ShowBiz

Fitoi çmimin e madh, ja çfarë bën Iliri në orët e para të mëngjesit

Përveç se arriti që të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, siç duket Ilir Shaqiri ka gjetur edhe miqësinë e vërtetë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Pasi shumë orësh spektakël, dhe pasi rrëmbeu fitoren që ia dhanë shqiptarët, Iliri është shfaqur në rrjetet sociale në shoqërinë e mikut të tij, Sabianit.

Sabiani: 100 mijë euroshi im.
Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë!

Sabiani: Është vëllai i të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 130 ditë
Iliri: Ju duam shumë
Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë të vetëm fare. Vetëm me Zotin. Nesër do ju bëjmë një video tjetër.

Në një tjetër video, Iliri shfaqet duke ngrenë bukë në orët e para të mëngjesit. Bukë, djathë, domate dhe proshutë.

Ndërkohë që nuk mungon batuta e Sabianit teksa thotë se; ‘ja çfarë hanë fitimtarët’.
Ndërsa Iliri ia kthen: “Këta jemi ne popull. Është ora 6 e mëngjesit…Domate, djathë.”.

Fitoi çmimin e madh, ja çfarë bën Iliri në orët e para të mëngjesit Read More »

Balerini Ilir Shaqiri shpallet fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania VIP

Balerini Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania VIP. Ai u shpall fitues në një garë të ethshme me Donald Veshajn, pas 136 ditësh izolimi në shtëpi, ku u është dashur që të përballen me emocione të forta.

Pas fitores së Shaqirit, Donaldi tha se ai pak a shumë e priste që Iliri të triumfonte, por gjithsesi u shpreh i kënaqur për eksperiencën e kaluar në Big Brother VIP Albania.

Donaldi falënderoi të gjitha ata që e kanë mbështetur përgjatë eksperiencës së tij në shtëpinë e famshme të cilën e cilësoi si një përvojë unike.

Për Ilirin dhe Donaldin ishin përgatitur dje dy surpriza madhështore, qoftë për takimet me prindërit e tyre, qoftë te partneret që hynë për ti emocionuar brenda shtëpisë.

Më herët, nga shtëpia u eliminuan modelja e njohura Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira, të cilat u shpërblyen përkatësisht me 10 mijë euro. Përveç 10 mijë eurove, Shkira do te zhvillojë edhe një emision në televizionin Top Channel.

Banorët qëndruan për gati 5 muaj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duke dhuruar spektakël edhe emocione të shumta, ku disa prej tyre dolën edhe çifte.

Balerini Ilir Shaqiri shpallet fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania VIP Read More »

Shtatzënë për herë të tretë/ Zbulohet gjinia e bebit të Arbana Osmanit dhe sa muajshe është ajo

Nata finale e “Big Brother VIP” ka nisur me emocione të forta që në fillim të spektaklit.
Arbana Osmani teksa rrëfeu eksperiencën e saj të veçantë si moderatore e formatit, ka dhënë gjithashtu edhe lajmin e bukur që është shtatzënë për herë të tretë.

Ndërkohë, burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se Arbana është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze!

Rikujtojmë se dyshimet për shtatzëninë e saj kanë nisur kur Arbana ka ndarë disa kohë më parë një video në llogarinë e saj të “Instagram” ku shfaqet Joni teksa luan me kukullat beba gjatë kohës që kanë qenë me pushime. Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë pikëisht fraza që Arbana ka shkruar mbi foton e publikuar.

“Jemi gati për një motër!”- ka shkruar ajo teksa ka etiketuar edhe Eduartin.

Ndërkohë, ditën e sotme, në “PRIME”-n e fundit të “BB VIP”, ajo i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj përrallore e veshur me një kostum e më pas një fustan të kuq plot elegancë e me një varëse mahnitëse.

Ajo ka zgjedhur kostumin Alexander McQueen që ka kushtuar plot 5050$, ndërkohë që varsja në formë gjarpri Roberto Coin kishte vlerën prej 10.500$.

Shtatzënë për herë të tretë/ Zbulohet gjinia e bebit të Arbana Osmanit dhe sa muajshe është ajo Read More »

Big Brother nuk mbaron sonte/ Sara Hoxha bën njoftimin befasues

Producentja Sara Hoxha në një kronikë për lajmet ka zbuluar një tjetër detaj.

Ajo është shprehur se do të ketë edhe tre puntata të tjera “post Big Brother”, ku personazhet do të mblidhen të gjithë së bashku për të diskutuar për ato c’ka ka ndodhur brenda shtëpisë.

Iliri, Donaldi, Einxhel dhe Beniada janë katër finalistët e këtij edicioni. Katër finalistët janë pretendent për të fituar çmimin e madh, megjithatë nuk dihet se cili nga ata do e ketë fatin për fitore.

Ndryshe, dy nga finalistët meshkuj, Iliri dhe Donaldi, në “Dhomën e Rrëfimit”, janë pyetur se kush do e fitojë edicionin dhe pa hezitim kanë deklaruar emrat e tyre.

