ShowBiz

Monika dhe Antonela tallen keq me Iliri Shaqirin, ja shkaku…

Ditën e djeshme në media qarkulloi me shpejtësi lajmi i martesës së Ilir Shaqirit. U tha se ai do bënte një festë në Durrës me rreth 100 persona. Ndonse pak më vonë ky lajm u tha se nuk ishte i vërtetë.

Nisur nga kjo sot Monika Lubonja dhe Antonela kanë publikuar një video në Insta Story me dilemën e tyre më të madhe: është apo jo i vërtetë lajmi. Më tej ato bëjnë ironi e batuta me Ilirin e lajmin e dasmës, ndonse ato nuk e përmendin por kuptohet teksa Antonela e quan “Gjino”.

Kjo dasma e papritur na futi në mendime, tani më ndoshta Iliri ka marrë lekët si fitues i Big Brother e nga qejfi do të bëjë aheng, meqë u fol edhe se s’do i merrte kurr, e tani më i janë dukur si lekë të rëna nga qielli.

Ose Iliri ka ngelur pak hollshëm me lëvizjet e shumta drejt Shqipërisë e dasmën e ka gjetur si mundësi për të mbledhur lekë. Nëse Monika me Antonelën kanë dilemë nëse dasma do bëhet, ne kemi dilemë nëse ai do shpenzojë lekët e Big Brother apo do fitojë për qejfin e tij.

Monika dhe Antonela tallen keq me Iliri Shaqirin, ja shkaku… Read More »

Aktori Florjan Binaj, zbulon publikisht sekretin e tij

Aktori Florjan Binaj ka treguar një detaj të panjohur për publikun, të cilin nuk e ka shfaqur më herët. Tatuazhet janë një pasion tiji mesa duket, pasi ai thotë se ka një sasi të konsiderueshme të tyre.
Rudina Magjistari: Çfarë është diçka që teleshikuesit nuk e dinë për ty dhe nëse ti do ta thoje, ne do habiteshim?

Florjan Binaj: Kam shumë tatuazhe.

Rudina Magjistari: Ke shumë tatuazhe? Sa?

Florjan Binaj: Kurrizi, është gjysma e zënë. Pronë private.
Rudina Magjistari: Vërtet? S’e ke treguar ndonjëherë këtë?

Florjan Binaj: Jo, këto janë gjëra personale.

Rudina Magjistari: Dhe çfarë ke tatuuar?

Florjan Binaj: Kam bërë disa portrete të Rilindjes italiane për vajzën time, për djalin, për mbesën dhe tani për Vjosën.

I pyetur nga Rudina Magjistari nëse do t’i tregonte ndonjëherë, Binaj u shpreh se për të janë personalë.

Aktori Florjan Binaj, zbulon publikisht sekretin e tij Read More »

Mozzik futet brenda shtëpisë së BBV, shoqërohet nga Donaldi

Reperi i njohur, Mozzik është futur brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ka qenë Donaldi ai që ka publikuar një video nga ky moment.

Në videot e publikuara reperi shihet në ambientet e shtëpisë së famshme dhe e gjitha ka të bëjë me emisionin e ri të Donaldit dhe Romeos, ‘Më lër të flas’.

‘Nesër ora 21:00 Më lër të flas”, shkruajnë Mozzik dhe Donaldi në postimet e tyre.

Mozzik futet brenda shtëpisë së BBV, shoqërohet nga Donaldi Read More »

Beniada kalon natën me ish-banorin e Big Brother Vip! Çfarë po ndodh mes tyre?

Ardit Çuni ka deklaruar se do vijonte njohjen me Beniada Nishani pas daljes “Big Brother VIP” dhe diçka e tillë po ndodh. Pyetja që kanë ndjekësit e tyre është: si shokë apo diçka më shumë?

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP” e kanë kaluar ditën e djeshme në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mikeshës së modeles, duke mos ngurruar të ndanin pamjet edhe në rrjetet sociale. Fillimisht ata kanë drekuar dhe më pas janë zhvendosur në shtëpinë e Beniadës.

Në fillim të formatit u fol shumë rreth marrëdhënies së tyre dhe u mendua se mund të lindte diçka. Por, ishte Beniada ajo që u tërhoq duke thënë se Arditin e ka vetëm shok.

