ShowBiz

Alketa Vejsiu zbulon planin për të ardhmen

Alketa Vejsiu tha se në një të ardhme të afërt mund ta shohim me një këngë të re.

Ajo është ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare dhe emër i njohur në biznes.

Vite më parë ajo ishte aktive edhe në muzikë.

Por suksesi në biznes mund ta afrojë pranë një suksesi, ndryshe nga e kaluara, edhe si një këngëtare e mundshme.

Në fakt ndjekësit e saj në rrjetet sociale janë treguar kureshtarë të dinë nëse do të rikthehet me këngë të re.

“A ke plan per te ber 1 kenge apo ke hequr dor? Te Kam ndjek qekur prezantoje ne radio”, i shkruajti një ndjekës asaj.

Alketa Vejsiu i tha se ka dëshirë të kthehet me një “hit” vere, por me një artiste tjetër.

Megjithatë ajo pranoi se muzika nuk është profesioni i saj kryesor.

“Po do me pelqente te rikthehesha me nje hit vere p.sh, ndoshta me nje kengetare tjeter (e kam nje ide ne mendje)! Muzika dhe kenga nuk jane zgjedhja ime e pare! Kendoj qe e vogel, e kam ne gen pasionin per muziken, por sjam kengetare ne profesion. Pasioni i vertete do mbetet televizioni dhe biznesi”, – i tha Alketa Vejsiu. /NOA.al

Alketa Vejsiu zbulon planin për të ardhmen Read More »

Këngëtarja Maya flet për bashkëshortin: ‘Ai njeri që nuk më lë të jem Maja nuk është për mua’

Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në Shqipëri, e ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën”, Maja ka folur për projektet muzikore dhe familjen ku nuk ngurroj të tregonte se si e ka ndryshuar lindja e djalit jetën e saj.

“Ngela përsëri te nëna ime, e kam vlerësuar rolin e nënës time edhe pa u bërë nënë vetë. E kisha shumë të shenjtë, e vlerësoja shumë mundin e saj, sakrificën e saj. Unë kam qenë fëmija i fundit dhe motrat kanë qenë shumë më të mëdha dhe me fëmijët e tyre jam rritur. Mbrëmë më ka lënë djali pa gjum por sërish nuk e ndjej lodhjen.” – u shpreh këngëtarja.
Maja foli edhe për marëdhënien me bashkëshortin dhe suportin që ai i jep në karrierë.

“Nëse unë nuk do të ushtroj dot profesion tim nuk jam Maja, dhe ai njeri që nuk më lë të jem Maja nuk është për mua.

Unë e falenderoj zotin për bashkëshortin, se është kollaj të thuash nuk je për mua dhe të rrish vetëm, por është dhuratë të kesh dikë që mos të përpiqet të ndryshoj por të përshtatet, jeta familjare është kompromis.

Duhet të japim pa pritur të marrim, sigurisht është bukur edhe kur merr. Ne kemi rrugëtimin tonë të shëndetshëm. Martesa më ka ndryshuar sidomos lindja e djalit pasi merr vëmendjen tonë” – tha Maja.

Këngëtarja Maya flet për bashkëshortin: ‘Ai njeri që nuk më lë të jem Maja nuk është për mua’ Read More »

Hygerta Sako: ‘Të gjesh partnerin ideal në Shqipëri më duket mision shumë i vështirë’

Hygerta Sako është një ndër moderatoret e sportit më tërheqëse. Moderatorja së fundmi ka rrëfyer për jetën e saj si një mami beqare dhe planet që ajo ka për të ardhmen.

