ShowBiz

Konkurrenti i ‘Big Brother Vip’ kërkon të dalë nga shtëpia e famshme

Një lojë që Arjola dhe Donaldi kishin planifikuar t’ia bënin banorëve ka ngjallur reagime të shumta brenda shtëpisë më të famshme shqiptare. Ata kishin bërë plan që t’i friksonin banorët, por që kjo gjë nuk u realizua natën që ata kishin vendosur, pasi Arjola nuk ishte ndjerë mirë.

Kur Fifi mori vesh planin e dyshes, ajo u nervozuar dhe mërzit, derisa shpërtheu në lot.

“Ne i kemi treguar problemet tona, nëse ajo do të bëhej unë nuk do të flija dot”, ishin fjalët e Fifit.

Ky diskutim ka vazhduar gjatë, pasi këngëtarja nga Kosova u hidhërua keq me banorët.

Me këtë gjë u nervozua shumë edhe Dj PM, i cili tha se njerëzit duhet të pranojnë shakatë, e Fifi s’kishte pse të mërzitej përderisa nuk u realizua ky plan.
Aq i nervozuar ishte sa që ai tha se nuk po mundet t’i duroj këto gjëra në shtëpi. Tutje PM shtoi se nesër do kërkojë të largohet nga Big Brother VIP.

“Pasha nanën nesër kom me lypë me dalë”, u shpreh i nervozuar Dj PM.

Konkurrenti i ‘Big Brother Vip’ kërkon të dalë nga shtëpia e famshme Read More »

Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ hyn sonte në ‘Big Brother VIP’

“Për’puthen” duket se ka hapur dyer të shumta për (ish) konkurrentët ndonëse është një program dashurie.Duket se Antonela do nisë një eksperiencë të re televizive dhe krejt të ndryshme nga ato të tjera.

Burime jozyrtare kanë bërë me dije për “New31” se ajo do bëhet pjesë e “Big Brother VIP”.

Mbrëmjen e sotme mbahet spektakli i radhës, gjatë të cilit Antonela pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.Deri tani, asnjë nga konkurrentët e “Për’puthen” nuk është bërë pjesë e këtij reality-show.

Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ hyn sonte në ‘Big Brother VIP’ Read More »

Çfarë ka ndodh në ‘Big Brother VIP’,Fifi shpërthen në të qara

Në shtëpinë e Big Brother VIP thuajse çdo ditë të pranishme janë debatet.

Kësaj radhe në diskutim e sipër mes banorëve, aktori Donald Veshak ja treguar një plan që kishte bërë me Arjolën përpara disa netësh.

Ideja e dyshes kanë qenë për t’i trembur banorët, por që një plan i tillë ka mbetur pa zbatim, për shkak të një makthi që Arjola kishte parë një natë.

Me të dëgjuar për planin, Fifi ka filluar të debatojë me DJ PM dhe në të bërtitura e sipër ka nisur të qajë.

E gjitha kjo erdhi nga ëndrra e keqe që Arjola kishte parë të cilën e kishte ndarë me banorët e tjerë.

“Kam vuajtur prej asaj, kam vuajtur gjashtë vite – kam pirë Xanax dhe Diazepam (ilaçe qetësimi). Me ma pas thënë atë send që ajo e ka parë në ëndërr unë s’kisha flejt”

‘”Ne i kemi treguar problemet tona, nëse ajo do të bëhej unë nuk do të flija dot”, ka thënë këngëtarja e hitit “Marova”, ndërsa është larguar duke qarë.

Çfarë ka ndodh në ‘Big Brother VIP’,Fifi shpërthen në të qara Read More »

Zarf i zi në shtëpinë e ‘Big Brother’/ ky është banori që i ka thyer rregullat dhe do largohët të premtën

“Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë sërish banorët për th yerje të njëpasnjëshme të rregullave.

Mbrëmjen e djeshme ata organizuan një festë.Për të përfituar elementët e festës Pm iu kërkua që të sakrifikonte 1 banor për cdo element të zgjedhur.

Zgjedhjet që ai bëri ishin këto:Birra dhe tekila,këngëtar live,sushi,aparat për foto çasti,shisha dhe balerina.Përveç këtyre elementëve të zgjedhur nuk mund të kishin të tjerë.

Në listën e elementëve ishte shënuar edhe cigarja të cilën Pm nuk e zgjodhi por banorët në festë e konsumuan.

Duke qenë se thyerja e rregullave ka qenë e vazhdueshme në shtëpinë e “Big Brother” dhe ata nuk e kanë marrë seriozisht asnjë paralajmërim që është bërë,”Vëllai i Madh” ka vendosur që të gjithë banorët që ishin pjesë e festës të shkojnë në nominim ditën e martë.

Në nominin shkojnë:Pm,Dagz,Donaldi,Semi,Kledi,Beatrix,Fifi,Sarah dhe Einxhel me Beniadën që janë tashmë në nominim.

Zarf i zi në shtëpinë e ‘Big Brother’/ ky është banori që i ka thyer rregullat dhe do largohët të premtën Read More »

‘Big Brother VIP’, kosovari (DJ PM) i propozon fejesë banores

Mbrëmëmjen e djeshme gjatë spektaklit, banorët kanë komentuar sjelljen e njëri-tjetrit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në “Big Brother VIP”.
Ndërsa në një moment disa prej banorëve kanë thënë se Beniada shkon më shumë me Pajtimin se sa Sara, e që kjo fjalë e bëri këtë të fundit të nervozohej dukë thënë se këtu nuk është në konkurrencë me askënd.

