ShowBiz

Robert Berisha i bën pyetjen me spec ‘Nora Istrefit’: A je pishman që jemi ndarë?

U bë një vit që këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha lajmëruan ndarjen e tyre, e cila ishte një ndër ndarjet më “shembullore” të showbiz-it shqiptar. Megjithëse rrugët e tyre u ndanë, çifti ruajti raporte mjaft të mira pasi në mes ishte edhe e vogla Renee.

Norën dhe Robertin i kemi parë shpesh bashkë pas ndarjes në pushime së bashku, në të njëjtën shtëpi apo duke ngrënë në restorant. Ata kanë mbetur dy shokë, ndërsa kanë treguar se edhe marrëdhëniet me familjet e njëri-tjetrit vazhdojnë të jenë të mira.

Mbrëmjen e djeshme Robert dhe Patris Berisha kanë qenë të ftuar në emisionin “Soiree” në ABC news, ku janë vendosur përballë shumë situatave dhe një ndër to ishte që Roberti u ktheu në rolin e intervistuesit dhe përballë kishte Nora Istrefin, ish-gruan e tij, për ta marrë në intervistë, kjo e fundit e improvizuar nga Jonida Shehu.
“Pyetja që do të jetë kulmi i intervistës tënde me Norën”, e pyeti Jonida Shehu.

“A je pishman që jemi nda? Hë moj Nora fol tash!”- ka thënë këngëtari me nota humori.

Jonida Shehu (në rolin e Nora Istrefit): “Jam shumë pishman Robert. A mund të bashkohemi?”

Robert Berisha: “Tash është vonë për fatin tonë. Lamtumirë përgjithmonë!”

Robert Berisha i bën pyetjen me spec ‘Nora Istrefit’: A je pishman që jemi ndarë? Read More »

Pse e kanë kër cenuar Marin Memën?

Një ndër gazetarët më të dashur në Shqipëri, Marin Mema ishte i ftuari i autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e 1 Janarit në “Shiko Kush LUAN”.

Të ulur në një sofër shqiptare, Marini u vendos para “Luana Llasticës” dhe dy mini-kapitenët Rezart Veleshnja dhe Irgen Çela. Intervista u zhvillua shumë ndryshe nga ç’e kemi parë gazetarin Mema më parë.
Një ndër pyetjet që iu drejtua Marinit ishte mbi prapaskenat e punës së tij në kërkim të vendeve shqiptare.

“Profesioni ka dhe kë rcënime. Eksperienca të bën t’i kalosh, duhet të përpiqesh aty për aty t’i përpunosh, të reagosh në mënyrë civile.“,-u përgjigj Marini teksa vazhdoi: “Jo gjithmonë, kë rcënimet janë përmes telefonit, janë dhe kë rcënime fizike dhe mua më ka ndodhur shumë herë gjatë karrierës.”

Mema zbuloi se këto kë rcënime nuk e kanë stepur: “Nëqoftëse do të shkelja diçka apo të bëja diçka të gabuar do më stepnin, por nëse jam dhe po luftoj njëfarë mënyre për të drejtën dhe të vërtetën, s’kam pse ndalem! Nuk kam Pse të kem frikë!”,- përfundoi Marini.

Pse e kanë kër cenuar Marin Memën? Read More »

Aktorja Rudina Dembacaj dhe politikani Mark Frroku tashmë të martuar (foto)

Aktorja Rudina Dembacaj dhe politikani Mark Frroku tashmë janë martuar. Sot, aktorja ka surprizuar publikon, me disa foto të shkrepura në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Çifti i bashkëshortëve nuk ka bërë akoma një ceremoni martesore, por kanë bërë celebrim, në shoqërinë e pak personave.

Moderatorja e famshme thotë se do ta bëjë edhe dasmën së shpejti, si dhe do të mbajë mbiemrin Frroku.

“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark (Shihemi në dasëm)”- ka shkruar Rudina krah fotove që gjeni në galeri.

