ShowBiz

S tresi në kërkim p olicor sjell këngën e re

Pak ditë më parë, St resi ka publikuar një video nga avioni, duke zbuluar se është zhvendosur në Britani të Madhe.

Pas pr otestave për Klodian Rashën, S tresi është shpallur në kërkim po licor nga autoritetet shqiptare dhe është në arr ati. Reperi është larguar nga banesa e tij për t’i shpëtuar po licisë, të cilës i ka bërë thirrje disa herë në rrjete sociale.

“Në cilin vend të Anglisë i doni koncertet? Jua premtova që do vij!”– ka shkruar ai krah videos.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar atë të vijë me një projekt të ri në muzikë.

Reperi në k ërkim ka publikuar në rrjetet sociale një sekuencë të projektit të ri.

Ai shkruan se kënga del të premten në orën 21:00 dhe titullohet “Gang shit”.

Pak ditë para pr otestës ai bëri me dije se do sjellë një bashkëpunim me Feron. Ky i fundit rezulton i zh dukur nga rrjetet sociale prej disa kohësh.

S tresi ka publikuar një foto në Instastory ku shihet së bashku me Feron duke folur me kamer, teksa ka shkruar “Sa jeni tu e prit mega Hitin??”

Ende nuk ka detaje rreth projektit por me siguri do jetë pjesë e albumit të S tresit.

Albumi mban shumë bashkëpunime dhe deri tani është bërë e ditur se S tresi do të sjellë një bashkëpunim me Çartanin, me reperin Gent dhe me Don Phenom.

Duket se pas pr otestave ai i është deidkuar muzikës. St resi ka publikuar gjatë këtij muaji edhe këngën e re që mban emrin “Archimed”, njësoj si albumi. Kënga e re flet për të gjitha, ish-miqtë, vë shtirësitë, pengesat e rrugës së tij, që në fund e kanë bërë atë që është sot./NOA.al

S tresi në kërkim p olicor sjell këngën e re Read More »

Rrëfimi i çiftit që nuk e quan veten ‘burrë dhe grua’, planet për t’u bërë sërish prindër

Në një intervistë për Living, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo folën për planet për t’u bërë sërish prindër.

Bieta rrëfeu se ka shumë dëshirë që të kenë edhe një fëmijë tjetër.
“Madje do të kisha dashur tre fëmijë, por meqë e kemi nisur vonë, i them Albanit, po e bëjmë me hile. E nisim numërimin nga Joelle. Po të mos kisha këtë ngarkesë pune, do ta kisha nisur tani beben e dytë. Do të doja të ishte vajzë, por kam një bindje që do të jetë djalë, sepse e shoh veten nënë djemsh.” “Në përgjithësi eci me moton “happy wife, happy life” (grua e lumtur, jetë e lumtur). Në këtë lloj kuptimi, edhe unë jam dakord, vetëm se duhet të përshtatim gjithçka me impenjimet tona, por dëshira nuk na mungon. Një fëmijë tjetër, një bekim më shumë,” tha Albani.

Sekreti i marrëdhënies së tyre është fakti që nuk ngatërrojnë punën dhe shtëpinë. Çifti nuk e konsideron veten “burrë dhe grua”.

“Ka një sekret pse e ruajmë këtë raport njësoj si para 15 vitesh. Unë Bietën nuk e kam grua, por të dashur. Ne jemi të dashur,” tha Dudushi. “Ka edhe një sekret tjetër. Në punë nuk kemi bërë kurrë biseda shtëpie dhe në shtëpi nuk bëjmë biseda pune,” shtoi Bieta.
Bieta u ndal edhe te marrëdhënia me Joelle, vajzën e Albanit.

“Fundjavave dhe për pushime, Joelle është gjithmonë me ne. Edhe në periudhën e karantinës ishte me ne. Fakti që edhe pushimet i kalon me ne, besoj se ndihet mirë. Edhe me Kroin është shumë e lidhur, bëjnë kokoshka të dy, fusin Charlie-n [qenin] në mes dhe shohin filma bashkë.”

Rrëfimi i çiftit që nuk e quan veten ‘burrë dhe grua’, planet për t’u bërë sërish prindër Read More »

Ka pasur më shumë se 400 femra në të gjithë Europën, njihuni me shqiptarin

Një shqiptar i Kosovës, i quajur Bekim Stokaj nga Deçani, ka folur në lidhje me jetën e tij private dhe ka shkaktuar jo pak habi.

