ShowBiz

Së shpejti ‘Big Brother Albania VIP 3’, ja personazhet që përfliten se do të jenë pjesë nga Kosova e Shqipëria

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ai është një shoë televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Jemi shumë afër fillimit të sezonit të tretë të “BBV” e aludimet janë të shmta si për drejtuesin e programit, për opinionistët ashtu edhe për banorët.
Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në “Top Channel” është folur për persosnazhet të cilët përfliten se do të jenë pjesë e këtij edicioni si banorë.

Gazetarët janë shprehur se nga Shqipëria përfliten më shumë: Romeo Veshaj, Roza Lati, Olsi Bylyku dhe personazhe nga emisioni “E Diell” ndërsa nga Kosova përfliten: Vesa Smolica, Meriton Mjekiqi edhe pse Meritoni nuk e ka mohuar as pohuar këtë fakt.

Së shpejti ‘Big Brother Albania VIP 3’, ja personazhet që përfliten se do të jenë pjesë nga Kosova e Shqipëria Read More »

Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër, zbulohet mesazhi i Efit për çiftin

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë ndarë me ndjekësit lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.

Ajo që ka rënë në sy është fakti se shumë personazhe të njohur kanë lënë mënjëanë hatërmbetjet me çifti duke ndarë urimet më të bukura për ta.

Një ndër to ka qenë edhe komenti i Efit në postimin e tyre të përbashkët në rrjetet sociale.

Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër, zbulohet mesazhi i Efit për çiftin Read More »

‘Bëjnë fëmijë për interes’, shoqja e Kiara Titos i kthehet Zhaklinës: ‘Ti ta shpif…’

Kur të gjithë po uronin Kiara Titon dhe Luiz Ejllin për lajmin e ëmbël që ndanë ditën e sotme, një InstaStory i Zhaklinës tronditi ndjekësit.

“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashuri. E trishtë.“, shkruan Zhalin Lekatari.

Deri tani as Kiara as Luizi nuk kanë reaguar në lidhje me këtë shkrim të Zhakut, por shoqja e moderatores Liesa nuk ia ka kursyer dy fjalë opinionistes.

“Ekziston një vend në ferr pë rata që komentojnë negativisht për një grua shtatzënë. Ti ta shpif. Gjumë të ëmbël,”-shkruan Liesa në Instagram.

‘Bëjnë fëmijë për interes’, shoqja e Kiara Titos i kthehet Zhaklinës: ‘Ti ta shpif…’ Read More »

Përsëritet historia! Pse nëna dhe motra e Luizit munguan në festën e bebit

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë konfirmuar sot se do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël çifti e ndau në mënyrën më të veçantë, nëpërmjet këngës së re të Luiz Ejllit, “Frymë”.

Në videoklip shfaqen të gjitha momentet, që kur çifti mësoi lajmin e deri të festa speciale ku zhuluan gjininë.

“Bëjnë fëmijë për interes”, e afërmja e Kiara Titos i kthehet Zhaklinës: Ti ta shpif

Por nuk mund të mos vihej re se në festë, ku ishin të pranishëm të gjithë të afërmit e Kiarës, mungonte nëna dhe motra e Luizit, njësoj si në dasmën e tyre.

Të gjithë tashmë janë të qartë se Kiara Tito i ka punët si mos më mirë me vjehrrën, por smund të themi të njëjtën gjë për kunatën, motrën e Luizit.

Bashkëshorti i kësaj të fundit u bë publik në BBV ku tregoi marrëdhënien speciale më Luizin, e cila duket se nuk është më e njëjtë. Sokoli ndjek në rrjete sociale vetëm, Luizin, por jo Kiarën.

Ndërkohë as Luizi dhe as Kiara nuk e ndjek Sokolin. Ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim apo urim për lajmin e pritjes së ëmbël, ndryshe nga pjesa më e madhe e VIP-ave./albeu.com/

Përsëritet historia! Pse nëna dhe motra e Luizit munguan në festën e bebit Read More »

Kështu nuk i keni parë ndonjëherë! Saimir Kodra surprizon Gentian Zenelajn me gjestin emocionues: Je nona

Në premierën e shfaqjes “E kuqe” në teatrin “Kujtim Spahivogli” nuk munguan dashamirësit e artit. Në këtë shfaqje Gentian Zenelaj vinte në rol kryesor i cili e riktheu te drama pas shumë vitesh në komedi. Këtë sfidë Gentiani e ka kaluar me shumë sukses sepse roli ishte impenjativ, i vështirë, i ngjeshur por ia ka dalë ta sjellë denjësisht te publiku.

Mes personave që kanë qenë të pranishëm mbrëmjen e premierës ishte edhe kolegu i tij në emisionin “Stop” në Tv Klan, gazetari Saimir Kodra i cili i ka dërguar një mesazh përmes programit “Rudina”. Përveç fjalëve, Saimiri tregon edhe një gjest shumë të bukur kushtuar mikut të tij.

