ShowBiz

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj fjalë zemre për djalin e Mark Frrokut: Gëzuar ditëlindjen biri im, të dua!

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembecaj, po shijon lidhjen me partnerin e saj, ish-deputetin Mark Frroku.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, moderatorja dhe aktorja e njohur tregon se po jeton momentet më të lumtura të jetës së saj krah bashkëshortit të saj Mark Frrokut, por jo vetëm, edhe me familjarët e tij.

Ajo ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e Markut dhe i do shumë. Së fundmi djali i Markut, Leondardi feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte as urimi i Rudinës e cila e quan atë bir dhe i thotë se e do shumë.

“Gëzuar ditëlindjen biri im, të dua”, shkruan Rudina.

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj fjalë zemre për djalin e Mark Frrokut: Gëzuar ditëlindjen biri im, të dua! Read More »

Cfarë është Anxhela Peristeri shqiptare apo greke, këngëtarja sqaron

Fituesja e festivalit të Këngës në RTSH, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizon, Anxhela Peristeri nd ezi de bate kohët e fundit, pasi pretendoi se ishte me origjinë greke.

Pas de bateve ajo sqaroi se është shqiptare, por stërgjyshin e ka pasur me oirgjinë greke.

Pak javë më parë Anxhela Peristeri dha një intervistë për “EPT1” në Greqi.

Gjatë intervistës ajo u shpreh se rrënjët e saj janë greke, prandaj mban mbiemrin Peristeri.

“Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, u shpreh këngëtarja.

Deklarata e saj bëri bujë të madhe në media, por e ftuar në “E diel”, Anxhela e ka sqaruar.

“Unë jam shqiptare, jam lindur në Shqipëri, prindërit e mi janë lindur dhe rritur në Shqipëri, por një prejardhje e stërgjyshit tim është nga Greqia dhe mbiemri im është i tillë. Kjo nuk do të thotë që unë s’jam shqiptare dhe që jam greke”, është shprehur ajo.

Cfarë është Anxhela Peristeri shqiptare apo greke, këngëtarja sqaron Read More »

Arbana Osmani merr surprizën më të bukur këtë fundjavë, kush e befasoi moderatoren

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë me familjen në Bogë.

Atje ajo është surprizuar nga vogëlushi Jon, i cil ia ka bërë ditën më të bukur.

Ai ka mbledhur lule për të dhe ia ka dhuruar.

Arbana ka publikuar një foto në rrjete sociale krahas së cilës ka shkruar “Gjejeni kush i mblodhi lulet më të bukura për mua këtë mëngjes”.

Më pas moderatorja ka ndarë një video të vogëlushit me lule në duar, duke treguar se ai fshihet pas surprizës.

Arbana Osmani merr surprizën më të bukur këtë fundjavë, kush e befasoi moderatoren Read More »

‘Do ndihesha e bekuar të jetoja me vjehrrin’/ Bledi Mane ironizon Anën: ‘Do ja laje këmbët me ujë e krip’

Ana Lleshi, një nga ish konkurrentet e Për’puthen ka folur në rubrikën “Trotuar” në E Diell për mënyrën se si kanë ndryshuar kohët.

E ulur në dysheme, Ana tha se në ditët e sotme ka vajza që nuk duan të jetojnë me vjehrrën dhe vjehrrin.

Ajo shtoi se do të ndihej e gabuar, ndërsa Bledi Mane e ironizoi duke thënë se Ana do ia lante këmbët vjehrrit cdo natë me ujë e me kripë.

Ana: Sot ka vajza që nuk duan të jetojnë me vjehrrën dhe vjehrrin. Nëse partneri im do i kishte prindërit gjallë, nuk ka gjë të keqe të jetosh me ta.

Unë do ndihesha e bekuar, do i rrija në 5 e në 3, pronto do t’i rrija. Jam njeri që dua shumë dashuri, flas për Anën. Ti na flet për tradita, por tradita nuk ke. Vjehrra kudo që je, të dua.

Bledi: Ana do lante këmbët me ujë e me kripë.

Ana: Do ia laja, është shenjë respekti.

‘Do ndihesha e bekuar të jetoja me vjehrrin’/ Bledi Mane ironizon Anën: ‘Do ja laje këmbët me ujë e krip’ Read More »

Shqipja mesazh për femrat: ‘Nuk mund të shkohet në tre të mëngjesit në shtëpi’

Shqipja, një nga ish konkurrentet e Për’Puthen që bëri bujë të madhe ka folur në rubrikën “Trotuar” në emisionin E Diell, në Top Channel, për mënyrën se si kanë ndryshuar kohët.

