ShowBiz

‘Opinioni i njerëzve më ndau nga e dashura’

Çimi ka treguar historinë e lidhjes së tij më të gjatë dhe përse ka përfunduar, gjatë puntatës së sotme të Për’Puthen.

Ai tha se u nda për shkak të opinionit të njerëzve në zonën ku jetonte.

“Duke qenë në një vend të vogël që kam jetuar bënë që të mos jesh me atë person, nuk ka pas arsye të madhe, por prej njerëzve.

Jo unë por ajo ka qenë në një qytet të vogël, ajo partnerja është ndikuar për mua. duke qenë në moshë e vogël gjërat nuk mund të bëheshin më të mëdha.

Në vendin nga vij unë nga Kruja. Ka qenë lidhja e fundit me femra shqiptare. Kur familja e mori vesh, kur kam qenë 20 vjec ishte hap i madh për të menduar për fejesë, isha gjithë kohën nëpër Evropë edhe kjo”, tha ai.

‘Opinioni i njerëzve më ndau nga e dashura’ Read More »

Befason konkurenti i Për’puthen +40: ‘Më ka marrë malli për ish-gruan’

Në puntatën e djeshme të “Përputhen +40”, Ndriçimi i habiti të gjithë deklaratën e tij të papritur.

Ai i tha Linditës se e ka marrë malli për ish-gruan.

Deklarata e tij u komentua shumë në studio, por Lindita u shpreh se kjo nuk e pengon.

“Kjo nuk më pengon se kjo ngelet për t’u parë. Ndoshta fjalët janë herët për t’u thënë. Mendoj se e thotë kështu… se nëse do ndjeje për ish-gruan do ishe me atë sot”, tha ajo.

Ndriçimi ndërhyri duke thënë se nuk e thotë vetëm “kështu”, por është normale të ndjesh mall për një njeri me të cilin ke kaluar vite.

“Jo nuk e them kështu…unë kam ndarë vite jete dhe të merr malli.

Ne kemi një kafshë në shtëpi dhe të merr malli, jo më një njeri që ke ndarë jetën”, u shpreh ai.

“Thjesht si shoqe të merr malli”, shtoi Lindita dhe u pohua nga Ndriçimi.

“Si shoqe normalisht se ajo ka parë jetën e vet”, tha konkurrenti.

Befason konkurenti i Për’puthen +40: ‘Më ka marrë malli për ish-gruan’ Read More »

Gazetarja: ‘Kafsha nuk është lodër, është një gjë e gjallë që kërkon shumë punë dhe impenjim. Nuk është lodër pelushi’

Iva prej 9 vitesh jeton me qenin e saj Ace.

Gazetarja Iva Tiço foli se si e ka ndryshuar qeni jetën e saj.

Ajo theksoi dhe një fenomen të përhapur, si të bërit dhuratë një kafshë vetëm për foto, dhe pa e menduar gjatë impenjimin që kërkojnë.

“Kafsha nuk është lodër, është një gjë e gjallë që kërkon shumë punë dhe impenjim. Nuk është lodër pelushi. Mendojeni mirë. Shoh njerëz që e përdorin si dhuratë. Kafsha nuk është aksesor. Të fal dashuri dhe do shumë përkushtim,” – tha Iva, teksa ishte e ftuara e ditës në emisionin dedikuar kafshëve “Eni në botën e kafshëve”./NOA.al

Gazetarja: ‘Kafsha nuk është lodër, është një gjë e gjallë që kërkon shumë punë dhe impenjim. Nuk është lodër pelushi’ Read More »

Për’puthen +40/ Ndriçimi bën pompa përpara takimit me Lindën

Takimi i parë në PërPuthen 40 për ditën e sotme ka qenë ai mes Linditës dhe Ndriçimit.
Ky i fundit është shprehur se takimi i kishte pëlqyer shumë dhe për këtë arsye ishte ndjerë si në shtëpinë e tiPo kështu edhe Lindita është shprehur e kënaqur nga takimi.
Ndricimi: Më dha atë rehatinë. U ndjeva si në shtëpi,.
Lindita: takimi shkoi shumë mirë, iku shumë shpejt koha. Shumë i këndshëm.

