ShowBiz

Shoqja e Bora Zemanit i dedikon këngë Donaldit: ‘Shko te zemra tjetër që të pret’

Semi Jaupaj sapo ka publikuar këngën më të re me titull “Mos u kthe”. Ky projekt është shkruar nga Ylli Limani dhe mesa duket është një dedikim personal.

Gjithçka vihet re, nga fabula e këngës, ku Semi thotë ndër të tjera: “Mos u kthe, shko te zemra tjetër që të pret”. E njohur si mikesha e ngushtë e moderatores Bora Zemani, duket se këto fjalë shkojnë drejtpërdrejtë për Donald Veshajn, i cili aktualisht është në një lidhje me Beatrix Ramosajn.

Ai ç’ka ka tërhequr vëmendjen në klip është edhe arushi që Semi mban në duar, pasi është pikërisht i njëjti që kishte në lojën e “Big Brother VIP”.

Madje, kur u eliminua ia la Donaldit, derisa ky i fundit nisi lidhjen me Trixën dhe ia ktheu sërish Jaupajt.
“Mos u kthe” pritet të jetë një hit i vërtetë. Ndërkohë, fansat janë kuriozë se si do e presë Donaldi pasi ta dëgjojë.l.k/abcnews.al

Shoqja e Bora Zemanit i dedikon këngë Donaldit: ‘Shko te zemra tjetër që të pret’ Read More »

‘Keni menduar ta lini lojën?’, Donaldi dhe Iliri habisin me përgjigjet

Ditën e sotme banorët finalistë të shtëpisë së Big Brother VIP kanë diskutuar së bashku për tematika të ndrysme në oborrin e shtëpisë.

Beniada i ka pyetur djemtë nëse kanë menduar në ndonjë moment ta lënë lojën e “Big Brother VIP.

Ajo që i ka habitur të gjithë është përgjigja e Donaldit, i cili ka thënë se e ka çuar në mendje, por nuk e ka lënë egoja.

“Unë e kam thënë një herë, ndoshta ka qenë gabim që e kam futur. Po, po s’të lë egoja”, u shpreh aktori i humorit.

Nga ana tjetër Iliri tha: “Ai s’doli nga kutia jo të dalë nga shtëpia”.

Kujtojmë që më 18 shkurt është finalja e madhe e spektaklit, ku do të zgjidhet fituesi mes Beniadës, Einxhelit, Donaldit dhe Ilirit

‘Keni menduar ta lini lojën?’, Donaldi dhe Iliri habisin me përgjigjet Read More »

Semi i dedikoi këngë Donaldit dhe Borës, ja si reagon aktori në shtëpinë e BBV

Semi Jaupaj ka publikuar këngën më të re me titull “Mos u kthe”.

Gjithçka që vihet re, nga fabula e këngës, është pjesa ku Semi ndër të tjera thotë: “Mos u kthe, shko te zemra tjetër që të pret”. E njohur si mikesha e ngushtë e moderatores Bora Zemani, duket se këto fjalë shkojnë drejtpërdrejtë për Donald Veshajn, i cili aktualisht është në një lidhje me Beatrix Ramosajn.

Mesa duket aktori e ka dëgjuar këngën, e cila është vendosur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Fillimisht banorët nuk e kanë kuptuar, më pas Beniada ka dalë nga dhoma e rrëfimit dhe ka thene se është kënga e re e Semit.
Pasi e vendosën për herë të dytë, Donaldi ka parë Ilirin në sy duke nënkuptuar që është për mua e ka nënqeshur. Më tej ai ka thënë: “Shumë e bukur kënga e Semit, po pak e tr ishtë!”/abcnews.al

Semi i dedikoi këngë Donaldit dhe Borës, ja si reagon aktori në shtëpinë e BBV Read More »

Sot nuk ka Big Brother, zbulohet se çfarë pritet të ndodhë gjatë spektaklit

Këtë të martë nuk ka Big Brother VIP. Produksioni me autorët po kujdesen në detaje për finalen e madhe të së premtes, kështu që u duhet kohë për t’u përgatitur.
Top Channel ka hartuar një plan të mirë për zëvendësimin e orëve Prime në televizion për të martën. Në vend të Big Brother VIP do të zhvillohet emisioni “Big Brother Fan Club”.

Në këtë formë, drejtuesit nuk do të lodhen duke u angazhuar live. Ky emision nuk do të jetë i drejtpërdrejtë. Do të regjistrohet një ose dy ditë përpara.

Big Brother VIP tashmë ka hyrë në javën e fundit të këtij edicioni. Spektakli ka qenë spektakolar deri tani, sidomos në ditët e premte, kur ka patur momente kulminante më tepër.

