ShowBiz

Nuk do ta besoni/ Pandemia falimenton këngëtarin Sinan Hoxha: E vërtetë, kam mbetur pa para!

Situata me pandeminë, që po zgjat prej më shumë se një viti, ka qenë shumë problematike për artistët. Ata u përkasin kategorive ndër më të prekurat nga moszhvillimi i dasmave dhe koncerteve, të cilat mbeten ende sot burimi kryesor i të ardhurave për ta.

E me sa duket, kjo situatë ka shteruar financat e këngëtarit të njohur, Sinan Hoxha, që njihet si milioneri i muzikës shqiptare. Ai ka ripostuar një rrjete sociale një deklaratë të tij ku shprehet se gjatë kësaj kohe i ka shpenzuar të gjitha paratë që kishte grumbulluar ndër vite.

“Fiks”, ka qenë komenti i tij si për t’i rivënë vulën deklaratës së dhënë në “Top Albania Radio”. Nuk dihet nëse bizneset e menaxhuara nga bashkëshortja, Andrra Destani, janë shndërruar në burimin parësor të të ardhurave në familje tashmë kur edhe shpenzimet janë rritur me ardhjen në jetë të djalit të dytë.

Por, duke pasur parasysh që biznesi i saj eshtë me fustane nusërie dhe eventesh, na mbetet vetëm t’i qajmë hallin Sinanit. Ndërkohë, familja e tyre është zgjeruar tashmë, pasi dy javë më parë Andrra solli në jetë djalin e dytë të çiftit.

Tashmë, Ansi është bërë vëllai i madh në familjen e këngëtarit Hoxha. Andrra e ndau këtë lajm të gëzueshëm me të gjithë nëpërmjet një fotoje të publikuar në “Instastory”.
Lajmin për shtatzëninë e dytë, Andrra e konfirmoi vetëm pak muaj më parë, me anë të një seti fotografik që realizoi në periudhën e fundit të pritjes së ëmbël. Pasi ka festuar 5-vjetorin e martesës me Sinan Hoxhën, Andrra Destani pesë muaj më parë zbuloi dhe detaje nga jeta e saj si gruaja e këngëtarit të njohur, dhe menaxhimin e biznesit plot 600 mijë euro.

Andrra zbuloi më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre nëpërmjet disa postimeve në “Instastory”, duke iu përgjigjur pyetjeve të kureshtarëve. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, ajo u pyet se për çfarë arsye grindet më shumë me Sinanin.

“Kur Sinani thotë se jam xheloze!”, ishte përgjigjja e saj pa asnjë kompleks. Në një postim tjetër, ajo tregoi se dëshiron një familje të madhe, me tre fëmijë, ndërkohë që çifti janë prindër të dy djemve.

Pak kohë më parëm ata festuan 5-vjetorin e martesës me Sinanin, duke postuar foto nga dita e dasmës. Bashkë me fotot, ajo i bëri një dedikim special burrit të saj, ndërsa i shkruante: “5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pa kursim. Kemi bekimin e Zotit për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që së bashku përqafojmë. Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’më tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti! Jemi festa e jetës së njëritjetrit, gëzuar dashuri!”.

Nuk do ta besoni/ Pandemia falimenton këngëtarin Sinan Hoxha: E vërtetë, kam mbetur pa para! Read More »

Mesazhi i nënës që përl oti këngëtaren e njohur: ‘Të faleminderit për vajzën që je bërë’

Në puntatën e mbrëmjes së sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, u trajtua historia e Lusilës, vajza 13-vjeçare e cila të gjithë fëmijërinë e kishte kaluar duke u kujdesur për vëllezërit e saj më të vegjël.

Prindërit e Lusilës për shkak të problemeve të mëdha ekonomike ishin detyruar që të emigronin për periudha të gjata, duke i lënë fëmijët nën kujdesin e vajzës së tyre më të madhe. Lusila ishte ftuar në program nga mamaja e saj, Minushja e cila dëshironte t’i kërkonte falje asaj për përgjegjësinë e madhe që i kishte lenë mbi shpatulla, por dhe për ta falenderuar dhe për t’i premtuar se nuk do ta linte kurrë vetëm.

E ftuar surprizë për Lusilën, ishte këngëtarja tepër e njohur dhe idhulli i saj, Xhensila Myrtezaj e cila kishte përgatitur disa surpriza të veçanta për të. Por siç dihet në programin “Dua të të bëj të lumtur” është bërë traditë që personazhet publik nuk mund të largohen pa një surprizë.

