Këngëtarja Leonora Jakupi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”. Këngëtarja e shumë HIT-eve u vendos përballë një interviste mjaft speciale ku titujt e këngëve të saj ishin “pyetjet” e intervistës.
Nëpërmjet përgjigjeve të Jakupit u zbuluan shumë detaje të lidhjes së dashurisë së saj.
Me anë të këngës “Zemra të kërkon”; Leonora zbuloi se tashmë e ka gjetur të duhurin; gjithashtu zbuloi se ai nuk i ka dhuruar diamante, nga kënga “Diamant”.
“Pa asnjë dyshim” që do të kemi një dasmë në vitin 2021; pasi 2020 ia prishi planet për martesë. Të paktën Leonora dëshiron dhe shpreson të bëjë një dasmë vitin që vjen, por jo tradicionale.
Sipas Leonorës nëse në lidhje nuk ka dashuri, respektit dhe komunikimit i vjen fundi.
Nuk mund të mungonin për fundvit, siç edhe e do tradita.
Parodistët e Vlorës kanë realizuar së fundmi një parodi të quajtur: ‘Në të s’ëmës 2020’.
Në këtë parodi të luajtur nga Afrim Agalliu dhe Agron Hamo është përshkruar realiteti i ri, që duhet të jetojmë më tej, kjo për shkak të periudhës së vështirë që kaloi njerëzimi këtë vit nga Covid.
‘Nuk puthesh dot nuk të lë maska, si t’ja bëjmë na u nxi jeta, në të s’ëmës 2020”, – thonë parodistët ndër të tjera përmes vargjeve të tyre.
Xhemi Shehu është një nga personazhet që ka zgjedhur që jetën e saj private ta mbajë sa më shumë të rezervuar, dhe kur vjen te bashkëshorti i saj fotot me të në rrjetet sociale nuk ekzistojnë.
Megjithatë në një intervistë të dhënë së fundi për ‘Who’, Xhemi ka zbuluar më shumë për marrëdhënien me të shoqin, Visin, për të cilin thotë se është shumë më i butë se ajo me fëmijët.
“Oooo unë jam xha ndari i shtëpisë, nuk e dua këtë rolin, por mua ma kanë lënë. Visi është shumë i urtë me fëmijët, nuk para u bë rtet dhe mirë bën, se në përgjithësi në çift njëri duhet të jetë më i rr eptë se tjetri, njëri duhet të hapë rrugë. Unë nuk hap rrugë, nuk e di pse jam kështu. Bëhem pishman pasi bë rtas dhe mundohem që ta korigjoj duke i marrë me të mira”.
“Nuk jam një mama që llastoj fëmijët, dua që të rriten me këmbë në tokë, dua që të rriten me JO-në, dua që fëmijët e mi t’i fitojnë gjërat vetë, nuk dua që t’ua jap gati, sepse në jetë asgjë nuk të vjen gati. Duhet të impenjohesh për çdo gjë dhe me këtë frymë dua t’i rris, që nesër pasnesër mos të zhgënjehen, sepse unë dhe Visi s’do jemi gjithmonë pranë tyre”.
”Nuk di të them a jam nënë e mirë apo jo, por po mësoj dhe unë bashkë me ta. Prindërimi është i vështirë dhe nuk është se ka ndonjë formulë ekzakte se si duhet bërë, por eksperienca bën të vetën”, ka treguar Xhemi.”
“Ndërkohë sa i takon komenteve se fëmijët janë kopja e saj, ajo shprehet se ata kanë vetëm hijen, ndërkohë që në tipare i ngjajnë edhe bashkëshortit.”
“Visi, jo, nuk mërzitet që fëmijët kanë hijen time, të paktën i vogli është ‘copy paste’ si unë, kurse Martini i madhi, jo, ka tiparet e Visit. Vetëm ka hijen time, ka ngjyrat e mia, është bardhosh dhe prandaj njerëzit ngatërrohen dhe mendojnë se më ngjan mua. Por as unë nuk mërzitem që ai i ngjan Visit, se fundja me të e bëra (qesh)”, shprehet Xhemi, e cila në intervistën e dhënë ka lënë të kuptohet se nuk do të kthehet më kurrë në ekran, të paktën që të drejtojë një nga emisionet që janë për momentin në qarkullim.
Moderatoret e njohura të ekranit, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, duket se janë të pandashme edhe në kohë pandemie.
Nga fotot që ka ndarë sot Xhemi Shehu, ato sikur kanë fjetur dhe janë zgjuar bashkë.
Por, sipas rregullave në fuqi, kur dy persona nuk janë të së njëjtës familjeje, prej tyre kërkohet të respektohet distanca prej 2 metrave dhe duhet mbajtur po ashtu maska.
As njëra dhe as tjetra nuk ka funksionuar, kur edhe pse në kohë pandemie Xhemi dhe Arbana sërish janë takuar. /NOA.al
Ai shtoi se shumë prej këtyre vajzave që ashtuquhen VIP-a, i blejnë ndjekësit, duke treguar në telefon edhe një aplikacion që kryen këtë funksion.
