Nuk ka qetësi mes Sindit dhe Mevlanit në “Përputhen” në Top Channel.
Si asnjëherë më parë Mevlani është shfaqur tejet i nxe hur dhe i acaruar në raport me Sindin. Edhe takimi i tyre nëse mund të quhet i tillë ishte i gjithë një hedhje-pritje ofendimesh deri në braktisjen e takimit nga Sindi.
E gjitha nisi me vonesën njëorëshe në takim të Mevlanit, të cilin Sindi e cilësoi ofendim.
Pas një debati mes tyre Mevlani i thotë Sindit: Ty të ka ofenduar Zoti, ik moj andej”.
Instagrami tashmë është kthyer si një pasaportë që i ka hapur shumë dyer Armina Mevlanit. Gjatë një interviste radiofonike të dhënë së fundmi për Top Albania Radio, Armina Mevlani foli mbi eksperiencën e saj si një nga blogeret e para dhe më të ndjekura në vend por dhe jashtë.
‘Pandemia ka ndikuar pozitivisht në rrjetet sociale pasi janë rritur bashkëpunimet nisur nga rritja e kërkesës për blerjet online’– u shpreh Armina.
Sipas saj, puna e blogeres mund të konsiderohet si një profesion i mirëfilltë me kohë të plotë, duke qënë se shpenzojnë kohë të gjatë në bërjen e një video, në komunikimet me fansat dhe sigurisht edhe pagesat e marra. E pyetur nga drejtuesja e emisionit se si funksionon bashkëpunimi i saj me marka të ndryshme të modës, ajo u shpreh se kuotat e pagesave shkojnë nga 1000 deri në 2000 mijë euro, por ka raste që marrëveshja nuk përfshin pagesa cash, por të mira materiale ku ajo mundet që të mbajë një produkt nga kompania me të cilën bashkëpunon.
“Mua vetë, unë personalisht nuk kam zgjedhur një brend që nuk më pëlqen apo se përdor se s’dua të jetë gënjeshtër nga ana ime për një gjë që unë se përdor. Ndaj jam shumë selektive. Ndaj mënyra më e mirë për të qenë afër ndjekësve është të jesh sa më reale. Më rrallë reklamimi por më e vërtetë. Po ashtu në fillim ka qenë klering. Bëja share gjërat që përdorja free, më pas kur Instagrami u rrit, përshkak të Giveaway, me Iphone arrita që të rrisja një numër ndjekësish që janë të huaj. Me brendet jashtë ka edhe deal-era kleringu. Shumë veshje, ato mi dërgojnë unë i postoj dhe përfshijnë kuotën për mua. Kuota është e ndryshme, marr 1 mijë, dy mijë euro që janë dërgesa kleringu që unë i vesh në një pjesë mujore të caktuar. Janë veshje që unë i zgjedh vetë.”-tha Armina.
Nata e 8-të e spektaklit Love Story në Tv Klan u shoqërua me një dinamikë ngjarjesh, teksa Saimiri kishte rezervuar 3 takime me 3 nga vajzat.
Valentina, Arjana dhe Generda ishin konkurrentet të cilat shkëmbyen biseda e momente të këndshme me 33-vjeçarin.
Mirëpo Valentina vendosi papritur që të hiqte dorë nga emisioni.
Ajo u shpreh se Saimirit i uron suksese, por ajo mendon se nuk përshtatet me të.
“Dua të jem e sinqertë. Dua të falenderoj produksionin që më dhatë mundësinë të isha këtu. Vajzave dhe Saimirit i uroj sukses. Saimiri është një djalë shumë i mirë por unë nuk përshtatem me Saimirin”, deklaroi Valentina.
Ndërkohë, Saimiri u shpreh se duke qenë se ishte nata e parë e hyrjes së vitit 2021, kishte vendosur të mos eliminonte asnjë vajzë.
“E vlerësoj shumë sinqeritetin tënd. Sot meqë ishte nata e parë e Vitit të Ri, kisha menduar të mos eliminoja asnjë nga vajzat. Kisha fshehur një trëndafil”, u shpreh ai.
Mbrëmjen e sotme, emisioni “Përputhen” nisi me vetëm katër vajza, nga pesë, bashkë me hyrjen më të re.
