ShowBiz

Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother/ Cfarë njoftimi ka ‘Vëllai i Madh’

“Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë sërish banorët për thyerje të njëpasnjëshme të rregullave.

Mbrëmjen e djeshme ata organizuan një festë.Për të përfituar elementët e festës Pm iu kërkua që të sakrifikonte 1 banor për cdo element të zgjedhur.

Zgjedhjet që ai bëri ishin këto:Birra dhe tekila,këngëtar live,sushi,aparat për foto çasti,shisha dhe balerina.Përveç këtyre elementëve të zgjedhur nuk mund të kishin të tjerë.

Në listën e elementëve ishte shënuar edhe cigarja të cilën Pm nuk e zgjodhi por banorët në festë e konsumuan.

Duke qenë se thyerja e rregullave ka qenë e vazhdueshme në shtëpinë e “Big Brother” dhe ata nuk e kanë marrë seriozisht asnjë paralajmërim që është bërë,”Vëllai i Madh” ka vendosur që të gjithë banorët që ishin pjesë e festës të shkojnë në nominim ditën e martë.

Në nominin shkojnë:Pm,Dagz,Donaldi,Semi,Kledi,Beatrix,Fifi,Sarah dhe Einxhel me Beniadën që janë tashmë në nominim.

Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother/ Cfarë njoftimi ka ‘Vëllai i Madh’ Read More »

‘P las’ keq mes Fifit dhe Ilirit: Të dhj**sha turinjtë, kur je e p…

Pasi u dënuan të gjithë për të qëndruar në dhomën e dënimeve, disa prej banorëve patën fatin e mirë që të dilnin për një moment që të festonin në oborrin e shtëpisë.
Duke qenë se Dj PM ishte ai që fitoi një lojë të zhvilluar nga “Vëllai i Madh”, ishte ai që zgjodhi konkurrentët që do të merrnin pjesë në festë, duke lënë në dhomën e dënimit katër të tjerë.

Pas përfundimit të festës, të gjithë u rikthyen në dhomën e dënimit. Por, disa prej tyre u duk se kishin pirë shumë dhe nuk ishin esëll. Njëri nga këta banorë ishte edhe këngëtarja e dashur për publiku, Fifi.

Fifi teksa ndodhej në oborrin e dhomës së dënimit për të konsumuar një cigare së bashku me Sabianin dhe me Ilirin, i tha këtij të fundit se është “balerin i dështuar”, ndërkohë që ai ia ktheu se është një “këngëtare gjysmake”.

Mesa duket ky “debat” i ka ngelur në mendje Ilirit, i cili para se të flinte vendosi ta diskutojë me Sabianin, që është njëkohësisht edhe aleati i tij në lojën në çifte.
Pjesë nga biseda:

Iliri: Ajo është tra-la-la komplet. Të dhje*sha këngët.

Sabiani: Nesër kur t’i dali pija do e mbajë mend. Mos e mbaj mendjen aty.

Iliri: Jo, jo. Thjesht ça njerëzish…

Sabiani: Tani këtu jemi këtu… S’kemi ça bëjmë.

Iliri: Zhgënjimi më i madh është ‘njerëzit’.

Sabiani: Me shaka e ka thënë. Por nuk di çfarë thotë edhe mërzitet.

Iliri: S’kam nevojë për shaka kështu. S’kam punu 40 vjet me ardh me u tall. Ça flet o burri dheut. S’më intereson fare a je i pirë apo esëll. Të më thotë mua ‘balerin i dështuar’. Pu, pu, pu… Me e shkri aty ku është. Se kur je i pirë të dalin disa gjëra. Ato që ka në bark… Në këto momente dalin ca gjëra, mendime, gjëra… S’është hera e parë, e ka ves. Tani ha dhe makarona! Të dhje*sha turinjtë!

Por jo vetëm kaq, pasi edhe kur janë zgjuar mëngjesin e sotëm, Iliri ia ka kujtuar Fifit fjalët që ka thënë për të.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Për fjalët që më the jashtë

Fifi: Që ishim duke bërë hajgare përjashta

Iliri: Jo nuk janë hajgare

Fifi: A do me u kap apo e ke kështu vetë. Ti e mban mend se çfarë ke thënë. Që nuk bëhen këto dënim, e ne që jemi dënuar për ty, që kemi rrezikuar të dalim.

‘P las’ keq mes Fifit dhe Ilirit: Të dhj**sha turinjtë, kur je e p… Read More »

Banorët kundërshtojnë dënimin e ‘Vëllait të Madh’: ‘Nuk e bëj dot, kjo është shumë e rëndë’

“Vëllai i Madh” ka dënuar banorët dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga ata. Ata do të duhet të jetojnë në Dhomën e Dënimit për shkak të zgjimit të vonuar.

Kjo gjë është kundërshtuar nga banorët të cilën këmbëngulën se rutina e tyre individuale nuk mund të ndryshojë brenda shtëpisë deri në pikën kur mund të ndikojë edhe procesin e gjumit.

