ShowBiz

Spartak Ngjela komplimenton Bora Zemani: ‘Bora ti je ikonë absolute e bukurisë, kryevepër arti’

Avokati Spartak Ngjela, përveç analizave shumë të thelluara, ndonjëherë edhe më të thelluara seç duhet, për gjeopolitikën, SHBA-të dhe veçanërisht për Sali Berishën, ka treguar se ka edhe një pasion mjaft interesant në jetë.

Ngjela, herë pas here iu shkruan vajzave të showbizz-it në Facebook, duke i komplimentuar për pamjen dhe për arritjet që kanë në karrierë.

Këtë herë avokati i ka bërë një koment Bora Zemanit , duke e quajtur “ikonë absolute të bukurisë” dhe “kryevepër arti”. Kohë më parë ka komplimenduar edhe këngëtaren nga Vlora Rovena Ibrahimi.

“Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë. Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike. Ju përshëndes miqësisht…”, shkruan avokati.

Adresa ku Ngjela ka bërë komentin nuk është e moderatores Zemani, por një adresë fallco, megjithatë urojmë që ky mesazh i Ngjelës të arrijë patjetër te Bora.

Spartak Ngjela komplimenton Bora Zemani: ‘Bora ti je ikonë absolute e bukurisë, kryevepër arti’ Read More »

TCH e gënjeu për emisionin që i premtoi? Einxhel Shkira zbulon të vërtetën

Moderatorja Einxhel Shkira ka hedhur poshtë gjithë dys himet që janë hedhur mbi emisionin që ‘Top Channel’ i premtoi gjatë kohës që ajo ishte pjesë e ‘Big Brother VIP’.

E ftuar në emisionin ‘Why? Not’, ish-banorja e BBV bëri të ditur se së shpejti do të vijë me emisionin e saj, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.

“Shumë pyetje dhe mesazhe më kanë ardhur për emisionin dhe unë jo se nuk kam pasur një përgjigje, e kam pasur. Kam dashur kohën time që t’i diskutoj gjërat, kohën time që të pushoj dhe nuk jam marrë që të jap një përgjigje, kjo është hera e parë që unë po jap një përgjigje shumë ekzakte.

Emisioni fillon në shtator. Kauza për të cilën unë lu ftova brenda do jetë shtylla kryesore e emisionit, pra bursat për vajzat, plotësimin e nevojave të tyre për vajzat që duan të realizohen në jetë, për gratë që duan të jenë të pavarura por nuk e kanë pasur një përkrahje ose nuk e kanë shpirtin aq luftarak sa dikush tjetër që i ka vënë shke lmin çdo pengese dhe ja ka arritur.
Ne duam të jemi dora që do t’i ndihmojë, dera ku mund të trokasin dhe kjo është shtylla kryesore. Në ditët në vijim do informohen ku mund të drejtohen, kush do jetë pika jonë e kontaktit.

Patjetër që do kemi të ftuara dhe ajo që unë kam kuptuar është që këto vajza kanë pafund nevojë për shembuj inspirimi.”, tregoi Einxhel Shkira.

TCH e gënjeu për emisionin që i premtoi? Einxhel Shkira zbulon të vërtetën Read More »

Aktorja e njohur Monika Lubonja ekspozon linjat se ksi në plazhin e Jugut (foto)

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka nisur pushimet. Ajo ka ndarë në Instagram disa foto nga plazhi i jugut të Shqipërisë. Monika shfaqet shumë sek si, e veshur me rrobaplazhi dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Mirëpo, ai që ka nxitur më shumë reagime është komenti i saj i cili duket si thumb për dikë.

“Dhe ky shkëmbi është më i butë se zemra e…”, ka shkruar aktorja. Nuk dihet se me kë e ka konkretisht Monika, por ndjekësve i ka shkuar mendja menjëherë te Iliri, pasi siç dihet që nga periudha e “Big Brother VIP” mes tyre ka pasur shumë ngacmime./abcnews.al

Aktorja e njohur Monika Lubonja ekspozon linjat se ksi në plazhin e Jugut (foto) Read More »

Beatrix Ramosaj habit me kërkesën e saj ndaj ndjekësve

Ditë më parë, Beatrix Ramosaj ka publikuar një video ku ka reaguar për herë të parë ndaj bu llizmit që iu ka bërë asaj.
Madje ajo në video është shfaqur tejet e përlo tur, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj ajo ka marrë mbështetje të madhe jo vetëm nga ndjekësit e saj por edhe nga fytyra publike.

Por ajo sot ka habitur sërish ndjekësit e saj me një kërkesë ndaj tyre.