Surpriza që programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar për këngëtaren e njohur ishte vetë mamaja e saj. “Xhensila të falenderoj shumë për vajzën që je bërë. Fjalët nuk mjaftojnë për të treguar se sa krenare jam për ty, dije se mami të do shumë!”– ishte mesazhi i mamasë për Xhensilën.

Xhensila e përl otur nga ana tjetër e studios rrëfeu gjithë sakrificat dhe vështirësitë që nëna e saj kishte bërë për shumë vite duke thënë: “Në fakt jam unë që jam krenare për ty, sepse më ke rritur me shumë sa krifica. Nuk e harroj kurrë kur më merrje në punë e se sa lodheshe vetëm që të më siguroje të ardhmen. Të dua mami e dije se kurrë nuk do të të lë vetëm!”

Mesazhi i nënës që përl oti këngëtaren e njohur: ‘Të faleminderit për vajzën që je bërë’ Read More »

Bes Kallaku: Unë Agron Llakës nuk ia harroj kurrë. Goni më ka futur në shtëpi, më ka dhënë bukë në shtëpinë e vet. Më ka trajtuar si djalin e tij

Këtë të shtunë, emisioni “Soiree” në ABC ishte e gjitha dedikuar aktorit Bes Kallaku ku ishin mbledhur bashkëpuntorët e tij më të mirë, si dhe njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.

Bes Kallaku nuk la pa përmendur përkrahjen e Agron Llakajt në fillimet e karrierës.

“Qysh në Portokalli, qysh në daljen time të parë, nuk kam patur askënd. Unë kam patur as kurshëri në Tiranë. E gjithë pjesa tjetër mbrapa, ka qenë audicion në Portokalli.
Unë Agron Llakës nuk ia harroj kurrë. Goni më ka futur në shtëpi, më ka dhënë bukë në shtëpinë e vet. Më ka trajtuar si djalin e tij. Mbase nuk ja kam shpërblyer aq sa duhet. Për mua e rëndësishme është që përveç dhënies së dorës, është dhënia e bukës.

Ajo më tri shton më tepër tek dikush që nuk është falenderues nga dikush që të ka dhënë bukën”.

Bes Kallaku: Unë Agron Llakës nuk ia harroj kurrë. Goni më ka futur në shtëpi, më ka dhënë bukë në shtëpinë e vet. Më ka trajtuar si djalin e tij Read More »

‘Unë jam rritur me gjyshin dhe me gjyshen. Deri në moshë 21-vjeçare kam fjetur me Ijen’, rrëfimi i Bes Kallakut

Bes Kallaku ëshë një ndër personazhet më të preferuar të publikut, i cili ka rrëmbyer zemrat e tyre me rolet karakteristike në spektaklet e humorit, por edhe me thjeshtësinë që e karakterzion.

Ai ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” në ABC, i cili ka realizuar një intervistë shumë të ndjerë, ku ka rrëfyer gjëra që nuk i dinim për të.

Besi ka nënvizuar sakrificat dhe vështirësitë në fillimet e karrierës së tij, të cilit i duhej të udhëtonte çdo ditë nga Fushë-Kruja për në Tiranë.

“Unë jam rritur me gjyshin dhe me gjyshen. Deri në moshë 21-vjeçare kam fjetur me Ijen. Unë në fillimet e mia në Portokalli kam qenë në gjimnaz. Nuk i kisha bërë akoma 18 vjeç. Ikja dhe vija me furgon, me makina të rastit nga Fushë-Kruja.

Makinën e parë, golfin dysh ma ka dhënë gjyshi. Ka qenë makina e gjyshit dhe ma ka dhënë. Ai më thoshte gjthmonë që kthe kokën mbrapa dhe shiko nga je nisur për të shkuar në atë punë”, është shprehur Bes Kallaku.

Aktori i njohur ka treguar për këshillat e vyra që i jepte gjyshi, i cili ende sot nuk i harron, por i mban vathë në vesh.
“Unë rrija me gjyshin dhe luanim me letra deri në darkë. Por tek shtëpia e vjetër, kanë qenë ato dritaret vetëm me dru. Mirëpo nuk ka patur shtëpi në katund që të mos i hynte i ftohti nga poshtë dritares dhe gjithmonë kemi lënë një batanije tek dritarja gjatë dimrit që të mos futej i ftohti.

Duke luajtur me letra me gjyshin, në 2005, më bie telefoni në darkë edhe më merr dikush nga Italia dhe më kërkon koncert në Itali. Unë kisha filluar dhe kisha rritur pak çmimin. Por më përpara kur shkoja nëpër koncerte më linin hotele me një yll e gjysëm ose flija tek ndonjë kurshëri kur shkonim në Greqi, Itali.

