ShowBiz

Debat mes Semit dhe Donaldit

Një diskutim mes këngëtares Semi Jaupaj dhe Donald Veshajt ditën e djeshme në “Big Brother Vip”, ka revoltuar aktorin.
I pyetur nga Meridiani për marrëdhënien me Bora Zemanin, Donaldi deklaroi se aktualisht nuk është në një lidhje, dhe nuk mund të etiketohet si i dashuri i saj.

Kjo deklaratë duket se ka revoltuar këngëtaren Semi Jaupaj e cila iu kthye aktorit duke i thënë se nuk mund të flasë në këtë mënyrë, sidomos pas puthjes që shkëmbyen disa javë më parë Donaldi dhe Bora.
Reagimi i këngëtares duket se ka përlotur aktorin Donald Veshaj i cili tha se Bora nuk është konkurrente e Big Brother Vip dhe nuk ka pse të përfshihet në diskutime.

Debat mes Semit dhe Donaldit Read More »

Banorja e Big Brother shp ërthen në lot,dëshiron të lërë shtëpinë

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm banori që u largua nga shtëpia ishte Kledi.

Shumë nga banorët nuk e pritën daljen e tij.

Në një bisedë me Donaldin ajo tregon se u prek shumë nga largimi i tij dhe do të donte të ishte ajo në vendin e tij.

“Jam shumë e mërzitur,do të doja shumë të ikja unë në vend te tij.Nuk po përshtatëm dot me banorët e tjerë ose ndoshta edhe ata nuk po përshtaten me mua,”-tha ajo.

Donaldi nga ana tjetër i thot se ajo nuk ka pse të shqetësohet fare pasi nuk është e thënë që të përshtatet me të gjithë.

“Ndoshta kështu je ti,nuk ke pse të përshtatësh me të gjithë.Ti ke njerëzit që do të rrish dhe të kalosh ditën këtu brenda dhe kjo gjë nuk të bën ty të jesh kot.Ti je nje super vajzë,më beso mua”,-tha ai.

Banorja e Big Brother shp ërthen në lot,dëshiron të lërë shtëpinë Read More »

Beniada sh përthen ndaj Monikës: ‘Je grua e ligë’

Spektakli i kësaj të premte i ofroi mundësinë Beniadës dhe Monikës për të sqaruar për debatet e shpeshta mes tyre.

Beniada e ka akuzuar aktoren për ironizimet pasi publiku e shpëtoi atë nga nominimi.

‘’Të pash çfarë mimike bërë kur publiku më shpëtoi, unë të flas dhe ti kthen kurrizin. Je grua e ligë’’,-ka thënë Beniada.

Gjatë spektaklit Monika theksoi se shkeljen e etikës në komunikim nuk do ta tolerojë në asnjë moment të kësaj eksperience.

Beniada replikoi duke thënë se ka duruar disa gjeste të Monikës dhe gjithnjë shtë përpjekur të durojë dhe të mos krijojë konflikte.

‘’Ti çfarë doje të thoje atë mimikë?! Monika ka bërë disa batuta, mimika dhe gjeste për mua dhe asnjëherë nuk kam folur. Nuk kam dashur të krijoj konflikte por këtë herë duhet të replikoja patjetër. Jam përpjekur ta ndihmoj dhe t’i qëndroj afër Monikës por gjithmonë na është kthyer kundër’’,- tha Beniada.

Monika e përmbylli këtë përmballje duke shprehur keqardhjen se nënës së saj Beniada nuk do t’i drejtohej kurrë me këtë gjuhë.

Beniada sh përthen ndaj Monikës: ‘Je grua e ligë’ Read More »

Kë fajson Kledi Kledi për eleminimin nga Big Brother

Kledi Hysa është i eleminuari i mbrëmjes së kaluar.

Ai la përfundimisht shtëpinë e ‘’BBV’’ teksa fajin për këtë ia lë edhe konfuzionit që u krijua mes tij, Beatrixit dhe Arjolës.

‘’E kam shijuar shumë këto javë dhe jam përpjekur të kaloja mirë me të gjithë banorët. Mendoj që situata me vajzat më ka penalizuar’’,- tha ai.

Opinionistët përveç analizave të lojës së tij, e kanë komplimentuar Kledin për pozitivitetin dhe energjinë e mirë të transmetuar brenda shtëpisë.