Takimi mes të dyve:
Ndricimi: Kaq e mirë që je ti si të mos emocionohem
Lindita: Të kam pëlqyer por nuk je i vetmi.
Ndricimi: S’na e kanë varë fare ato. U zunë për Samiun. E di se në fund fare mua do më zgjedhësh.
Ndricimi: Gabimi ishte i imi. Jemi ndarë me konsensus jemi miq.
Lindita: Jam di vorcuar para 12 vitesh
Po kështu edhe Lindita është shprehur e kënaqur nga takimi.
Ndricimi: Më dha atë rehatinë. U ndjeva si në shtëpi,.
Lindita: takimi shkoi shumë mirë, iku shumë shpejt koha. Shumë i këndshëm.

Për’puthen +40/ Ndriçimi bën pompa përpara takimit me Lindën Read More »

Për’puthen +40/ Gilberta sjell kek në skenë,për kë e ka gatuar?

Episodi i tretë i PërPuthen 40 ka nisur disi ndryshe.
Ka qenë Gilberta ajo e cila ka bërë një surprizë për të gjithë të pranishmit duke sjellë një kek në skenë.

Ajo është shprehur se ka filluar të mësojë të gatuaj dhe për këtë arsye kekun e parë e ka sjellë në skenën e PërPuthen 40.
Gilberta: e kam sjellë unë. Vendosa që të mësoj të gatuaj më në fund dhe kekun e parë vendosa që të sjellë këtu.
Arjani: Aa dmth ne do e e bëjmë eksperimentin. Me kë e ka takimin?
Bora: Për Ilirin e ke sjellë?
Arjani: Kur ka një motiv të mirë për të takuar dikë, japin e marrin receta.
Gilberta: Ishte takim i ëmbël dhe bëra një kek të ëmbël.

Për’puthen +40/ Gilberta sjell kek në skenë,për kë e ka gatuar? Read More »

Kush është partneri i Eni Vasilit që br aktisi Londrën për dashurinë e jetës

Moderatorja e njohur e ekranit Eni Vasili është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Këtë lajm ajo ka preferuar që të mos e bëjë publik, edhe pse është pothuajse çdo ditë në ekran.

Moderatorja dhe partneri i saj prej disa vitesh, Armandi janë në pritje të fëmijës së tyre.

Ata prej shumë vitesh jetojnë historinë e tyre të dashurisë, e cila fillimisht nisi në distancë, pasi inxhinieri jetonte në Londër.

Si nisi njohja e Vasilit me partnerin e saj

Armandi jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër, por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.

Miqtë tregojnë se Armandi u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete në Londër, aty ku ai kishte krijuar prej vitesh një jetë shumë të mirë. Por Eni, siç e ka thënë edhe vetë, është e dashuruar me ekranin dhe profesionin e saj si gazetare dhe as që bëhej fjalë që të pranonte të linte Shqipërinë e bashkë me të edhe punën, për të cilën kishte investuar kaq shumë.

Armandi vendosi të lërë Londrën dhe të vijë të jetojë në Tiranë.

Armandi ka qenë një mbështetës i madh në karrierën e Enit Vasilit.
/NOA.al

Kush është partneri i Eni Vasilit që br aktisi Londrën për dashurinë e jetës Read More »

Eni Vasili shtatëzanë për herë të parë

Një lajm ka ardhur nga jeta private e moderatores Eni Vasili.
Mësohet se prezantuesja e “Open” është shtatëzanë për herë të parë dhe kjo nuk është vënë re nga asnjëri, pasi moderatorja e ka fshehur shumë mirë.
Por mesa duket dashuria disa vjeçare me inxhinierin e quajtur Armand ka marrë një tjetër dimension, i cili disa kohë më parë bra ktisi Londrën për të jetuar në Shqipëri me Enin, e cila nuk mund të hiqte dorë nga gazetaria./lajmifundit

Eni Vasili shtatëzanë për herë të parë Read More »

Rudina Magjistari fjalë ‘magjike’ bashkëshortit: Je shkëmbi im!

Rudina Magjistari ia ka dedikuar disa fjalë, me rastin e 10 vjetorit të martesës bashkëshortit, të saj.

Ajo e konsideron bashkëshortin, me të cilin ka ndarë edhe një foto, baba model dhe shokun më të mirë.

“10 vite bashkë. 10 vite të mrekullueshme dashurie e bekimesh! Gëzuar përvjetorin jeta ime, bashkëshorti me mbështetës, babai model e shoku më i mirë. Je shkëmbi im e mbështetja më e sigurt. Përgjithmonë! Të dua pafund, i shtrenjti im!”, shkroi Rudina Magjistari.

/NOA.al

Rudina Magjistari fjalë ‘magjike’ bashkëshortit: Je shkëmbi im! Read More »