Ai ka deklaruar se gjatë jetës së tij ka pasur më shumë se 400 femra.

Më tej ai shtoi se lidhja me to ka zgjatur një vit dhe më pas është larguar për në Gjermani, ku edhe ka thyer rekordin botëror.

Ndërkohë në Mal të Zi ka jetuar me 5 gra.

“Kam pas diku mbi 400 femra në krejt Evropën, ja kam nisur karrierën me femra në vitin 1998. Në Mal të Zi kam jetuar me 5 gra. Më ka ruajtur policia gjermane se kam dale me 70 femra përnjëherë”, tha ai në emisionin “n’Kosovë Show”.

Ka pasur më shumë se 400 femra në të gjithë Europën, njihuni me shqiptarin Read More »

Këngëtarja e mirënjohur, Manjola Nallbani, tërhiqet nga gara e Festivalit i 59-të i Këngës në RTSH, tregon arsyen…

Këngëtarja e mirënjohur, Manjola Nallbani, është tërhequr nga gara e Festivalit i 59-të i Këngës në RTSH, festival i cili do të çelë siparin gjatë mbrëmjes së sotme.

Kënga e saj është fshirë nga “Youtube” dhe shkak për këtë është bërë gjendja shëndetësore e Manjolës, që para disa javësh u konfirmua pozitive me Covid-19.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vëtë Manjola Nallbani.

Ajo është shprehur se gjatë kohës që artistët kanë bërë prova ajo nuk ka qenë e pranishme për shkak të infektimit dhe se mori vetë vendimin të mos merrte pjesë duke qenë se festivali do të mbahet në ambient të hapur.

“Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja [e tërheqjes nga gara është] që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rre zikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes”, ka thënë këngëtarja , e kontaktuar nga “Anabel”.

Manjola ka disa ditë që e ka fituar betejën me koronavirusin dhe e ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale para pak ditësh. Ajo ka theksuar se kishte përjetuar shqetësime që nuk i kishte provuar kurrë më parë nga një grip i thjeshtë.

“Kjo buzëqeshja ime me gjithë shpirt është për ju. Se pari duke u nisur nga çfarë kalova dua t’u këshilloj sinqerisht të bëni kujdes e të ruani veten”.

“Shumë e kalojnë si një grip! Për mua nuk ishte i tillë! Përjetova shqetësime që nuk i kam provuar kurrë nga një grip i thjeshtë!”

“Jo vetëm për shqetësimet fizike, por sidomos gjendja psikologjike sepse fakti që është i pabesë dhe nuk di çfarë të sjell as minuti të tr emb sigurisht!”

“E vetmja gjë e mirë ishte që kuptova sa shume njerëz paskam pasur që më kanë treguar çdo ditë shumë dashuri e kujdes! E çmoj dhe më tepër, sepse kjo është një kohë e vështirë për të gjithë! Ju falënderoj secilin nga ju, nga zemra”, tha Nallbani, teksa për këtë arsye ka vendosur që të tërhiqet nga festivali i RTSH-së./NOA.al

Këngëtarja e mirënjohur, Manjola Nallbani, tërhiqet nga gara e Festivalit i 59-të i Këngës në RTSH, tregon arsyen… Read More »

Anna Oxa tregon të vërtetën e lajmit/ A është mbesa e Enver Hoxhës?

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Anna Oxa ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare.

Ajo jeton në Itali dhe gjithë karrierën e saj e ka zhvilluar po në këtë vend.

E pyetur nga Ardit Gjebrea nëse është e vërtetë që ajo është mbesa e Enver Hoxhës, sipas mediave italiane, Anna shprehet se është spekulim.

Ardit Gjebrea: Çfarë nuk kemi dëgjuar, që emri yt është Ilirjana, që je mbesa e Enver Hoxhës, cila është Anna e vërtetë?

Anna Oxa: Ti e di që një pjesë e medias në Itali, në vend që të informojnë, de zinformojnë. Sajon histori, s ajon farefisin, nuk he ton, nuk vëzhgon. Fakti është që unë nuk kam të bëj me aspak me këtë histori. Unë jam goca e Qazimit nga Kruja.

