ShowBiz

2021 nis me ‘sh err’ mes Arbanës dhe Xhemit

Ato njihen për miqësinë e ngushtë mes tyre.

Dy mikeshat ndajnë shpesh në rrjetet sociale momente ku shfaqen së bashku.

Xhemi dhe Arbana kanë treguar se miqësia e tyre është shumë e fortë edhe përtej ekranit.

Dy moderatoret e njohura kanë vendosur të takohen për herë të parë për vitin 2021, por në të njëjtën kohë ka ndodhur edhe sherri i parë për këtë vit.

Xhemi ka treguar se si çdo herë, Arbana vonohet në takime dhe kjo ka qenë arsyeja pse janë zënë.

Biseda në rrjetet sociale mes tyre:

Arbana: Kafja e parë për 2021.

Xhemi: Edhe sherri i parë për 2021, por nuk do ta tregojë.

Arbana: Sherr kot. A zihet njeriu pse vonohesh?

Xhemi: Sigurisht që zihet njeriu pse vonohesh se shkoj në parkim, paguaj parkim kot dhe duhet të dal nga parkimi se kjo nuk erdhi kurrë.

Arbana: T’i paguaj dikush ju lutem Xhemit parkimin.

Xhemi: Dhe jo vetëm./NOA.al

2021 nis me ‘sh err’ mes Arbanës dhe Xhemit Read More »

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund karrierës

Zanfina Ismaili vazhdon të mbetet një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Por rrugëtimi i saj në muzikë ka përfunduar para kohe.

Zanfina është larguar përfundimisht nga muzika, për arsye private.

Këngëtarja e ka konfirmuar lajmin në një intervistë përballë motrës së saj, Adelinës, në “Prive”.

Aktualisht, Zanfina po punon në dy profesione të ndryshme, të cilat ka preferuar të mos i bëjë publike. Duket se angazhimet e tjera si dhe për t’iu dedikuar më shumë familjes besohet se janë arsyet që çuan këngëtaren të heqë dorë nga muzika.

Edhe Adelina ka kohë që nuk është angazhuar në këtë industri. /NOA.al

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund karrierës Read More »

Ja kush është fituesja e Hell’s Kitchen Albani 3

Erkiada është fituesja e Hell’s Kitchen Albani 3. Ajo arriti të mposhte në sfidën e finales së madhe Donaldin. Me këtë fitore, Erkiada u bë femra e parë që fiton Hell’s Kitchen Albania.

Rrugëtimi i saj drejt shpalljes fituese nuk ishte i lehtë. Çdo puntatë ajo ishte nën presioneve të mëdha të shefit, por edhe të kolegëve të saj.

Erkiada pati një konkurrencë të madhe në grup, sidomos me Joanën të cilat në përplasje e sipër arritën t’i hidhnin pjatat njëra-tjetrës. Ky veprim e rrezikoi Erkiadën me eleminin.

Por këmbëngulja, vullneti dhe profesionalizmi që e karakterizuan Erkiadën gjatë këtij rrugëtimi bënë të mundur që ajo të shpallej fituese.

Edhe pse nuk fitoi, një vlerësim pozitiv mori edhe Donaldo i cili ka qenë protagonist gjatë gjithë rrugëtimit të tij në Hell’s Kitchen Albania 3.

Në finale ishin 4 konkurrentë: Joana, Erkiada, Donaldo, Ergisa. Pas sfidës së parë, u eleminuan Joana dhe Ergisa, duke bërë që Donaldo dhe Erkiada të kalonin në finalen e madhe.

Ja kush është fituesja e Hell’s Kitchen Albani 3 Read More »

Moderatori i njohur është i sinqert, ja kë zgjedh mes kafshës dhe partneres

Moderatori i njohur Bledi Strakosha njihet për dashurinë që ka ndaj kafshëve. I ftuar në emisionin “Enxhi në botën e kafshëve”, ai tregon për kafshët që ka pasur në jetën e tij dhe përvojën që ka ndarë gjatë rritjes së tyre.

I pyetur nëse ka pasur ose do të kishte lidhje me një njeri që nuk i do kafshët, ai u përgjigj: “Kur bëhet fjalë për një lidhje të rëndësishme, sepse unë jam ende aventurë, më pëlqen, se më duket vetja 20 vjeç, por prapë nuk do lidhesha me një njeri që nuk i do kafshët. Midis te dyve zgjedh kafshën”, – thekson Bledi Strakosha.

Moderatori i njohur është i sinqert, ja kë zgjedh mes kafshës dhe partneres Read More »

Valbona Selimllari poston foto me fëmijët/ Sa janë rritur!