”Unë ashtu kam jetuar gjithnjë, këtu po bëj maksimumin që të përshtatem por kjo nuk do të thotë që të ndryshoj edhe gjumin. Është shumë e rëndë…”, tha njëri prej tyre.

Banorët kundërshtojnë dënimin e ‘Vëllait të Madh’: ‘Nuk e bëj dot, kjo është shumë e rëndë’ Read More »

Të pëlqen Arditi për dhëndër? Ja përgjigja e mamasë së Beniadës

Çifti në fakt pati disa shkëndija në BBV, por vetëm kaq. Mamaja e Beniada Nishanit ka dhënë sot një intervistë për “Fun Club BB VIP”, ku ka folur për eksperiencën e së bijës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë në studio ishte edhe këngëtari i njohur Ardit Çuni, me të cilin modelja kishte një marrëdhënie shumë të mirë! Madje, mes tyre ata kanë thënë që edhe pas daljes së Beniadës nga shtëpia do vazhdojnë njohjen e tyre jashtë.

Ndërkohë Linda Nishani, e pyetur nëse e shihte Arditin si një partner të ardhshëm për vajzën e saj nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë! Ajo tha se vajza e saj tashmë është e rritur dhe mund të zgjedhë vet, ndërsa nga ana tjerër Arditin e cilëson si një djalë të mrekullueshëm, por vetëm kaq!

Pjesë nga biseda gjatë emisionit:

Linda Nishani: Të them të drejtën Beniada është 30 vjeçe dhe nuk është e vogël që unë ta mësoj. Arditi është një djalë i mrekullueshëm, me kulturë por dua të them që nuk mund të jap këshilla vajzës time, por megjithatë them unë që kur ka hyrë brenda në BBV ka thënë që nuk më intereson asnjeri dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhi.

Arditi: E kemi lënë që do njihemi jashtë, or kjo nuk nënkupton që do njihemi më tepër se shokë, mund të ketë diçka por duhet parë kur të dalë Beniada.

Linda Nishani: E le në dëshirën e fëmijës tim, nuk është 17 vjeçe, vendos vetë.

Të pëlqen Arditi për dhëndër? Ja përgjigja e mamasë së Beniadës Read More »

Pas 25 vitesh, çifti i njohur i muzikës shqiptare i viteve ’90, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, nuk janë më bashkë?

Tashmë duket se është zyrtare. Pas 25 vitesh, çifti i njohur i muzikës shqiptare i viteve ’90, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, nuk janë më bashkë.

Prindër të dy fëmijëve, Erës dhe Drinit, ata i kanë dhënë fund kësaj historie të gjatë mes artistësh.

Historia e ndarjes së tyre ka filluar më herët, që kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ca mosmarrveshje e çuan në konflikt marrdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë, me aparatura të fjalës së fundit. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA.
Kompozitori Saraçi u kthye në Shqipëri, nga ku iku i zhgënjyer para katër vitesh, kurse këngëtarja po provon muzikën në New York.

“Endrra amerikane” ndau rrugë e tyre. Saraçi u largua nga vendi i tij i zhgënjyer duke u shprehur: “Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapëseprapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh ai pasi e nxorrën pa punë në RTSH.

Por duket se kjo shpërngulje për një jetë më të mirë solli probleme në jetën familjare të çiftit të artistëve. Shpëtimi dhe Mira i dhanë fund martesës së tyre në SHBA dhe këtë verë kompozitori u rikthye në Shqipëri, por i vetëm.

Në fakt, Saraçi ishte rikthyer pas pro blemeve me bashkëshorten e tij dhe zgjodhi bregdetin për të rimarrë veten pas një ndarjeje jo të lehtë. Duket se ai kishte vendosur të rikthehej në vend, ku dhe nisi menjëherë punën si kompozitor, në studion për të cilën kishte investuar shuma të mëdha parash, shpenzime që ishin kthyer në mollë sherri për çiftin, citon bw.

Aktualisht këngëtarja po përgatit këngën “Era” (njësoj si emri i vajzës së tyre), për t’u rikthyer kështu edhe në skenë. Një “InstaStory” në profilin e Mira Konçit ishte një kunj e vërtetë, pasi të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shka tërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.

Pas 25 vitesh, çifti i njohur i muzikës shqiptare i viteve ’90, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, nuk janë më bashkë? Read More »

‘Big Brother VIP’/ Çfarë po ndodh me Kledin

Mbrëmjen e djeshme, kur u pyet nga Arbana se çafrë ka mes tij dhe Beatrixës, të cilën Kledi e zgjodhi për një takim “romantik”, ish-futbollisti tha se e pëlqen dhe se donte ta njihte më shumë. Por nga ana tjetër, ai tha se e dashuron Paulën, e cila ka edhe një vajzë të vogël, dhe se nuk do të lidhej me dikë brenda shtëpisë duke pasur një marrëdhënie të tillë jashtë.

Megjithatë, konkurrenti shtoi se hyrja në këtë spektakël po e ndihmon të kthjellohet nëse duhet ta marrë apo jo një hap më të madh në raport me Paulën, apo duhet të heqë dorë prej saj.