Duke parë fenomenin në rritje të bullizmit, Trixa duket se ka gjetur një mënyrë që t’i kontribuojë lu ftimit të kësaj dukurie.

Ajo përmes një shkrimi të publikuar në ‘InstaStory’, iu ka bërë thirrje ndjekësve të saj që t’i shkruajnë në adresë të saj të gjitha historitë e tyre të bullizmit, në mënyrë që pasi t’ publikojë ato, të ndihmojë të tjerët që mund të jenë në një gjendje t alljeje në këto momente.

“Hey miq virtualë. Sot do të doja t’ju ndihmoja pak më shumë! Përulësisht ju ftoj të ndani me mua historitë tuaja në përballje me bu llizmin dhe dh unën. Si e keni tejkaluar? Çfarë ju ka ndihmuar? Shpresoj që kështu mund të frymëzojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin! Pres me padurim t’ju lexoj, jam e bindur se kam shumë për të mësuar! E juaja, Trixa”, ka shkruar këngëtarja në ‘InstaStory’.

Beatrix Ramosaj habit me kërkesën e saj ndaj ndjekësve Read More »

Një moderatore apo një këngëtare? Ja kush puth më mirë sipas Donaldit

Mbrëmjen e kaluar ishte episoda e parë e emisionit “Më lërë të flas”.
Në këtë episodë kishte të ftuar të ndryshëm, shkruan lajmi.net.

Në njërën nga rubrikat e këtij emisioni, ishte protagonist Donaldi i cili u përgjigj në disa pyetje jo fort të lehta.
“Kush puth më mirë, një këngëtare apo një moderatore”, ishte njëra nga pyetjet për Donaldin.

“Një këngëtare që më vonë bëhet moderatore”, ishte përgjigjja e tij.

Ndryshe Donaldi famën e madhe e mori gjatë qëndrimit të tij në “BBV” ku dhe u komentua për trekëndëshin që e krijoi vet ai.

Një moderatore apo një këngëtare? Ja kush puth më mirë sipas Donaldit Read More »

Ngiste makinën me shpejtësi, e pëson keq këngëtari i njohur shqiptar

Këngëtari i dashur për publikun, Butrin Imeri, duket se ka shk elur rregullat e qarkullimit rrugor mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Artisti ka tejkaluar normat e lejuara në një zonë të banuar në kryeqytet.

Bëhet e ditur se këngëtari është gjo bitur nga po licia e Tiranës me 60 mijë lekë.

Ngiste makinën me shpejtësi, e pëson keq këngëtari i njohur shqiptar Read More »

Martohet Ilir Shaqiri? Artisti poston foton e parë nga ‘dasma’: ‘Duke pritur krushqit’

Në rrjet kanë qarkulluar lajme të ndryshme për martesën e Ilir Shaqirit. Balerini ka vendosur të zhvillojë një ceremoni në bregdet dhe kjo ka ngjallur shumë interes te publiku që padyshim është kurioz për detajet e dasmës.

Ai dhe Emanuela do ta zhvillojnë dasmën këtë të shtunë, në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Mësohet se pjesë e gëzimit të tyre do të jenë më shumë se 100 të ftuar.

Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona.

Foton e parë e zbuloi vetë balerini i cili shtrirë në një shezlong në plazh mbishkroi: “Tu prit krushqit” bashkangjitur me emojin e dy bretkosave dhe një gorille.

Martohet Ilir Shaqiri? Artisti poston foton e parë nga ‘dasma’: ‘Duke pritur krushqit’ Read More »

Pas ‘sherrit’ për ‘BBV’ Donaldi përballet për herë të parë me Lori Hoxhën,  ja çfarë ndodhi mes tyre

Lori Hoxha është e ftuara e parë në premierën e emisionit “Më lër të flas” i drejtuar nga Donald dhe Romeo Veshaj.

Kjo ishte përballja e parë e tyre pas “sherrit” të përfolur në portale për finalen e Big Brother VIP.

Donaldi ka folur për herë të parë në lidhje me këtë, teksa është rikrijuar ajo natë. Lori i dha çmimin e madh Donaldin, ndërsa përtej humorit aktori deklaroi se nuk është i mërzitur që hu mbi me ilir Shaqirin, ndërsa shtoi se ai ka fituar zemrat e publikut.

“Nuk jam i mërzitur që nuk e fitova ‘Big Brother VIP’, unë kam fituar zemrat e të gjithëve dhe kjo është një fitore për mua. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur.”- tha Donaldi.

Pas ‘sherrit’ për ‘BBV’ Donaldi përballet për herë të parë me Lori Hoxhën,  ja çfarë ndodhi mes tyre Read More »