Big Brother nuk mbaron sonte/ Sara Hoxha bën njoftimin befasues Read More »

Arbër Hajdari i kërkon falje publikisht Einxhel Shkirës, ja për çfarë bëhet fjalë

Ka nisur me Einxhelin surprizat e kësaj nate në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Është dhënë një klip, ku u pasqyrua e gjithë aventura e saj në shtëpi.
“Jam shumë krenare për këtë rrugëtim, për këtë aventur. Jam shumë e lumtur që kam thënë ‘po’”,tha Einxheli.

Ndërkohë, opinionisti Arbër Hajdari i ka kërkuar falje që ka dy shuar te lidhja e saj me Dj Dagz.

“Më lejoni t’i kërkoj ndjesë kur kam dy shuar për marrëdhënien që ajo kishte me Dagz. Po më besoni e ka merituar të jetë në finale. Unë kam qene tre orë brenda asaj shtëpie dhe nuk është e lehtë t arrish deri këtu”, u shpreh Arbëri.

Arbër Hajdari i kërkon falje publikisht Einxhel Shkirës, ja për çfarë bëhet fjalë Read More »

Olti Curri nxjerr ‘zbuluar’ Donaldin: Ja çfarë do të ndodhte nëse nuk do përfshihej Bora në Big Brother

Olti Curri, i cili ka bërë komente gjatë gjithë Big Brother-it dhe sot që është finalja e edicionit të parë VIP, faqe të shumta dhe personazhe të ndryshëm kanë bërë sondazhe në rrjetet e tyre sociale.
Olti ka bërë një video në Youtube ku ka komentuar 4 finalistët. Për Ilirin tha se nuk e ka shijuar shumë lojën për shkak se ka bërë llogari gjatë gjithë kohës. Për Einxhel tha po ashtu se ka një stil të vjetër loje dhe i ngjan Ermelës, fituese e një prej edicioneve të BB.

Ndërkohë për Donaldin tha se ka bërë lojë dyshe gjithmonë dhe se ka përdorur historitë për vëmendje. Ai tha se po të mos ishte Bora aq e famshme, për Donaldin nuk do kishte pasur kaq zhu rmë në rrjetet sociale.

“Ka qenë banori me më shumë surpriza aty brenda, me super marketing nga jashtë. Kërkonte shumë herë më lini të flas më lini të flas dhe kur i jepej fjala, nuk është se artikolonte ndonjë temë që do kujtohet gjatë në historinë e Big Brother apo në historinë e televizionit shqiptar.”

Teksa për Beniadën, Olti tha se është një banore që ai e do shumë dhe që ajo nuk ka hu mbur në asnjë moment fminilitetin e saj. Ai u shpreh se Beniada solli frymë europiane dhe po ashtu ishte shumë elegante në stil dhe pa e tepruar asnjëherë.

“Ka pasur një look elitar në veshje. Ka qenë gjithmonë seksi por pa e tepruar. Ka qenë personazhi më viral i rrjeteve sociale.”

Olti tha se momentet e trishta në skaletë ka penalizuar shumë banorët, pasi ata do shfaqeshin më shumë të qeshur, të rinj e shakatarë.

Olti Curri nxjerr ‘zbuluar’ Donaldin: Ja çfarë do të ndodhte nëse nuk do përfshihej Bora në Big Brother Read More »

Arbana Osmani konfirmon së është shtatzënë: ‘Këtë vit Big Brother e kemi prezantuar dy veta’

Arbana Osmani është shtatzënë. Lajmin e dha vetë në natën finale të ‘Big Brother’. Ai e zbuloi në nisje të kësaj puntate.
“Big Brother e kanë prezantuar këtë vit 2 veta”, tha Arbana.

Nuk dihet se sa muajshe është Arbana dhe as gjinia e bebes, teksa moderatorja është nënë e 2 djemve.

Arbana Osmani konfirmon së është shtatzënë: ‘Këtë vit Big Brother e kemi prezantuar dy veta’ Read More »

Arbana Osmani merr mesazhin e papritur, nuk është Eduardi…: ‘Mirëmëngjes Panda ime që më bëre të shoh tv mbas shumë vitesh’

Sot është një ditë me plot emocione për moderatoren e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani. Ajo do të shpallë fituesin e madh mes katër banorëve, Donald, Ilir, Einxhel dhe Beniada.

Duket se Arbana e ka nisur këtë 24 orësh të fundit me mesazhe nga më të bukurat nga shoqja e saj e ngushtë, Xhemi.

“Mirëmëngjes Panda ime që më bëre të shoh tv mbas shumë vitesh, as veten time nuk shihja. Suksese 100 herë sonte shpirti! Të kam zemrën time gjithmonë”, ka shkruar Xhemi dhe Osmani nuk ka nguruar ta ndajë në rrjetet sociale.

Arbana Osmani merr mesazhin e papritur, nuk është Eduardi…: ‘Mirëmëngjes Panda ime që më bëre të shoh tv mbas shumë vitesh’ Read More »