Pas përfundimit të spektaklit, Kledi foli me Semin në dhomën e gjumit. Modeli i tha këngëtares se tashmë është i sigurt se kur të dalë jashtë do të bëjë hapin që s’e ka bërë prej kohësh, përsa i përket lidhjes me Paulën.

Pjesë nga biseda:

Kledi: Zemër, unë e di që kur të dal do bëj hapin që kam kohë që s’e kam bërë. Qoftë nga ana që du unë, ose nga ana tjetër, e di që do bëj nji hap. Dhe për këtë më ndihmon shumë qenia këtu, që të kthjellohem, të shikoj vërtet se ku i kam ndjenjat dhe koha do e tregojë.

Semi: Sigurisht që koha do e tregojë. Aty i kemi të gjithë shpresat. Mirë është mos me mar vendime me emocione të forta.

Kledi: Edhe unë me atë fola. I thash edhe Donaldit ‘të lutem, e di që je si ti dhe unë’. Ai tha që Beatrixa e ka shpreh që unë i pëlqej si person. Si njeri. Vetëm këtë doja të thoja. I thash ‘dua vetëm që të mos ketë keqkuptime se e kam kalu një herë dhe e kam vujt. Dua që ne ta shijojmë në maksimum dhe dua ta shijoj dhe nuk duhet ta kesh atë ndjenjë fare dhe jam i pjek dhe i rraf me vaj e uthull dhe nuk jam nga ata që bien… Nuk ka shans. Dua t’i bëj hapat e menduar. Sepse nuk mund të hapesh në të gjitha. Vuan njeriu. Prandaj kam vuajtur.

Semi: Ajo të pëlqen si njeri, por jo si mashkull. Që këtu i bie që s’ka shans gjëja me ndodh.

Kledi: Unë nuk flas për këtë, por për atë që ndodh mbrapa skenës. Këtu dua të dal, jo me atë si person. Më tha ‘unë të njoh nga jashtë’.

Semi: Nga shoqëria e përbashkët pra.

Kledi: Ku e kam shoqërinë e përbashkët?

Semi: Po goca dajës a e xhajës tat a është Dorina?

Kledi: Po, s’e dija. S’kemi fol hiç për këto. Unë i thash a i merr për ters nëse të përqafoj. Ty të kam shumë xhan se nuk hapem kollaj. Prej teje fola dhe atëherë. Kujtojnë se jam budall se hë se u lidh me një tjetër. Ajo është kafshëri, sepse nuk e meriton. Doja ta shihja se si reagonit kur thash do paguaja një njeri që ta ngacmonte partneren time. Mendova nëse zgjedh Trixën, mund ta njoh. Dhe jam ndjerë mirë edhe pse ma la pezull atë kërcimin e fundit, do ta rraf… (qesh)

‘Big Brother VIP’/ Çfarë po ndodh me Kledin Read More »

Arbana Osmani tregon çfarë do të ndodhë të martën me konkurrentët e nominuar

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, dy çifte u nominuan më shumë nga banorët e “Big Brother VIP”, duke bërë kështu që katër persona të jenë në nominim kësaj radhe. E ata janë Beniada, Einxhel, Iliri dhe Sabiani.

Por në fakt “Vëllai i Madh” ka një surprizë për ta dhe ata ende nuk e dinë. Asnjë nga katër banorët e nominuar nuk do të largohet nga shtëpia, pasi publiku do të votojë për të shpëtuar e jo për të eliminuar, gjë që banorët nuk e dinë.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, moderatorja e njohur Arbana Osmani zbuloi se mes katër banorëve të nominuar, do të votohet për të shpëtuar një dhe rrjedhimisht shpëton edhe personi që është çift me të.

Mirëpo, ende nuk dihet çfarë do të ndodhë me të nominuarit e tjerë. Kujtojmë se prej një jave banorët po e vazhdojnë lojën në çifte, gjë që do të zgjasë për një kohë të caktuar.gazetasot

Arbana Osmani tregon çfarë do të ndodhë të martën me konkurrentët e nominuar Read More »

‘Doja të ikja me vrap’/ Arjola tregon takimin e parë me ish-partnerin e saj

Arjola ka treguar mëngjesin e sotëm momentin e takimit të parë me ish-bashkëshortin.

Ajo rrëfeu se takimi ishte përgjithësisht i imponuar pasi ishte nxitur nga të afërm të aktores.

Arjola shtoi se prezantimi i parë me ish-partnerin ishte totalisht zhgënjyes, por kjo gjë ndryshoi tërësisht nga takimet pasuese.

“Herën e parë që e takova doja të ikja me vrap. Nuk më pëlqeu fare, ai erdhi me motor dhe kokore dhe unë më shumë u tremba. Herën tjetër hy në lokal dhe shoh një djalë shumë simpatik dhe të veshur shumë mirë, urova thash o Zot si nuk më solle një njeri si ky.

E bukura ishte se burri im ishte pikërisht ai djalë por ishte rregulluar më mirë”,- tha ajo.

‘Doja të ikja me vrap’/ Arjola tregon takimin e parë me ish-partnerin e saj Read More »