ShowBiz

Arbana Osmani nxjerr të pathënat dhe skenaret e Big Brother

Arbana Osmani tregoi për Open ngjarjet që kanë lënë gjurmë në karrierën e saj profesionale për vitin që lamë pas. E para është mbyllja e programit “Dua të të bëj të lumtur” pas 5 vitesh dhe e dyta eksperienca me Big Brother VIP.
“Në plan profesional kanë qenë dy ngjarje të rëndësishme për mua: mbyllja me sukses e 5 viteve “Dua të të bëj të lumtur” , dhe gjithashtu rifillimi i Big Brother, kësaj herë në edicionin VIP, që është më i shikuari, më i diskutuari dhe komentuari. Është kthyer tashmë në një fenomen social, është bërë pjesë e shoqërisë shqiptare”, tha ajo.

Por a priste Arbana që Big Brother të kishte këtë sukses?

Arbana: Arsyeja kryesore pse unë pranova ta prezantoj menjëherë këtë spektakël, ka qenë përfshirja e Lori Hoxhës si producente, dhe kjo ka qenë një garanci për mua, që Top Channel do të bënte maksimumin, që ky program do të shkëlqente në çdo pikëpamje. Kështu që po, e prisja, i gjithë stafi ka qenë shumë i motivuar që nga fillimi.

Po cilin nga personazhet e larguar do të donte Arbana, ta shihte ende brenda shtëpisë?
Arbana: Më ka ardhur keq për të gjithë, dhe realisht është e vështirë sa herë që del një i eleminuar nga shtëpia, të vjen keq sepse janë si pjesë e shtëpisë. Më ka ardhur më tepër keq për Fifin, e cila ishte absolutisht nje personazh i jashtëzakonshëm brenda BB VIP.

Cilat janë momentet që kanë shënjuar spektaklin sipas saj?

Arbana: Do thoja hyrja e Borës në shtëpi, puthja me Donaldin, largimi i Fifit, momenti kur ajo është ndjerë keq brenda në shtëpi në një transmetim live, apo dalja e papritur e Big Mamës nga shtëpia. Per fundin e Big Brother jemi minimalisht deri më 18 shkurt , por mund të jemi dhe më gjatë!

Arbana Osmani nxjerr të pathënat dhe skenaret e Big Brother Read More »

Arbana Osmani jep lajmin ekskluziv për të gjithë teleshikuesit, ja çfarë do të ndodhë

Arbana Osmani tregoi për Open ngjarjet që kanë lënë gjurmë në karrierën e saj profesionale për vitin që lamë pas.
E para është mbyllja e programit “Dua të të bëj të lumtur” pas 5 vitesh dhe e dyta eksperienca me Big Brother VIP.

“Në plan profesional kanë qenë dy ngjarje të rëndësishme për mua: mbyllja me sukses e 5 viteve “Dua të të bëj të lumtur” , dhe gjithashtu rifillimi i Big Brother, kësaj herë në edicionin VIP, që është më i shikuari, më i diskutuari dhe komentuari. Është kthyer tashmë në një fenomen social, është bërë pjesë e shoqërisë shqiptare”, tha ajo.

Por a priste Arbana që Big Brother të kishte këtë sukses?

Arbana: Arsyeja kryesore pse unë pranova ta prezantoj menjëherë këtë spektakël, ka qenë përfshirja e Lori Hoxhës si producente, dhe kjo ka qenë një garanci për mua, që Top Channel do të bënte maksimumin, që ky program do të shkëlqente në çdo pikëpamje. Kështu që po, e prisja, i gjithë stafi ka qenë shumë i motivuar që nga fillimi.

Po cilin nga personazhet e larguar do të donte Arbana, ta shihte ende brenda shtëpisë?

Arbana: Më ka ardhur keq për të gjithë, dhe realisht është e vështirë sa herë që del një i eleminuar nga shtëpia, të vjen keq sepse janë si pjesë e shtëpisë. Më ka ardhur më tepër keq për Fifin, e cila ishte absolutisht nje personazh i jashtëzakonshëm brenda BB VIP.

Arbana ka dhe një lajm ekskluziv për teleshikuesit: Jemi minimalisht deri më 18 shkurt , por mund të jemi dhe më gjatë!