Bora Zemani njoftoi se Tea është vonuar për të disatën herë dhe për këtë arsye ajo është pezulluar nga programi
\Për këtë, Andi tha:
Nuk kam ç’të them, po e pres të vijë dhe të flas me të.Bora pyeti Arianin: Pse bëhen të pabindur pasi kapin famën
Arian Konomi: Eshtë i vështirë menaxhimi i famës, po sillet ndryshe tani që i është rritur Instagrami. Edhe grimin e bëjnë në studio private dhe jo atë të Top Channel.
Një debat mes Sindit dhe Mevlanit nde zi studion ku të dy ngritën zërat.
Debati Mevlani: Dëgjo moj vajzë, ti e sheh në ëndërr një si mua.
Sindi: Po ti nuk Bred Piti që të shohim në ëndërr, se ndryshe s’do kishe mbetur 33 vjeç këtu beqar
Mevlani: Ti ke ardh si pulat e lagura dhe tani je tharë dhe po fluturon pak. Rri pak me këmbë në tokë dhe sillu mirë Sindi: Po të kisha parë në ëndërr unë do të kisha marrë për dore që në takim të parë
Aktorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar, Rita Lati, ka dhënë urimet e saj në këtë vit të ri 2021 përmes emisionit Rudina në Tv Klan. Pikë së pari, aktorja e nis nga situata e pandemisë së Covid-19, që ishte dhe kryefjala e këtij viti që lamë pas, duke shprehur dëshirën që të marrë fund sa më shpejt.
Rita thotë se rregullat që imponon kjo pandemi e kanë privuar nga shumë gjëra dhe i kanë kufizuar mënyrën e jetesës.
“Jam shumë e lumtur që më jepet mundësia të bëj një urim special në këtë kohë kaq të trishtuar. Sepse ja për shembull, kjo gjëja këtu, kjo maska, edhe pse e kam bërë të bukur, ma shpifi. Do të thotë që ky vit që vjen, e para gjë të më heqi këtë që ma nxiu jetën. Po s’më duken buzët e kuqe, lyhem kot unë tani edhe ngrefem kot unë tani kur nuk më shikon njeri. Kjo nuk më pëlqen fare.
E dyta, do të thosha sa më shumë pozitivitet, sa më shumë dashuri, se na i ka marrë puthjet ky viti që iku. S’kam puthur dot moj motër, Rudina më qa hallin, as Rozën s’jam ngopur ta përqafoj dhe ta puth, asnjeri! Imagjino… që të na lërë të lirë të puthemi e të përqafohemi, të shtrëngohemi, dua muzikë, dua lokale, dua të mbledh shoqet, të çmendemi, të kërcejmë, të shijojmë. Mos lakmojmë, mos shikojmë katin e 13-të që ka shumë, por shikojmë dhe katin e 3-të që ka pak më pak dhe janë të lumtur.
Kjo është filozofia e jetës time, të shijoj atë që kam, të ndjehem mirë me atë që kam, të bëj buzët e kuqe, të rregullohe, të vë qerpikët, se tani jam me syzë, të ndjehem bukur, të ndjehem mirë, të jap pozitivitet, të kem afër njerëz që më duan, sepse kush nuk më do lëshon një kimi që Rita e ndjen edhe…. Dua dashuri, dua harmoni, dua veç të mira të jap kësaj bote dhe të më japi. Jam munduar shumë, kam arritur në këtë pikë që dua të shijoj çdo gjë, çdo grimcë të vogël, një buzëqeshje kur jepet me shpirt, këta desha të them, të tjerat ju i dini vetë. Në këtë moshë që jam unë tani dhe disa nga shoqet e mia, mendoj që nuk ka shumë kohë për të thënë. Por të shijojmë, të ecim para, ta marrim me pozitivitet, me energji, me dashuri, të shijojmë çfarë kemi rreth e rrotull dhe të ndjehemi mirë me veten tonë, të kemi fëmijët mirë, gjithë të dashurit e zemrës mirë. Ju dua shumë”, është mesazhi i aktores Rita Lati. /tvklan.al/
Pas publikimit të fotos ku Ana dhe Arjoni shiheshin në një shtrat, produksioni mori vendimin për t’i përjashtuar të dy ata nga Përputhen.
Në puntatën e parë në Përputhen Prime, në mbrëmjen e sotme, moderatorja Bora Zemani bëri të ditur vendimin e Produksionit.
Tashmë ana dhe Arjoni nuk do të jenë më pjesë e Përputhen.
Ndërkohë për vendimin në fjalë, Ana tha në studio se nuk u mërzit nga vendimi sepse dhe ajo vetë e donte këtë gjë duke qënë se tashmë është në një proces gjyqësor me Arjonin.