Finalistët e “BBV” kanë diskutuar së fundmi për eksperiencën e tyre brenda shtëpisë së famshme.
Modelja Beniada Nishani pyeti Donaldin dhe Ilirin nëse e kishin menduar ndonjëherë të linin lojën e “Big Brother”.
Aktori Donald Veshaj u shpreh se e ka çuar në mendje. Madje ka menduar nëse hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte gjëja e duhur që ai ka bërë.
Megjithatë, pavarësisht këtyre mendimeve, Donaldi tha se egoja nuk ia ka lejuar ta lë lojën.
E teksa na ndajnë dy ditë nga finalja e BBV, astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin se kush mund të jetë fituesi i këtij formati.
Ajo u shpreh se sipas leximit të yjeve shenja më në avantazh është ajo e binjakëve që lidhet me Beniadën.
“Është shumë e fortë, të gjithë ata janë lider, kemi dy shenja zjarri, Iliri dhe Einxhel, dhe përballë tyre të gjithë përulen. Nga vrulli, energjia, nga thënia e gjërave drejtpërdrejtë, pavarësisht mendimit tim, energjinë e shigjetarit e ka përdorur më mirë Einxhel.
Iliri ka dalë tërësisht në temperametin e Dashit, ka qenë praktik në egoizmin e vet. Tani se çfarë do publiku, nëse një njeri që del me egoizmin e vetë, apo dikë që lufton për kauza, unë shoh një femër potente.
Kjo javë përkon me një hënë të plotë në 16, në Luan, Dashëve kjo iu jep madhështi dhe famë. Favorizim përmes yjeve në fakt kanë Binjakët, domethënë Beniada. Beniada nuk ka pasur drama familjare si në Shqipëri, do të më dukej pak jo korrekte që ta fitonte dikush që nuk i përket shumë jetesës në Shqipëri”, tha Meri Shehu në “Fan Club”.
Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Mos u kthe”.
I gjithë teksti na sjell në mendje një histori, atë të Borës dhe Donaldit.
Kjo këngë u prit mirë nga publiku por vëmendjen kryesore e kishte Bora Zemani.
“E adhuroj zërin tënd”, shkroi Bora sipër këngës që e shpërndau në rrjetet sociale.
Beatrix Ramosaj, e cila nuk shkoi në darkën që kishin thirrur me ish banorët për shkak se ishte mër zitur nga një batutë e Ermal Mamaqit.
Ajo udhëtoi disa ditë drejt Dubait me kushërirën e saj Anxhelina ndërsa sot ka bërë një reagim në Instagram.
Këngëtarja ka publikuar fotografinë e Donaldit me shkrimin: “Me ty” teksa i tregon ndjekësve numrat në të cilën mund të votojnë për t’i dhënë atij fitoren.
Li dhja mes aktorit të humorit, Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj ka qenë një prej li dhjeve më të komentuara.
Javën që lamë pas banorët e “Big Brother VIP” patën mundësinë të darkonin me dy opinionistët e programit, ish-banorët dhe miqtë e tyre. Mes të ftuarve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishin edhe Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi të cilët me batutat e tyre shkaktuan një ‘kaos’ të madh.
Teksa bisedonin në oborr në prani të Donaldit, Ermali u shpreh se Bora Zamani do jetë aktore në sezonin e ri të “H.O.T”, serialit të tij të parë që u shfaq në ekran në muajin tetor. Madje, ai ftoi edhe Ilir Shaqirin që të luaj burrin e Borës në serial. “Vetëm paguaje mirë”- u shpreh Donaldi. Ndërkohë, pjesë e këtyre batutave u bë edhe Salsano Rrapi. “Kurse Donaldi do jetë vr asësi në këtë serial. Dhe padashje ka vr arë edhe Beatrix”- tha ai duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë.
Ndërkohë, Beatrix u prek nga këto batuta dhe refuzoi të ishte në spektaklin e asaj mbrëmje, e po ashtu refuzoi edhe për të shkuar në darkën që ish-banorët patën me katër finalistët. Këngëtarja u largua nga Shqipëria duke udhëtuar bashkë më kushërirën e saj në Dubai ku qëndroi për disa ditë.
Gjatë kësaj periudhe ajo ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka folur rreth situatës së krijuar. I vetmi reagim i ish-banores ka qenë ai i djeshme ku akuzoi opinionisten Balina Bodinaku për shpifje, pasi kjo e fundit i kishte shkruar dikujt në mesazhe private se i kanë thënë që Beatrix ka ikur jashtë me të dashurin.
Beatrix ka postuar një foto të Donaldit në Instastory duke shkruar “Me ty”, teksa ka ftuar ndjekësit nga Kosova dhe Shqipëria të votojnë për të dashurin e saj.
Mbrëmjen e kaluar në Big Brother Vip Fan Club ishin të ftuar ish-banorët e shtëpisë, por edhe njerëz të afërt që mbështesin katër finalistët e mbetur: Ilirin, Donaldin, Einxhel dhe Beniada.
Edhe pse në moshë të thyer i pranishëm në studio ishte edhe babai i Ilirit i cili kishte vetëm fjalë të mira për djalin e tij.
Ai u shpreh se Iliri ka ardhur me dëshirën e vet si pjesë e emisionit dhe se ka arritur të demonstrojë aftësitë e kapacitetin e tij.
Me lot në sy ai tha se e ka marrë malli shumë pë djalin e tij dhe mezi po pret ta takojë e përqafojë.
Mbrëmjen e djeshme në “Fan Club” përveç diskutimeve, ka pasur edhe momente shumë të bukura, e një prej tyre ishte padyshim dhe takimi i shumëpritur mes vëllait të Einxhelit dhe DJ Dagz-it. Shkak për këtë u bë këngëtarja e njohur, Big Mama, e cila e qeshur dhe me energjinë e saj, ka arritur t’i bëjë të dy bashkë, teksa shprehet për Dagz-in:
“Djalin e kemi shumë të mirë, ishalla nuk do të na e rr ahë Einxhel”.
Kujtojmë se historia e DJ Dagz-it dhe moderatores, Einxhel Shkira ka nisur brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Dyshja përveç bisedave që kishin për vazhdimësinë e programit, marrëdhënien e tyre ata kaluan edhe momente intime së bashku.
Duket se edhe kur të takohen jashtë marrëdhënia e tyre ka për të vajtur po aq mirë sa brenda shtëpisë.
Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.
Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.
Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.
Aktorja Arjola Demiri ka dalë kundër hapur Donald Veshajt. Në “Fan Club Big Brother VIP”, ajo u shpreh se ai ka vepruar me strategji, duke bërë heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut. Por sipas saj e gjitha ka ndodhur pasi ai ka vepruar me strategji.
“Ai ka vepruar me strategji. Ai ka ka bërë heroin e të gjithëve për të dalë mirë para publikut, në shumë rrugë Donaldi gabimin më të madh e bëri që doli kundër Einxhelit. ka shumë ngjarje, por s’më kujtohen për momentin,”-tha Arjola në fjalën e saj.
Por ajo është kundërshtuar nga këngëtari Elgit Doda, i cili e ka shprehur hapur që mbështet Donaldin.
/dosja.al