ShowBiz

Nxehen gjakrat mes konkurentëve në ‘Përputhen’/ Cfarë ndodhi në shtrat me Arjonin

Ana Lleshi është 26-vjeçarja më e komentuar e këtyre ditëve në programin e njohjeve “Përputhen”, pikërisht për shkak të fotos që vërtetonte që ajo kishte kaluar natën në shtratin e Arjonit, edhe pse rregullorja e formatit e ka të ndaluar këtë.

Ai kishte paralajmëruar se do të nxirrte disa të vërteta në shesh nga emisioni “Përputhen”. Sipas tij, publikut disa gjëra i mbahen të fshehta dhe vendosi që të nxirrte diçka në lidhje me një vajzë e një djalë të programit.

Ai ka publikuar disa foto ku shfaqet në një shtrat me një vajzë dhe tha se është Ana Lleshi. Siç duket, ata të dy kanë kaluar një mbrëmje bashkë dhe në foto Ana shihet duke fjetur, ndërsa Arjoni fotografon.

“Pantera zgjohu se do ikim te puntata! Datën dhe arsyen pse i publikova do t’i them në një moment të dytë”, shkruante Arjoni.

Ndjekësit e emisionit nxorën edhe disa foto nga postime të mëparshme të Anës, në të cilat shihej se ajo mban në dorë të njëjtin byzylyk dhe thonjtë i kishte të lyer po njësoj si te fotot që kishte publikuar Arjoni.

Menjëherë pas këtyre postimeve, ka reaguar Shqipja, e cila kishte treguar më herët se do të bashkëpunonte me Arjonin për të nxjerrë të vërtetat e spektaklit. Ndërkohë, e përjashtuara e programit, Shqipe Hysenaj, tashmë po bën “opozitaren” nga jashtë, ndërsa ka rikujtuar sërish rastin e Teas dhe Andit, që ajo bëri publik disa ditë më parë.

Sipas saj, produksioni i “Përputhen” e ka fshehur të vërtetën, ndaj i ka bërë thirrje Anës që të lërë menjëherë programin, sepse me publikimin e këtyre fotove mbaroi gjithçka për të. Nga ana tjetër, vetë Ana sqaroi foton me Arjonin në krevat.

Ajo u shpreh se Arjoni e ka kërcënuar dy herë më këtë foto, të cilën ajo nuk e dinte që e kishte. Madje, ka bërë dy kërcënime dhe shantazhe, të cilat Ana i ka të regjistruara dhe i ka dërguar në Polici: “Mendoja se kishte foto të ndonjë të dashuri tim dhe i thashë postoje. Unë s’kam bërë seks me të, aty nuk jam as e zhveshur, as në dush, jam e veshur”.

Në një lidhje direkte në “Skype”, ajo kërkoi falje, ndërsa moderatorja tregoi se produksioni do të kujdeset ta ndjekë këtë çështje ligjërisht.

Më tej, Ana kërkoi largimin nga emisioni, gjë që nuk është pranuar nga produksioni dhe do të hapin një sondazh për këtë.

Ndërkohë, përdorues të shumtë e shpërndanë në rrjet foton ku shfaqet Arjoni i shtrirë në shtrat me të, pamje që bien ndesh me rregullat e emisionit, që ndalon qartë takimet e çifteve jashtë studios.

E lindur në Sarandë, por që jeton në Tiranë, ajo zotëron një biznes të vetin dhe ka pasion gatimin, kërkon partner në televizion, ndërkohë që e ka prezantuar veten si të paparashikueshme, e që i pëlqen adrenalina.

Pak ditë më parë konkurrenti i “Përputhen” sërish nuk u shfaq në emision, por u transmetua videoja nëpërmjet së cilës ai tregonte të vërtetën sipas tij, dhe ku u kërkonte falje edhe familjarëve të Anës.

Pas kësaj, u realizua një lidhje me “Skype” me 26- vjeçaren, e cila pranoi që Arjoni kishte qarë para saj dhe se i kishte kërkuar të largoheshin nga emisioni për martesë, pra për të krijuar një familje bashkë, por mohoi t’i kishte dhënë shpresa apo t’i kishte bërë premtime, duke lënë të nënkuptohej se e kishte refuzuar.

Kjo situatë u analizua edhe nga opinionisti i formatit, Arjan Konomi, sipas të cilit, Ana Lleshi është ajo që po gënjen në këtë histori.

