ShowBiz

Arditi dhe Eni habiten pa masë nga fitimet e Mandit dhe Silvës

Dje te rubrika “Shihemi në Gjyq” u trajtua “sherri” mes Silvës dhe Mandit të Nishtullës. Sipas këtij të fundit, është bërë padrejtësi lidhur me shfrytëzimin e pasurisë nga kënga më e klikuar e Shqipërisë “Të ka lali shpirt”.

Në një moment Silva Gunbardhi tha se ajo ka investuar për këngën e se ka paguar dhe klipin. “Ke investuar ti?!

Po gjithë koncertet që ke përfituar prej meje, Londër e ShBA e kudo. 5000 dollarë për një koncert. Vetëm në një tour more 50 mijë dollarë” i tha Mandi i Nishtulles kengëtares.

E ndërkaq këto deklarata kanë hutuar ndërmjetësuesen Eni Cobani. “Sa keni fituar? 50 mijë euro?! Po c’bëjmë ne me avokati aman” i drejtohet Cobani moderatorit Ardit Gjebrea në kohën e debatit te dy artistëve.

Gjithashtu Mandi Nishtulla foli për karrierën e tij si këngëtar dhe kishte marrë me vete një certifikatë Silver nga YouTube.

Ai gjithashtu tregoi se ka hapur kanal në vitin 2017 dhe se ka fituar 300 mijë euro. Arditi u shtang nga shifra dhe tha ‘punonkam kot unë këtu’.

Arditi dhe Eni habiten pa masë nga fitimet e Mandit dhe Silvës Read More »

‘Do ndërroj profesion’/ Mandi Nishtullës shokon Eni Çobanin: ‘Ti ke marrë 50 mijë dollarë në një koncert në Amerikë moj’

Një deklaratë e bërë nga këngëtari Mandela Mustafa, i njohur dhe me emrin e artit si Mandi i Nishtullës ka bërë që avokatja Eni Çobani ta mendojë për pak çaste ndërrimin e profesionit.

I ndodhur në “Shihemi në gjyq”, në “E diela Shqiptare”, Mandi i Nishtullës akuzoi Silva Gunbardhin se kishte marrë mijëra dollarë në bashkëpunim me të e se atij i kishte mohuar të drejtat e autorësisë.

Në momentin që Gunbardhi tha se kishte ajo që kishte paguar të gjithë shpenzimet e këngës e të klipit erdhi edhe kundërpërgjigjia e kolegut.

Mustafa shtoi se pavarësisht kësaj, ajo kishte marrë shumë fitime, madje në një çast tha se vetëm në Amerikë kishte marrë 50 mijë dollarë. Këtu erdhi edhe reagimi i Çobanit.

Pjesë nga biseda: Silva Gunbardhi: Unë kam paguar gjithçka, veshjen klipin e kam bërë unë, shtëpinë e produksionit unë…
Mandela Mustafa: Edhe çfarë, ti ke marrë 50 mijë dollarë në një koncert në Amerikë moj. Eni Çobani: Vërtet ka të ardhura të tilla muzika, do ndërroj profesion…

‘Do ndërroj profesion’/ Mandi Nishtullës shokon Eni Çobanin: ‘Ti ke marrë 50 mijë dollarë në një koncert në Amerikë moj’ Read More »

Rrëfehet Arbana Osmani, ja për çfarë e kritikon më shumë partneri i saj

Moderatorja Arbana Osmani, ka folur sot në të paktat intervista të saj, lidhur mbi marrëdhënien me partnerin e saj, Eduart Grishaj.

Ne nje rrefim per banorin e Big Brother Vip, Donald Veshaj, moderatorja foli mbi kritikat qe merr nga partneri i saj.

‘Edi ashtu si shumë të tjerë mendojnë se unë jam e parregullt, jam neglizhente. Mendon se mund të evitoj gjobat që marr kur parkoj makinën.’- u shpreh ajo.

Rrëfehet Arbana Osmani, ja për çfarë e kritikon më shumë partneri i saj Read More »

Arbana vihet në si klet , ja çfarë pyetje i bëri Donaldi moderatores

Ka qenë Donald Veshaj ai që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme.

Ky nuk ishte as eliminim nga publiku as ndonjë penalizim tjetër, por plotësimi më në fund i një prej dëshirave të tij.

Donaldi ka kërkuar prej disa kohësh një intervistë me Arbana Osmanin dhe pikërisht “Vëllai i Madh” i ka plotësuar ditën e sotme dëshirë.

Arbana pas shumë kohësh ka zgjedhur të jap një intervistë mbi jetën e saj personale dhe profesionale.Pyetja e tij se çfarë nuk pëlqen te Eduard Grishaj, ka sikletosur moderatoren, ndërsa tha se nuk ka një gjë qe nuk pëlqen te ai.

