ShowBiz

Publikohet sondazhi zyrtar i ‘Big Brother VIP’, ja kush e fiton çmimin e madh

Nata finale e Big Brother Vip duket shumë e ethshme. Deri më tani konkurenca ka qenë mjaft e fortë mes finalistëve ku epërsi kryesisht kanë pasur balerini Ilir Shaqiri dhe aktori Donald Veshaj.
Së fundmi, faqja zyrtare e Big Brothër VIP në Instagram ka përcjellë një postim për gjithsecilin ku pasqyrojnë disa nga momentet më të bukura të tyre gjatë aventurës në shtëpi.

Qytetarët kanë pasur si opsion pëlqyeshmërinë për një nga kandidatët e tyre të preferuar.

Si rezultat, nga të dhënat në faqen zyrtare të Big Brother VIP mësohet se konkurenti i preferuar deri më tani është balerini Shaqiri që shihet si fitues, i ndjekur ngushtësisht nga aktori Veshaj, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Në vijim pritet që gara të bëhet akoma edhe më e fortë duke mbajtur të mbërthyer fansat e secilit konkurent.
Gjithësesi nata finale rezervon të tjera surpriza ku në lojë janë futur edhe Call Center-a, kompani reklamimi, etj.

Rezultatet:

Ilir Shaqiri 59,621 like

Donald Veshaj 56,783 like

Beniada Nishani 25,046 like

Einxhel Shkira 17,443 like

Publikohet sondazhi zyrtar i ‘Big Brother VIP’, ja kush e fiton çmimin e madh Read More »

Donaldi bën kërkesën e papritur në ‘Big Brother VIP’

Shumë afër finales, Donaldi ka shprehur një dëshirë të veçantë. Aktori kërkon të ketë një vajzë.
Biseda ka nisur me Ilir Shaqirin pasi ky i fundit i ka kërkuar vajzës së tij Emily të bëjë një këngë për të. Emily ja ka realizuar dëshirën ditën e djeshme pasi publikoi këngën e titulluar “Va tutto bene”.

Finalisti i parë i Big Brother Vip nuk i ka mbajtur dot lotët pasi ka dëgjuar zërin e së bijës.

Me siguri situata emocionuese ka frymëzuar dhe Donaldin.

“Sa do të doja ta kisha një gocë, s’ka gjë le të mos bënte këngë,” – u shpreh ai.

Donaldi bën kërkesën e papritur në ‘Big Brother VIP’ Read More »

Shp ërthen në lot Beniada, cfarë ndodhi?

Beniada është një ndër finalistet e “Big Brother VIP”. Ndryshe nga çfarë ka ndodhur me banorët e tjerë, Beniadën e kemi parë rrallë të përl otur.

Ajo është pothuajse gjithmonë duke buzëqeshur, por së fundmi emo cionet kanë qenë goxha të mëdha. Modelja nuk i ka mbajtur dot lo tët teksa ka parë promon e finales së madhe.

“Kemi arritur deri këtu bashkë, si dy motra, dorë për dore”, i ka thënë ajo Einxhelit, ndërkohë që moderatorja është shprehur se nuk i besohet që kanë arritur deri këtu.

Shp ërthen në lot Beniada, cfarë ndodhi? Read More »

Blendi Fevziu: ‘Një personazh i famshëm më propozon për të mbjellë flokët falas’

Moderatori Blendi Fevziu duket se i reziston të gjitha propozimeve dhe nga cmimeve për flokët e tij. Në një intervistë për emisonin “Rudina” në Tv Klan, Fevziu tha se një miku i tij i kishte propozuar që të kryente një ndërhyrje për mbjelljen e flokëve, propozim që kishte shkaktuar të qeshura tek ai. Megjithatë u shpreh i vendosur se për një kohë të gjatë nuk do t’i ndryshonte asgjë pamjes së tij të jashtme.

Rudina Magjistari: Në ç’moshë kanë filluar flokët të të japin shenjat e lamtumirës?

Blendi Fevziu: Po ku di unë? Nuk e kam matur ndonjëherë. Nga të 30-at, besoj.

Rudina Magjistari: Si e ke përjetuar atë moment?

Blendi Fevziu: Asnjë lloj pr oblemi nuk kam pasur.
Rudina Magjistari: Ke qenë i përgatitur psikologjikisht se zakonisht burrat përballen me këtë pjesë?

Blendi Fevziu: As që e kam menduar fare. Madje, para ca kohësh isha duke u kthyer nga Kosova, më merr një miku ynë që del përditë në televizor e më thotë “dëgjo, kemi një specialist shumë të famshëm grek që merret me mbjelljen e flokëve dhe do të gjejë një figurë publike, t’ia bëjë si dhuratë, t’ia mbjellë”. I thashë “shiko, nuk ka pro blem, po të jap unë dy-tre emra”. “Jo, donte me ty”, tha, “jo, faleminderit më lër rehat”, i thashë. S’më ka shqe tësuar kurrë, as e kam menduar ndonjëherë.