Arbana Osmani jep lajmin ekskluziv për të gjithë teleshikuesit, ja çfarë do të ndodhë Read More »

Ja personazhet e njohura që refuzuan ftesën për të marrë pjesë në ‘Big Brother VIP’

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show më i ndjekur ‘BigBrother Albania’ u rikthye por në një format tjetër me personazhe të njohura shqiptare tani në formatin ‘VIP’.

Banorët e shtëpisë janë padyshim personazhet më të komentuarit në rrjete sociale, e madje janë rikthyer edhe në temë bisedash.

Por, disa prej personazheve të famshëm shqiptarë e kanë refuzuar ftesën për arsyeje të ndryshme.

Çiljeta Xhilaga

Në rrjetin social “Instagram”, Çiljeta zbuloi se ka marrë ftesë që të jetë pjesë e këtij reality-show, por e ka refuzuar për një arsye të thjeshtë e shumë të rëndësishme në të njëjtën kohë.

“Në fakt e mora por më shijon më shumë shtëpia ime”, ka treguar këngëtarja.

Roza Lati

Moderatorja e emisionit ‘Why Not’ tregoi se ka refuzuar Big Brother VIP për arsye pune.

“Më erdhi keq, pasi e di që ndoshta mund t’i duhesha atij formati, por nuk e kam luksin të rri 3 muaj aty. Kam punë’,- tregoi ajo për Prive.

Robert Berisha

Robert Berisha ka pranuar se ka marrë një ftesë për të hyrë brenda shtëpisë së Big Brother një muaj para se të niste reality show. Në një intervistë të fundit, këngëtari është shprehur se nuk do të pranonte kurrë të bënte diçka të tillë për të dhënë show.

“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show Top Channel. No money no funny. Askush nuk paguhet, është e pavërtetë dhe në fund a i marrin apo jo 100 mijë eurot, siç ka ndodhur dhe në vitet e tjera. Të lë jetën time për të të bërë show ty duhet të më paguash”, u shpreh këngëtari.

Mihrije Braha

Ftesa i ka shkuar edhe këngëtares së njohur me prejardhje nga Mitrovica, Mihrije Braha. Kjo e fundit duket se për shkak të angazhimeve të shumta, nuk ka mundur që ta pranojë ftesën e të qenurit e izoluar brenda ambienteve të Big Brother VIP për një periudhë relativisht të gjatë.

Emisioni “Prive” zbuloi se këngëtares i është ripërsëritur ftesa me insistim disa herë për të qenë pjesë e formatit, por ajo përfundimisht e a refuzuar.

Linda Halimi

Linda Halimi ishte këngëtarja e cila i vuri kusht ‘Big Brother VIP’ që të futej brenda shtëpisë bashkë me vajzën e vogël. Këtë e zbuloi vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj. “Isha unë. S’mund ta leja Kalamonin 100 dite pa mamin”- shkruante Linda.

Kleoniki Delijorgji

Modelja ka treguar se nuk do të merrte pjesë në këtë format, duke zbuluar se ka plane të tjera. Gjithashtu ajo e ka konsideruar si eksperiencë të pashëndetshme.

Oriola Marashi

Xhoi Jakaj, e ëma e Oriola Marashit, ka zbuluar në “Ëake up” se edhe modelja ka marrë ftesë. “I ka ardhur, por nuk ka patur kohë”, tha psikologia.

Marjana Kondi

Miku i saj, Ervin Kurti zbuloi në “Pardon My French” se Marjanës i është bërë ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother”, por ajo nuk ka pranuar.

Shpat Kasapi

Shpat Kasapi dhe Selvija presin të bëhen për herë të parë, prindër të një djali dhe përtej shakave, kjo ishte e vetmja arsye që Shpati nuk e pranoi ftesën e “Big Brother” pasi do t’i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij gjatë periudhës së shtatzënisë.

Fation Kuqari

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, ka marrë ftesë për tu bërë pjesë e lojës së “Big Brother VIP”. 26-vjeçari zbuloi se e ka refuzuar ftesën për një arsye të fortë.

Gjatë një interviste për “Goca dhe Gra”, Fationi tha: ” Nuk jam futur për arsye se duke njohur veten… je në një shtëpi, bashkëjeton me një shok edhe ka intriga, jo më… Nuk shkoj për tu zënë, por nuk dihet, nuk mund të parashikoj, jam tip që nuk rri dot në një vend dhe jam shumë emocional, në maksimum”.

