ShowBiz

Këngëtarja Maja jep lajmin e madh dhe shumë të rëndësishëm,nuk do ta besoni…

Të gjithë përfshihemi dhe bëhemi pjesë e gënjeshtrave në formë shakaje ndaj të afërmve,miqve apo shokëve ‘Ditën e genjeshtrave 1 Prilli ‘
Nuk kanë munguar as personazhet publike në këtë ditë të thurin nga një gënjeshtër të ‘vogël’ ose të bardhë thënë ndryshe.
Një nga personazhet publik që e ka nis ditë me një ‘gënjeshtër’ të këndëshme është këngëtarja e mirënjohur Maja…Nëpërmjet një statusi në facebookun e saj ajo shkruan: ‘Do jem pjesemarrese ne Eurovision me kengen,”O Muço,o lule’
Por e gjitha kjo është një shaka nga këngëtarja për Ditën e 1 prillit./Orikuminews/
Statusi i plotë:

Ju peshendes te dashur miq,muaj te mbare🙏🏼❤️,dhe kam dhe nje lajm shume te rendesishem,:
Do jem pjesemarrese ne Eurovision me kengen,”O Muço,o lule “😂😂😂
/Orikuminews/

Këngëtarja Maja jep lajmin e madh dhe shumë të rëndësishëm,nuk do ta besoni… Read More »

Këngëtarja shqiptare tregon si ia doli pa përkrahjen e familjes: ‘Mami më thoshte ik lësho lopët’

Këngëtarja shqiptare, Xheisara, e cila u bë e njohur për publikun nga programi muzikor “X Factor”, sw fundmi ka treguar se nëna e saj nuk besonte te talenti i saj dhe nuk e ka mbështetur në rrugëtimin e saj.

Ajo ka rrëfyer se sapo mori vesh për audicionet, mori autobusin dhe mbërriti në Tiranë pa dijeninë e askujt.

“Unë vija nga Burreli dhe merrja pjesë në ‘X Factor’. Kam qenë 15 vjeçe. Kur shikoja ‘X Factor’, i thosha mamit se një ditë do jem unë atje dhe do të fitoj. Dhe mami më thoshte: ‘Ti do fitosh?! Ti ik lësho lopët atje në fshat, s’je ti për të dalë në televizor”, tregoi këngëtarja, në emisionin “Rudina”.

Xheisara shtoi se e ëma nuk e besonte këtë gjë, pasi i thoshte: “Nga do dalësh ti me talent?”.

“Ne jetonim në qytet, por shkonim çdo fundjavë në fshatin e babait dhe mami thoshte: ‘Ti mund të këndosh kur të lëshosh lopët.’ Pastaj një ditë të bukur unë pashë që po bëheshin audicionet e ‘X Factor’ dhe i them mamit që më duheshin 10 mijë lekë për një projekt në shkollë. Ndërsa një ditë të bukur isha në divan, e dija se kur do dilja dhe po shikoja emisionin. Dal unë dhe mami që po shikonte televizorin, më shikon mua dhe më thotë: ‘Ku je ti aty?!’ I thashë: ‘Eh dola një ditë dhe lëshova lopët.’ Që prej asaj dite mami nuk më pengoi kurrë më”, ka përfunduar Xheisara.

Këngëtarja shqiptare tregon si ia doli pa përkrahjen e familjes: ‘Mami më thoshte ik lësho lopët’ Read More »

Çifti i showbizit shqiptar pret fëmijën e parë, Orinda zbulon gjininë e bebit

Disa ditë më parë Orinda Huta zb uloi se është në pritje të fëmijës së parë.
Çifti vendosi ta konfirmojë nëpërmjet një postimi këtë lajm pak ditë më parë.

Orinda publikoi një foto, e përqafuar me Turin, i cili mban duart përreth barkut. “Duke pritur mre kullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë”, -shkruan ajo përkrah fotos.

Ditën e djeshme ka qenë ditëlindja e moderatorit të njohur, Turjan Hysko, i cili festoi këtë 36-vjetor me një em ocion ndryshe. Midis shumë urimeve për ditëlindje është dhe ai nga partnerja e tij.

Ajo ka vendosur në sfondin e videos këngën e Beyonces, “Daddy Lessons”, ku dëgjohen qartë fjalët “Daddy’s little girl”. Nëpërmjet kësaj konfirmohet se çifti është në pritje të një vajze.

Çifti i showbizit shqiptar pret fëmijën e parë, Orinda zbulon gjininë e bebit Read More »

Bora bën ndryshimin e papritur, shikoni si duket ajo tashmë (foto)

Moderatorja ka lënë pa fjalë me veprimin e fundit

Moderatorja e njohur shqiptare Bora Zemani ka bërë një ndryshim drastik në dukje.

Ajo u ka thënë “lamtumirë” flokëve të gjata, me të cilat e kemi parë tash e një kohë të gjatë në “Përputhen”.

Bora i është rikthyer stilit të vjetër të flokëve, teksa u shfaq në rrjete sociale duke pre rë me duar të saj flokët.

