ShowBiz

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni feston sot ditëlindjen e saj, ja sa vjec mbush : ‘Plakja është ligj i natyrës dhe nuk është turp’

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni daljet e para në publik i ka pasur që në një moshë mjaft të vogël.

Ajo ka eksperimentuar në fusha të ndryshme të artit, mirëpo të gjithë e njohim dhe do ta njohim më së shumti si këngëtare.

Megjithëse prej kohësh i ka munguar publikut me projekte të reja muzikore, këngëtarja Ingrit Gjoni nuk harron të jetë aktive në Instagram, ku ndan vazhdimisht me fansat e saj momente të ndryshme të jetës së saj.

Në fakt, pavarësisht se sot është ditëlindja e saj, Ingriti ka vendosur të mos publikojë asgjë.

Po t’ju tregojmë moshën e këngëtares jemi të bindur që s’keni për ta besuar, pasi ajo duket ende si në të 20-tat e saj.

Ingriti ka lindur më 24 dhjetor të vitit 1981 dhe sot mbush 39 vjeç!

Rikujtojmë se për herë të parë në dhjetor të vitit që lamë pas, këngëtarja pranoi në emisionin “E diell” ndërhyrjet e saj estetike.

“Unë kam bërë buzët në 2010-n kur s`i kishte bërë njeri. Jemi shpuar në një parukeri. Është fat dhe dhuratë kur lind i bukur, por se do të rregullosh diçka të vogël teksa plakesh, mendoj se s`ka asgjë të keqe” ka treguar Gjoni.

“Plakja është ligj i natyrës dhe nuk është turp”, ka vazhduar më tej ajo duke u shprehur se buzëve të bëra ia ka parë hajrin.
NOA.al

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni feston sot ditëlindjen e saj, ja sa vjec mbush : ‘Plakja është ligj i natyrës dhe nuk është turp’ Read More »

Aktorja ikonë Ornella Muti rikthehet në Tiranë dhe merr ‘Kullën e Sahatit’: ‘Kam disa miq shqiptarë’

Aktorja ikonë në Itali, e njohur gjerësisht edhe nga publiku shqiptar, Ornella Muti, ndodhet për një vizitë në Tiranë.

Ajo është pritur sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi aktores simbolin e kryeqytetit, “Kullën e Sahatit”.

“Kam disa miq shqiptarë, të cilët më kishin thënë se kryebashkiaku juaj është shumë i veçantë. Tani mendoj se je vërtet i tillë, prandaj jam shumë e kënaqur që takoj një kryebashkiak si ju, plot ide të mrekullueshme. Herën e parë që kam ardhur në Tiranë kam qëndruar shumë pak, por tani shoh se qyteti ka pësuar një ndryshim rrënjësor”, – tha Ornella Mutti.

“Po ashtu, edhe Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm. Kjo më duket diçka e mrekullueshme. Ju e meritoni, pas gjithë atyre viteve të vështira”, – u shpreh aktorja italiane.

Veliaj i shprehu mirënjohjen asaj, për kontributin në kinematografi dhe për emocionet që i ka dhuruar të gjithë shqiptarëve, sidomos para viteve ‘90. /NOA.al

Aktorja ikonë Ornella Muti rikthehet në Tiranë dhe merr ‘Kullën e Sahatit’: ‘Kam disa miq shqiptarë’ Read More »

Këngëtarja Rosela Gjylbegu: ‘Ka njerëz që mezi presin të blejnë ata që do paguanin për tu shitur’

Pas Enxhi Nasufit, duket se edhe këngëtarja Rosela Gjylbegu nuk ka qenë dakort që Anxhela Peristeri u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së.

Këngëtarja, e cila konkurroi me këngën “Vashëzo”, reagoi me anë të disa postimeve në rrjetet sociale ku falenderonte ata që e mbështetën.