‘’Mendoj që duhet të kishte treguar më shumë për jetën e tij personale por edhe të ishte pjesë e disa debateve, diskutimeve mendoj se do të tregonte një anë tjetër të Kledit’’,- tha Meridiani, opinionist i mbrëmjes së sotme.

Kë fajson Kledi Kledi për eleminimin nga Big Brother Read More »

E papritur në ‘Big Brother VIP’/ U ftuan si opinionistë, u futën si lojëtarë! Ja kush janë dy banorët e rinj të ‘BBV’

Mbrëmjen e djeshme në studio ka patur edhe dy opinionistë të rinj që ishin Meridiani dhe Antonela. Të dy të stërvitur me reality shoë, ata gjykuan dhe këshilluan banorët me komentet e tyre pikante.

Mirëpo, në fund të mbrëmjes, moderatorja Arbana Osmani dha për publikun një lajm të papritur. Meridiani dhe Antonela do të jenë dy banorët më të rinj të shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’.

Ata u futën në momentin që banorët po shijonin darkën. Nuk dihet se si do vijojë rrugëtimi i tyre e se më kë do krijojnë aleanca.

E papritur në ‘Big Brother VIP’/ U ftuan si opinionistë, u futën si lojëtarë! Ja kush janë dy banorët e rinj të ‘BBV’ Read More »

Big Brother VIP/ Njihuni me 3 të nominuarat e kësaj jave

Pjesë e spektaklit të sotëm ishin edhe nominimet. Ndryshe nga herët e tjera kjo proçedurë ndodhi si një zinxhir ku secili shpëtonte banorin e tij të preferuar.

Tre banorët të cilët mbetën në fund të këtij zinxhiri do të ishin automatikisht të nominuarat e rradhës. Si rezultat, të nominuarat e kësaj javë janë Einxhel, Beniada dhe Beatrix.

Banorët nuk e dinë por publiku këtë herë do të zgjedhë të preferuarin e tyre dhe jo atë të cilin ata do të duan të eleminojnë.

Big Brother VIP/ Njihuni me 3 të nominuarat e kësaj jave Read More »

Rezarta Shkurta shfaqet në momente in time me Ermal Hoxhën, në ditëlindjen e saj të 35-të

Këngëtarja dhe biznesmenia Rezarta Shkurta ka festuar këtë të enjte 35-vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë ajo ka publikuar një video in time dhe shumë romantike krah Ermal Hoxhës.

Çifti i famshëm nuk i kanë kursyer puthjet pasionante në buzë dhe në qafë, si dhe nuk kanë munguar prekjet in time.

“35 më gjeti me zemrën plot”- shkruan Rezarta krahas videos.

Rezarta Shkurta shfaqet në momente in time me Ermal Hoxhën, në ditëlindjen e saj të 35-të Read More »

Plas keq debati mes konkurrentëve të ‘Love Story’: Ku ka si çunat shqiptarë!

Konkurrentët e “Love Story” kanë debatuar sot në “Talk Love Story” për shkak të një deklarate nga Serxhani, i cili ishte përplasur me Danielën për një fjalë.
“Doja të thoja se pas mbarimit të puntatës së djeshme, Daniela tha se ju djemtë jeni jashtë serie dhe unë bëra një koment negativ që i thashë nëse unë jam jashtë serie, ti për mua je jashtë loje dhe realisht i kërkoj ndjesë nëse është ofenduar. Unë jam rritur në një shtet tjetër ku vajzat respektohen dhe realisht i kërkoj shumë ndjesë”, tha Serxhani.

Deklarata e tij ka sjellë një diskutim në studio dhe ka qenë pikërisht Kleona ajo që i është kundërpërgjigjur duke i thënë se edhe në Shqipëri respektohen femrat.

Kleona: Edhe në vendin tonë, në Shqipëri, vajzat respektohen dhe ti ke ardhur në Shqipëri dhe po rri në një vend dhe ke një shoqëri meshkujsh që respektojnë femrat,kështu që merr më shumë shembull sepse mesa kemi parë nuk po e tregon atë “të sjellshmin”.

Serxhani: Jam sjellë shumë i sjellshëm dhe shumë i kulturuar me të gjitha ju.

Kleona: Ku ka si çunat shqiptarë.

Plas keq debati mes konkurrentëve të ‘Love Story’: Ku ka si çunat shqiptarë! Read More »