Moderatorja dukej shumë e vendosur për këtë vendim teksa kishte marrë gërshërët në duar dhe po priste flokët./ln/

Bora bën ndryshimin e papritur, shikoni si duket ajo tashmë (foto) Read More »

Ja për kë do të votojë në 25 prill, Lorik Cana e thotë hapur

Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare e ka bërë zgjedhjen e vet për fushatën elektorale të 25 prillit.

Ai ka pasaportë shqiptare dhe zotëron të drejtën e votës më 25 prill.
I pyetur nga fansat në Instagram, ish-kapiteni i Kombëtares na ka treguar hapur për cilën parti do të shkojë vota e tij.
Basha apo Rama?

“Me Bashën nuk kam pasur fare afrimitet, kurse me Edin kam miqësi.

Nuk kam dyshime, nëse do të votoj do zgjedh Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Shqipëria ka bërë progres, mendoj se Rama e meriton mandatin e tretë”, tha Cana duke iu përgjigjur fansave të tij.

Ja për kë do të votojë në 25 prill, Lorik Cana e thotë hapur Read More »

Kush janë 10 tullacët më se ksi në botë

Një studim në Britaninë e Madhe ka përzgjedhur Princin William si njeriun më se ksi tullac në botë, dhe reagimet në rrjetet sociale tregojnë se ka shumë që nuk pajtohen me këto pretendime.

Siç raportoi britanikja Entertainment Weekly, studiuesit zbuluan se Duka i Kembrixhit ishte përshkruar si se ksi rreth 17.6 milion herë në bloge, raporte dhe faqe të gjetura përmes kërkimit në Google, sipas një studimi nga specialistët e kirurgjisë kozmetike Longevita.

Përdoruesit e mediave sociale reaguan ndaj këtyre rezultateve, duke kërkuar drejtësi për burrat e ndryshëm se ksi tullac të Hollyëood-it të cilët nuk ishin përfshirë në listë.

Një numër i madh i përdoruesve të Twitter vunë në dukje se Stanley Tuci u la padrejtësisht jashtë kësaj liste, dhe se ai meriton një vend më të lartë në listën e burrave më seksi tullac.

Renditja vijon me Mike Tyson në vend të dytë me 8.8 milion rezultate, i ndjekur nga Jason Statham, Pitbull, Michael Jordan, Floyd Mayweather, John Travolta, Bruce Willis, Dwayne Johnsohn dhe Vin Diesel.

Sipas The Sun , Patrick Steëart dhe Vladimir Putin ishin jashtë 10-shes së parë.

Kush janë 10 tullacët më se ksi në botë Read More »

Këngëtarja dhe moderatorja Eneda Tarifa feston sot ditëlindjen, jeni kuriozë për moshën e saj?

Sot feston ditëlindjen këngëtarja dhe moderatorja Eneda Tarifa. Lajmin e bëri me dije vetë këngëtarja në Instagramin e saj, ndërsa ka një mesazh për të gjithë fansat e saj.
“Po, sot kam ditëlindjen. Nuk ka asgjë të veçantë nga ndonjë ditë tjetër ditëlindjeje e çdokujt prej nesh, por ditëlindjet janë të bukura se mbartin një ndjesi shprese, celebrojnë “jetën” (sado e ndryshme është ajo për secilin prej nesh). Mendoj se jetët tona duhet ti ndërtojmë vetë, ti zbukurojmë vetë, pa u dorëzuar asnjëherë. Për mua ky është suksesi i një jete kryesisht të lumtur. Dhe mos më thoni që është çështje fati. Fati është vetëm një “kurthëz i vogël” për të ndejtur rehat…
Ajo që ndërton në jetë është vepra jote dhe këtë mundohem ti mesoj Arias përditë. Faleminderit për të gjithë dashurinë që më jepni çdo ditë. Tagni miqtë që kanë ditëlindjen sot. Ju dua”, ka shkruar Eneda.

Këngëtarja mbush 39-vjeçe sot.

Këngëtarja dhe moderatorja Eneda Tarifa feston sot ditëlindjen, jeni kuriozë për moshën e saj? Read More »

Aktori i humorit Bes Kallaku publikon foton e bisedës së Ijes me presidentin Meta

Aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar në rrjetet sociale një foto të bashkëbisedimit të Presidentit Ilir Meta dhe gjyshes së tij, Ijes përmes WhatsApp-it.

Në foto, Presidentit Meta dhe Ija shihen duke qeshur, ndërsa nuk dihet se çfarë po bisedonin.

Gjyshja e Bes Kallakut është shumë aktive tashmë edhe në rrjetet sociale, ku herë pas here Besi ka treguar se Ija komenton statuset e tij.

Po ashtu, ajo ka miqësi me shumë personazhe të famshëm në Shqipëri.

Bes Kallaku i është bashkuar formatit të ri të humorit, “Kosherja.

Aktori i humorit Bes Kallaku publikon foton e bisedës së Ijes me presidentin Meta Read More »