“Vajza ime është e rritur, thuajse 15-vjeçe. Puna ime fatmirësisht është goxha e mbledhur, nuk kam orare të gjata, kam një ditë jo shumë të ngarkuar. Kam kohë për familjen, vajzën, shoqërinë. Kur vajza ishte e vogël dhe më ftuan të isha pjesë e një emisioni mëngjesi që niste në orën 7 e kisha të pamundur ta pranoja sepse vajza ishte 2-3-vjeçe. Ata u treguan të mirë dhe e nisja pas orës 8 emisionin. 4 vite kanë qenë një luftë e vërtetë por kur ke shumë dëshirë për t’ja dalë nuk ka gjë të pamundur”- tha ajo në një për emisionin “Live From Tirana”

Edhe pse angazhimet e Sakos janë të shumta ajo mundohet të gjejë kohë për vajzën e saj dhe se një ndihmë të madhe i ka patur prindërit e saj.

“Çdo moshë e fëmijës ka problematikat e veta. Kur është e vogël duhet të rrish me të, të kalosh kohë me të, të krijosh fëmijë mendërisht të shëndetshëm. Vitet e para të shkollës ishin më të rëndësishmet, unë kam qenë aty për t’i qëndruar pranë. Në moshën e adoleshencës duhet të jesh e kujdesshme, është moshë delikate, duhet të kalosh kohë efektive. Kam patur prindërit që janë marrë më vajzën dhe kam qenë e rehatuar nga kjo anë”

E pyetur për partnerin ideal Hygerta tregon se kur një femër është e realizuar me kalimin e viteve bëhet më e vështirë pasi rriten standartet dhe kërkesat.

“Në fakt rriten standartet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standartet rriten. Kërkon nga vetja shumë por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur, është mentaliteti që familja është e rëndësishmë dhe duhet lu ftuar për të, është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjëjnë një partner të moshës së tyre. Më duket mision shumë i vështirë”- shton ajo

Hygerta Sako: ‘Të gjesh partnerin ideal në Shqipëri më duket mision shumë i vështirë’ Read More »

E papritur/ Atdheu rikthehet në Për’puthen: Ja për cfarë u ktheva…

Atdheu është rikthyer në studion e Përputhen puntatën e sotme. Fjalët e tij të para ishin se “i kishte munguar studio”.

Menjëherë pas hyrjes së tij, produksioni dha pjesë nga sherri me Antonelën.

“Unë u largova atë ditë se kisha një rast vde kje, unë erdha këtu që mos dilja fr ikacak, por pastaj këtu u bënë shumë de bate of enduese, dhe ika. Por që erdha të flas me Antonelën për debatet që ndodhin”, tha Atdheu.

“E vlerësoj që Atdheu vjen këtu, dhe aq më tepër për të folur me Antonelën, pavarësisht ko nflikteve apo zë nkave, është e vështirë të krijosh marrëdhënie në jetë.

Njeriu harxhon tërë jetën dhe ndoshta nuk e gjen personin e duhur. Për zënka e deb ate nuk ja vlen të prishet gjithçka”, tha opinionisti Arjan Konomi. /tch

E papritur/ Atdheu rikthehet në Për’puthen: Ja për cfarë u ktheva… Read More »

Rikthehet Murati/ Ja kë zgjedh mes Sindit dhe Olës

urati është kthyer sërish në programin Për’puthen duke treguar se e ka marrë malli për Sindin. Asaj dhe konkurrentëve të tjerë i kishte sjellë bakllava nga Turqia, ndërsa duhet të bënte zgjedhje mes Sindit dhe Olës, vajzës së re që e zgjodhi për takim.

“Situatë e vështirë. E kam menduar dhe nëse Sindi nuk do mërzitej me mua, dua një takim me Olën që të shoh se ku jam. Kam hall se nëse dal dhe këtë herë me Sindin, nuk e njoh më Olën”, tha Murati.

“Më bëhet qejfi që Murati pranoi”, u përgjigj Ola.

Ndërsa Sindi tha se i vjen mirë që Murati zgjodhi Olën pasi donte ta shihte në takim me një vajzë tjetër.