“Nuk është mençuri t’i shkosh dikujt që të do në shtëpi në atë orë. S’të besoj! Vetëm një femër e pacipë mund të reagojë në këtë mënyrë me mua, që më thua ke folur me Arjonin që ndryshove krah. Mendoj që thua gënjeshtra. Mendoj që gënjen! Dukesh që gënjen! Ke pasur lidhje me Arjonin”, iu drejtua Arjani me tone jo pak të ashpra.

Një puntatë më parë, Arjoni pranoi në takimin me Tean se nuk kishte qejf të kërcente, por në studio tha se do ta bënte për Anën. Sipas saj, Arjoni nuk ishte i sinqertë në tërësi dhe për këtë arsye vendosi ta refuzonte.

Mbetet për t‘u parë si do ta luajë pjesën më tej Ana, në mënyrë që me risqet që merr në ekran, të arrijë qëllimin e saj, të bëhet sa më shumë e famshme, edhe pse në program ka hyrë për të gjetur partnerin ideal.

Nxehen gjakrat mes konkurentëve në ‘Përputhen’/ Cfarë ndodhi në shtrat me Arjonin Read More »

Poem Blu/ Mësoni kuptimin e emrit të vajzës së Sarës dhe Ledrit

Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha u bënë këtë javë prindër për herë të parë.

Më datë 14 erdhi në jetë vajza të cilën ata e quajt Poem Blu.
Emri Poem Blu ka çuditur shumë ndjekësit, por ky emër është vërtet i veçantë dhe ka kuptim shumë domethënës, prandaj edhe çifti e ka zgjedhur.

Poem është një emër unik për vajza që nuk përdoret gjerësisht.

Poem ka kuptimin “gur i çmuar”. Është një emër arti dhe, si i tillë, paraprin jetën e asaj që e mban.
Blu, ndryshe njihet edhe si “gift from god”, “dhuratë nga Zoti”.

Çifti i njohur mezi e kanë pritur ardhjen në jetë të vajzës së tyre dhe këtë e kanë treguar edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Poem Blu/ Mësoni kuptimin e emrit të vajzës së Sarës dhe Ledrit Read More »

Soni Malaj ngre Alarmin: ‘Kjo është një faqe fals që kërkon t’iu ma shtrojë. Bëjeni report’ (foto)

Këngëtarja Soni Malaj, mes personazheve të tjetër të njohur është e fundit, emri i të cilëve është përdorur nga persona të pa identifikuar, për të përfituar para përmes mashtrimit.

Soni Malaj ndau lajmin me ndjekësit e saj, duke publikuar një foto të profilit të rr emë që është hapur në emër të këngëtares në Instagram.

Ajo tha se faqja është f alse dhe ka si qëllim që të ma shtrojë njerëzit.

Soni Malaj u kërkoi ndjekësve që ti bëjnë “report” për ta mbyllur këtë faqe.

“Kjo është një faqe fals që kërkon t’iu ma shtrojë. Bëjeni report,’ – shkroi këngëtarja.

Emra të tjerë të njohur, si Ardit Gjebrea, Rudina Magjistari, Alketa Vejsiu dhe Aurela Gace, por edhe politikanë, janë përdorur njësoj për të mashtruar njerëzit, me qëllime përfitimi. /NOA.al

Soni Malaj ngre Alarmin: ‘Kjo është një faqe fals që kërkon t’iu ma shtrojë. Bëjeni report’ (foto) Read More »

Debate mes Teas dhe Anës: ‘Pse të d jeg kaq shumë që ndërhyn me takimet e mia me Andin’

Takimi i Andit dhe Teas ka sjellë jo pak debate në studio.

Pas transmetimit të pjesës së dytë të takimit, Ana tha se takimi i tyre dukej si aktrim.

Por ndërkohë Tea iu përgjigj direkt duke i thënë se ajo është xheloze.

Debati

Tea:

Pse të d jeg kaq shumë që ndërhyn me takimet e mia me Andin

Ana:

Jo kush tha. Unë e mendoj kështu, që ju aktroni

Tea:

Ti thjesht e mendon, nuk e bazon diku

Ana:

Jo unë ju kam parë, ne jemi në tv këtu, që do të thotë ti sheh cilësitë dhe kaq.

Tea:

Unë them që je xheloze

Ana:

Jo nuk jam fare xheloze. Unë s’kam interes për Andin

Tea:

Po atëherë pse komenton nëse ‘ske interes
/NOA.al

Debate mes Teas dhe Anës: ‘Pse të d jeg kaq shumë që ndërhyn me takimet e mia me Andin’ Read More »

‘Vetëm e bukur nuk je’, shikoni reagimin ‘epik’ që Rudina Dembacaj i jep ndjekësit

Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto të ndryshme nga përditshmëria, ku nuk mungojnë komentet pozitive, apo dhe negative nga ndjekësit.

