Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Ana Lleshi ka qenë e ftuar ditën e djeshme në “Trotuar”, ku tregoi disa detaje të jetës së saj që nuk i dinim.
Ajo u shpreh shumë e fyer në lidhje me veprimin e Arjonit, ku theksoi se është në proces gjyqësor. Në lidhje me pyetjen se si do të reagonte nëse do të ndihej e ngacmuar sek sualisht ajo tha se do të dilte e parrulla duke e treguar atë që mund t’i ndodhte.
“Unë jam ndjerë e fyer shumë keq, ashtu si çdo femër. Nëse do të ndodhte që të më ngacmonin sek sualisht do të dilja me parulla se më ndodhi kjo gjë dhe pikë. Po të hedh unë gurin e parë do ta bënin dhe shumë pas meje. Unë jam në një proces gjyqësor dhe s’më lejohet fare të flas për këtë temë”, tha Ana.
Sot është ditëlindja e ikonës së kinematografisë sonë.
Robert Ndrenika feston sot 79-vjetorin e lindjes, ndonëse artistë më përmasat e tij nuk njohin moshë.
Përtej viteve që kalojnë, për publikun shqiptar, Robert Ndrenika është ndoshta artisti më i madh i të gjithë kohërave, i cili sot feston 79-vjetorin e tij të lindjes.
“Nderi i Kombit”, Robert Ndrenika është ai që me një brez të shkëlqyerish artistësh të lindur i dhanë kuptim, nder dhe dinjitet artit shqiptar. Trashëgimia që ka lënë Ndrenika me shokë mbetet një thesar i çmuar i kulturës sonë.
Gjithmonë modest në jetën përditshme, Robert Ndrenika adhurohet për thjeshtësinë dhe origjinalitetin e tij unik në rolet që krijoi.
Aktori i shquar i kinemasë dhe teatrit shqiptar, ka një veçori në interpretimet e tij, shumica e roleve të tij ishin personazhe që në atë kohë (para viteve 90), cilësoheshin negative.
Por mjeshtëria e jashtëzakonshme në interpretimin e këtyre personazheve nga Robert Ndrenika, i gdhendi ata në memorien e artdashësit shqiptar aq fort sa vetë Roberti shpesh thirret edhe me emrat e personazheve.
Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionerit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.
Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension.
Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.
Në vitin 1979, Ndrenikës iu akordua titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”.
Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe në Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”.
Për disa vite, punoi si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.
Robert Ndrenika ka dy vajza. Ai kishte një histori mjaft të bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni. Ai e adhuronte bashkëshorten e tij. Por edhe ajo e adhuronte të shoqin, dhe e shoqëronte gjithmonë në prova. Por pasi Polikseni u sëmur dhe vdiq, Robert Ndrenika e vuajti shumë largimin nga jeta të bashkëshortes së tij. Aq sa për katër vite nuk shkeli më në teatër.
Por në prill të vitit 2012 ai fitoi mbi vuajtjen dhe iu rikthye fuqishëm teatrit me rolin e doktor Shuster.
Ai nderohet nga presidenti i asaj kohe, Bamir Topi me titullin “Nder i Kombit” ( 2012).
Në 2014 ai futet në botën e një personazhi kapriçoz përmes premieres “Djemtë gazmore”, pjesë e shkruar nga shkrimtari amerikan Neil Simon.
Në 2015, u shpall Aktori i Vitit dhe gjatë marrjes së çmimit, publiku u ngrit në këmbë dhe duartrokiti gjatë në nder dhe respekt të tij.
Robert Ndrenika, “Artist i Popullit” meritoi çmimin vjetor nga Akademia e Artit dhe Kulturës “Kult”.
Robert Ndrenika përfaqëson jo vetëm nderin e dhe krenarinë e kombit por historinë e jashtëzakonshme të një njeriu të madh, që ka bërë histori përmes thjeshtësisë së madhështisë së tij.
