ShowBiz

Kush është këngëtarja më e mirë vlonjate? Ja përgjigjja e papritur që jep Mariola Kaçani

Mariola dhe Jurgen Kaçani kanë qenë të ftuar, si motër e vëlla por dhe me një karrierë të gjatë në muzikë, përballë gazetarit Ronaldo Sharka në RTV Ora.
Ronaldo pyeti këngëtarët nëse ka dise në muzikën popullore si në atë modernen, por për këtë ata nuk thanë një përgjigje konkrete.

Ronaldo nuk nguroi të pyeste Mariolën për të bërë një diss live, me shaka, se kush është këngëtarja më e mire vlonjate: Mariola Kaçani: Unë! (Qesh). Se bëj shaka, ka shumë. Vlora ka nxjerrë shumë këngëtare të mirë.

Kush është këngëtarja më e mirë vlonjate? Ja përgjigjja e papritur që jep Mariola Kaçani Read More »

Publikohen mesazhet e dashurisë mes Arsimit dhe Antonelës

Historia e dashurisë mes Anës dhe Arsimit mori fund vetëm pak kohë pasi u zbulua nga publiku. Për pak javë ata ja dolën të mbanin të fshehtë marrëdhënien e tyre, që u duk se do të zgjaste gjatë, por në fakt nuk ndodhi kështu.

Madje Ana dhe Arsimi nuk u ndanë fare mirë me njëri-tjetrin dhe nuk munguan thu mbat mes tyre në rrjete sociale.

Mirëpo Arsimi e ka harruar këtë histori da shurie dhe tashmë i ka hedhur grepat një tjetër konkurrenteje nga Për’puthen. Ditët e fundit Arsimi është shfaqur shumë i afërt me Antonelën dhe nuk kanë mung uar as mesazhet e das hurisë mes tyre.

Arsimi ka publikuar në Instagram një foto të tij veshur me këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza. Foton e tij e ka ndarë në Instagram edhe Antonela, e cila përkrah ka shkruar:

“Zemra ime duket kaq bukur veshur me Dolce & Gabbana”. Ndërsa Arsimi ja ka kthyer: “Ti je ma rjuana ime”.

Publikohen mesazhet e dashurisë mes Arsimit dhe Antonelës Read More »

Ditë e veçantë për gazetarin Sokol Balla, në ditëlindjen e tij prezanton vajzën dhe shpjegon kuptimin që mban emri i saj

Ditë e veçantë sot për gazetarin Sokol Balla.

Ai feston 48-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë, Sokol Balla ka prezantuar për herë të parë vajzën e vogël, e cila erdhi në jetë pak kohë më parë.

Në një postim në Facebook, gazetari Balla tregon se vogëlushja quhet Sayuri, emri i dytë i së voglës që në japonisht përkthehet: Lule e vogël.

Më tej ai shprehet se kjo është ditëlindja e tij e parë, ku i mungon urimi i të atit.

“Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, ne Japonisht. Në kujtim të tim eti. Sot në ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet Babi s’më uroi dot. Po sot Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditelindjen tonë të parë bashkë. Dhe engjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta”, shkruan Balla, duke i dedikuar kët fjalë vajzës së saj. /NOA.al

Ditë e veçantë për gazetarin Sokol Balla, në ditëlindjen e tij prezanton vajzën dhe shpjegon kuptimin që mban emri i saj Read More »

Çmenduri! Ja çfarë shume marramendëse ka kërkuar konkurrenti i Për’puthen, vetëm për një story në Instagram

Instagrami eshte kthyer ne nje menyre jetese per shume njerez qofshin te famshem apo jo.

Por konkurrentet e Perputhen duket se kane kaluar ne shifra alarmante.
Kerkojne te paguhen si jashte shtetit me pretendimin se i ndjek gjithe Shqiperia.
Demaskime Perputhen ka siguruar nje foto nga biseda e nje biznesi me Julin e Perputhen i cili kerkon 6000 € per nje postim ne Insta Story, ku qendron vetem per 24 ore.

Çmenduri! Ja çfarë shume marramendëse ka kërkuar konkurrenti i Për’puthen, vetëm për një story në Instagram Read More »

Kush është aktorja shqiptare që po shkëlqen në SHBA

Ndonëse në Shqipëri u bë e njohur pak kohë më parë, Ana Golja është një nga aktoret më të mira në SHBA.