Ardit Gjebrea: Kur ke ardhur për herë të parë në ’96-ën dhe kur ke thënë në skenë “jam goca e Qazimit nga Kruja”, e gjithë publiku uou.

Anna Oxa: Jam prezantuar kështu me historinë e vërtetë.

Ardit Gjebrea: Më kujtohet që kemi ardhur këtu bashkë dhe ke qenë e para femër që je futur në xhaminë e Krujës.

Anna Oxa: Po është e vërtetë, kam qenë femra e parë që kam hyrë në një xhami, pikërisht këtu ku është historia e familjes sime dhe historia e Shqipërisë.

Anna Oxa tregon të vërtetën e lajmit/ A është mbesa e Enver Hoxhës? Read More »

Është cilësuar si një nga femrat më të bukura në Ballkan, deputetja shqiptare tregon për cilin politikan i ‘vlon gjaku’

Deputetja e Kosovës nga radhët e komuniteti boshnjak, Dude Balje ka treguar emrin e politikanët që e tërheq më shumë fizikisht.

E njohur për hiret e saj, deputetja ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, ku është vënë përballë pyetjes së sikletshme.
Aktori Rezart Veleshnja e ka pyetur se cili politikan i Shqipërisë apo i Kosovës, e tërheq fizikisht, ndërsa ajo është përgjigjur shkurt.

“Zoti Milaim Zeka,”-u shpreh ajo.

Kujtojmë se gazeta gjermane “Kosmo” shkruajti kohë më parë se politikania më e bukur e Ballkanit vjen nga Kosova dhe se bëhet fjalë për deputeten e njohur të Parlamentit të Kosovës, Dude Balja.

Është cilësuar si një nga femrat më të bukura në Ballkan, deputetja shqiptare tregon për cilin politikan i ‘vlon gjaku’ Read More »

Vajza e milionerit shqiptar reagon pse e dha deklaratën e saj: ‘Nuk jetohet me 2 mijë euro’

Bukuroshja e ekranit Erza Ramuka, e cila u bë e njohur falë serialit ‘O sa mirë’, ka reaguar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, mbi një deklaratë që ka bërë xhiron e rrjetit.

Vetëm pak kohë më parë, pushtoi portalet një deklaratë ku ajo tha se: Me 2.000 euro nuk jetohet në Kosovë.
Cili ka qenë momenti yt më i sikletshëm televiziv?

Erza Ramuka: Ka qenë një intervistë që kam dhënë në emisionin ‘n’Kosov Show’. Unë asnjëherë nuk kam thënë me 2.000 euro nuk jetohet në Kosovë. Portalet e kanë trilluar këtë për klikime. Në Kosovë dhe në të gjithë botën jetohet sipas mundësive, dikush me një rrogë të vogël, dikush me ndihmë sociale, dikush me një rrogë mesatare .Nuk do të shprehesha asnjëherë në atë mënyrë.

Vajza e milionerit shqiptar reagon pse e dha deklaratën e saj: ‘Nuk jetohet me 2 mijë euro’ Read More »

‘Sh përthen’ Fationi për cështjen ‘Ana-Arjon’: ‘M*t janë të dy’ (video)

Gjatë një videoje live në Instagram, Fationi i emisionit “Përputhen” ka folur rreth çështjes Ana-Arjon, që ka bërë bujë në rrjet përgjatë ditëve të fundit.

Ai është shprehur se nuk mban anën e askujt, pasi të dy janë njëlloj dhe kanë thyer rrregullat e produksionit.

“Nuk ka lidhje kë besoj unë, Anën apo Arjonin. Unë jam me fenomenin aty, nuk mbroj asnjë, që të dy m*t janë. Kanë thyer rregullat e shumë gjëra të tjera. Unë jam me fenomenin aty, fenomeni i fotos dhe kërcënimi. Asgjë tjetër. Të dy janë të zhytur brenda”, ka deklaruar Fationi gjatë videos live.

Ky moment është shpërndarë dhe nga një faqe në youtube.

Ndiqeni më poshtë:

https://youtu.be/PANP5iqTlNI

‘Sh përthen’ Fationi për cështjen ‘Ana-Arjon’: ‘M*t janë të dy’ (video) Read More »