“Faleminderit të gjithëve Ju për përkrahjen tuaj”- shkroi Rosela Gjylbegu, e cila postimin e shoqëroi me një foto të Dritëro Agollit dhe disa vargjeve të tij të njohura, që u dukën si “kunja” për Anxhela Peristerin.

“Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmëndur, një vend çmënd,”– ishin vargjet e shkrimtarit të madh shqiptar.

Gjithashtu, ajo bëri një postim tjetër në InstaStory ku shkruante: “Ka njerëz që mezi presin të blejnë ata që do paguanin për tu shitur.”

Emri i Anxhela Peristerit u përfol si fituese e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës, rreth një muaj përpara se të mbahej konkursi.

Këngëtarja Enxhi Nasufi e akuzoi se ishte vetë ajo që bëri publik emrin e saj si fituese e Festivalit.

Ndërsa me anë të postimeve në rrjetet sociale i kërkoi që mësonte të aktronte përpara se të shtirej sikur ishte emocionuar se merrte një çmim.

“Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë, kush ishte miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni cmimin, se nuk di,”– shkroi Enxhi Nasufi.
/NOA.al

Këngëtarja Rosela Gjylbegu: ‘Ka njerëz që mezi presin të blejnë ata që do paguanin për tu shitur’ Read More »

Lajm i fundit/ Shpallet fituesja, kjo është këngëtarja që mori çmimin e parë në festivalin e 59-të të Këngës

Mbrëmjen e sotme është mbajtur nata finale e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH, ku fillimisht u prezantuan 26 këngë për t’u reduktuar më pas në 25 për shkak të tërheqjes së Manjola Nallbanit.

Pas 3 netëve spektakël, juria e festivalit ka shpallur më në fund edhe fituesin e këtij edicioni.
Me një shumicë votash nga juria, fituese është shpallur Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.

Jo vetëm jurinë, por “Karma” fitoi edhe simpatinë e publikut duke numëruar një shumë të konsiderueshme klikimesh në Youtube.

Kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Roterdam, majin e ardhshëm.

Lajm i fundit/ Shpallet fituesja, kjo është këngëtarja që mori çmimin e parë në festivalin e 59-të të Këngës Read More »

Këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili për kurim në Itali,flet miku i tij: ‘Ja cfarë problemi shëndetësor ka’

Pas lajmit se këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore shkodrane, Bujar Qamili, është shtruar tek Infektivi në gjendje të rëndë, prej Cocid-19, ka treguar një miku i tij.

Ai ka folur për gjendjen e fundit shëndetësore të këngëtarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramazan Çeka tha se Bujar Qamili ka pasur kohët e fundit probleme shëndetësore dhe ka shkuar për kurim në Itali, por jo nga Covid-19.

Sipas tij, ai ka pasur një shq etësim nga veshkat.

“Të nderuar miq, kolegë, gazetarë, punonjës mediash e dashamirës të artit”.

“Nisur nga situata aspak e qetë psikologjike, e cila sa vjen e po na bën të pranojmë e ta marrim si të vërtetë çdo lajm u bëj me dije se sapo kam komunikuar personalisht me “Mjeshtrin e Madh” dhe mikun tim më të përzemërt Bujar Qamili”.

“Ai vërtetë ka pasur probleme shëndetësore, por jo me Kovidin”.

“Falë një trajtimi të specializuar dhe intensiv në Itali, gjendja e tij është stabilizuar dhe po përmirësohet dukshëm”.

“Në emër të Bujarit dhe familjes së tij u percjell me nota përzemërsie falenderimet më të sinqerta për interesimin tuaj”, – sqaroi Ramazan Çeka./NOA.al

Këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili për kurim në Itali,flet miku i tij: ‘Ja cfarë problemi shëndetësor ka’ Read More »

Rrëfimi i grimieres së vipave: ‘Kalova në botën tjetër, fola me babain që më ka v dekur

Makeup artistja Merita Merja ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, nga ku ndau gjithë eksperiencën e vështirë pasi infektimit me covid-19.