Rolet:
Kronikë provinciale (2009)
Tifozët – (2004) komedi
Njerëz dhe fate – (2002-2
Tirana, viti zero
Parullat – (2001), Lleshi
Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë
Edhe kështu edhe ashtu
Botë e padukshme -azi
Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli
Vrasje në gjueti
Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shi në plazh – (1984) teater-komedi
Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri
Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori
Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori
Besa e kuqe – (1982), Gjoni
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)
Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit
Prefekti, komedi, Qazim Mulleti
Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati
Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)
Mësonjëtorja – (1979), kocka
Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi
Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)
Shembja e idhujve – (1977), kapteri
Emblema e dikurëshme – (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo
Rrugë të bardha – (1974), Ganiu
Shtigje të luftës – (1974), Shabani
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos
I teti në bronx – (1970), Xhemali
Horizonte të hapura – (1968), Azemi
Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergjiekti komedi , Qazim Mulleti
/NOA.al
Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj njihet për lirshmërinë që ka para kamerave apo edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ajo flet gjithmonë pa dorashka si për jetën e saj private dhe atë profesionale.
Së fundmi ajo ka bërë një mini-intervistë në rrjetet sociale, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj kuriozë.
Pyetja që një zonjë i ka drejtuar Rudinës ka qenë: “Sa herë në javë bën se ks”?
Moderatorja nuk ka ngurruar ta bëjë publike këtë pyetje duke i përgjigjur sinqerisht:
“Mendova se ishe burrë që bëje këtë pyetje. Qenke një zonjë. Meqë pyetja është e sinqertë, do përgjigjem sinqerisht. Unë nuk bëj se ks, bëj dashuri”, ka qenë përgjigjia e Rudina Dembacaj./noa.al/
Moderatorja Fiori Dardha h umbi nënën e saj pak ditë më parë.
Fiori tregoi më herët se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit.
Ajo shpesh herë postonte foto me të ëmën, sikur ta ndjente që një ditë do e humbiste.
Lajmin për humbjen e saj e dha vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në Instagram.
Sot ajo ka postuar një foto të nënës së saj ku veç kujtimeve, u është përgjigjur edhe njerëzve që e kanë gjykuar për faktin që ka qenë aktive në rrjete sociale pas ndarjes nga jeta të mamasë.
“P.S: Këto netë, qe gjumin ma ka vjedhur dhimbja, kam lexuar tek – tuk, edhe komente te tipit: “Nëna i ka nderruar jetë, kjo ka shkruar status?” Për këto lloj gjallesash kam vetëm një përgjigje: “Shpresoj që ju të keni bërë, ose të bëni për nënat tuaja, qoftë edhe çerekun e përpjekjeve që kam bërë unë për ta patur sa më gjatë pranë mamanë time!”– shkroi Fiori.
Moderatorja po ashtu kaloi edhe Covid gjatë ditëve të fundit. /NOA.al
Elton Ilirjani është shumë i përfolur në media dhe rrjete sociale pas daljeve të tij me make-up dhe taka dhe deklaratës se është “gay”.
“Djemtë në “Për’puthen” sillen si femra, vetëm pjeshkërojnë. Flasin si të ishin femra. Janë bërë të gjithë njësoj, presin vetullën njësoj”, deklaron Ilirjani.
Thotë se asnjë nga djemtë nuk i pëlqen por do pranonte një takim 4 minutësh me Atdheun.
“Është i pashëmm, i gjatë, vetëm ai mund të shkojë pak, unë me taka dal më e gjatë se të gjithë aty”, thotë Ilirjani në një intervistë për “Shqipëria live”. /noa.al/
Rovena Stefa përveç jetës së saj profesionale, ka folur edhe për jetën private ku ka pranuar se është në një lidhje, por për shkak të pandemisë nuk mundi dot të bënte një dasmë.
Ajo shprehet se dëshiron një dasmë madhështore dhe sapo të mbarojë pandemia do e bëjë.
Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”.
Në studio ajo foli fillimisht për këngën e saj më të re me titull “Le të thyhen gotat (2021)”, të cilën e ka publikuar në ditët e fundit të vitit që lamë pas.
Lidhur me dasmën tha:
“E kam shtyrë që të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe. Dikush thotë që ç’e do gjithë atë zhurmë, unë dua të gëzohet i madh dhe i vogël tek dasma ime, kush më njeh le të vijë, domethënë është i ftuar. Kam pritur shumë vite që të martohem,”- tha këngëtarja. /NOA.al
Poni është një ndër këngëtaret më të pelqyera në tregun muzikor, ndonse kohët e fundit ka munguar me projekte të reja.
Së fundmi Poni ka postuar në Instastrory një foto të saj ku ka rënë në sy ndryshimi në fytyrë.
Këngëtarja është rikthyer pamjes natyrale, më saktë vetullave, të cilat më herët i ka pasur me tattoo dhe këtë ndryshim e ka ndarë me ndjeksit në rrjete sociale ku shprehet se nuk do t’i kthehet më ndërhyrjeve të ngjashme.
“Kthyem dhe vetullat në format që na i kishte bërë nëna, sebepi i pushimit të gjatë. Nuk dua t’i kthehem më asaj gjëje që nuk ishte e imja.”- shkruan Poni krahas fotos.
Pak javë më parë nisi të qarkullonte shumPak javë më parë nisi të qarkullonte shumë shpejt një fotografi ku dy ish-konkurrentë të “Për’puthen” shfaqeshin në shtrat bashkë. Ishte Arjoni ai që në “Instastory” publikoi një foto ku shfaqej së bashku me Anën.
Lidhur me këtë foto, Ana u shpreh se ishte ajo dhe se kishte shkuar të shtëpia e Arjonit për t’i dërguar ilaç, pasi ky i fundit ishte i sëmurë.
Nga ana tjetër, Arjoni u shpreh se me Anën kishte nisur një si tip histori dashurie dhe se ajo kishte luajtur.
Ana më pas deklaroi se ka nisur menjëherë procedurat gjyqësore për cenim privatësie dhe dëmtim imazhi me publikimin e fotos. Madje një gjë të tillë e konfirmoi edhe në “Për’puthen Prime”.
Por, nga kjo pjesë mesa duket nuk ka asgjë të re. Këtë e ka bërë të ditur Arjoni përmes një postimi në “Instastory”, i pyetur nga fansat për gjyqin.
“Jam paraqitur me avokatët e mi tek zyrat por deri tani nuk ka asnjë procedim penal. Presim” , është shprehur ish-protagonisti i “Përputhen”. /k.k/noa.al/ shpejt një fotografi ku dy ish-konkurrentë të “Për’puthen” shfaqeshin në shtrat bashkë. Ishte Arjoni ai që në “Instastory” publikoi një foto ku shfaqej së bashku me Anën.
Lidhur me këtë foto, Ana u shpreh se ishte ajo dhe se kishte shkuar të shtëpia e Arjonit për t’i dërguar ilaç, pasi ky i fundit ishte i sëmurë.
Nga ana tjetër, Arjoni u shpreh se me Anën kishte nisur një si tip histori dashurie dhe se ajo kishte luajtur.
Ana më pas deklaroi se ka nisur menjëherë procedurat gjyqësore për cenim privatësie dhe dëmtim imazhi me publikimin e fotos. Madje një gjë të tillë e konfirmoi edhe në “Për’puthen Prime”.
Por, nga kjo pjesë mesa duket nuk ka asgjë të re. Këtë e ka bërë të ditur Arjoni përmes një postimi në “Instastory”, i pyetur nga fansat për gjyqin.
“Jam paraqitur me avokatët e mi tek zyrat por deri tani nuk ka asnjë pr ocedim pe nal. Presim” , është shprehur ish-protagonisti i “Përputhen”. /noa.al/