ShowBiz

Ja çfarë pritet të ndodhë në finalen e Big Brother VIP

Sonte do të mbahet nata finale e spektaklit shumë të ndjekur, Big Brother VIP. Aventura e cila ka zgjatur më shumë se 136 ditë do të marrë fund me shpalljen e një fituesi, i cili do të fitojë çmimin e madh prej 115 mijë eurosh.
Pretendentët për të fituar këtë çmim janë finalistët që i rezistuan deri në fund kësaj gare: Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani (Jakic).

Teksa fansat e shumtë të spektaklit presin me padurim shpalljen e fituesit, duket se një mal me supriza janë përgatitur për shikuesit.

Tapeti i kuq

Duke qenë se ky Big Brother iu dedikua yjeve, produksioni ka vendosur që edhe mbrëmjen finale t’i trajtojë të gjithë banorët si yje.

Kështu, një nga risitë e mbrëmjes do të jetë tapeti i kuq, në të cilin do të sfilojnë të gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë pjesë e Big Brother VIP.

Sigurisht që ky tapet i kuq do të mirëpres me entuziazmin më të madh katër finalistët gjatë daljes së tyre.

Skenë e veçantë

Skenografia e natës finale gjithashtu ka ndryshuar dhe do të jetë speciale.

Këtë e bëri të ditur vet prezantuesja Arbana Osmani përmes një postimi në InstaStory, të cilin e fshiu vetëm pak pasi e publikoi.

Koreografi nga ish-banorët

Një koreografi e veçantë është gjithashtu ajo e cila do të prezantohet në hapje të finales së madhe.

Kjo performancë do të interpretohet nga ish-banorët që kanë qenë pjesë e formatit shumë të suksesshëm.

Ata kanë publikuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve imazhe nga provat që kanë zhvilluar për realizimin e kësaj koreografie.

Surpriza dhe mysafirë specialë për banorët

Duke qenë se i kanë rezistuar gjatë këtij rrugëtimi, për finalistët janë rezervuar surpriza të shumta.

Pritet që të premten të futet në shtëpi ish-banorja, njëherësh këngëtarja Beatrix Ramosaj, për t’i bërë një surprizë të dashurit të saj, Donaldit.

Ata të dy kanë qenë shumë të përfolur gjatë këtyre ditëve, pasi u tha se Ramosaj ndodhej në Dubai duke humbur mundësinë e takimit në një prej netëve të spektaklit, gjersa është konfirmuar nga vëllai i saj Albani, se është kthyer në Tiranë për finalen e madhe.

Këngëtari Alban Skënderaj gjithashtu mendohet se do të jetë një nga artistët që do të ofrojë befasi për banorët finalistë.

Sipas burimeve, këngëtari i shumë hiteve do të jetë prezent në skenën gjigante të Big Brother VIP për të interpretuar një repertor hitesh nga diskografia e tij muzikore.

Ja çfarë pritet të ndodhë në finalen e Big Brother VIP Read More »

Einxhel Shkira th yen rekordin botëror të ‘Big Brother’

Ndonëse u bë pjesë e lojë tre javë më vonë, Einxhel spikati që në fillim për karakterin e saj. Në puntatën e kaluar, Einxhel i tregoi Arbanës se kishte bërë të gjitha përllogaritjet dhe kishte dalë në përfundimin që kishte qenë 19 herë e nominuar në këtë format.

Kjo e ka bërë atë konkurrenten e cila është nominuar më shumë në historinë e “Big Brother” në të gjithë botën në këtë format.

Gjatë rrugëtimit të saj, ajo ka dalë 19 herë në nominim duke lënë pas kështu edhe një emër të famshëm të “Big Brother America”, Janelle Pierzina, e cila ka qenë në nominim 12 herë.
Në njërin prej rasteve, ajo u eleminua nga shtëpia por i rifut me biletën e kthimit. Teksa pak javë para finales ajo theu krahun duke u future edhe në operacion por gjithsesi nuk u dorëzua dhe sot është në finale e duke garuar për çmimin e madh.

Einxhel Shkira th yen rekordin botëror të ‘Big Brother’ Read More »

Sonte nata finale, zbulohet surpriza që kanë përgatitur ish-banorët e Big Brother VIP

Sonte në mbrëmje është finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP”. Pas katër muajsh qëndrimi në shtëpinë më të famshme të momentit, nesër do të shpallet emri fitues i këtij edicioni.

Spektakli pritet të ketë mjaft emocion dhe surpriza.

Edhe ish-konkurrentët do kenë një numër special për këtë mbrëmje.

Arbana ka publikuar disa prapaskena të ish-banorëve teksa po bënin prova lidhur me një kërcim që mesa duket do të jetë një surpizë si për banorët ashtu edhe për publikun.