Grimierja e njohur tregoi se u infektua pas festës me shumë të ftuar për ditëlindje dhe gjendja e saj u përkeqësua me kalimin e ditëve.

“Ti je në gradë të fundit, s’ke oksigjen në trup”, ishin këto fjalët që i thanë doktorët dhe menjëherë pas shtrimit në spital nuk i dhanë as shpresë për jetën.

“Doktori u do rëzua, më tha që s’ kishte çfarë të më bënte. Nuk më vinte dot serum. Unë i pija ilaçet dhe i nxirrja të gjitha”, tregoi Merja.

Megjithatë ajo nuk ngurroi të ndante edhe një detaj tronditës gjatë përballjes me virusin.

“Babi më ka v dekur para 7 vitesh. Kishte qenë një moment që unë po flisja me babin tim. Po flisja me babin tim, po qeshja. Me ka ardh motra më ka thënë ca “po bën”. I thashë asgjë, po flija gjumë. Realisht unë isha në botën tjetër, në atë moment isha në botën tjetër”, rrëfeu ajo.

Rrëfimi i grimieres së vipave: ‘Kalova në botën tjetër, fola me babain që më ka v dekur Read More »

‘Plas’ sërish mes Melisës dhe Sindit: ‘Boll fole për s eks’

Një pyetje e Sindit në takimin me Atdheun n dezi de batet në studion e “Përputhen” në Top Channel.

“Sa i dhënë je pas se ksit dhe aje i gatshëm të presësh”, e pyeti Sindi-Atdheun.

“Normal, që pres, nuk është se jam ekstrem në këtë pikë, 50 përqind ka rëndësi për mua”, i tha Atdheu.

Pikërisht për këtë pyetje, Melisa i tha se po kopjon atë. Ndërkohë Sindi iu përgjigj me indiferencë, ku i tha Melisës se është “e papërfillshme” për të.

Debati në studio

Mevlani: A mendon se e ca thua ndonjëherë, bien në sy ato se ca thua, nisu nga vetja para se të thuash ndonjë gjë.

Melisa: Ti po përpiqesh të bëhesh një kopja ime e vogël, mua më ka ofenduar, ndërsa tani flet vetë si unë dhe mjaft fole për se ksin. Ti kërkon të marrësh vëmendjen time gjithë kohën

Sindi: Nuk flas me ty

Melisa: Po pra, po merresh vetëm me mua

Sindi: Je e papërfillshme për mua

Melisa: Po pra dhe gjithë kohën vetëm mëson nga unë

Sindi: Ti nuk di as të debatosh me mua, por largohesh nga skena

Melisa: Si unë po flet, të njëjtat pyetje që bëj unë

Sindi: Nuk matem me ty

Melisa: Normal që jo, se një pëllëmbë je.

‘Plas’ sërish mes Melisës dhe Sindit: ‘Boll fole për s eks’ Read More »

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi jep lajmin e trishtë për admiruesit e tij

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka dhënë një lajm aspak të këndshëm për admiruesit e tij.

Me anë të një postimi në Facebook, aktori ka treguar se ka humbur dëgjimin në njërin vesh.

Ai tha se veshi tjetër i funksionon vetëm 30%.

Postimi i plotë i aktorit Çun Lajçi:

E t risht

Isha ne nji kontrollë rutinore për vesh Dhe Merre me mend Njeni vesh papritmas e paska humbë ndëgjimin.

Tjetri edhe 30% funkcionon!Pse?S’e diti as doktori!

Por S’po ankohem Veç nese m’shurdho hendo t’me mbetët p eng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s’do t’mundem me knua ma!

Për tjetër shnosh!

Nëse s’e kthej kryet kur t’me thirrni n’rrugë Mos u hatroni

S’e kam nga mendjemadhësia

Do t’rri me klysh

E tr isht!
NOA.al

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi jep lajmin e trishtë për admiruesit e tij Read More »