ShowBiz

Këngëtarja e mirënjohur Elhaida Dani ka festuar sot ditëlindjen e maces së saj: Gëzuar ditëlindjen goca ime e vogël!

Këngëtarja e mirënjohur Elhaida Dani ka festuar sot ditëlindjen e maces së saj.

Ajo ka treguar një lidhje të fortë me macen, aq sa edhe i feston ditëlindjen.

“1 May. Gëzuar ditëlindjen goca ime e vogël”, shkroi Elhaida Dani, duke e shoqëruar mesazhin dhe me të njëjtin urim edhe në italisht.

“Buon compleanno piccola.”

Kujtojmë se sot është edhe Dita e Punëtorëve.
/NOA.al

Këngëtarja e mirënjohur Elhaida Dani ka festuar sot ditëlindjen e maces së saj: Gëzuar ditëlindjen goca ime e vogël! Read More »

Pse nuk beson në zot këngëtarja shqiptare, Eneda Tarifa, ndez polemika

Këngëtarja shqiptare, Eneda Tarifa, vazhdon të komentohet për deklaratën Zot.

Këngëtarja mes tjerash është pyetur edhe për raportin që ka me Flori Mumajesin, i cili është edhe producent i këngës “Ma zgjat dorën”, me të cilën fitoi Këngën Magjike.

Ajo është shprehur shumë pozitive kundrejt tij.

Eneda ka treguar se ai nuk h umb kohë dhe energji nëpër intervista apo panele, por e përdor për të prodhuar art, teksa tregoi se nuk beson në Zot.

“Megjithëse nuk besoj në Zot, të dhëntë jeta fuqi dhe energji për të lënë dhe për të bërë këtë art që bën ti, këngë të mrekullueshme”, ka thënë ajo.

Ka qenë pikërisht kjo frazë që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe komentohet në forma të ndryshme, pasi jo pak janë ata që janë habitur që Eneda Tarifa nuk beson në Zot.

Eneda Tarifa fitoi Këngën Magjike 2019 dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në vitin 2016.

Ajo gjatë një interviste kohë më parë pati folur rreth jetës së saj private dhe profesionit.
/NOA.al

Pse nuk beson në zot këngëtarja shqiptare, Eneda Tarifa, ndez polemika Read More »

Në shtator do bëhen bashkë, Juli i Për’puthen vë bast për lidhjen e dy konkurentëve

Andi dhe Jasmina, konkurentë të emisionit “Përputhen”, do të largohen për një muaj nga programi për të parë se si do të shkojë marrëdhënia e tyre.

Teksa po diskutonin për këtë, Juli vuri bast se në shtator do të bëhen të dy bashkë kur të largohet e gjithë vëmendja nga ta.

“Me një fjalë goje mund të jenë bashkë, në një moment mund të mos jenë.

Basti im është që këta në momentin që ikin dhe zbehen këto kamerat dhe ikin këto mesazhet sa i bukur je dhe ndonjë lidhje javore e mujore, këto party-t e verës, në shtator këta të dy janë bashkë. Bast sa të duash…

Unë nuk do vë veshkën, por do bëhen bashkë. Duhet të ikë vipllëku”, u shpreh Juli.

Në shtator do bëhen bashkë, Juli i Për’puthen vë bast për lidhjen e dy konkurentëve Read More »

S tresi i del kundër atyre që kërkojnë dorëheqjen e Bashës:’Ta harroni nd yrsira pl ehra! E kemi amanet nga Sali Berisha’

Str esi, mbështetësi i flaktë i Partisë Demokratike ka dalë në mbrojtje të Lulzim Bashës, pas pro testave për largimin e tij nga posti i kryetarit. Ai ka ndarë një video në ‘Instagram’, ku shihet duke përshëndetur Bashën.

St resi shkruan se dorëheqjen e Bashës duhet ta harrojnë të gjithë ata që e kërkojnë.