Në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto bashkë me të.

Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, aktorja tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.

Me këtë fundit ajo ka treguar se ruan raporte shumë të mira, duke u bërë model për të gjithë prindërit e divorcuar.

Dembacaj mori në shtator propozimin për martesë nga Mark Frroku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur gjithçka në detaje.

Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

Aktorja Rudina Dembacaj dhe politikani Mark Frroku tashmë të martuar (foto) Read More »

Arbana Osmani bën bilancin e 2020-s: ‘Dy ditë pas vd ekjes së gjyshes mësova që pres një fëmijë’

Arbana Osmani ka bërë ditën e sotme një bilanc të këtij viti të vështirë që po lëmë pas.

Ajo ka treguar se 2020-ta nisi me një ngjarje shumë të hi dhur, ndarjen nga jeta gjyshes së saj.
Arbana shprehet se teksa vazhdonte qante për humbjen e gjyshes, mori lajmin më të bukur të jetës, se do të bëhej nënë për hërë të dytë.

Moderatorja ka treguar se në lindjen e Diellit nuk mundi të kishte pranë të ëmën, pasi vuante bashkë babain e saj nga Covid-19.

Ajo shprehet se këtë vit nuk mundi të ishte prezente në ekran, por ka qenë në kuzhinat e gjithë shqiptarëve me receta të shumtë gatimi.

Bilancin e saj të 2020-tës, Arbana e ka shoqëruar edhe me fotot më të bukura të këtij viti, duke përfshirë atë që ka realizuar me dy djemtë e saj, menjëherë pas lindjes së Diellit.

”Viti qe po le pas per shume arsye do jete i paharrueshem per mua, por ne menyre te veçantë do ta kujtoj gjithmonë si vitin që më “beri te kuptoj me shume se kurre” se cfare eshte vertet e rendesishme ne kete jete.

Nisi me nje hu mbje te madhe, vd ekjen e Nanes, e teksa nuk pushoja dot se q ari per gjyshen e shtrenjte, si nje dhurate prej Zotit, dy dite me pas mesoj qe pres nje femije tjeter dhe befas ne shpirtin tim lindi Dielli.

Nje femije qe nje nate para se te shkoj ta lind ne maternitet, nuk do te mund ta prisja duke patur prane nenen time sic e kisha menduar, sepse vuante bashke me babin semundjen nga Covid qe i tro nditi jo pak.

Ka qene nje vit ku nuk kam shetitur vendet e botes, por kam zbuluar boten brenda shtepise sime. Jam detyruar te nderpres emisionin por jo emocionet.

Nuk isha dot ne ekranin e tv, por kam qene ne kuzhinat e te gjithe shqiptareve. Ka qene viti kur puna ime e 20 viteve eshte shperblyer me nje nga kontratat me te rendesishme financiare dhe viti kur ndertuam shtepine tone te vogel te enderrave.

Ishte gjithashtu viti kur me shume se kurre me pare kam zgjedhur te jem akoma me prane jush ne kete platforme sociale. Dhe kjo, me ka bere te lumtur.

Faleminderit qe kemi ndare bashke kete vit plot sfida, te pazakonte, por gjithsesi te çmuar pafund, per atë çka na mesoi. Gezuar te gjitheve, ju dua”, shkruan moderatorja.

Arbana Osmani bën bilancin e 2020-s: ‘Dy ditë pas vd ekjes së gjyshes mësova që pres një fëmijë’ Read More »

Këngëtarja e njohur ka një kërkesë për qeverinë: ‘Aman më lini të gjej burrë e të martohem’

Këngëtarja Rovena Stefa ishte pjesë e panelit të fundvitit në “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku nuk ngurroi të bënte një kërkesë live, duke shkaktuar shumë të qeshura dhe batuata tek të ftuarit e tjerë.

“Unë shpresoj që sa më shpejt të mbarojë pandemia.