Shqipja tha se nuk e toleron që të shkojë në 3 të mëngjesit në shtëpi nëse jeton me prindërit sepse çdo gjë duhet të jetë me orar.

“Nuk është etike që një femër duke jetuar me prindërit të shkojë në 3 të mëngjesit në shtëpi. Mendoj që duhet të ketë rregull, shtëpia ka rregull.

Në momentin që ti jeton me prindër ose je person familjar, duhet të ketë orar të caktuar.

Mua nuk më vjen mirë që persona që unë nesër pasnesër të kem në krah të më vonohet.

Absolutisht jo, çdo gjë me orar”, tha Shqipja.

Shqipja mesazh për femrat: ‘Nuk mund të shkohet në tre të mëngjesit në shtëpi’ Read More »

Prezantuesja Alesia Bami: Jam një vajzë tradicionale, e kam bërë gati pajën

Prezantuesja Alesia Bami ka thënë për veten e saj se është një vajzë tipike tradicionale.

E pranishme në “E diell”, Bami tha se asaj i ankohet i ati se përse nuk shkon njeri ta kërkojë në shtëpi.

Vetë prezantuesja u shpreh se në fkt mezi pret sepse pajën e ka bërë gati.

“Unë i kam ruajtur traditat. Jam rritur në një familje tradicionale.

Më pëlqen edhe ndryshimi i kohës.

Më thotë babi si s’të erdhi njeri të të kërkojë në shtëpi.

I them më kërkojnë në televizion, s’më lënë rehat. Pajën e kam bërë gati, mezi po pres,”- tha Bami.

Prezantuesja Alesia Bami: Jam një vajzë tradicionale, e kam bërë gati pajën Read More »

Rrëfehet këngëtarja Elvana Gjata: Ju tregoj ma kthin më të madh në jetën time

Këngëtarja Elvana Gjata ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri, duke u shprehur se infektimi i prindërve me Covid-19 ishte ma kthi më i madh që kishte përjetuar.

E ftuar në emisionin “Soiree”, Gjata tha se vetë nuk e ka kaluar pandeminë e koronavirusit, por ka treguar për eksperiencën e prindërve të saj.
COVID-in nuk e kam kaluar ende. Por kam kaluar periudhë shumë të vështirë. Më ka ndryshuar shumë. I jam përkushtuar totalisht familjes, kam kaluar shumë kohë me ta. Prindërit e kaluan, ishte ma kthi më i madh që mund të përjetoja. Motra jo! Nuk e kaluan aq rëndë sa prisja, por shkoi shumë mirë. I dua shumë. Janë pika ime e dobët,”-tha ajo.

Rrëfehet këngëtarja Elvana Gjata: Ju tregoj ma kthin më të madh në jetën time Read More »

Mesisa feston 1 milion shikime të këngës pas Për’puthjes me andin

Me siguri, Vaçe Zela, Parashqevi Simaku dhe zërat më të mirë që ka njohur muzika shqiptare ndër vite, por edhe kompozitorë dhe autorë të njohur tekstesh, do të kishin dhënë dorëheqjen, nëse do të ishin njohur me suksesin e fundit.

Sot publiku ‘ushqehet’ me vlera që shiten edhe si artistike, një fenomen që kërkon medoemos ndërhyrje urgjente nga Ministria e Kulturës si dhe faktorë të tjerë, para se të jetë vonë.

Gjithsesi, ish-konkurentja e “Për’puthen”, Melisa publikoi këngën “Leje”, një ditë më parë, ku protagonist në videoklip ishte edhe konkurenti tjetër, Andi.

Nëpërmjet kësaj kënge, Melisa bëri publike marrëdhënien e saj me Andin.

Sot, pasi ka arritur një milion shikime në “Yutube”, Melisa poston një foto në çift, ku Andi e mban në krahë dhe shkruan, “Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin se tashmë mund t’i tregoj botës sa shumë të dua! Ose, mbase vetëm për këngën, sepse ti je bota për mua”.

Në fakt, që kur ata ishin konkurentë në “Për’puthen”, fansat ishin të bindur se ka diçka mes tyre, bazuar te vendet e njëjta që frekuentonin dhe veshjet që shkëmbenin me njëri-tjetrin.

Në videoklipin e këngës, Melisa flirton me Andin, teksa ky i fundit shfaqet me një vajzë tjetër. Por, në fund ndjenjat fitojnë (sipas tekstit) dhe ata shkëmbejnë puthje të zjarrta mes tyre./NOA.al

Mesisa feston 1 milion shikime të këngës pas Për’puthjes me andin Read More »