Por, pas përfundimit të spektaklit, banori kosovar, Pajtim Krasniqi (DJ PM), i “propozoi” për fejesë Sarës.
Ky moment kaloi me puthje e përqafime të dyshes dhe të qeshura nga DJ Dagz e Sabiani. Express

‘Big Brother VIP’, kosovari (DJ PM) i propozon fejesë banores Read More »

Donald Veshaj merr një surprizë të bukur, ja nga kush…

Romeo Veshaj i bëri një surprizë vëllait të tij, Donaldit, teksa kaloi me parashutë mbi shtëpinë e “Big brother Vip”. E ndërsa ka kaluar mbi shtëpinë e famshme, “Demi i vëllait, të do vëllai”, ka thirrur disa herë Romeo. Ndërkohë Donaldi është prekur nga surpriza e të vëllait, madje është përl otur.

Por mesa duket kjo surprizë ka emocionuar edhe moderatoren Bora Zemani, e cila ka shpërndarë video nga momenti i kalimit të Romeos me parashutë, duke etiketuar tre vëllezërit (Romeo, Donald dhe Mario Veshaj) dhe ka vendosur tre zemra.

Pak ditë më parë një tjetër surprizë iu bë Donaldit nga Bora Zemani, teksa ajo hyri në shtëpinë e Big Brother Vip dhe të dy shkëmbyen edhe një puthje, duke aluduar për një ribashkim të tyre.

Donald Veshaj merr një surprizë të bukur, ja nga kush… Read More »

Nis sezonin e dytë ‘LOVE STORY’,pjesëmarrëse një konkurente e divorcuar me fëmijë

Mbrëmjen e sotme ka nisur sezonin e dytë LOVE STORY në televizionin Klan. Në fillim të mbrëmjes, Alketa Vejsiu ka treguar ndryshimin që ka pësuar programi këtë sezon. Përveç shtimit të vajzave dhe djemve konkurrentë, sezoni i dytë sjell në fron 2 vajza dhe 2 djem.

Përgjatë videove të prezantimit, konkurentet vajza e djem kanë treguar mbi veten e tyre, por ajo që na ra në sy ishte Anxhela, e cila rrëfeu disa detaje interesante për jetën private. Në bashkëbisedim me Xhonin, Anxhela tregoi se është mama e një fëmije dhe është e divorcuar.

Një rast ky i pazakontë për ekranet shqiptare, por në Love Story duket se do të na duhet të përballemi me situata të paparashikuara.

Nis sezonin e dytë ‘LOVE STORY’,pjesëmarrëse një konkurente e divorcuar me fëmijë Read More »

Ish-banorja e Big Brother ‘thumbon’ ashpër Granitin: ‘Je shumë i bukur, por me pak tru në kokë’

Ish-konkurrentja finaliste e “Big Brother 9”, ishte e ftuar sot në emisionin “Live From Tirana”, në Top Albania Radio. Ajo ka komentuar konkurrentët e “Big Brother VIP”, mes të tjerëve edhe Granit Canën, i cili doli nga shtëpia e famshme.

Teksa po tentonin që të telefonin ish-banorin e “Big Brother VIP”, Granit Cana i cili fatke qësisht nuk e hapi telefonin, Fjori u shpreh se: Mos e lër seen, se nga kjo TopRadio dhe nga ky edicion u bëre kaq VIP sa je”.

-Çfarë të ka shqe tësuar më shumë nga Graniti?

“Në fillim kur ka hyrë kam thënë se është një djalë shumë king. Po të isha atje se di çfarë mund të bëja.(qesh) Por sjellja e tij më ka lënë për të dëshiruar. Unë nuk do të doja kurrë një mashkull që bindet nga një femër, okej unë vërtet dua që të jem dominuese por edhe pak kështu të bëj kot që pastaj të më thonë që shiko se burri këtu jam unë”.

Ndër të tjera ka shtuar se:

“Granit je shumë i bukur, por me pak tru në kokë. Graniti të mundohet që të mos humbasë atë që ka në krahë dhe familjen se njerëzit që njohu aty i ka sot e nesër si ka më”.

Nëse Graniti nuk do të kishte Fifin në cilën javë do të dilte nga shtëpia ose cila mund të ishte ‘preja’ e tij e radhës?

“Nëse nuk do të ishte Fifi fare do kishte flirtuar me të gjitha aty dhe do të vazhdonte që të ishte akoma në shtëpi, të paktën kështu mendoj unë. Me Fifin ishte bingo”.

Në lidhje me reagimin e Ardit Çuni-t, pasi Graniti u zgjodh që të linte shtëpinë ajo tha:

“Unë nuk e pranoj dhe nuk e toleroj, sado mik ta kesh Fifin dhe të kesh shoqëri aty në “Big Brother” je futur vetëm dhe normalisht do të luash lojën tënde. Nuk ka miqësi, ajo tregohet jashtë dhe jo aty brenda. Si mund të qeshësh ti me mërzitjen e dikujt?”.

Ish-banorja e Big Brother ‘thumbon’ ashpër Granitin: ‘Je shumë i bukur, por me pak tru në kokë’ Read More »