Sonte nata finale, zbulohet surpriza që kanë përgatitur ish-banorët e Big Brother VIP Read More »

Beatrix mbështet fuqishëm këtë banorë të ‘Big Brother Vip’, nuk është Donaldi

Nata e sotme është edhe finalja e madhe e ‘Big Brother Vip’, ku surprizat e sigurtë që nuk do mungojnë.
Së fundmi është zbuluar se Trixa do jetë në studion e “Big Brother VIP” në mbështetje të Donaldit.

Madje, ajo sonte s’do të bëjë tifo vetëm për Donaldin, por edhe për mikeshën e saj Beniadën, me të cilën lidhi një marrëdhënie të ngushtë në shtëpi.

Në InstaStory, Trixa ka publikuar një moment të bukur me Beniadën brenda shtëpisë, teksa shkruan: “Një shoqe si ty”.

Duket se shoqëria e vajzave do të vazhdojë edhe pas “BBV”.

Beatrix mbështet fuqishëm këtë banorë të ‘Big Brother Vip’, nuk është Donaldi Read More »

Ilir gjen ‘surprizën’ bezdisëse në krevat/ Reagon Beniada: Për kokë të Arbanës nuk e bëra unë

Në natën e fundit që u ka mbetur të kalojnë në shtëpinë e Big Brother Vip, katër banorët finalistë ende nuk u kanë shteruar energjitë për t’i punuar rrengje njëri-tjetrit.
Këtë herë “pre” kanë rënë Iliri dhe Donaldi, ku njëra prej vajzave u ka he dhur në krevat xixa.
Teksa Ilir shkon për të fjetur, shikon “surprizën” mbi çarçafë, e në fakt nuk i pëlqen aspak. I njëjti “fat” ishte edhe për Donaldin.

Të dy djemtë i drejtohet Beniadës duke menduar se ka qenë ajo e cila e ka bërë. Duke qeshur, bukuroshja bionde i thotë se nuk fshihet pas kësaj loje. “Për kokë të Arbanës që nuk e kam bërë unë”, betohet ajo me shkaka.

Ilir gjen ‘surprizën’ bezdisëse në krevat/ Reagon Beniada: Për kokë të Arbanës nuk e bëra unë Read More »

Thy het rekordi i Big Brother VIP nga Einxhel Shkira, ja për çfarë bëhet fjalë

Moderatorja Einxhel Shkira është një ndër banoret më të përforlura të “BBV”, për lojën e saj, romancën me Dj Dagz, për in cidentin që i ndodhi brenda shtëpisë, si dhe së fundmi për debatin me Donaldin.

Edhe fare pak kohë na ndan nga zbulimi se kush do të jetë ai që do të jetë fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh. Tani emocioni është edhe më i fortë për të katërt finalistët, Ilirin, Donaldin, Einxhel dhe Beniadën.

E në gjithë këto muaj, ky ‘BBV’ nuk ka th yer vetëm rekorde shikueshmërie, por edhe një tjetër rekord mbarëbotëror, që në fakt e ka th yer pikërisht, konkurrentja Einxhel Shkira.

Ajo është më e nominuara në historinë e ‘Big Brother’ në të gjithë botën. Bukuroshja ka plot 19 nominime, duke kaluar kështu dhe rekordin e Janelle Pierzina në ‘Big Brother America’, e cila ka qenë në nominim 12 herë.

Thy het rekordi i Big Brother VIP nga Einxhel Shkira, ja për çfarë bëhet fjalë Read More »

Piktura e Donaldi Veshajt për Pavarësinë e Kosovës po ‘d jeg’ rrjetin

Sot është Pavarësia e Kosovës dhe nuk kishte se si të mungonin edhe urimet nga finalistët e “Big Brother VIP”.

Donaldi ka zgjedhur të realizojë portretin e Adem Jasharit me shumë entuziazëm. Ai fillimisht i ka kërkuar produksionit t’i sjellë një foto dhe më pas e ka pikturuar me sukses.

Rezultati në fund ishte mahnitës, teksa shoqërohet nën tingujt e këngës “Mora fjalë”, që i dedikohet heroit.

Kjo gjë është pëlqyer shumë nga fansat, të cilën e kanë publikuar në rrjetet sociale.

Piktura e Donaldi Veshajt për Pavarësinë e Kosovës po ‘d jeg’ rrjetin Read More »

24 orë para finales, fotot e Donaldit vendosen nëpër qytet: ‘Vlora është me ty’

Na ndajnë vetëm 24 orë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe tensioni sa vjen e shtohet më shumë. Kjo situatë nuk po ndjehet vetëm mes banorëve në shtëpi, por edhe jashtë fansat po lobojnë fuqishëm.

Së fundmi, një banderolë është vendosur në qytetin e Vlorës, në të cilën është fotoja e Donald Veshajt.

‘Vlora është më ty Donald’, shkruhet sipër fotos.

Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit ka vendosur të mos humbasë kohë dhe të përgatis një tjetër “çmenduri” për banorin. Ndërkohë, të gjithë janë bërë kureshtarë të dinë se kush është fituesi i “Big Brother VIP”.

24 orë para finales, fotot e Donaldit vendosen nëpër qytet: ‘Vlora është me ty’ Read More »