ShowBiz

‘Ti për një zgjedhje me hodhe poshtë 3 muaj’/ Thellohet përçarja Monika-Ilir

Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri nuk janë më në të njëjtën anë në shtëpinë e Big Brother VIP dhe kjo bëhet edhe më e qartë sa më shumë kalojnë ditët.

Debati mes dy konkurentëve vijoi edhe pas spektaklit të datës 1 Janar, ku u nxorën në pah edhe një herë hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin lidhur me pozicionimin e aktores.

Pjese nga debati:

Monika: Ti për një zgjedhje me hodhe poshtë 3 muaj

Iliri: Me kë je sot e kësaj dite?
Monika: Unë jam ajo Monika që kam qenë dhe që ti nuk e ke njohur, kjo është fatke qësia jote, jo e imja.

Iliri: Nuk është fatke qësia ime fare, si qenka fatke qësi e imja.

Monika: Ti ke qenë me Sabianin edhe nuk i ke pasur sytë

Iliri: Edhe me Arjolën kam qenë që nga momenti i parë

Monika: Po nuk kam qenë unë që nga momenti i parë

Iliri: Gjithmonë kemi qenë bashkë edhe ti e di shumë mirë

Monika: Po nëse Arjola nuk do të zgjidhte ty?

Iliri: Atëherë do të analizoja zgjedhjen e Arjolës por unë mendoj se Arjola kur bën një zgjedhje e bën me zemër edhe me tru, jo si ti.

‘Ti për një zgjedhje me hodhe poshtë 3 muaj’/ Thellohet përçarja Monika-Ilir Read More »

Rrëfehet Arbana Osmani te Donald Veshaj, ja për çfarë e kritikon më shumë partneri i saj

Moderatorja Arbana Osmani, ka folur sot në të paktat intervista të saj, li dhur mbi marrëdhënien me partnerin e saj, Eduart Grishaj.
Ne nje rrefim per banorin e Big Brother Vip, Donald Veshaj, moderatorja foli mbi kritikat qe merr nga partneri i saj.

‘Edi ashtu si shumë të tjerë mendojnë se unë jam e parregullt, jam neglizhente. Mendon se mund të evitoj gjobat që marr kur parkoj makinën.’- u shpreh ajo.

Rrëfehet Arbana Osmani te Donald Veshaj, ja për çfarë e kritikon më shumë partneri i saj Read More »

Reagon për herë të parë Romeo pasi Bora e hoqi nga lista e ndjekësve atë dhe Donaldin

Bora sot i ka hequr nga lista e ndjekësve ish-partnerin e saj Donald Veshajt, binjakun e tij Romeon Veshajn dhe partneren aktuale të Donaldit, këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Romeo ka reaguar për herë të parë pas këtij veprimi, i cili ka pushtuar rrjetin. Ai ka hedhur një pjesë humori nga Albano Bogdo i cili thotë: Uoo na plasi tr*pi, nuk i intereson askujt U bë repost edhe nga Donaldi, Instagram-in e të cilit e menaxhon Romeo.

Bora dhe Donaldi shkëmbyen puthje kur moderatorja u fut në shtëpinë e Big Brother Vip. Ai madje u kujdes që përvjetorin e lidhjes së tyre t’i dërgonte Borës nëpërmjet produksionit varësen e tij, të cilën Bora e mbajti. Dalja e Semit nga shtëpia e “Big Brother VIP” është komentuar si “lirshmëri” për Donaldin për të flirtuar me Beatrix.

Kjo pasi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Semi i përmendte konkurrentit vazhdimisht Borën, megjithëse ai kishte kërkuar të mos e bënte diçka të tillë. Madje, situata arriti në atë pikë sa Donaldi u shpreh se ndihet single për sa kohë nuk ka vendosur diçka konkrete me Borën, madje është konfuz për situatën mes tyre. Tashmë ai është me Beatrix.

Reagon për herë të parë Romeo pasi Bora e hoqi nga lista e ndjekësve atë dhe Donaldin Read More »

Donaldi dhe Iliri përqafohen/ Nata e ndërrimit të viteve th yen akullin mes rivalëve

Banorët e BB Vip e fesuan në oborr Vitin e Ri. Ata shtruan një darkë dhe së bashku uruan njëri-tjetrin. Mirëpo, ajo që është vënë re dhe që është postuar nga të gjithë është përqafimi i Donaldit dhe Ilirit. Ka qenë Iliri ai që e ka përqafuar edhe puthur Donaldin.

Fillimisht ai e ka ngacmuar se nuk e do atë, por meriton që të duhet. Më pas ka thënë se do shumë Romeon, prandaj nuk e do shumë Donaldin. Kjo situatë është kaluar me të qeshura nga banorët.

Nata e ndërrimit të viteve i ka gjetur në mënyrë te pazakontë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” të cilët kanë qëndruar të izoluar edhe në këtë natë të veçantë.

Gjatë darkës së shtruar në tryezën e oborrit, banorët kanë uruar njeri-tjetrin dhe në mbyllje të festës, ata kanë marrë një surprizë të bukur.

Edhe pse ndodhen larg njerzve të dashur, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë surprizuar nga familjarët e tyre, të cilët i kanë uruar banorët nëpërmjet videove të shkurtra ku i përshëndesin nga tryeza e tyre në tryezën e banorëve.

Të gjithë konkurrentët janë përlotur teksa dëgjonin urimet e përzemërta nga familjarët e tyre që këtë vit, ndryshe nga çdo herë tjetër, janë ndodhur larg tyre.