Valbona Selimllari poston rrallë foto me dy djemtë e saj, teksa vogëlushen Vivien e kemi parë më shpesh në televizion pasi ka qenë pjesë e spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan”.

Ish missi i parë shqiptar ka uruar këtë ndërrim vitesh me foto familjare me fëmijët, duke postuar foto me dy djemtë dhe vajzën.

Në foton e publikuar vihet re se sa janë rritur ata.

Valbona është një nga femrat më të bukura shqiptare, ku as vitet nuk kanë arritur ta “zbehin” atë.

Valbona Selimllari poston foto me fëmijët/ Sa janë rritur! Read More »

Luana Vjollca zbulon p engun më të madh të karrierës së saj

Në puntatën festive të “Shiko Kush LUAN”, mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar tenori Ramë Lahaj. Gjatë një bisede me njëri-tjetrin për një nga këngët që ka kënduar Lahaj nga këngëtarja e madhe ikonë e Shqipërisë Nexhmije Pagarusha, Luana u shpreh se në fakt ka një p eng nga karriera e saj.

P engu më i madh i karrierës së saj është fakti që nuk ka mundur dot t’a intervistojë Pagarushën gjatë kohës që ajo ishte ende e gjallë.

Nga ana tjetër edhe vet tenori Lahaj u shpreh se në fakt e madhja Pagarusha ka qenë idhulli i tij dhe sa herë që ka qenë në Kosovë ka shkuar dhe e ka takuar.

Luana Vjollca zbulon p engun më të madh të karrierës së saj Read More »

A je e dashuruar?/ Ja si përgjigjet Luana Vjollca

Surpriza e spektaklit të 1 Janarit në “Shiko Kush LUAN” në Top Channel, ishte përballja moderatores Luana Vjollca me showgirl-in Luana Vjollca.

Në një intervistë të improvizuar, Luana Vjollca është intervistuar nga vetë vetja e saj.

Madje autorja e programit e vendosi edhe në siklet veten e saj duke e pyetur troç fare: “A je e dashuruar?”

“PO”, – ishte përgjigjia e Luana Vjollcës teksa vazhdoi:

“Po besoj ju e dini të gjithë me ke jam, pse duhet ta them prap, sa herë duhet ta them? E dini apo se dini? Jam e dashuruar me punën, me ty! Je e mirë thellë thellë, po të të njohin mirë je e lezetshme, gocë e mirë, ke disa parime të lezetshme, rri në shtëpi, shko dil ndonjëherë, bëj ndonjë gjë në jetë…”, përfundoi Luana.

A je e dashuruar?/ Ja si përgjigjet Luana Vjollca Read More »

Urimi i vajzave të ‘Love Story’ për Saimirin natën e ndërrimit të viteve

Të gjithë kemi qëllime e dëshira që i vendosim vetes çdo vit, ndërsa ato, vajzat e Love Story, kanë pasur (dhe kanë) një qëllim të përbashkët, të gjejnë dashurinë në një reality show.

Jeta e tyre ka ndryshuar tërësisht tani që janë bërë të famshme dhe kanë krijuar grupet e tyre të fansave.

Viti 2021 pritet të jetë i veçantë sidomos për njërën prej tyre, për atë që do të dalë nga programi përkrah Saimirit.

Por deri atëherë na ndajnë edhe shumë javë dhe vajzat kanë ende rrugë për të bërë.

Edhe pse vetëm njëra do të jetë ajo që do të fitojë zemrën e Saimirit, të gjitha kanë krijuar një pëlqim për të.

Disa prej vajzave, pak orë para ndërrimit të viteve kanë përcjellë nga një urim për Saimirin përmes programit “Daily Love Story”.

“Saimirit i uroj që në fund të këtij rrugëtimi të gjejë dashurinë e vërtetë, qofsha unë, qoftë një nga vajzat e tjera. Të gjejë atë që i përshtatet më shumë zemrës së tij”, -është shprehur Xhesi.

Një urim i ngjashëm erdhi edhe nga Generda, e cila tha se uron që ai të bëjë zgjedhjen e duhur.

Ndërsa Valentina, duke pasur parasysh debatet dhe tensionet që kanë shoqëruar puntatat e fundit të programit, është shprehur:

“Meqë këto puntatat e fundit kanë qenë pak me debate shpresoj që të ketë më shumë qetësi, të reflektojë më shumë këto ditë dhe të jetë mirë e i lumtur.”

Urimi i vajzave të ‘Love Story’ për Saimirin natën e ndërrimit të viteve Read More »