Ish-Miss Universe Trejsi Sejdini është përplasur dhe ka debatuar ashpër me fotografin Aleks Bilani. Të ftuar në “Bardhezi”, teksa diskutohej për ndjekësit në rrjetet sociale, Bilani tha se VIP-a janë vetëm Presidenti i Republikës dhe Kryeministri, të tjerët quhen persona publikë, që ka tjetër kuptim.
Ai shtoi se shumë prej këtyre vajzave që ashtuquhen VIP-a, i blejnë ndjekësit, duke treguar në telefon edhe një aplikacion që kryen këtë funksion.
“Shiko VIP do të thotë Very Important Person, dhe është Presidenti i Republikës e kryeministri, të tjerët njihen si personazhë publikë. Dhe ky term, është tjetër gjë, jo VIP. Pastaj ja ku është, ky është programi ku blihen ndjekësit,”– tha Bilani.
“Unë nuk e di njëherë…sa ke ti folloersa, unë kam komente,”- tha Trejsi.
“Po unë të thashë, amator jam…me 6 muaj punë i shkreti,”- vijoi Bilani.
“E pra po merre telefonin tim ti, dhe po gjete një program këtu…nuk e di ç’të them,”– tha Sejdini./dosja
Krishtlindjet kanë mbërritur edhe në shtëpinë e moderatores Arbana Osmani, e cila ka vetëm pak muaj që është bërë nënë për herë të dytë.
Prandaj nuk kishte se të mungonin dhuratat, alegria dhe zbukurimet në një shtëpi me fëmijë.
Ka qenë vetëm moderatorja që ka publikuar pamje në Instagram, ku tregon se Babagjyshi ka ardhur surprizë për Jonin dhe i ka sjellë një kuti të madhe dhuratë.
Sakaq, një zbukurim në formë dielli ku shkruhet emri i të voglit dhe disa zbukurime për pemën me emrin e Arbanës, Jonit dhe Eduartit.
Arbana ka postuar edhe disa pamje nga darka e Krishtlindjeve, e shtruar me shumë shije dhe me ngjyrat e festës.
/NOA.al
Kritikat për festivalin e fundvitit dhe kundërshtimet për fituesin janë bërë të zakonshme tashmë pas përfundimit të tij. Disa nga këngëtarët pjesëmarrës akuzojnë organizatorët për mungesë transparence dhe kushte të këqija.
Sipas muzikantit Miron Kotani, organizatorët e festivalit nuk ishin aspak transparentë.
“Ne nuk e morëm vesh kush na zgjodhi që të ishim pjesë e festivalit. Nuk e njihnim jurinë”. Sipas tij një fillim u tha se do të kishte 16 finalistë por më pas në finale shkuan 18 këngë.
Sardi Strugaj deklaroi në një diskutim për “Shqipëria live”, se Mironi dhe disa këngëtarë të tjerë donin të dinin kush ishte juria për ti korruptuar por për këtë reagoi Mironi: “Nuk pyeta për jurinë që të flisja me ta, doja thjesht të dija a ishin gjatë momentit që këndova sepse unë nuk pashë asnjë aty. Kush do të më gjykonte?”
Ndërkohë, “shumë torturuese” e ka konsideruar Klinton Çollaku organizimin e festivalit. Sipas tij realizimi në ambjnte të jashtme dhe në të ftohtë ishte shumë e vështirë. Ai hedh akuza se nuk janë përdorur sa duhet ngrohëse dhe këndimi live ishte sfidues.
Nga ana tjetër, këngëtarja Evi Reçi dhe fituesi i çmimit të dytë, Sardi Strugaj nuk e konsiderojnë të arsyeshme të ngrenë akuza të tilla. “E mira është që festivali u bë, pavarësisht kushteve të vështira organizatorët kanë bërë një punë të madhe. Pavarësisht ftohtit ia dolëm më së miri”– thotë Evi Reçi./noa
Si sot para 9 viteve, Jonida Maliqi priti fëmijën e saj të parë. Këngëtarja u bekua me një djalë, të quajtur Dan, i cili padyshim i ka zbukuruar gjithë jetën.
I vetmi dhe i vogli i Jonidës feston sot 9 vite jetë dhe nuk kishte si të mungonte një urim emocionues nga këngëtarja për të.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet se në qendër të pemës së Krishtlindjes ka vendosur një fotografi të Danit. Ai është personi më i rëndësishëm në jetën e Jonidës dhe sigurisht që meriton edhe vendin kryesor kudo.
“Ti je dhurata më çmuar që më bekoi Zoti, nuk e ke idenë se sa të dua dhe se pa ty ekzistenca ime do të ishte e kotë. Që kur u bëre pjesë e jetës sime ndjej më fort lumturinë, frikën, dashurinë e dhimbjen. Jeta ime më kalon para syve si një film me metrazh të shkurtër për çdo vit të ditëlindjes tënde. Të dua drita e syve të mi!”, ka shkruar këngëtarja.