Në një intervistë virtuale në emisionin “Rudina”, artistja ka treguar për eksperiencën ku luajti krah aktorit të njohur John Travolta.

Bukuroshja e cila ka lindur dhe jeton në Kanada, theksoi se Travolta është një person shumë i dashur dhe një idhull për të.

“Ishte si një ëndërr për mua sepse gjithmonë e kam adhuruar si aktor. Me një aktor të tillë ti mund të mësosh duke luajtur vetëm në krah të tyre. Ai ishte jo vetëm profesionit por edhe shumë i thjeshtë, njerëzor, i dashur.

Ai mori vesh që më pëlqenin patatet e skuqura dhe e porositi kuzhinierin e tij të mi gatuajë,ose kërcente me mua në pushimin e drekës dhe ishte tamam ëndërr”, shprehet ajo.

Përveç aktrimit, Ana Golja njihet edhe si këngëtare e regjisore, ku së fundi ishte edhe vetë protagoniste në filmin e saj “The Cuban”.

Kush është aktorja shqiptare që po shkëlqen në SHBA Read More »

Shuma e çmendur që kërkoi çifti i Për’puthen për një intervistë/ Gazetarja u nxjerr ‘të palarat’

Konkurrentët e emisionit “Për’puthen” janë kthyer në personazhet më të ndjekur të këtyre muajve në media e rrjete sociale dhe gjithçka rreth tyre përbën interes të madh për publikun.
Si personazhet më të përfolur të momentit dhe më të komentuarit në rrjete sociale, ata janë të kërkuar momentalisht për reklamime të bizneseve të ndryshme dhe po përfitojnë shuma të mëdha parash.

Së fundmi, ka qenë moderatorja e njohur, Aulona Musta ajo e cila ka zbuluar çmenduritë që po ndodhin me çiftet e krijuara së fundmi në “Për’puthen”, ku tregoi se ato i kanë kërkuar 5 mijë euro për të qenë pjesë e emisionit
“Njërin nga çiftet i ftova në emision dhe më kërkuan 5 mijë euro për të qenë të pranishëm në intervistë”, u shpreh Aulona në emisionin “Pardon my french.

Moderatorja lajmëroi para pak ditësh se shumë shpejt do të rikthehet me një program në ekran. Programi që do ta kthejë në ekran Aulona Mustën pas një periudhe pauze, do të jetë një “Late night show” dhe siç e tha moderatorja do të përmbajë pak nga të gjitha.

Shuma e çmendur që kërkoi çifti i Për’puthen për një intervistë/ Gazetarja u nxjerr ‘të palarat’ Read More »

‘Ulet hormoni, ngrihet-ulet llamba’/ Luljeta e Për’puthen +40 sqaron tekstin e këngës ‘S’ta jap’

Luljeta e “Përputhen +40”, ishte e ftuar në “Ftesë në 5”. Luljeta ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të këngës “S’ta jap” që theu rrjetin.

65-vjeçarja hyri në studio duke kënduar live refrenin e këngës, duke sqaruar më pas se i gjithë qëllimi i saj është të argëtohet e jo të bëhet këngëtare.

Luljeta ndau më shumë detaje nga momenti kur vendosi të bashkëpunonte me Ndriçimin, madje nuk ngurroi të sqaronte edhe domethënien e tekstit.

“Unë ndenja deri në 4 të natës duke kënduar si bilbili. Të këndosh të 4 të natës, të nxjerrësh dhe këngën…Kënga ka fjalët ‘ulet hormoni, ngrihet-ulet llamba’.

Tani pjesa e Çimit ishte “ma jep, ma jep” dhe është fjala për buzën. Njerëzit ndoshta e kanë komentuar keq”, sqaroi ndër të tjera 65 vjeçarja.

‘Ulet hormoni, ngrihet-ulet llamba’/ Luljeta e Për’puthen +40 sqaron tekstin e këngës ‘S’ta jap’ Read More »

Kantautori dhe këngëtari i njohur Pirro Çako bëhet baba për herë të dytë

Kantautori dhe këngëtari i njohur Pirro Çako mësohet se është bërë baba për herë të dytë.

Pirro Çako ka qenë gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private.

Para pak javësh mësohet se partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin prindërit e kanë pagëzuar me emrin Amadeus.

Kujtojmë që Pirro ka edhe një djalë të rritur nga martesa me sopranon e njohur Inva Mula.
/NOA.al

Kantautori dhe këngëtari i njohur Pirro Çako bëhet baba për herë të dytë Read More »