Dy favoritët për trofeun me vlerë 115 mijë euro janë Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri. I pari ka mbështetjen e të rinjve në rrjetet sociale, kurse i dyti më shumë moshat e mesme dhe njerëzit të cilët e ndjekin programin vetëm në televizion.

Më 18 shkurt, të premten që vjen, do të jetë finalja e madhe. Deri atëherë jemi kurioz për atë që do të ndodhë pasnesër, më 14 shkurt, pasi do jetë Shën Valentini i parë në shtëpi.

Sot nuk ka Big Brother, zbulohet se çfarë pritet të ndodhë gjatë spektaklit Read More »

Beniada i surprizon të gjithë me mesazhin që i dërgon dajë Pashukut

Beniada Nishani ka zbuluar dje sesi e ka festuar ajo Shën Valentinin kur ishte jashtë shtëpisë së ‘Big Brother VIP’.

“Kur jam beqare e festoj me familjen, kur isha e fejuar jashtë.”, tha Beniada.

Ndërkohë, Beniada u shpreh gjithashtu për emocionet pozitive që ka tashmë që është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Po e pres me shumë energji, shumë e emocionuar, pozitive dhe po përpiqem t’i shijoj sa më shumë. Sa të dal unë dhe banorët e tjerë e di që do më mungojë shtëpia.”, tha ajo.

Beniada gjithashtu bëri një dedikim special me këngën e Kejsi Tola “Më ke mua”.

“Po zgjedh muzikë shqiptare, për shqiptarët që janë të dashuruar. Ia dedikoj vëllait tim Albanos dhe kushërirës time Alda dhe daja Pashuku.”

Por Beniada gjithashtu gjeti rastin të përshëndesë Ponin, e cila së fundmi ka bërë një këngë frymëzuar nga ajo.

“I çoj një përqafim, një puthje të madhe Ponit.”, tha Beniada.

Beniada i surprizon të gjithë me mesazhin që i dërgon dajë Pashukut Read More »

Agron Llakaj sqaron shakanë e tij në Big Brother Vip: ‘Mendoj se është ai momenti kur të flet gjuha para mendjes’

Një koment i Agron Llakajt, kur ishte i ftuar në shtëpinë e Big Brother VIP lidhur me fondacionin që Einxhel Shkira planifikon të hapë, bëri që moderatorja të ndihet keq.
“Nëse do ta fitoja çmimin do hapja fondacion”, ka thënë Agroni në kuadër të një shakaje me Donald Veshajn.

Ndërsa gjatë spektaklit, prezantuesja deklaroi se ndihej e mërzitur për këtë ironi dhe se sipas saj, Agroni zgjodhi të mbante anën e Donaldit.

Vet aktori i humorit dha një koment për situatën që u krijua në shtëpi. Gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live”, ai tha se nuk përdori asnjë ironi dhe se gjithnjë është i drejtpërdrejtë në komentet që bën.

“Agroni nuk thu mbon, unë jam natyrë e drejtpërdrejtë. Aty hyra brenda një karakteri argëtues, për ata njerëz që janë aq të mbyllur aty brenda. Mund të kisha thënë para Donaldit, je më i forti, por thashë fitoftë më i miri”, ka thënë komiku, citon Top Channel.

Ai thotë se është ndier keq, pasi nuk është “as në moshën e Einxhelit, as Donaldit. Mendoj se është ai momenti kur të flet gjuha para mendjes”.

Agron Llakaj mbështet kolegun dhe mikun e tij, Donald Veshajn, por thotë se “për të katërt që kanë ardhur në finale, është e merituar”.

Agron Llakaj sqaron shakanë e tij në Big Brother Vip: ‘Mendoj se është ai momenti kur të flet gjuha para mendjes’ Read More »

Ja me kë e festoi ‘Shën Valentin’ Bora Zemani

Shën Valentini nuk është festë vetëm për partnerin/partneren por për këdo që ju mbush me dashuri.
Këtë e vërtetoi edhe moderatorja Bora Zemani, e cila mbrëmjen e kaluar e kishte vetëm me mikeshat.

Me anë të disa fotografive në Instagram, Bora shfaqet shumë e lumtur pranë shoqeve dhe tregon se ato ishin Shën Valentini i saj.
Nga ana tjetër, kujtojmë se historia e Bora Zemanit me Donald Veshajn ka qenë ndër më të komentuarat në Big Brother.

Vetë ajo ka qëndruar shumë e rezervuar dhe nuk ka reaguar edhe pse është përmendur shpesh herë.

Ja me kë e festoi ‘Shën Valentin’ Bora Zemani Read More »