Së fundmi, Rudina ka publikuar një foto ku shfaqet e buzëqeshur dhe e veshur me stil. “Vetëm e bukur nuk je”, i ka shkruar një ndër ndjekësit.
Moderatorja nuk ia ka kursyer një përgjigje epike, plot vetëbesim. “Ti vetëm sy në ballë nuk paske”, i ka replikuar ajo.
Moderatorja nuk ia ka kursyer një përgjigje epike, plot vetëbesim. “Ti vetëm sy në ballë nuk paske”, i ka replikuar ajo.

‘Vetëm e bukur nuk je’, shikoni reagimin ‘epik’ që Rudina Dembacaj i jep ndjekësit Read More »

Zbulohet emri i vecantë i vajzës së Ledri Vulës dhe Sarës

Pritjes i erdhi fundi, dhe Ledri me Sarën kanë në krahë vajzën e tyre.

Sara ka sjellë në jetë vogëlushen, e cila i bëri prindër për herë të parë.

Ka qenë vetë Ledri që ka postuar një status në rrjetet sociale.

Mediat kosovare kanë bërë me dije se vogëlushja do të quhet Poema Blue, teksa citojnë burime pranë çiftit të njohur. /noa.al/

Zbulohet emri i vecantë i vajzës së Ledri Vulës dhe Sarës Read More »

Albana merr vendimin e papritur pasi Saimiri puthi motrën: ‘Mendoj që bëra zgjedhjen e duhur,mendoj se dhamë mesazhin e duhur’

Këtë të hënë, njëra nga binjaket e “Love Story”, Albana u largua nga programi pas takimit të motrës së saj, Silvanës me Saimirin.

Albana kishte premtuar që do të largohej kur të shihte një afrimitet të Saimirit me motrën dhe kështu ndodhi pasi mes dyshes pati puthje e prekje.

Në një intervistë së fundmi për “Daily Love Story”, Albana u shpreh se vendimin e ka marrë që kur Silvana i kishte treguar ç’kishte ndodhur në takim.

“Më në fund më hoqët qafe. Mendoj që bëra zgjedhjen e duhur, me largimin tim duhet të mbyllet dhe gjithë ky diskutim. Mendoj se dhamë mesazhin e duhur. Atë ç’ka thamë në fillim, i qëndruam deri në fund. Unë s’kam patur asnjë takim me Saimirin kështu që mu duk absurde që diskutohet aq shumë për ne të dyja. Jam e lumtur që mbaroi këtu”, tha Albana.
/NOA.al

Albana merr vendimin e papritur pasi Saimiri puthi motrën: ‘Mendoj që bëra zgjedhjen e duhur,mendoj se dhamë mesazhin e duhur’ Read More »

Enxhi Nasufi akuzon Anxhela Peristeri për lajmin që qarkulloi nëpër media për fituesen e Festivalit

Enxhi Nasufi ishte e ftuar mëngjesin e sotën në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA, ku komentoi lajmin që qarkulloi nëpër media se fituesja e Festivalit të Këngës për këtë vit është shpallur Anxhela Peristeri. Këngëtarja tregoi se e gjithë kjo ngjarje nuk i ka dhënë ndonjë emocion dhe se e ka marrë me shumë sportivitet.

Sipas mendimit të saj Enxhi shtoi se ka qenë Anxhela Peristeri ajo e cila mund të ketë hapur këto thashetheme në lidhje me fituesin pa u bërë ende Festivali.

“As nuk më pëlqejnë, as nuk më japin ndonjë emocion që të më prishin ndonjë punë të madhe. E kam thënë dhe e përsëris ka shumë portale “allasoj” që as media online nuk janë, sepse nuk janë profesionistë janë thjesht disa njerëz që duan disa klikime.

Dhe e dyta që ta përfundoj, e kam thënë dhe e rithem, nuk më pëlqen energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë.

Ka shumë artistë që flasin lart e poshtë dhe kjo nuk është gjë e mirë, mendoj unë. Ne si artist duhet të respektojmë njëri-tjetrin.

Nëse ti realisht ke një pretendim të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh, mund të ndodhë nuk ke pse flet aspak lart e poshtë për asnjë gjë.

Jo vetëm Anxhela, por askush. Nuk ke pse nxjerr fjalë të tilla dhe ti në këtë mënyrë injoron dhe artistët e tjerë dhe nuk rrit as nivelin tënd njerëzor as atë artistic”, tha ajo. /noa.al

Enxhi Nasufi akuzon Anxhela Peristeri për lajmin që qarkulloi nëpër media për fituesen e Festivalit Read More »