Megjithatë, këngëtari ka folur shpesh për Beniadën në dalje të ndryshme televizive dhe madje është shprehur se po pret që ajo të dalë dhe të vijojnë njohjen e ku i dihet mund të lind edhe ndonjë gjë mes tyre. Mirëpo, Beniada ka surprizuar me deklaratat e saj për këngëtarin pas daljes. Teksa ishte e ftuar në “E diell”, ajo u pyet lidhur me deklaratat e tij.
Modelja u shpreh se midis tyre nuk egziston asgjë dhe shtoi se nuk ka shans që ata të lidhen. Beniada tha se midis tyre ka vetëm miqësi, madje u shpreh se Arditi fle akoma me biberon. “Arditi më duket sikur po fle akoma me biberon në gojë, sepse nuk kemi pasur asnjë herë asnjë gjë. As ai nuk ka pasur ndonjë pëlqim ndaj meje dhe as unë nuk kam interes për të. Është një shok shumë i mirë por nuk ka shans që ne të dy të lidhemi.”- është përgjigjur Beniada me humor.

Deklarata e saj u mor me sportivitet edhe nga këngëtari teksa tashmë vazhdojnë miqësinë bashkë. Apo Arditi do arrijë t’i vërtetojë Beniadës të kundërtën?

Beniada kalon natën me ish-banorin e Big Brother Vip! Çfarë po ndodh mes tyre? Read More »

Dikur moderatore, sot biznesmene e fuqishme, e gjeni dot për cilin personazh bëhet fjalë? (foto)

Sot bota e televizionit për të ka kaluar në plan të dytë. Bëhet fjalë për Amarda Toskën, e cila e ka nisur karrierën në ekran si balerinë.

Por shumë pak e njohin si balerinë, pasi Amarda u bë më pas moderatore e “Portokallisë” ku ishin edhe fillimet e saj në këtë drejtim.

Por sot ajo i është përkushtuar biznesit dhe familjes edhe pse në çdo dalje të rrallë televizive, apo në rrjetet sociale, publiku i kërkon rikthimin në ekran.

Amarda ka rreth 12 vite e martuar me aktorin Ermal Mamaqi dhe çifti janë prindër të dy fëmijëve, Joel dhe Sia.

Ne foton e paraqitur, vajza ne fjale është Amarda Toska ne femijërinë e saj. Siç e shikoni mban po te njejten thjeshtesi dhe simpati si në ditët e sotme.

Dikur moderatore, sot biznesmene e fuqishme, e gjeni dot për cilin personazh bëhet fjalë? (foto) Read More »

Njihuni me vendimin më të fundit të balerinit Ilir Shaqiri, zbardhet çfarë po ndodh me jetën e tij private

Ilir Shaqiri do të martohet këtë fundjavë. Ai dhe partnerja e tij do i drejtohen altarit këtë të shtunë.

Vip Magazine thote se fituesi i i edicionit të parë të Big Brother Vip ka zgjedhur një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës.

Ndërkohë mësohet se pjesë e gëzimit të tyre do të jenë më shumë se 100 të ftuar.

Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona.

Duket se balerini i njohur ka zgjedhur ta çojë deri në fund adetin për të pasur një kujtim të bukur me aktoren italiane Emanuela, me të cilën ka edhe një vajzë, Emily.

Njihuni me vendimin më të fundit të balerinit Ilir Shaqiri, zbardhet çfarë po ndodh me jetën e tij private Read More »

Romeo Veshaj është single? Aktori i humorit tregon si qëndron e vërteta

Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi janë një ndër dyshet më të komentuara në mediat rozë.

Ata prej kohësh përflitet se i kanë dhënë fund lidhjes, mirëpo vetëm mbrëmjen e sotme, aktori ka zbuluar si qendron e vërteta.

I pyetur nëse vëllezërit Veshaj janë single apo jo, Romeo ka deklaruar se ai vetë po, duke lënë të kuptohet gjithçka.

“A mund të flas për veten se për Donaldin nuk e di”, ka thënë ai, ku më tej ka vazhduar: “Unë jam single, me Donaldin jam zënë s’flasim për karikusin nuk e di si është”.

Romeo Veshaj është single? Aktori i humorit tregon si qëndron e vërteta Read More »

Iliri i dha gjysmën e parave që fitoi në ‘Big Brother VIP’? Sabiani jep përgjigjen ‘epike’

Miqësia e tyre nisi gjatë BBV, por vazhdoi edhe pas daljes nga shtëpia.

Kur ishin brenda shtëpisë Sabiani i thoshte Ilirit se ‘ti je 100 mijë euroshi im’!

I ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën”, Sabiani u pyet nëse Iliri i ka dhënë ndonjë lek nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh.

“Këto janë gjëra që na përkasin vetëm mua dhe Ilirit. Nuk keni për t’i mësuar kurrë”, u përgjigj Sabiani.

Iliri i dha gjysmën e parave që fitoi në ‘Big Brother VIP’? Sabiani jep përgjigjen ‘epike’ Read More »