në spital dhe ai mbeti i shtangur duke më thënë, – nuk kam asnjë person në spital”.

Skema është zbuluar akoma më tej kur të dy burrat kanë folur me detaje për çfarë kishte ndodhur.

Policia deklaron për gazetën “Si” se është marrë dëshmia e Ardit Gjebresë që tregon se miku i tij Stojku e kishte pyetur se si ishte bërë njeriu i tij në spital.

Më tej, Gjebrea hedh dritë duke treguar se si ishte vënë në dijeni nga miku i tij që i kishte treguar se dikush i ishte prezantuar si ai dhe i kishte kërkuar 2 mijë euro.

Sipas burimeve policia ka sekuestruar një sërë kamerash mes të cilave zbulohet edhe taksia e verdhë që i është dorëzuar shuma e eurove.

Shoferi tregon “më doli një person i gjatë dhe më ngriti dorën për të ndaluar.

Më kërkoi ta çoja tek hotel H. ku ai do merrte një porosi, por që më pas i ka kërkuar të shkojë shoferi ta marrë”.
I. V shton se udhëtoi drejt destinacionit pa e ditur se çfarë porosie do të merrte dhe pasi ka mbërritur në vendin e kërkuar ka telefonuar “punëdhënësin” në numrin që i panjohuri i kishte dhënë.

“Prej aty doli një djalë dhe më dha një zarf me prerje 100 dhe kur ia dorëzova, më bëri përshtypje se ai nuk i numëroi paratë”, shton më tej taksisti.

Policia shton në rrugë anonime se ka identifikuar Arditin e rremë, i cili është P. Halilaj nga Kruja që do të hetohet për mashtrim.

‘Më jep 2 mijë euro borxh’, si u ma shtrua biznesmeni duke përdorur emrin e Ardit Gjebresë Read More »

Në super formë menjëherë pas lindjes, Arbana zbulon ‘sekretin’

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë me djalin e saj të cilin së bashku me Eduartin, vendosën ta quajnë Diell. Megjithatë fill pas këtij momenti Arbana është shfaqur në formë mjaft të mirë fizike.

Së fundmi moderatorja ka ndarë disa poza nga shtëpia e saj, ku shfaqet e veshur me fustan të zi dhe mjaft e qeshur. Ajo çfarë bie në sy është eleganca e Arbanës, e cila është kthyer menjëherë në formë perfekte fizike.

E natyrisht, ajo është pyetur menjëherë nga ndjekëset e saj për sekretin që ka ndjekur për tu rikthyer në super formë, të cilin ajo na e zbuloi sot.

Në fakt nuk bëhet fjalë vetëm për një çelës sekret, por për përkushtim dhe regjim të rregullt ushqimor si gjatë ashtu edhe pas shtatzënisë.

Ja ç’shkruan Arbana:

Gjatë shtatzënisë kam ngrënë shëndetshëm (shumë perime, fibra, pak ëmbëlsira dhe shumë ujë). Të gjitha ëmbëlsirat e gatuara gjatë karantinës i kanë ngrënë kryesisht familjarët e mi. Doktori im shumë i rreptë në lidhje me shtimin e peshës më këshilloi të mos shtoja më shumë se 8-10 kg dhe kam ngrënë shpesh dhe nga pak.

Sot, 10 ditë pas lindjes, jam 3 kg më shumë seç isha para shtatzënisë. (tjetër muhabet pastaj që edhe para shtatzënisë isha nja 3 kg më shumë seç duhet të jem normalisht). Para një jave fillova një regjim ushqimor me 1800 cal në ditë që përfshin shumë fibra, proteina, pak karbohidrate pothuajse 0 ëmbëlsira, fruta, perime, asnjë pije me gaz etj. çdo ditë pi minimumi dy nga këto, por ndonjëherë edhe më shumë. Së pari sepse kam shumë etje nga gjidhënia dhe së dyti sepse sipas librave që kam lexuara konsumimi i ujit rrit sasinë e qumështit. Absolutisht asnjë aktivitet fizik përveç dy fëmijëve që duan vëmendjen time.

Në super formë menjëherë pas lindjes, Arbana zbulon ‘sekretin’ Read More »

Agron Llakaj: Si e fitova be tejën me Covid pas 20 ditësh

Aktori dhe moderatori i njohur i humorit, Agron LLakaj, shumë i dashur për publikun shqiptar, ka kaluar një përvojë të vështirë pas infetimit me Covid-19.

Ai tregon se pasi ishte prekur me koronavirus, pas 20 ditësh në izolim të plotë me gjithë bashkëshorten, ka bërë tamponin dhe ka rezultuar negativ.

Ai u kërkon qytetarëve që të mos neglizhojnë maskën si dhe distancimin fizik dhe social.

Postimi i plotë:

Të dashur Miq! Më në fund, pas një beteje relativisht të moderuar me kovid 19, pas rreth 20 ditësh, ime shoqe Kostandina dhe unë morëm pergjigjen ‘negativ’ të tamponit. Ne ja dolëm, me qetësi dhe pa panik…,në mbështetje të njëri tjetrit, por me kujdesin absolut dhe të vajzës tonë Alkida, që nuk mori parasysh rriskun për vete, por na shërbeu deri në momentin e kapërcimit të situatës. ‘Kush ka vajza, botën ka’ thotë kënga. Falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen e thellë ndaj “Intermedica”, mikut tonë dr Vasil Llajo dhe gjithë përsonelit të shërbimit që në dy javë në mënyrë profesionale dhe njerëzore na qëndruan në krye për çdo analizë të nevojshme si pjesë e protokollit.

Në mënyrë të veçantë Dr Arian Mezini, edhe pse mik, njeriu që na ndoqi orë pas orë deri në rikthimin në normalitet tonin…,mirënjohje pafund! Unë rikthehem në dashurinë time Al Pazar dhe Fake Off me më shumë dëshirë dhe pasion!Dhe në fund dy fjalë për të gjithë. Jeta e çdo njërit prej nesh është dhurata më e bukur që Zoti na ka fal!

Zoti ju ruajt dhe paçi shëndet në familjet tuaja! Le të gëzojmë me njëri tjetrin per çdo ditë që Zoti na fal! Koha të duam dhe të mbështesim më shumë njeri tjetrin në këtë luftë duke zbatuar protokollin e ISHP. Mos e neglizhoni maskën, distancimin fizik dhe social, të cilat sjellin më pak njerëz të infektuar! Zoti qoftë me të gjithë Ne! Një ditë do jemi në një përqafim të madh!. /Noa.al/

Agron Llakaj: Si e fitova be tejën me Covid pas 20 ditësh Read More »