“Është një njeri i rrallë, është fantastik. Nuk ka asgjë që nuk më pëlqen tek Eduarti.”– tha Arbana.
Ajo gjithashtu është pyetur se nëse do të ishte së bashku me Eduard Grishaj në Big Brother cili nga ata mendo se do ta fitonte garën, ajo është shprehur se Eduardi, duke shtuar se ajo do të dukej më e lezetshme, por nuk do të ishte fituese.

Gjithashtu intervista ka vijuar më tej me pyetje të tjera nëpërmjet të cilave Donald Veshaj ka arritur të sjellë pak nga fëmijëria e saj, puna , kulmi i karrierës si edhe dashuria.

Teksa ka folur për jetën e saj në fshat ajo tha se ka kujtimet me të bukura me gjyshërit.

“Fshati ka lënë kujtime të pashlyeshëm. Kontakti në natyre, hipja në pemë, kafshët, më kanë lënë mbresa”, u shpreh Arbana.

Moderatorja e njohur thotë se ka pasur edhe periudhat e saj të errëta, të cilat nuk preferoi t’i bëjë publike.

Cili është kujtimi më i bukur i fëmijërisë?

Unë e kam kaluar fëmijërinë time një pjesë të mirë me gjyshërit. Unë kam jetuar në Peshkopi, më pas në Burrel ca kohë dhe gjyshja ime nga mami jetonte në Bulqizë , ndërsa gjyshja nga babi jetonte në Maqellarë në një fshat të Peshkopisë dhe shkojë shumë shpesh. Fshati ka lënë kujtime të pashlyeshëm. Kontakti në natyre, hipja në pemë, kafshët, më kanë lënë mbresa.

Sa të vështira kanë qenë fillimet e karrierës?

Unë kam filluar punë në Top Albania në 1999 dhe për një vajzë si mua nuk ka qenë e lehtë ambientimi në Tiranë, aq më tepër të fillosh punë në radio dhe më pas në televizion. E nisa me një audicion, ku unë fitova mes 300 personave. Nuk ishte e lehtë, sepse unë isha prezantuesja atipike që ishin mësuar shqiptarët. Nuk isha ajo vajza elegante që rrobat i rrinin bukur…kam kërkuar të kisha hapësirën time për të shprehur talentin dhe të fitoja me punën time. Në fillim ishte shumë e vështirë. Jam gjykuar patjetër.

Ku e gjen forcën kur ndihesh e dobët?

Në momente të ndryshme tek njerëzit që unë kam besim, tek ata që me besojnë dhe vlerësojnë. Në momentet e momente të caktuara edhe unë kam patur periudhat e mia të errëta që edhe pse kam zgjedhur mos i ndaj me shikuesit kanë qenë në jetën time dhe kanë zgjatur shumë. Kam zgjedhur ti ndaj edhe me një terapist me një psikolog, dhe ka qenë një periudhë jo e shkurtër. Kështu që në momente të caktuara kam kërkuar ndihmë.

Çfarë të pëlqeu tek Eduarti?

Eduarti i pëlqen të gjithëve. Është njeri i rrallë, është fantastik…nuk ka asgjë që nuk më pëlqen tek Eduarti

Edi ashtu si shumë të tjerë mendojnë se unë jam e parregullt dhe neglizhente. Mendon se mund të evitoj gjobat që marr kur parkoj makinën.

Nëse do ishit banorë ti dhe Edi dhe të dy shkoni në finale, cili mendoni se do ta fitonte?

Mendoj që unë do isha me e lezetshme, por do ta fitonte ai. Unë jam me grupin e produksionin

Arbana vihet në si klet , ja çfarë pyetje i bëri Donaldi moderatores Read More »

Ja kush është banori i preferuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’

Big Brother Vip po mbahet sonte me një atmosferë më ndryshe se spektakleve tjera.
Banoret mbrëmë në ndërrimin e motmoteve kishin organizuar festë me këndim, vallëzim e aktrim.

E si zakonisht edhe sonte u përzgjedh emri i preferuar i publikut mes 10 banorëve që po qëndrojnë në shtëpi.

Iliri është banori preferuar i publikut i cili po ashtu ka të drejtën e ‘vetos’ që do të thotë të shpëtojë veten nga nominimi si dhe të zëvendësojë një të nominuar me dikë tjetër.

Ndryshe, finalja e spektaklit është shtyrë deri më 18 shkurt.

Ja kush është banori i preferuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ Read More »

Kush meriton të jetë fituesi i Big Brother Vip? Ja si përgjigjet Antonela

Antonela Berisha nuk ka mundur të jetë pjesë e Fan Club këtë të dielë, pasi aktualisht ndodhet në Dubai.
Në një lidhje telefonike ajo ka treguar se cilët personazhe do të jenë në finalen e Big Brother Vip dhe kush meriton të jetë fituesi i 100 mijë eurove.

“Do të doja shumë që në finale të ishte Sabiani. Në finale do jenë Iliri, Donaldi, Arjola dhe Einxhel. Do doja që ta fitonte Donaldi se publiku e ka parë në shumë dimensione. Mendoj që e meriton ai se është më reali nga të gjithë ata”, tha Antonela.