Ne t’i rikthehemi jetës më me vrull dhe dashuri se më parë.

Të jemi pranë njëri- tjetrit dhe të më lënë rehat te gjej burrin e të martohem. Po s’dola, s’kam ku gjej burrë se mbyllemi që në 20:30”, tha ajo.

Intervista vijoi me muzikë e atmosferë festive, për t’u vijuar me kujtime të mira të 2020 dhe urime zemre për këtë vit të ri.

Këngëtarja e njohur ka një kërkesë për qeverinë: ‘Aman më lini të gjej burrë e të martohem’ Read More »

Ditë e vecantë dhe e gëzuar për familjen e Aktorit Zef Deda

Kolosi i humorit Zef Deda, në ditën e fundit të vitit, bashkë me një plejadë artistësh të një brezi të artë, mbante mbërthyer para ekranit shqiptarët.

Zef Deda me humorin brilant dhe mjeshtërinë e tij ndër vite fitoi zemrat e shqiptarëve.

Në këtë vit të vështirë, ai kaloi me sukses Covid, ndërsa bashkëshortja zbuloi se 31 dhjetori është edhe përvjetori i tyre i martesës.

Rozi Deda, bashkëshortja e aktorit të madh të skenës sonë, Zef Deda, me një urim postuar në rrjetet sociale, ka kujtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, më 31 dhjetor, bëjnë plot 42 vjet martesë me njëri tjetrin.

“Sot më 31 Dhjetor fundi i këtij vitit të padëshirushem, kemi 42 vjetorin e martesës tonë, një jetë plot gëzime e mundime e dëfrime, dashuri, punë për të rritur familjen tonë të dashur, të lumtur e të shëndetshme. Kjo është një lumtuni për ne . Me këto dy gota ju përshëndesim. Gëzuar, Gëzuar”, shkruan Rozi Deda në rrjetet sociale./NOA.al

Ditë e vecantë dhe e gëzuar për familjen e Aktorit Zef Deda Read More »

Këngëtarja e mirënjohur Era Rusi h umb njeriun e shtrenjtë

Këngëtarja e mirënjohur Era Rusi dha lajmin e tr ishtë se ka hu mbur gjyshen e saj.

Lajmin Era e ka bërë të ditur ajo vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Era Rusi mori pjesë në festivalin e Këngës në RTSH pak ditë më parë, por në prag të ndërrimit të viteve ajo tha se sot gjyshja e saj ndërroi jetë.

“Gjyshen time të shtrenjtë sot e thirrën engjëjt”,- shkroi Era Rusi.

Këngëtarja e mirënjohur Era Rusi h umb njeriun e shtrenjtë Read More »

Mami i Marisit tregon cilën nga vajzat pëlqen më shumë

Sot, mami i Marisit në “përputhen” tregoi cilën nga vajzat pëlqen më shumë.

Në studio ishin ftuar të afërmit e konkurrentëve, ku kanë treguar preferencat e tyre.

“Në fillim më pëlqente Sindi, vajzë e kulturuar dhe e qetë, por më vonë pati diçka që nuk shkoi”- thotë mami i Sindit. Sipas saj, zgjedhja e radhës e Marisit, Ana e dytë është shumë e mirë. “Ana është vajzë korrekte, flet kur duhet, vajzë e sjellshme”.

Megjithatë ajo shton se zgjedhja i takon Marisit. Kritika për djalin e saj ishte që të flasë më shumë: “Duhet të tregojë veten, ti jepet mundësia që të dalë më shumë me vajzat dhe të flasë”.

Marisi ka zhvilluar një takim me Sindin që shkoi mirë, por deklarata e tij se trembet nga vajzat e virgjëra ndikoi që Sindi të mos e zgjidhte më në takim.

Ndërsa sot ai do të zhvillojë një takim 4 minutësh në studio me Anën./NOA.al

Mami i Marisit tregon cilën nga vajzat pëlqen më shumë Read More »