ShowBiz

5 hyrje në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, njihuni me banorët e rinj

Dje shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip” iu bashkuan 5 konkurentë të rinj.
Bëhet fjalë për moderatoren Egzona Rafuna, e cila prej vitesh punon në Radio Televizionin e Kosovës, koreografin e njohur Tan Brama, Elton Merja,balerin dhe koreograf,këngëtaren e njohur Xheisara ku muzika që identifikohet më shumë është ajo pop si dhe tenisti dhe ekonomisti Arbër Sulstarova.

Të shohim si do të jetë për banorët e tjerë të shtëpisë hyjra e këtyre konkurentëve të rinj dhe nëse ata do të trazojnë ujërat apo jo gjatë qëndrimit të tyre.

5 hyrje në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, njihuni me banorët e rinj Read More »

Beatrix nuk duron më pas fjalëve të ashpra të Balinës: Më mirë iki…

Lidhja e Donaldit dhe Trixës ka pasur luhatje kohët e fundit. Beatrix u shpreh gjatë spektaklit se është një person shumë emocional dhe se analizon çdo gjë në kokën e saj, e ndikuar edhe nga qëndrimi mbyllur.

“Që në fillim ka qenë e vështirë për mua, eksperiencë e bukur por e vështirë dhe ndonjëherë kur përjeton shumë gjëra njëkohësisht edhe unë mund të jem ngarkuar me shumë situata dhe padashje nuk e kam menduar gjendjen e Donaldit. Nuk është mërzitje e drejtpërdrejtë nga Donaldi, ka qenë edhe personale nga unë edhe koha e qëndrimit në shtëpi. Nuk doja të ndikoja tek ai, unë e kam në natyrë që e ekzagjeroj në kokën time”, tha Beatrix.
Ndërkohë Balina u shpreh se ka ardhur momenti që edhe Trixa të tregojë pse ka hyrë në “Big Brother”, duke e këshilluar të mos i bëjë më presion lidhjes me Donaldin.

“Është momenti që Beatrixa të kuptojë qëllimin pse ka hyrë aty brenda se duket sikur s’je e interesuar ndaj lojës, por qëllimi jot është vetëm Donaldi. Dhe po kërkon që Donaldi të bëjë të njëjtën gjë. Me këtë presion që po i vë një marrëdhënieje, rrezikon të humbësh edhe lojën, edhe Donaldin”, i tha Balina.

“Nëse ju dhe publiku mendoni se loja ime është Donaldi unë më mirë iki”, tha Trixa.

“Triksa është shumë tip emocional, e vuan, i mendon shumë gjërat”, tha Donaldi.

Beatrix nuk duron më pas fjalëve të ashpra të Balinës: Më mirë iki… Read More »

Tre djem vijnë enkas për të,Monika befasohet nga surpriza e papritur

Spektaklin e sotëm Monika është surprizuar me ardhjen e 3 djemve në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Ata kanë ardhur enkas për të për ta masazhuar në dhomën e surprizave.

Kjo ka qenë një kërkese e Monikës për “Vëllain e Madh” ku më në fund ajo u lumturua jashtëmase që kjo kërkesë ju plotësua.

Tre djem vijnë enkas për të,Monika befasohet nga surpriza e papritur Read More »

5 hyrje në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, njihuni me banorët e rinj (emrat)

Dje shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip” iu bashkuan 5 konkurentë të rinj.

Bëhet fjalë për moderatoren Egzona Rafuna, e cila prej vitesh punon në Radio Televizionin e Kosovës, koreografin e njohur Tan Brama, Elton Merja,balerin dhe koreograf,këngëtaren e njohur Xheisara ku muzika që identifikohet më shumë është ajo pop si dhe tenisti dhe ekonomisti Arbër Sulstarova.

Të shohim si do të jetë për banorët e tjerë të shtëpisë hyjra e këtyre konkurentëve të rinj dhe nëse ata do të trazojnë ujërat apo jo gjatë qëndrimit të tyre.

5 hyrje në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, njihuni me banorët e rinj (emrat) Read More »

Zarf i zi në Big Brother VIP, kush i theu rregullat kësaj here

Një tjetër zarf i zi ka mbërritur në banesën e “Big Brother VIP”, duke mbajtur një paralajmërim për banorët. Njëri prej tyre ka ndarë informacione tendencioze nga jashtë, por nuk i ka shpëtuar syrit të “Vëllait të Madh”. E për këtë gjë e pret një dë nim…

“Banorë, Vëllai i madh ka vendosur që të dë nojë një prej jush për shkak se ka thy er një prej rregullave kryesore që është dhënia e informacioneve nga jashtë. Për më tepër informacioneve tendencioze. Se cili është banori do të zbulohet nesër,”-shkruhet në zarfin e zi.