Kush meriton të jetë fituesi i Big Brother Vip? Ja si përgjigjet Antonela Read More »

Kriset marrëdhënia Beatrix-Donald/ ‘E kam mbyllur me ty’

Situata e krijuar mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt prej disa ditësh, për shkak të blogeres Sarah Berisha është diskutuar edhe gjatë spektaklit të 1 Janarit me banorët e tjerë, por kjo gjë i ka dhënë bezdi këngëtares.

Mesa duket pas spektaklit Beatrix është ndjerë keq dhe është ulur ta diskutojë me Donaldin këtë çështje, duke i kërkuar atij të mos e vazhdojë më si temë diskutimi me banorët e tjerë faktin që është shprehur se e ka në mbrojtje Sarën.

Ndërkohë Beatrix duket e trishtuar në një moment tjetër kur pranë tyre ndodhet edhe DJ Dagz dhe shprehet se jashtë shtëpisë së BBV, i është dukur se nuk ka dalë mirë në sy të publikut.

“E rëndësishmne është me jetu jetën cdo ditë si ta ndjesh se ruju gjithë jetën e në fund prapë së prapë pi**h se lirohesh. Lodhu gjithë jetën unë rri, ruju, ruju tani dal si dal edhe hajt. Nuk mu duk sikur kam dal shumë mirë, më rroftë, më rrofshin të gjitha një e nga një.”

Diskutimi me Donaldin:

Beatrix: E ke diskutu këtu ka dalë e në prime do dalë sic doli.

Donald: Po mirë a të dhashë të drejtë ty?

Beatrix: Po më dhe të drejtë

Donald: Ka nevojë të japë të drejtë njeri tjetër në këtë shtëpi për situatën që ka të bëjë me ne të dy?

Beatrix: Po nuk është e thënë që duhet të bësh shaka me atë gjënë gjthë ditën.

Donald: Okej s’po bëja shaka ishte Beniada që më shkeli syrin pastaj po flisnim.

Beatrix: Po shumë shaka gjithë koëhs shumë bukur….Prandaj jam me ty.

Donald: E lëmë fare.

Beatrix: Jo nuk dua ta lëmë si muhabet. Shiko unë e ti jemi shumë okej por mënyra si u tha këta do e diskutojnë e do e shfrytëzojnë

Donald: E mbylla me ty unë?

Beatrix: Po po pse po e diskuton prap pra?

Donald: Po hapet, është mendimi im ai në fund pse e merr për keq ti ?

Beatrix: Herës tjetër do bërtas që të dëgjohem.

Donald: Jo jo s’dua të bërtasësh unë e kuptoj që ti i shikon njerëzit pa të keq, thjesht dua të kuptoj ku duan të dalin kupton kaq. Ka të bëjë me ty e..

Beatrix:Fol tamam të lutem. Do jap mendimin tim e thashë, nuk ndikohem pikë.

Donald: Cfarë raporti ke ti me Sarën nuk më intereson fare të betohem

Beatrix: Shyqyr më në fund shumë mirë.

Donald: Pse e vë në diskutim?

Beatrix: Përdërisa 1,2 ,3 tre herë më kë shtrydh s’më ke lënë

Donald: Të kam shtrydh? Ku të kam shtrydh moj? Ça të kam shtrydh?

Kriset marrëdhënia Beatrix-Donald/ ‘E kam mbyllur me ty’ Read More »

Kush janë 7 VIP-at shqiptarë që do të bëhen prindër në vitin 2022

Disa nga VIP-at shqiptarë mezi po e presin vitin 2022 sepse jeta e tyre do të bekohet me një fëmijë.

VIP-ave që presin të bëhen prindër për herë të parë/dytë vitin e ardhshëm:

1. Genta Ismajli dhe Usta do të bëhen prindër për herë të parë. Këngëtarja është në pritje të dy binjakëve, një djalë dhe një vajzë, të cilët do vijnë në jetë përgjatë vitit 2022.

2. MC Kresha do të bëhet baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Erzina është në pritje të një djali. Dyshja janë prindër dhe të një vajzë të quajtur Iza.

3. Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvija do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Selvija është në pritje të një djali.

4. Zaimina Vasjari do të bëhet nënë për herë të dytë. Këngëtarja po pret një vogëlush dhe Khloe do të bëhet me një vëlla.

5. Gresa Behluli është në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Bebushi do të vijë në jetë në vitin 2022. Këngëtarja do të bëhet me djalë.

6. Çarti Çartani do të bëhet baba për herë të parë. Duke qenë se reperi është shumë i rezervuar, ende nuk dihet gjinia e bebit dhe as identiteti i partneres.

7. Dj Sardi dhe partnerja e tij Jonisa do të bëhen gjithashtu prindër për herë të parë. Gjinia e bebushit që po pret Jonisa nuk është zbuluar ende.

Kush janë 7 VIP-at shqiptarë që do të bëhen prindër në vitin 2022 Read More »