POSTIMI:

Per te gjithe ju demokratet qe doni dorheqjen e Zotit Lulzim Basha ta harroni ndy rsira ple hra… Partia Demokratike E Shqiperise Eshte Shtepia Jone… Jeni Mbledh Disa Buburreca Blla Blla Blla Kot . Ne Nuk Dorzohemi Nga Kauza Jone E Kemi Amanet Nga Sali Berisha dhe Do Ta Cojm Deri Ne Fund

S tresi i del kundër atyre që kërkojnë dorëheqjen e Bashës:’Ta harroni nd yrsira pl ehra! E kemi amanet nga Sali Berisha’ Read More »

Këngëtarja Dua Lipa nominohet për 4 çmime ‘Billboard Music Awards 2021’

Lista e plotë e nominimeve për çmimet “Billboard Music Awards 2021” bëhet publike ku këngëtarja Dua Lipa nominohet në katër kategori.

Këngëtari kanadez The Weeknd ka më së shumti nominime këtë vit, gjithsej 16 sosh, duke përfshirë çmimet për “Top Artist”, “Top Male Artist” dhe “Top Streaming Song Artist”.

Artistë të tjerë me shumë nominime janë edhe DaBaby me 11, Gabby Barrett me 9 dhe Pop Smoke me 10 nominime.

Këngëtarja nga Kosova Dua Lipa është po ashtu e nominuar në katër kategori që janë: Top Female Artist, Top Hot 100 Artist, Top Radio Songs Artist dhe Top Radio Song.

Dua do të ketë garë të fortë në këto kategori me këngëtaret e famshëm si: Billie Eilish, The Weeknd, Ariana Grande, Justin Bieber, Taylor Swift, Drake, Megan Thee Stallion e Chris Brown.

Fituesit do të shpallen gjatë një ceremonie që do të zhvillohet më 23 maj. /NOA.al

Këngëtarja Dua Lipa nominohet për 4 çmime ‘Billboard Music Awards 2021’ Read More »

Mori vetëm një votë, kush është ish-miss-i që nuk u bë dot deputete

Ish Missi Silvana Bushati nuk ia ka dalë të bëjë fushatën e duhur për zgjedhjet e 25 prillit, pasi kandidoi për deputete nën logon e ABEOK (Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët), e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.

Bushati kandidoi për deputete në qarkun e Shkodrës.

Ajo arriti të marrë vetëm një votë në këto zgjedhje. Besohet se ka marrw vetwm votwn e saj.

Ajo nuk është kandidatja e vetme që ka marrë një votë të vetme, pasi ka edhe emra të tjerë.

Në qarkun e Shkodrës renditet me një votë edhe Shtjefen Staku dhe Altin Gjeloshaj.

Ndërsa shifrën më të lartë, 19 vota e ka arritur me siglwn e kwsja partie Hilmi Plava.

/NOA.al

Mori vetëm një votë, kush është ish-miss-i që nuk u bë dot deputete Read More »

Festë familjare/ Babai i moderatores së njohur feston sot ditëlindjen

Në një ditë kur vëmendjen e ka marrë politika dhe numërimi i votave, pas zgjedhjeve të 25 prillit, ka nga ata që kanë vijuar jetën normale, duke preferuar t’i përkushtohen gëzimeve familjare.

Amarda Toska i ka uruar ditëlindjen të atit sot.

Babai i moderatores së njohur feston sot 75 vjetorin.

“Gëzuar BABI!”

“Shumë momente të tjera do fiksojmë bashkë në fotografitë dhe udhëtimet që i kemi aq qejf të dy!”, shkroi ai krahas fotove që ndau me të atin në Instagram, ku tregoi edhe dashurinë e veçantë për babain e saj, në këtë përvjetor po aq të veçantë.
/NOA.al

Festë familjare/ Babai i moderatores së njohur feston sot ditëlindjen Read More »

St resi mesazh në rrjetet sociale: ‘Luf të civile do ketë nesër mbrëma’

Vijon numërimi i votave në rang vendi, të vlefshme për zgjedhjet e 25 prillit.

Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.

Në lidhje me procesin e votimit ka reaguar edhe reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Manipuloni sa të doni votat. Luf të civile do ketë nesër mbrëma”, shkruan ai krahas fotos që ka publikuar me ar më.

St resi mesazh në rrjetet sociale: ‘Luf të civile do ketë nesër mbrëma’ Read More »