Ja personazhet e njohura që refuzuan ftesën për të marrë pjesë në ‘Big Brother VIP’ Read More »

Pas daljes nga Big Brother, Antonela publikon foto nga Dubai

Pas daljes nga shtëpia e famshme, Antonela Berisha ka vendosur të udhëtoj drejt Dubait duke i festuar kështu pushimet e Vitit të Ri.
Ditën e djeshme ajo pati një bisedë direkte në “Fun Club”, ku foli për reality-show dhe për pjesën e banorëve që janë akoma brenda.

Kujtojmë që Antonela u eliminua të martën, pasi ishte në nominim me Ilirin dhe Meridianin. Një javë para eliminimit ajo pati një debat të fortë me Big Mamën, të cilën e akuzonte se e kishte sharë sërbisht, teksa nga ai debat Big Mama vendosi të largohej nga shtëpia.

Pas daljes nga Big Brother, Antonela publikon foto nga Dubai Read More »

Kush janë banorët e rinj që do ti bashkohen shtëpisë së ‘Big Brother VIP’,dy vajza dhe një djalë

Pas vendimit për shtyrjen e natës finale në 18 shkurt të realiti show-t ‘Big Brother Vip’, po përflitet se do të ketë dhe hyrje të reja.
Icone.style shkruan se dyshohet për tre banorë të rinj, dy vajza dhe një djalë, të cilët do i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Emrat akoma nuk janë zbuluar.

Tashmë na mbetet të presim pak për të mësuar se kush do të jenë VIP-at e rinj që do ti bashkohen shtëpisë së “BBV”.

Kush janë banorët e rinj që do ti bashkohen shtëpisë së ‘Big Brother VIP’,dy vajza dhe një djalë Read More »

Çfarë po ndodh përsëri me Beatrix? Flet për Donaldin: Nuk dua ta pengoj më!

Mbrëmjen e djeshme Beatrix ka biseduar me Meridianin dhe Arjolën në lidhje me situatën e saj me Donaldin.

Nuk dua ta pengoj në lojë,as në gjendjen e humorit”,tha Beatrix.

Po ku ka më mirë se ai këtu,ai ka dikë që e ka përzemër afër,te gjithë ne jemi vetëm,ai të ka ty”,tha Meridiani.

“Ti nuk e ke penalizuar asnjëherë,nëse të mundon diçka me Sarën e sqaron,nëse e keni sqaruar mbylle aty mos e zgjasni më”,i tha Arjola.

Çfarë po ndodh përsëri me Beatrix? Flet për Donaldin: Nuk dua ta pengoj më! Read More »

Einxhel e penduar për puthjen me Dagz: Isha e pirë dhe e lodhur

Einxhel dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer mbrëmjen e djeshme puthjen e tyre të parë.
E sikletosur, gazetarja i pranoi Beniadës ngjarjen e ndodhur.

Teksa diskutojnë me njëra-tjetrën Einxhel nuk e fsheh pendesën për veprimin e bërë.

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakort që s’do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”,- tha ndër të tjera Einxhel.

Nga ana tjetër Beniada u përpoq ta qetësonte duke e nxitur të shijojë momentin.

“Shijoje momentin si të vijë. Nuk ka asgjë të puthësh një djalë për të cilin ke pëlqim. Çfarë të terrorizon kaq shumë? Do të të shikojnë njerëzit dhe pas disa ditësh kjo gjë do harrohet. Merre me sportivitet”,- i tha ajo

Einxhel e penduar për puthjen me Dagz: Isha e pirë dhe e lodhur Read More »

Donaldi dhe Beatrix shijojnë pafund qëndrimin në suitë vetëm për vetëm

Donaldi dhe Beatrix e kanë shijuar pafund qëndrimin në suitë vetëm për vetëm.

Pasi kanë vallëzuar nën ritmet e muzikës romantike me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar përqafimet dhe puthjet mes tyre, ata janë futur në jakuzzi.

Beatrix ka ekspozuar format perfekte me një palë bikini rozë, ndërsa ka shkuar pranë Donaldit.
Beatrix dhe Donald janë një prej çifteve të krijuara në Big Brother Vip.

Edhe pse Donaldi fillimisht u përfshi në një nga momentet më romantike në spektakël, ku edhe u puth me Bora Zemanin, ndërsa ata ishin në konflikt me njëri-tjetrin, ai pak javë më vonë tha se ishte single në shtëpi. Më pas djali u përfshi në histori dashurie me Beatrix.

Donaldi dhe Beatrix shijojnë pafund qëndrimin në suitë vetëm për vetëm Read More »