Ndërkohë që së fundmi në rrjet, ka bërë “namin” biseda që ka bërë këngëtarja Albërie Hadërgjonaj me mbesën e saj, Beatriks. E ftuar pak ditë më parë për të kënduar brenda shtëpisë, ajo i foli mbesës në vesh, por asgjë nuk u dëgjua.

Zarf i zi në Big Brother VIP, kush i theu rregullat kësaj here Read More »

Donaldi e pyet troç Beatrixën: E ke problem moshën ti?

Donald dhe Beatrix kanë qëndruar për disa çaste në dhomën e gjumit.

Donaldi kishte një dhimbje në kurriz dhe Beatrix po i bënte masazh që të qetësohej ndërsa nuk munguan diskutimet rreth mbrëmjes që kaluan në suitë.

Të dy thanë se u kënaqën shumë dhe i pëlqen të shohin njëri-tjetrin duke qeshur ndërsa së fundmi kanë pasur disa përplasje në romancën e tyre.

Donaldi: Po plakem dhe unë.

Beatrix: Eh.

Donaldi: Apo se ke problem moshën ti shpirti?

Beatrix: E kam pak me thënë të drejtën po çfarë të bëj.

Donaldi: Nejse u kënaqa shumë. Të dua ashtu siç je.

Beatrix: Edhe unë jam kënaqur shumë dhe nuk ka gjë më të bukur se sa të shoh duke qeshur.

Donaldi e pyet troç Beatrixën: E ke problem moshën ti? Read More »

Cili është emri i vërtetë i Beatrix Ramosajt, reagon nëna e saj dhe zbulon si qëndron e vërteta

Një ndër personazhet më të komentuara të ‘Big Brother VIP’, ka qenë Beatrix Ramosaj për shkak të lidhjes së saj me aktorin e humorit, Donald Veshajt.
Ditën e djeshme, ajo u bë sërish kryefjalë e mediave pasi u raportua se emri i vërtetë i saj është Behigje Ramosaj.

Por lidhur me këtë ka reaguar vetë nëna e saj, Antigona përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar pasaportën e së bijës dhe emrin e saj Beatrix. “A jeni të qartë se si e ka emrin Beatrixa”, ka shkruar Antigona

Kujtojmë që këngëtarja është kritikuar shumë për romancën që nisi brenda shtëpisë së famshme. Ndjekësit mendojnë se ajo ka ndërhyrë mes Donaldit dhe moderatores së njohur Bora Zemani.

Cili është emri i vërtetë i Beatrix Ramosajt, reagon nëna e saj dhe zbulon si qëndron e vërteta Read More »

Donaldi përlotet, merr surprizën e papritur nga dy vëllezërit e tij

“Big Brother VIP” zyrtarizoi spektaklin e së shtunës për shtyrjen e finales së tij. Ky vendim i ka vënë banorët në dilemë nëse do ta përballojnë apo jo edhe disa javë izolim. Për t’i ardhur në ndihmë, “Vëllai i Madh” ka mundësuar që ata të ndjekin dhe mendimet e njerëzve më të dashur të tyre.

Në orare dhe mjedise të ndryshme të shtëpisë banorët kanë ndjekur videomesazhe nga familjarë apo njerëz të zemrës. I fundit që është surprizuar është Donaldi i cili ka marr një mesazh nga dy vëllezërit e tij Romeo dhe Mario.

Romeo: Ku je o zemra ime, ku je? Ku je se na ka marrë malli. Shumë, shumë, shumë fare! Dëgjo, duhet ta dish se ne jemi shumë mirë. Na ka marrë malli shumë por nuk është momenti që ti të vish në shtëpi. Jo vetëm për këtë gjë por jemi duke bërë edhe disa punime në shtëpi. (Qesh) Dua të jap dhe një informacion tjetër. Babi na e shpërndau mua dhe Marios pasurinë. Ti nuk ke asgjë ta dish. Ndaj duhet të fitosh. Se e meriton fitoren dhe ti e di shumë mirë. Mba mend çfarë na ke thënë kur ke dalë nga shtëpia. Fokus! Fitore!

Mario: Shpirti i vllait. Të dua shumë, na ka marrë shumë malli.

Donaldi përlotet, merr surprizën e papritur nga dy vëllezërit e tij Read More »