Donaldi dhe Iliri përqafohen/ Nata e ndërrimit të viteve th yen akullin mes rivalëve Read More »

Bora bën veprimin e papritur ditën e parë të vitit 2022

Bora Zemani e ka nisur ndryshe vitin 2022. Me veprimin e saj ajo duket se ka lënë pas njerëzit që kanë ndikuar negativisht në jetën e saj.

Moderatorja ka ‘spastruar’ nga Instagram-i i saj vëllezërit Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Faqja “Vipat e Bllokut” ka pikasur “spastrimin”.

Bora tashmë nuk ndjek më as Donaldin, as Beatrix, as Romeon e as shokun e ngushtë të tyre, kompozitorin Elgit Doda i cili ishte prapa këngës “TL” apo “Toxic love” që u dyshua se ishte dedikim për Borën.

Ky veprim i Borës erdhi shumë më pas se lidhja e Donaldit dhe Beatrix të bëhej publike. Siç thonë, më mirë vonë se kurrë.

Bora bën veprimin e papritur ditën e parë të vitit 2022 Read More »

Fifi uron vitin e ri: ‘Krejt cka kerkojme ne jete eshte me qene te lumtur,me qesh,me dhane e me marr dashni dhe keto s’kane kosto’

Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, ishte një prej personazheve më të komentuara gjatë vitit 2021.

Këngëtarja mori vëmendje të shtuar mediatike për shkak të pranisë në “Big Brother VIP”, e cila ishte një përvojë sfiduese dhe jo pak e lehtë për të, por që u finalizua me këngën “Diell” që u kthye menjëherë në hit. Fifi shpeshherë ka dhënë mesazhe optimiste për jetën. Së fundmi ajo ka uruar Vitin e Ri 2022 përmes një postimi në “Instagram”.

“Krejt cka kerkojme ne jete eshte me qene te lumtur .. me qesh .. me dhane e me marr dashni dhe keto s’kane kosto .. Une zgjedh qe 2022 ta nis duke pi e duke gezu .. duke u lut per njerzit e mi te zemres .. duke uru qe t’i shoh te gjithe te lumtur e te gezum e me plot shendet 🤍

Po shkruaj qe tani sepse dua te jem une e para qe ju uron ma te mirën e botes o nanushat e mi ❤️ i love ya .. GEZUAR 2022 🥳,- ka shkruar Fifi.

Një koment në urimin e Fifit ka ardhur dhe nga Sabiani, i cili i ka qëndruar shumë pranë asaj brenda shtëpisë.

“E gezuar qofsh gjith jeten princesha e bushit“,- i ka komentuar ai.

Fifi uron vitin e ri: ‘Krejt cka kerkojme ne jete eshte me qene te lumtur,me qesh,me dhane e me marr dashni dhe keto s’kane kosto’ Read More »

Mesazh i Bora Zemanit përmes një postimi në Instagram duke uruar Vitin e ri 2022: ‘Ne 365 dite disa gjera i humba, disa i fitova’

Bora Zemani ka dhënë një mesazh përmes një postimi në Instagram duke uruar Vitin e ri 2022.

Moderatorja shkruan se këtë vit që lamë pas humbi disa gjëra, si për t’ju referuar lidhjes me Donaldin dhe fitoi disa të tjera, me siguri referuar dashurisë së madhe që mori nga publiku.

Bora shkruan se këtë vit mësoi shumë dhe u shpërblye për punën e saj.

Postimi i plotë: Iku edhe nje vit i gjate… Ne 365 dite disa gjera i humba, disa i fitova. Disa dite ishin te shemtuara disa te tjera shume te bukura. Por ishte nje vit nga i cili kam mesuar dhe jam rritur shume!

Nje tjeter vit qe me provoi se prane vetes kam shume dashuri. Nje vit qe me shperbleu per shume sakrifica qe kam bere ne punen time.

Nje vit instensiv, nje vit me emocione te forta por mbi te gjitha nje vit qe me beri te vertetoj edhe nje here se te qenit mirenjohes per gjithcka ke, te ben te jetosh i lumtur! Vit te mbare per te gjithe ju! Gezuaaaar!

Mesazh i Bora Zemanit përmes një postimi në Instagram duke uruar Vitin e ri 2022: ‘Ne 365 dite disa gjera i humba, disa i fitova’ Read More »

Kush është këngëtari dhe moderatori i njohur shqiptar që refuzoi refuzoi ftesën për t’u bërë pjesë e ‘Big Brother VIP’

Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha, vazhdon të refuzojë ftesën për t’u bërë pjesë e reality show, Big Brother VIP.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari në emisioni “Pika”, ku ai ka treguar që nuk do e lë asnjëherë vajzën e tij dhe emisionin që ai ka, për t’u bërë pjesë e ndonjë show.

“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show ‘Top Channel’. Kur nuk paguhem, nuk kam pse ta bëj”, u shpreh ai.

Më tej tregoi se askush nuk paguhet për të marrë pjesë, madje edhe për paratë e çmimit të madh nuk është plotësisht i sigurt a i merr fituesi apo jo. Berisha ka konfirmuar se ka marrë ftesë për t’u bërë pjesë, por e ka refuzuar.

Big Brother këtë vit ka mbledhur shumë figura të njohura, e një ndër to ishte edhe këngëtarja Fifi, e cila ka braktisur këtë reality show.

Kush është këngëtari dhe moderatori i njohur shqiptar që refuzoi refuzoi ftesën për t’u bërë pjesë e ‘Big Brother VIP’ Read More »