Moderatorja Luana Vjollca ka bërë së fundmi ca veprime të dy shimta në llogarinë e saj në Instagram, duke i bërë merak të gjithë fansat e saj.
Pasi çaktivizoi fillimisht adresën, Luana u kthye sërish në rrjetin social por kësaj here fshiu çdo foto të sajën nga profili.
Madje, vendosi të heqë edhe foton e profilit nga Instagrami.
Po ashtu, në InstaStory moderatorja publikoi pak orë më parë një foto të sajën ku në fakt tregon shumë pak, ndërsa postimin e shoqëron me shkrimin “Tr aumë”.
Nuk e dimë ç’ka ndodhur vërtetë me moderatoren, mirëpo pak ditë më parë ajo bëri me dije se po punonte për një projekt të ri muzikor. Ndaj, kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen që dëshiron për këngën e re që po sjell.
Këngëtarja e njohur, Fifi, ka disa muaj që është duke shijuar romancën e saj me Adis Patushin. Ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë postimet ku shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Çifti duket se është në çdo moment bashkë dhe është shumë i dashuruar
E kur Fifi e Adisi bënë publike lidhjen e tyre, fansat ishin kuriozë të dinin s çfarë mendon ish-bashkëshortja e tij, Adrola Dushi për këtë marrëdhënie.
Modelja e dashur për publikun ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Why Not”, ku është pyetur se çfarë mendimi ka për Fifin dhe ajo i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj.
Sipas Adrolës, këngëtarja është një artiste të cilën ajo e vlerëson shumë dhe teksa të gjithë prisnin një reagim në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-partnerin e modeles, Dushi i uroj këngëtares shumë lumturi në jetën e saj.
“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”– u shpreh ajo.
Adrola dhe Adisi u bënë për herë të parë prindër të një djali por pak kohë pas ardhjes së tij në jetë, ata u ndanë dhe tashmë kujdesen të dy për Troin ndonëse ai jeton me Adrolën.
Ana Gjini është mjaft e komentuar në rrjet pas pjesëmarrjes së saj në “Për’puthen”. Ajo tashmë nuk është më pjesë e emisionit të dashurisë, pasi ka pak kohë që ka dalë çift me Bruno Shemon.
Së fundmi, Ana ka dhënë një intervistë në të cilën ka zbuluar disa të pathëna rreth jetës së saj private. Ajo ka rrëfyer se ka qenë e lidhur për 7 vite dhe kjo romancë vitet e fundit ishte kthyer në marrëdhënie toksike.
“Kam pasur një lidhje shumë të gjatë, 7 vite dhe në vitet e fundit kaloi në një lidhje toksike. U bë shumë bajat çdo gjë, shumë toksike, vetëm llogari. Dashuri nuk kishte në mes, vetëm kërkesa llogarie, si nga ana e atij, si nga ana ime”, u shpreh Ana e ftuar në “Glamour Zone”.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” tregoi se personi në fjalë e tra dhtonte. Ana i kishte vendosur GPS në makinë për ta zbuluar.
“I vura GPS në makinë për 6 muaj. E kapa dyuke biseduar në telefon, por ai justifikohej. Unë doja ta vërtetoja që më gënjente, dhe bleva GPS të cilin ia vendosa në makinë. Atje zbulova që ai shkonte në vende të pazakonta”, tha ajo.
Këngëtarja Fifi foli sonte për marrëdhënien që ka me ish-banorët e Big Brother VIP, pas përfundimit të spektaklit në tch.
Ajo gjithashtu komentoi se përse Arjola e ka bërë bllok në rrjete sociale.
“Refuzoj me u marrë me shumicën prej tyre dhe jam takuar me disa prej tyre, nuk kam bërë njeri bllok, thjesht pashë që dikush më kishte bërë bllok.
Kam shprehur pëlqim për dy a tre personazhe atje. Mbase gjithçka shihet, kam parë se kush s’ka folur dhe kush ka folur prapa krahëve për mu, kam dëgjuar gjëra të rënda.
Por zënkat tona kanë ndodhur tre javorshin e parë dhe pas tre javëshit kam parë që duhet ta përkrah këtë njeriun”, tha Fifi.
“Për me i ik pakëz asaj vorbullës që ishte faza e Big Brother unë kisha sulme të padiskutueshme, kam humbur edhe miq.
Më kanë thënë ishalla nuk bëhet më se ajo është shtirur. Unë nuk kam dashur kurrë t’i bëj lidhjet e mia publike, por e kam bërë publike për të treguar se sa e dashuruar jam unë me atë”, shtoi Fifi.
Kujtojmë se këngëtarja Fifi ishte ndër të vetmet banore të Big Brother VIP, në të cilën u panë të gjitha anët e njerëzores, përtej anës artistike që të gjithë e kishin parë para se ajo të ishte pjesë e spektaklit.
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio regjisorja dhe ventrilokuistja e njohur Arjeta Dhima e cila prej 8 vitesh është edhe trajnuese e të folurit në publik. Si ka lindur dëshira e Arjetës për t’u marrë me të folurën në publik? Për këto e të tjera zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.
Ndërkaq, cilët nga këta VIP-a kanë nevojë për një trajnim të të folurit në audiencë, ajo bëri këtë renditje:
Arilena Ara: Intervista është tjetër gjë sepse je duke folur për veten por Arilena është një këngëtare shumë e mirë. Pjesa e të folurit është delikate edhe për pjesën e aktorëve edhe të këngëtarëve sepse këngëtarët këndojnë mbi notat që i ka krijuar dikush tjetër. Nuk e kam dëgjuar shumë por është figurë e pastër, vajzë e këndshme.