I them atij personit që më mori në telefon për koncert ‘O vëllai , a e di si është puna? Unë pa 1500 euro nuk vij’. Unë i thoja atij 1500, që po të thoshte ai që është shtrenjtë t’i thoja për 1000 euro.

Por që ai pranoi me 1500 euro. Pastaj i thash që ‘të lutem, hotelin e dua me 4 yje’. Ndërsa gjyshi më bie me shpullë pas qafe dhe më tha ‘afroje çik batanijen se po hy i ftohti aty”, ka tregur Besi duke qeshur.

Ai ka theksuar mesazhin e gjyshit, se pavarësisht suksesit dhe sa lart të shkosh, e rëndësishme është që të qëndrosh me këmbë në tokë dhe mos të harrosh asnjëherë nga kë ardhur.

‘Unë jam rritur me gjyshin dhe me gjyshen. Deri në moshë 21-vjeçare kam fjetur me Ijen’, rrëfimi i Bes Kallakut Read More »

Shkon shumë keq për Armandon takimi i parë, Stela kërkon disa herë që të mbyllë takimin

Disa herë gjatë takimit, Stela kërkon që të mbyllë takimin.

Stela dhe Armando tërhoqën vëmendjen që në takimin e tyre 4-minutësh. Armando iu drejtua Stelës me fjalët më të ëmbla dhe u emocionua së tepërmi. Por ky takim, jashtë studios zhgënjeu fansat, që pëlqyen që në fillim, këtë çift të mundshëm.

Sipas Stelës, Armando nuk i dha energji të mirë.

Stela: Nuk ndihesha rehat, nuk kishte energji pozitive, nuk isha vetja. Nuk ishte ai ambienti i bukur që prisja që të ishte. M’u prish që kur filloi të pyeste për ish-bashkëshortin, gocën.

Armando: Unë e perceptoj si refuzim, nuk e di ku gabova??

Stela: Jo, nuk është ashtu…

Armando: Unë nuk e kuptoj, është më se e natyrshme të pyes…

Shkon shumë keq për Armandon takimi i parë, Stela kërkon disa herë që të mbyllë takimin Read More »

Ish-i e telefonon Ndriçimin në mes të takimit me Lindën, ja si reagoi ajo

Një situatë e papritur ndodhi gjatë takimit të Lindës me Ndriçimin.

Linda e fton Ndriçimin në kërcim dhe merr celularin e tij për të zgjedhur këngën. Por, në atë moment, telefonon ish-partnerja e Ndriçimit.

Linda: Ishi po të merr, të përgjigjem??

Ndriçimi: Përgjigju, je shumë vonë thuaj, nuk e kam problem.

Edhe pasi mbarojnë kërcimin, Ndriçimi kujton sërish atë telefonatë.

Ndriçimi: Po kjo çfarë ka që merr, tani e gjeti.

Ai shpjegon më shumë në studio: “Para një muaji e gjysmë, dy jam ndarë. E vërteta është që ajo, më shkruajti, më tha që ka harruar 2-3 gjëra në shtëpinë time“.

Ish-i e telefonon Ndriçimin në mes të takimit me Lindën, ja si reagoi ajo Read More »

Shtatzënia e bujshme/ Linda Rei zbulon barkunlive, cfarë fshihet poshtë fustanit

Sot në “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon ishte e ftuar Linda Rei, e cila vendosi të dalë të sqarojë për herë të parë të vërtetën e lajmeve të bujshme të shtatzënisë.

Linda hyri në studio me kujdes, duke vijuar lojën se ishte në pritje të ëmbël e duke iu përgjigjur pyetjeve ngacmuese të Bietës.

Ajo tregoi se një shtatzëni e tillë kushton plot 200 mijë euor, ndërsa babain “e fëmijës” preferoi ta mbante anonim.

E për t’i dhënë njëherë e mirë fund të gjitha thashethemeve, Linda zbuloi barkun live. Pas veshjes së saj qendronte një jastëk.

“Shqiptarët nuk kuptojnë një shaka, sigurisht që nuk jam shtatzënë”, u shpreh ajo.

E pyetur nga Bieta nëse do ta donte diçka të tillë më vonë, Linda pranoi sinqerisht se për momentin nuk ndihej gati.

Shtatzënia e bujshme/ Linda Rei zbulon barkunlive, cfarë fshihet poshtë fustanit Read More »