Blendi Fevziu: ‘Një personazh i famshëm më propozon për të mbjellë flokët falas’ Read More »

Me motora luksoz dhe bluza të stampuara, Romeo gati t’i ‘vënë fI akën’ Vlorës: ‘Unë jam Donaldi’

Teksa vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e Big Brother Vip, gjysma e Donaldit, Romeo është nisur drejt Vlorës.

Së bashku me disa persona të tjerë, ata janë veshur me bluza të bardha të stampuara me foton e Donaldit dhe tekstin “Unë jam Donaldi”.

Në videot e publikuara nga vetë Romeo, çunat shihen teksa janë nisur për të shkuar drejt qytetit të lindjes së binjakëve me motora.

Romeo ka qenë mbështetja kryesore e Donaldit aty brenda. Ndonëse ai u fut brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” vetëm, binjaku i tij nuk e ka lënë asnjë moment vetëm.

Mesazhet me audio, ardhja me parashutë, supriza e fundit me helikoper, videot e shpërndara në rrjetet sociale, kanë qenë gjestet të cilat i kanë dhënë forcë Donaldit për të vazhduar aty brenda pa u lëkundur./newsbo mb.al

Me motora luksoz dhe bluza të stampuara, Romeo gati t’i ‘vënë fI akën’ Vlorës: ‘Unë jam Donaldi’ Read More »

Arjola Demiri habit me atë që i kanë thënë fëmijët e saj

Rrugëtimi i Arjola Demirit në “Big Brother VIP” përfundoi pak ditë para finales së madhe. Ajo ishte një nga banoret e preferuara të publikut, ku me ta ndau gjithë historinë e jetës së saj.
Aktorja e njohur është nënë e tre fëmijëve dhe e ndarë nga partneri i saj. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Arjola ka rrëfyer vështirësitë që ka pasur pas ndarjes dhe që të jetë bashkë me tre fëmijët e saj.

Si një grua beqare, padyshim që mund të krijojë ndjenja apo të ketë lidhje, por a ishte dikush brenda shtëpisë së BB VIP që e tërhoqi aktoren?

“E kam eksluduar automatikisht si gjë. Do i tregoja që do e pëlqeja, por nuk do merrja asnjë hap për hir të fëmijëve të mi aty brenda. Të thonë tani, shkoi mami në BBV, të zërë dhe një të dashur. Janë dhe xhelozë për mua. I tha Big Mama për mua, “Po mami do martohet”. Fëmijë i thanë: “Po mirë le të martohet po ai burri do flejë në kuzhinë”. Aty nuk ka pasur një mashkull qe më ka tërhequr fort se nuk do e kisha falur”, tha aktorja e njohur në “Ndryshe” në Top Albania Radio.

Arjola Demiri habit me atë që i kanë thënë fëmijët e saj Read More »

Ja çfarë postoi Beatrix për Donaldin 3 ditë larg finales

Vetëm 3 ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP dhe të gjithë po flasin se kush do e marrë fitoren. Beatrix Ramosaj, e cila nuk shkoi në darkën që kishin thirrur me ish banorët për shkak se ishte mër zitur nga një batutë e Ermal Mamaqit.

Ajo udhëtoi disa ditë drejt Dubait me kushërirën e saj Anxhelina ndërsa sot ka bërë një reagim në Instagram. Këngëtarja ka publikuar fotografinë e Donaldit me shkrimin: “Me ty” teksa i tregon ndjekësve numrat në të cilën mund të votojnë për t’i dhënë atij fitoren.

Lidhja mes aktorit të humorit, Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj ka qenë një prej lidhjeve më të komentuara.

Ja çfarë postoi Beatrix për Donaldin 3 ditë larg finales Read More »

Pak ditë para finales, Kledi Kadiu bën gjestin e papritur për Ilir Shaqirin

Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri nuk i kanë dhënë fund miqësisë mes tyre. Këtë e tregoi mbrëmë përmes një videomesazhi balerini Kadiu, i cili i uroi fitoren mikut të tij.
Kadiu tha se e sheh Ilirin fitues, dhe i vuri në pah atij durimin.

“Edhe nëse nuk fiton, rri i qetë se ke marrë pëlqimin e publikut shqiptar gjithandej”, u shpreh Kadiu.

Personazhet e tjera që u shprehën pro Ilirit ishin Klaudia Pepa, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Lei Kraja, Armina Mevlani apo Irma Libohova. Po ashtu kishte një mesazh për balerinin shqiptar nga një përfaqësues i Amiçit në Itali.

Kujtojmë se kudo në media ka qarkulluar lajmi se Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri nuk flasin me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë xhelozia për karrierën.

Pak ditë para finales, Kledi Kadiu bën gjestin e papritur për Ilir Shaqirin Read More »