Elvana Gjata: Elvana është këngëtare dhe aktore shumë e mirë. Nuk e kam dëgjuar shumë të drejtojë një emision për shembull.
Alketa Vejsiu: E ka trajnuar veten në atë mënyrë që të jetë gjithmonë e para. Flet pak shpejt dhe një audiencë me përceptim të avashtë nuk e kap dot atë që do të përcjellë.
Ermal Mamaqi: E përballon audiencën shumë mirë si aktor edhe si folës. Është një figurë që nuk i trembet audiencës dhe nuk ka komplekse. Po eksploron fuqishëm me figurën e tij.
Grida Duma: Unë di që ka bërë një trajnim në Danimarkë në lidhje me politikën. E folura është tjetër gjë. Grida është pozicionuar tek ai personi që do patjetër që fjala t’i godas përmes aktrimit.
Alban Musa: Është një aktor shumë i mirë. Ka një diapazon shumë të lartë, një karakter i jashtëzakonshëm. Një drejtues emisioni shumë popullor që ke qejf ta dëgjosh. Është një “kafshë” ekrani.(qesh)
Ardit Gjebrea: Është shumë popullor për audiencën shqiptare dhe çfarëdo që të bëj është i pranueshëm, është i përceptueshëm dhe prezent në familjet shqiptare.
Luana Vjollca: Të dyja motrat Vjollca kanë pasur nevojë, akoma kanë nevojë por mesa kuptohet kanë qenë në atë fazën që njerëzit nuk e shikonin shumë se çfarë po flitej dhe si po flitej. Ato erdhën me një trend tjetër dhe atë audiencë që donin ta bënin për vete e bënë.
Adi Krasta: Nga çfarë kam parë kohët e fundit nga Adi, është që më shumë mendohet se sa flet. Ka një ngërç në karrierën e tij.
Arbana Osmani: Është më e mira për momentin. Femër e zgjuar, di ta mbajë skenën shumë mirë dhe di të komportohet me kamerat në mënyrë të jashtëzakonshme.
Lulzim Basha: Është i pari që duhet të trajnohet. Për karrierën e tij është e rëndësishme.
Lei Kraja: Është duke u trajnuar në studion time, po punojmë fort. Lei është vajzë që lexon, e do informacionin e saktë, e do perfekten.
Ndodh shpeshherë që atë që nuk e merr dot vetë, të ta jap dikush tjetër. E sidomos në shoëbiz kjo gjë ndodh shpesh. Ka nga ata personazhe që kishin një profesion komplet tjetër e u bënë të famshëm nga partnerët, por edhe nga ata që nuk kishin spikatur në karrierë derisa u dashuruan me një VIP.
Donald dhe Romeo Veshaj janë pikërisht rasti i parë që veç tentativave për karrierë morën famë dhe super xhiro nga të dashurat e tyre asokohe Romeo nga Jonida Maliqi dhe Donaldi nga Bora Zemani.
Aleksia Peleshi, ndonse njihej si vajza e Niko Peleshit u bë pjesë e shoëbizit nga lidhja e saj me Romeon. Në fund të fundit siç e bënë të famshëm Romeon, ai bërë Aleksian.
Sara Hoxha jetonte jashtë Shqipërisë derisa u lidh me Ledrin dhe nisi edhe jetën prej blogereje në Instagram e shumë shpejt u kthye në personazh të dashur!
Arjana Fejzullahu, bashkëshortja e Ermal Fejzullahu bëri të njëjtën gjë si Sara Hoxha e tashmë ka edhe bizneset e saj veç se blogere.
Eduart Grishaj, ndonse regjisor në profesion u përfshi në showbiz pas lidhjes me moderatoren Arbana Osmani.
Adis Patushi, u njoh dikur si burri i Adrola Dushit, e tani më si i dashuri i Fifit.
Këto janë vetëm disa nga rastet që kanë tërhequr vëmendjen tonë sepse sigurisht mund të ketë edhe shumë të tjerë, por gjithësesi kur ju jepet mundësia pse mos ta bëjnë! Të bëhesh I famshëm në Shqipëri, është njëlloj si të hash bukë, e falë Instagramit të ofron e 2-3 benefite.
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më simpatikë të showbizit shqiptarë. Edhe pse kanë vite që e kanë bërë publike dashurinë e tyre, shumë pak dimë se si ka nisur gjithçka mes dyshes dhe ç’planesh kanë ata për të ardhmen.
Pak ditë më parë Greta Koçi ka publikuar këngën “Motra” ku shfaqet krahë Eni Koçit, gjithashtu ka qenë vërdallë nëpër portale prej videove mjaft gazmore me të ëmën, Afërditën.
Por ne kemi një të re: Afërdita do të bëhet gjyshe! Por jo nga Greta ama. Eni Koçi është në një pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të parë.
Prej vitesh Eni është në një lidhje të konsoliduar me këngëtarin nga Kosova, Genc Prelvukaj, e tashmë dashuria e tyre do të vuloset me një fëmijë!
Einxhel Shkira ka konfirmuar edhe njëherë se po vazhdon lidhjen me Dj Dagz, dhe siç duket, asgjë nuk është lojë.
Në rolin e moderatores në “Goca dhe Gra” Einxhel tha se e vetmja arsye që mund ta linte Dagz, do ishte vetëm nevoja për të qëndruar e vetme.
“Nuk është një lojë. Nuk do kisha nerva ta zgjasja për lojë. Për zgjedhje të mirë është rri vetëm, do e lija vetëm për të ndjetur vetëm, por për asnjë tjetër, nuk besoj.
Është një njeri që më ka dhuruar një qetësi që se kam pasur asnjehërë në jetën time, ka zbutur Einxhel Shkirën.”