Rikthehet Murati/ Ja kë zgjedh mes Sindit dhe Olës Read More »

Ermal Mamaqi dhe Ami mbajnë premtimin, i bëjnë surprizën e bukur dy fëmijëve të mbetur jetim

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska kanë surprizur dy fëmijë, të cilët kanë mbetur jetim.
Ata kanë h umbur dy prindërit dhe në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, Ermali me Amin ftuan fëmijët që t’ju bashkohen në një udhëtim me familjen e tyre për disa ditë.

“3 ditë të bukura që na bënë të gjithëve të lumtur. Faleminderit Ilir dhe Anita për këtë kohë së bashku me familjen dhe miqtë tanë. 2 të rinj special që jeta i përballi me një sfidë të jashtëzakonshme, vendosën të mos dorëzohen por të përballojnë jetën… Do i shikoni në majë të suksesit shumë shpejt. @arbanao Bekime për kontributin që jep në mundësimin e lumturisë së njerëzve”, ka shkruar Ermali përkrah fotove.

Ermal Mamaqi dhe Ami mbajnë premtimin, i bëjnë surprizën e bukur dy fëmijëve të mbetur jetim Read More »

Luanin të gjithë futboll goca,çuna/ Njihuni me familjen e fiksuar pas futbollit!

Valentina ka ardhur sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek e Diela Shqiptare për t’i bërë një surprizë babait që saj që është 87 vjeç.
Ajo tregon se në familje janë 6 fëmijë dhe në shtëpinë e xhaxhit të saj 11 fëmijë dhe janë rritur të gjithë bashkë në një shtëpi.
Ajo tregon se i ati bëri një fushë provizore futbolli për të luajtur me gjithë fëmijët futboll, goca, çuna.

Luanin të gjithë futboll goca,çuna/ Njihuni me familjen e fiksuar pas futbollit! Read More »

Gjendet pas 17 vitesh sozia i Ilir Metës,nuk do ta besoni kush është (foto)

Editoriali “Përplasja” në show-n “Portokalli” solli për herë të pare këtë sezon politikanin e njohur dhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, karakter që u realizua nga aktori mjaft i talentuar, Ledio Lako.

I veshur me kostum të zi, Ilir Meta i “Portokalli” hyri në skenën e spektaklit me personalitetin e spikatur në editoralin e titulluar “Përplasja”.

Vetë Ledio postoi në “Instagram”-in e tij një foto nga roli, ku mori pa fund komplimente nga miqtë kolegë dhe fansa të tij.

“Më në fund një maksim i Ilir Metës i saktë. Pas kaq shumë vitesh iu gjet imituesi Ilir Metës”, shkruante një komentues.

Një tjetër shkruante: “Mbas 17 vjetësh ‘Portokalli’, gjendet imituesi që paska qenë Ledio Lako”. Ndërsa ish-kolegu i tij i “Portokalli”, Gent Bejko, i shkruante: “Fiks nga pamja, se në të folur nuk bëhet llaf!”, të cilit Lako iu përgjigj: “Ti e di që unë nuk kënaqem kurrë”.

Vetë aktori Lako për “Panorama Plus” u shpreh: “As unë s’e dija që mund ta realizoja”, duke mos e fshehur se ky rol ka ngjallur reagime. Ky është karakteri më i fundit që i shtohet galerisë së personazheve të aktorit të njohur shqiptar të filmave dhe komedive.

Ai ka luajtur në mbi 50 filma dhe skeçe humori. Që nga viti 2005, ai luan edhe në “Portokalli”, disa role si: Kapo, Hekri dhe Melamin Berati, Ramadan Kafsha etj.

Ndërsa personazhi dhe imitimi i Ilir Metës i shtohet galerisë së politikanëve të “Portokalli”, nga Sali Berisha, Lulzim Basha, Edi Rama, Erion Veliaj etj. Ky është sezoni i 35-të i Cabaret Show-t “Portokalli”, i cilësuar si spektakli më i madh i humorit në Shqipëri.

Gjendet pas 17 vitesh sozia i Ilir Metës,nuk do ta besoni kush është (foto) Read More »