Saimir Kodra: Shfaqja është filozofi, është e bukur, është interesante dhe po mendoja pse mos të bëja edhe unë si filozof, të them kështu, gjëra të bukrua, gjëra të menduara mirë po… do të thotë që kjo punë unë nuk mundem që të bëj aq filozof sa ç’ishte ai piktori i madh apo ai shkrimtari i madh që e ka bërë por unë mund të them me fjalët e një shikuesi që ishte një shfaqje e mrekullueshme, Gentiani bëri një rol të mrekullueshëm, po ashtu edhe kolegu i tij në shfaqje, po ashtu regjisori Altin Basha, një mrekulli. Është një gjë e bukur, me ngarkesa të mëdha emocionale. Gentian bravo! I ke treguar shqiptarëve që je një komedian shumë i mirë, je një aktor i mrekullueshëm komedie por tregove që edhe dramën, përzier me tragjedi e ironi e ke tënden. I uroj jashtëzakonisht suksese! Do thoni ju a s’ia ke thënë këtu në ambientet e zyrës? Ia kam thënë patjetër, por e thënë kështu publikisht zë vend për të gjithë ju që s’e keni parë akoma.
Për t’ju treguar se sa shumë më ka pëlqyer kjo shfaqje, po ju tregoj se çfarë kam në zyrën time. Shikojeni pak! Janë momentet e shfaqjes, natës premierë, është Gentiani… këtu duhet të isha unë por nuk jam. Ndërkohë kjo është kolana që unë mbaj me gjërat më interesante. Është e bukur, ishte e bukur dhe e mrekullueshme. Gentian, urime, gjithë stafit, je nona!

Kështu nuk i keni parë ndonjëherë! Saimir Kodra surprizon Gentian Zenelajn me gjestin emocionues: Je nona Read More »

‘Nuk e besoj dot’/ Stefi Prifti përlotet nga surpriza e vajzës së tij 

E bija e ka surprizuar me një këngë kushtuar artistit

Këngëtari i njohur i serenatave korçare, Stefi Prifti, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin.

Gjatë intervistës, Stefi është emocionuar dhe përlotur pasi vajza e tij u shfaq në studio.

E bija e ka surprizuar me një këngë kushtuar artistit, por ky i fundit nuk ishte në dijeni dhe kur ajo është shfaqur duke kënduar është përlotur.

“Nuk e besoj dot. E dëgjojmë”, thotë ai drejtuar moderatores.

Ndërkohë gjatë bisedes me moderatoren e njohur të emisionit, Stefi Prifti është rrëfyer si asnjëherë më parë për familjen, divorcin e prindërve, mungesën e babait, humbjen e bashkëshortes.

Artisti tregon me dhimbje se nëna u nda nga jeta në një moshë të re. Ai madje ka shtuar se kurrë nuk ka patur kurajon ta pyeste arsyen se pse ishte divorcuar.

Prifti ka zbuluar gjithashtu se prindërit e tij kanë qenë të divorcuar dhe këngëtari i njohur nuk ia fal babait, që i ka braktisur kur ata ishin ende fëmijë të vegjël.

Këngëtari u shpreh se nuk ia fal kurrë babait pasi nuk ka patur guxim që të takonte atë, motrën dhe vëllain. Por jo vetëm kaq, pasi Stefi shtoi se ka qenë disa herë në të njëjtin autobuz me të atin dhe nuk i ka folur.

‘Nuk e besoj dot’/ Stefi Prifti përlotet nga surpriza e vajzës së tij  Read More »

u ‘Harrua’ pas daljes nga Big Brother. Flet Efi: ‘Ja kush ma beri…’ !

U ‘zhduk’ nga vëmendja e opinionit publik menjëherë pas përfundimit të spektaklit të Big Brother VIP 2. Çfarë ndodhi me Efi Dhedhes?

E ftuar në “Më lër të flas”, ish-konkurentja e Shtëpisë më të famshme ka rrëfyer se nuk është ndjerë mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe i është dashur të marrë kohë për të punuar me veten, për të reflektuar.

Dhedhes tregoi se për një pjesë të kohës ka pasur probleme të rrethohej nga njerëzit, dhe se nuk ndihej mirë mes turmave të mëdha.

Romeo: Efi, që prej përfundimit të Big Brother VIP Albania 2 ti je zhdukur, çfarë ka ndodhur?

Donaldi: Zhdukur nuk mund ta themi sepse Efi është e gjallë.

Efi: Kam dalë në lajmërim si person i zhdukur? Këtu jam për Zotin.

Donaldi: Po mor të pamë te “Top Story”, ndërtuan atje një temë atje për ty.

Efi: Me vërtet, se paskam parë. Ja ku jam, ju më gjetët.

Romeo: Si ka qenë jeta jote këtë periudhë?

Efi: Këtë periudhë kam vendosur t’i përkushtohem vetes time për të bërë gjërat që do ti themi më pas. Unë kam qenë në emision gjatë daljes time të parë, pas hyrjes time të dytë ne nuk jemi parë, por gjërat nuk shkuan edhe aq mirë.

Romeo: Po pse nuk shkuan edhe aq mirë?

Efi: E kam fjalën për gjendjen time psikologjike dhe emocionale. Hera ime e dytë në BBV2 ka qenë pak vuajtje, përtej shakave dhe thjesht kam dashur të qëndrojë të reflektojë. Kam pasur probleme edhe me njerëzit. Nuk ndjehesha mirë kur dilja, kur kishte shumë njerëz rreth e rrotull meje. TCh

u ‘Harrua’ pas daljes nga Big Brother. Flet Efi: ‘Ja kush ma beri…’ ! Read More »

E veshur kuq e zi, kush është 21-vjeçarja shqiptare që mahniti publikun në Miss Grand International

Anxhela Tanuzi 21 vjeçarja nga Kruja e cila triufmoi në Miss Grand Albania, ka mahnitur me bukurinë e saj në kompeticionin ndërkombëtar të bukurisë.

Ajo ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Miss Grand International.

E veshur me ngjyrat kuq e zi, ajo vodhi zemrat e teleshikuesve në spektaklin gjigant të bukurisë, duke u përzgjedhur si 1 ndër 25 fytyrat më të bukura në botë, nga 100 vende pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Spektakli i bukurisë u mbajt në Vietnam muajin e kaluar duke u finalizuar në finalen e madhe në 26 Tetor, atje ku debutuan të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

E veshur kuq e zi, kush është 21-vjeçarja shqiptare që mahniti publikun në Miss Grand International Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com